Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: SPAK organizatë kriminale, nëse bëhem kryeministër do të ndërhyj


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Opinion”, ka folur për reformën në drejtësi dhe SPAK.

Nëse do të behej kryeministër, Berisha tha se do të ndërhynte me njëherë në reformë në drejtësi, duke e cilësuar SPAK një organizatë kriminale.

Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.

Qëndrimi im do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias. Komisioni i Venecias është institucioni perëndimor i Këshillit të Europës, e vërteta është plotësisht i besueshëm nga SHBA që ka eksperiencën më të madhe se çdo institucion tjetër në reformat ligjore e kushtetuese. Në këtë reformë, këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ne e përfshimë. Rama rekomandimet nuk arriti t’i saldojë në Kushtetutë, i futi një nga një në ligjet organike. Qytetarit shqiptar i duhet të presë për një proces civil 14 vite, për një penal 10 vite, i duhet të paguajë ryshfete 4 ose 5-fish sa më parë. Ka një prokurori po aq politike sa ajo e Enver Hoxhës. Për SPAK-un , për shkak të politizimit është sot dhe u them shqiptarëve dhe mund t’ua faktoj një organizatë e vërtetë kriminale. Kjo është qesharake! Jo në Shqipëri, por në Shtetet e Bashkuara nuk mund të mohohet se demokracia ka bërë hapa mbrapa gjatë administratës së Biden. Ai që e dekoroi Dumanin, jam i sigurt që do dekoronte me kënaqësi edhe Jack Smith-in. Do të përballen me ligjet e vendit për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelë!”-deklaroi Berisha.