Vendosni fjalën kyçe....

Ngeli jashtë parlamentit, Lapaj: S’e prisja nga Shabani, ka ngrënë bukë në shtëpinë time


Adriatik Lapaj u shpreh tejet i zhgënjyer me ish-aleati e tij në zgjedhjet e 11 majit, Endri Shabani.

Ai ngeli jashtë parlamentit, pas një beteje të gjatë, pasi KQZ-ja ia dha mandatin kandidates Ana Dajko,

Kreu i partisë Shqipëria Bëhet tha se Shabani kishte ngrënë bukë në shtëpinë e Lapajt dhe për këtë arsye ai e kishte ulur vigjilencën pasi nuk e kishte pritur goditjen që i erdhi nga një shok.

“Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare. Për mua, zotëria (Shabani) që përmendët nuk ekziston, edhe herën e parë u përgjigja për etikë.” – tha Lapaj.

Ai shtoi se lufta nuk ka qenë thjesht për një mandat por përfaqësimi i ndershëm i qytetarëve që i votuan në zgjedhjet e fundit.

Lapaj poho igjithashtu se ka pasur oferta bashkëpunimi nga qeveria por i ka hedhur poshtë.

“Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë. Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z. Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin. U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë.” – shtoi Lapaj.