Vendosni fjalën kyçe....

Kalon për gjykim dosja ndaj deputetit të PD-së Asllan Dogjani


Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj deputetit të PD-së Asllan Dogjani. Ai akuzohet nga SPAK për mosdeklarim e fshehje pasurie.

çështja në fjalë ka të bëjë me pagesën e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 100 metra katrorë.

Dogjani pretendon se e ka paguar apartamentin pas një marrëveshjeje në këmbim të konsulencës juridike që i ka thënë kompanisë ku e ka blerë, ndërsa SPAK pretendon se Dogjani e ka paguar apartamentin me lekë në dorë duke paguar një shumë rreth 126 mijë euro.