Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Vetëm Ukraina vendos për territoret e saj



Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se
vetëm autoritetet ukrainase mund të flasin për territoret e tyre, duke theksuar se Evropa do të ushtrojë presion mbi Donald Trump për të dhënë garanci sigurie për Kievin në rast të një marrëveshjeje paqeje, përcjell Open Source Intel.

“E vetmja palë që mund të flasë për territoret ukrainase janë zyrtarët e Ukrainës. Putin nuk dëshiron paqe, por dorëzimin e Ukrainës,” u shpreh Macron, duke nënvizuar se qëllimi i Kremlinit mbetet nënshtrimi i fqinjit.

Sipas tij, Rusia nuk ka treguar asnjë shenjë të vërtetë kompromisi, ndërsa Evropa synon të sigurojë që çdo marrëveshje të shoqërohet me mekanizma të fortë garancie.