Vendosni fjalën kyçe....

Thithet brenda aparatit të rezonancës magnetike, humb jetën një person në SHBA


Një burrë vdiq javën e kaluar pasi u thith në një aparat rezonance magnetike për shkak të një “zinxhiri të madh metalik” që mbante në qafë, tha policia në New York.

61-vjeçari vdiq të enjten, një ditë pasi policia e qarkut Nassau tha se ai u thith brenda rezonancës në Nassau, New York. Viktima mbante “një zinxhir të madh metalik rreth qafës së tij duke bërë që ai të thithej nga aparati”. Hyrja e burrit në dhomë “ndërsa procedura mjekësore ishte në zhvillim e sipër” nuk ishte e autorizuar, tha policia.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë përpara se të shpallej i vdekur të nesërmen. Hetimi është duke vijuar, shkruan CNN.

Policia nuk e ka identifikuar viktimën, por News 12 Long Island, degë e CNN, raportoi se emri i tij ishte Keith McAllister, sipas gruas së tij, Adrienne Jones-McAllister. Ajo i tha medias se ishte ajo që po i nënshtrohej rezonancës magnetike.