Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi


Shefi i Komisariatit të Policisë në Himarë, Neritan Buzi, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij vendimi.

Pas dorëheqjes Buzi është transferuar në një detyrë tjetër, konkretisht pranë strukturave të policisë në Qafë Botë. Nuk dihet ende nëse lëvizja lidhet me zhvillime të brendshme në polici apo me kërkesë personale të tij.