Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me Artan Shkrelin, Auron Tare nxjerr fotot: “Ernest Koliqi mori detyra ushtarake nga fashistët”


Vazhdon debati lidhur me dy shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, pas studimit të Auron Tares. Tanimë Tare merr kritika edhe nga miku i tij Artan Shkreli.

Ato që ka publikuar Tare, Shkreli i konsideron njolla në biografinë e dy shkrimtarëve.

“pavaresisht mosbindjes sime per natyren e “njollave” ne biografine e kesaj dysheje – qe komunizmi i beri bashke dhe post-komunizmi po i saldon si vellezer siameze – per respekt te “Pejzazheve te Fjales” qe rihapi diskutimet, e qe per mua eshte revista me e mire e debatit dhe kritikes kulturore e shoqerore ne patalogun shqiptar, po percoj ne murin tim ate çka Adrian Paci thote lidhur me argumentin”– shkruan Shkreli, duke ndarë një reagim nga artisti Adrian Paci.

Kështu Shkreli jep mendimin e tij duke huazuar disa rreshta nga Paci, i cili thotë se dy shkrimtarët nuk janë të pakritikueshëm dhe një “kontroll” mbi veprën edhe jetën e tyre, nuk dëmtonte askënd. Por sipas tij, këtu ndeshemi “me një dashakeqësi cinike e ndjenjë demek superioriteti”.

Ai shkruan: “Por këtu del ne pah nevoja e një morali të kritikës. Ky moral presupozon që përjashtimi i dhunshëm që regjimi u ka ba këtyne autorëve të zgjojë te seicili që merr persipër qasjen kritike, ndjenjën se po prek një trup të landuem, një trup që ka kalue traumën e dhunës. Mendoj se moralit intelektual shqiptar i mungon sensi i pendesës për atë të keqe që ka përshkue jetën kulturore shqiptare nën diktaturë. Ndjenja e pendesës nuk asht e lidhun me fajin individual, por e ban seicilin përgjegjës që, para se me folë, me ia ndie dhimjen që kanë provue viktimat e brutalitetit komunist shqiptar.
Por në vend të dhimbjes e pendesës, shpesh herë (e këtu dalim përtej rastit në fjalë) ndeshemi me një lloj kulimlleku intelektual, me një zgërdhimje mbrapashpinëse, me një dashakeqësi cinike e ndjenjë demek superioriteti, që nuk don asesi me i ba llogaritë me padrejtësine e madhe dhe prishjen e drejtpeshimit me të cilën ambjenti kulturor shqiptar doli nga diktatura.

Asht e vërtete se analiza kritike ka nevojë per ftohtësine e shikimit e nuk mbahet në kambë me sentimentalizma, por morali i kritikës për të cilin e kam fjalën nuk ka kurrfarë lidhjeje me sentimentalizmin”

Këtu ka reaguar përsëri studiuesi Auron Tare, duke publikuar në ‘Facebook’ dy fotografi gjatë kohës së pushtimit Italian ku Ernest Koliqi del bashkë me ministrin e Jashtëm të Italisë Galeazzo Ciano, Mëkëmbësin Francesco Jakomoni dhe të tjerë dhe i veshur me uniformën fashiste. Tare thotë se bashkëpunimi me fashizmin nuk ka pse të ngatërrohet me patriotizmin, por që sipas tij, kjo nuk i heq Koliqit atributet letrate dhe as nuk do të thotë që Koliqi nuk e donte vendin e tij.

“Per te gjithe intelektualet qe sot mbrojne me pasion se bashkepunimi me fashizmin ishte dicka e lavderueshme dhe si i tille Koliqi nuk ka perse ti permendet ky fakt deshiroj tju them se:

Gjygji i Nurembergut dhe denazistifikimi i Gjermanise ja u ka kthy pergjigjien nje here e mire te gjithe ketyre intelektualeve tane se si bota e iluminume europiane dhe anglo saksone e denoi kete teori. E dyta qe shume eksponente fashiste dhe naziste hyne ne sherbimin e pales fituese edhe ky eshte nje fakt i njohur. Field Mareshali Paulus psh i sherbeu deri ne fund sovjetikeve dhe Gjenerali Gehlen i sherbeu amerikaneve. Por kjo ne syte e historise i ka cilesuar qartesisht si “bashkepunetore”. Ti sherbesh njeres apo tjetres pale dhe te paguhesh quhet qartesisht sherbim dhe jo patriotizem. Patriotizem eshte ajo pune qe shume shqiptare ketej apo andej kufirit u munduan qe te kontribuonin dhe te mbronin pavaresine territoriale shqiptare edhe ne pse ne fund ideologjia komuniste i zhgenjeu dhe i braktisi. Qe Koliqi ishte nje shkrim i mire kjo nuk ka diskutim. Qe Koliqi e donte vendin e tij edhe kjo nuk eshte diskutuar ndonje here. Qe Koliqi i sherbeu me zell Italise fashiste dhe pas Luftes po Italise dhe disa sherbimeve te tjera edhe ky eshte nje fakt qe nuk ka perser te diskutohet. Te gjitha keto e bejne Koliqin nje personazh me drite hijet e veta dhe nuk i heqin atij atributet letrare.”– shkruan Tare.

Ai më pas jep një shënim të ministrit të jashtëm të Italisë Fashiste, që i jepte urdhër Koliqit të hartonte një plan ushtarak.

“Me siper lexoni ju lutem shenimin e Kontit Ciano, Minister i Jashtem i Italiase fashiste i cili shkruan se e urdheroi Koliqin te hartonte nje plan sipas udhezimeve te tij ku pika e trete eshte qartesisht e qarte. “Organizim klandestin (i fshehte) ushtarak kur kriza Jugosllave do te ishte e pa shmangshme” Ky shenim eshte ne Maj te 1939 pra nuk ka lidhje me asnje qasje anti komuniste por me nje sulm ushtarak te planifikuar nga fashizmi kunder Greqise dhe Jugosllavise ku Koliqi i jepej nje detyre e qarte ushtarake dhe propagandistike.”- shkruan Tare.

Por ndërkohë që Koliqi hartonte raportin e kërkuar nga Ciano, ky i fundit shkruante në ditarin e tij se 20 intelektualë shqiptarë dërgoheshin në kampet e përqendrimit italian se kundërshtonin pushtimin fashist.
“Aa po harrova keta intelektualet e sotem kane ndonje koment per keta pararendes te tyre qe u derguan ne kampet e perqendrimit?”- pyet Tare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *