
Një aeroplan i kompanisë Delta bëri një ulje emergjente në aeroportin e Los Angeles pas një zjarri të dukshëm në motor të kapur në video.
Zjarri u kap në video pak çaste pasi avioni u ngrit në ajër nga Kalifornia në fillim të kësaj jave. Pas kësaj ai u detyrua të bënte një ulje emergjente, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Videoja e publikuar nga kanali në YouTube “L.A. Flights” tregon flakë të dukshme që vijnë nga motori i majtë i aeroplanit menjëherë pas ngritjes. Në regjistrim, Josh, një nga bashkëpronarët e kanalit, mund të dëgjohet duke shprehur shqetësim për zjarrin.
“UAU, shikojeni këtë! Uau, çfarë po ndodh? Kjo nuk duke aspak mirë çuna.” – dëgjohet të komentojë Josh në video ndërsa shfaqet zjarri.
E njëjta video tregon automjetet e reagimit emergjent që rrethojnë aeroplanin ndërsa ai lëviz në pistë. Një përfaqësues i Delta shpjegoi se avioni u kthye në LAX menjëherë pas ngritjes për shkak të një paralajmërimi që lidhej me motorin e majtë, shkruan Fox.