Vendosni fjalën kyçe....

Theo Hernandez në radarët e Manchester City


Sipas La Repubblica, zevëndëskapiteni i AC Milan, Theo Hernandez është synim i Manchester City për këtë sezon, derisa ai është duke e marrë në konsideratë largimin nga kuqezinjtë pas shkarkimit nga pozita e drejtorit teknik të Paolo Maldinit.

Manchester City e ka kërkuar vazhdimisht Hernandez, megjithatë mbrojtësi zgjati kontratën me AC Milan deri në vitin 2027.

Sipas raportit, gjërat tani kanë ndryshuar për shkak se largimi i Malidinit ka bërë që Hernandez të shikojë për opsione të tjera në këtë verë.