Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO lë në burg Ilir Metën


Gjyqtari i Posaçëm Erjon Çela ka vendosur të mbajë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Meta do të qëndrojë në paraburgim, pavarësisht se hetimi ndaj tij është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Ish-presidenti kishte kërkuar lirimin me argumentin se tashmë nuk ekzistonte rreziku për prishjen e provave, por gjykatësi vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë.

Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Metës përfundimin e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me çështjet e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 tetor 2024 dhe prej atëherë ndodhet në paraburgim.