Vendosni fjalën kyçe....

Berisha poston videon: Çast historik në mbrojtje të sovranitetit të zgjedhësve, parlamentit e vendit


Ish-kryeministri Berisha ka ripostuar fjalën e tij para mbështetësve ditën e parë të parlamentit, në sheshin para tij. Ai shkruan se është një çast historik në mbrojtje të sovranitetit të zgjedhësve, parlamentit dhe vendit.

Ish-kreu i PD-së ka nisur një tur në bazën e PD-së pas vendimit të kreut të partisë, Basha, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Berisha ka deklaruar se nuk e njej një vendim që është marrë në shkelje të statutit dhe që vjen nga pazaret e turpshme e të fëlliqura të Bashës me kryeministrin Rama. Ai ka organizuar deri tani dy takime me bazën e PD-së në Tiranë e Fier.