Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e sotme përveç shqyrtimin e kandidaturave për vendin vakant të shpallur nga Presidenti për Gjykatën Kushtetuese ka diskutuar edhe “lidhur me “Njoftim qëndrimi” të përcjellë nga zoti Ardian Dvorani me e-mailin e datës 20.08.2020”.
Lidhur me këtë KED-ja ka arritur në përfundim se nuk është kompetencë e tyre vendimmarrja për Dvoranin.
“Anëtarët e KED u shprehën se nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vendimmarrja e kërkuar me anë të “Njoftim Qëndrimi“ të përcjellë nga Z. Ardian Dvorani”-thuhet në vendimin e mbledhjes së KED-së.