Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës


Këngëtarja shqiptare me famë botërorë Dua Lipa ka marrë shtetësinë e Kosovës.

Ajo u prit nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila me dekret presidencial i dorëzoi shtetësinë.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Këngëtarja e njohur ndodhet në Kosovës ku do marrë pjesë në “Sunny Hill Festival” ku do këndojë natën e parë të festivalit, të premten.

Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!

Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë.

Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë.

Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty! – shkruan Osmani.