
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua sot me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, në Ditën e Kushtetutës së Ukrainës, duke e quajtur mikun e tij polak një “aleat të besuar” dhe “mik të vërtetë”, që ka qenë pranë Ukrainës që nga ditët e para të agresionit rus.
“Ky është pa dyshim niveli i marrëdhënieve që duam ta ruajmë dhe ta forcojmë me Poloninë”, shkroi Zelensky në një postim në platformën X (ish-Twitter).
Të dy liderët diskutuan zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, situatën e sigurisë në rajon si dhe vendime të mundshme në nivelin e Bashkimit Evropian dhe në koordinim me partnerët e NATO-s.
Zelensky njoftoi se aktualisht janë duke u zbatuar marrëveshje të rëndësishme mes Ukrainës dhe Polonisë në fushën e bashkëpunimit të mbrojtjes dhe shprehu shpresën që deri në fund të gjysmës së parë të vitit, të dy vendet do të kenë hedhur hapa të rëndësishëm drejt forcimit të pozicionit të tyre të sigurisë.
“E falënderoj Andrzejn personalisht dhe popullin polak për mbështetjen, për ndihmën e konsiderueshme ushtarake dhe për vendimet e përbashkëta të marra në emër të lirisë sonë dhe tuajën”, përfundoi Zelensky.
Today, on Constitution Day of Ukraine, I met with a special guest of our state – the President of Poland, @AndrzejDuda.
Andrzej has stood with Ukraine since the first days of the war – always side by side, a reliable ally and a true friend. This is undoubtedly the level of… pic.twitter.com/z3KguJv5Q2
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 28, 2025