Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Kinostudio, plagosen dy persona (Video)


Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Burimet nga vendi i ngjarjes sqarojnë se e plagosur rëndë ka mbetur një grua drejtuese e “Benz”-it, si dhe drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt QSUT-së, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur akoma.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *