Vendosni fjalën kyçe....

Kurti takohet me Mustafën, çfarë u diskuatua mes partnerëve të koalicionit qeverisës


Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur pas takimit të mbajtur sot me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Para mediave, ai tha se takimi ishte konstruktiv dhe se ishte diskutuar mbarëvajtja e procesit zgjedhor, shkruan Lajmi.net.

Ai tha se me Mustafën janë pajtuar që takohen një orë pas certifikimit të zgjedhjeve.

‘Patëm një takim konstruktiv. Në të njëjtën kohë kishim edhe takimin e grupeve punuese. Në këtë takim ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U morëm vesh që një orë pas certfikimit të rezultatit, të takohemi që marrëveshja të bëhet pas 3-4 ditësh’, tha Kurti.

Ndërkohë kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas takimit të tij me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai është shprehur se në takim është diskutuar për harmonizimin e programeve që është arritur në diskutimet në nivel ekspertësh të dy subjekteve politike.

Mustafa është shprehur se janë marrë vesh të pas çertifikimit të rezultateve shumë shpejt do të formohet qeveria, duke lënë të kuptohet se kanë diskutuar se do të merren vesh edhe për postin e presidentit.

‘Me Kurtin kemi diskutuar gjithçka që është arritur në mes subjekteve tona politike. U morëm vesh se pas çertifikimit të rezultateve në nivel të ekipeve ose për formatin që ne merremi vesh të vijojmë me formimin e koalicionit qeverisës. Nuk kemi biseduar as për ministri konkrete’, tha Mustafa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *