Vendosni fjalën kyçe....

“Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth” – Rama i përgjigjet qytetarit: S’funksionoi zinxhiri


I pyetur se ku ishte ai kur bëheshin ndërtimet pa leje në Theth që u rrafshuan pak ditë më parë në një operacion që zgjati disa ditë, kreu i qeverisë u justifikua duke thënë se zinxhiri nuk kishte funksionuar.

Kreu i qeverisë dhe disa ministra ndodhen në Berat në një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve.

Kryeministri shtoi më tej se ka ende shumë punë për t’u ndërtuar një administratë si ajo e vendeve të BE-së.

“Detyrimisht përgjigjia bëhët e vështirë sepse ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur dhe zinxhiri nuk ka funkionuar sepse një strukturë e ka çuar në Prokurori. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme etj. Kjo do të thotë që koha për të ndërtuar një administratë si në vendet lidere të BE, ka qenë krejtësisht e pamjaftueshme. Se u bë në Shqipëri shumë zhurmë për një raport të auditit të brendshëm të BE për fondet e bujqësisë, mirëpo ajo që shohim sot me një tjetër vend të BE, nga i njëjti audit, është më e frikshme se sa çfarë doli nga auditi i Shqipërisë. Ai audit ka pranuar se në vendet e BE problematikat me fondet e bujqësisë mbeten reale sepse është njeriu në mes.” – tha Rama.