Vendosni fjalën kyçe....

“Europa e lindja e SHBA-së u prekën nga lloje më agresive të Covid-19” – Studimi


Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se Europa dhe pjesa lindore e SHBA-së janë infektuar nga disa nga lloje më agresive të Covid-19, pasi zbuluan dhjetëra mutacione të virusit.

Këto shkatërrojnë qelizat e një të prekuri më shpejt se të tjerët.

Aftësia e koronavirusit të ri për të pësuar mutacione është nënvlerësuar më parë, sipas një ekipi shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang i Kinës, i udhëhequr nga profesori Li Lanjuan.

Grupi gjeti më shumë se 33 mutacione virusi në vetëm 11 pacientë me koronavirus që ekzaminuan në qytetin Hangzhou.

Në një zhvillim shqetësues, ata zbuluan gjithashtu se mutacionet e virusit ndikojnë drejtpërdrejt në vdekshmërinë e tij.

“Pavarësisht se në këtë studim janë analizuar vetëm 11 izolime pacientë, kemi vërejtur një larmi mutacionesh.” – tha studimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *