![]()
Njëmbëdhjetë anëtarë të Policisë së Burgjeve të Namibisë, një oficer policie dhe dy civilë u vranë të shtunën në një aksident rrugor.
Presidenti i vendit Netumbo Nandi-Ndaitwah tha se tragjedia ndodhi në një përplasje ballore në autostradë, 268 kilometra nga kryeqyteti i vendit, Windhoek, shkruan AA.
Aksidenti përfshinte një furgon policie, i cili mbante gjashtë pasagjerë, pesë prej të cilëve ishin oficerë, një makinë private dhe një furgon të Policisë së Burgjeve, ne të cilin udhëtonin 13 persona.