Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i vendeve të Gjirit dënon ashpër sulmin iranian ndaj Katarit


 

Këshilli i Vendeve të Gjirit dënoi sulmin e Iranit me raketa ndaj bazës ajrore amerikane në Katar.

Në një reagim zyrtar, përfaqësuesit e vendeve të Gjirit deklaruan se sulmi ishte një shkelje e dhunshme e sovranitetit të Katarit.

Sulmi ndodhi pak çaste më parë kur Irani lëshoi 11 raketa ndaj bazave amerikane në Katar e Irak.

Nga sulmi nuk pati viktima po vetëm dëme material pasi të gjitha raketat ishin kapur në ajër nga mbrojtja ajrore.