{"id":809574,"date":"2026-07-03T19:40:07","date_gmt":"2026-07-03T17:40:07","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=809574"},"modified":"2026-07-03T19:40:42","modified_gmt":"2026-07-03T17:40:42","slug":"perdorimi-i-dhunes-nga-policia-joproporcional-te-hetohet-komiteti-shqiptar-i-helsinikit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/07\/03\/perdorimi-i-dhunes-nga-policia-joproporcional-te-hetohet-komiteti-shqiptar-i-helsinikit\/","title":{"rendered":"\u201cP\u00ebrdorimi i dhun\u00ebs nga policia joproporcional, t\u00eb hetohet\u201d &#8211; Komiteti Shqiptar i Helsinikit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-809575\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/protesta-2-korrik-450x600-1.jpg\" alt=\"\" width=\"450\" height=\"600\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si u administrua protesta e zhvilluar m\u00eb 2 korrik 2026 p\u00ebrpara Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs gjat\u00eb tubimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas monitorimit n\u00eb terren, organizata vler\u00ebson se protesta kishte n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi karakter paq\u00ebsor, nd\u00ebrsa thekson se incidentet e shkaktuara nga individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nuk mund t&#8217;i atribuohen t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve. Sipas KShH-s\u00eb, edhe praktika e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut p\u00ebrcakton se episode t\u00eb izoluara dhune nuk e ndryshojn\u00eb natyr\u00ebn paq\u00ebsore t\u00eb nj\u00eb proteste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb deklarat\u00eb thuhet se situata u p\u00ebrshkall\u00ebzua pas nj\u00eb incidenti me automjete pran\u00eb Kuvendit, moment pas t\u00eb cilit policia nd\u00ebrhyri duke rrethuar protestuesit, duke i shtyr\u00eb ata dhe m\u00eb pas duke p\u00ebrdorur gaz lotsjell\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e turm\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb ngritura nga Komiteti lidhet me munges\u00ebn e nj\u00eb paralajm\u00ebrimi publik p\u00ebrpara p\u00ebrdorimit t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs, si edhe me faktin se protestuesve nuk iu la koh\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t&#8217;u larguar vullnetarisht. Sipas organizat\u00ebs, p\u00ebrdorimi i mjeteve t\u00eb tilla duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb zgjidhja e fundit, duke respektuar parimin e proporcionalitetit, pasi efektet e tyre prekin jo vet\u00ebm protestuesit, por edhe gazetar\u00ebt dhe v\u00ebzhguesit e pranish\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">KShH shpreh gjithashtu shqet\u00ebsim p\u00ebr pretendimet mbi p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs ndaj personave q\u00eb, sipas saj, ishin tashm\u00eb t\u00eb neutralizuar n\u00eb tok\u00eb. Organizata thekson se \u00e7do rast i till\u00eb duhet t&#8217;i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb hetimi t\u00eb pavarur, t\u00eb paansh\u00ebm dhe efektiv, p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse jan\u00eb cenuar standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ndalimin e trajtimit \u00e7njer\u00ebzor apo posht\u00ebrues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrfundim, Komiteti Shqiptar i Helsinkit u b\u00ebn thirrje institucioneve shtet\u00ebrore t\u00eb garantojn\u00eb ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr tubim paq\u00ebsor, duke siguruar q\u00eb \u00e7do nd\u00ebrhyrje e forcave t\u00eb rendit t\u00eb jet\u00eb e domosdoshme, proporcionale dhe plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Deklarata e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cKomiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), n\u00eb vijim t\u00eb monitorimit n\u00eb terren, t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb zhvilluar m\u00eb 2 korrik 2026 p\u00ebrpara Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shpreh shqet\u00ebs0imin p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs, aktet e dhun\u00ebs t\u00eb kryera nga individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forces joproporcionale nga punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ndaj protestuesve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>KShH rithekson se e drejta p\u00ebr tubim dhe protest\u00eb paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore e garantuar n\u00eb nenin 47 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb RSH dhe nenin 11 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Detyrimi i institucioneve shtet\u00ebrore nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb lejimin formal t\u00eb protest\u00ebs, por p\u00ebrfshin edhe krijimin e kushteve q\u00eb qytetar\u00ebt ta ushtrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt dhe pa u ekspozuar ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb panevojsh\u00ebm ose joproporcional t\u00eb forc\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nga monitorimi i KShH rezulton se protesta kishte karakter kryesisht paq\u00ebsor dhe situata ishte n\u00ebn kontroll p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohe. Megjithat\u00eb, aktet e dhunshme[1] t\u00eb kryera nga individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nuk mund t\u2019i atribuohen automatikisht t\u00eb gjith\u00eb protestuesve. N\u00eb raport me nenin 11 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane, Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut ka n\u00ebnvizuar se aktet e izoluara t\u00eb dhun\u00ebs (hedhja e vez\u00ebve, gur\u00eb nga individ\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb) nuk ia heqin tubimit karakterin paq\u00ebsor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe as nuk i heqin mbrojtjen pjes\u00ebmarr\u00ebsve paq\u00ebsor\u00eb (Kudrevi\u010dius [DHM]; Ziliberberg k. Moldavis\u00eb, 2005; Frumkin k. Rusis\u00eb, 2016).<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>KShH v\u00ebren me shqet\u00ebsim se, pas incidentit me automjetet q\u00eb tentuan t\u00eb dilnin nga ambientet e Kuvendit, sjellja e forcave t\u00eb policis\u00eb ndryshoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme. Sipas monitorimit n\u00eb terren, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr u kalua nga nj\u00eb situat\u00eb e qet\u00eb te rrethimi dhe shtyrja e protestuesve dhe m\u00eb pas te p\u00ebrdorimi i gazit lotsjell\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se p\u00ebrdorimi i gazit lotsjell\u00ebs, sipas v\u00ebzhgimit n\u00eb terren, nuk u parapri nga nj\u00eb paralajm\u00ebrim publik me nj\u00eb qend\u00ebr z\u00ebri dhe rrjedhimisht as nga dh\u00ebnia e nj\u00eb kohe t\u00eb arsyeshme p\u00ebr shp\u00ebrndarje vullnetare. P\u00ebrdorimi i mjeteve t\u00eb tilla, t\u00eb cilat prekin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiferencuar edhe protestuesit paq\u00ebsor\u00eb, gazetar\u00ebt, v\u00ebzhguesit dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb protest\u00ebn e djeshme, duhet t\u00eb ishin mas\u00eb e fundit, e domosdoshme dhe proporcionale. Referuara standarteve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, lidhur me nenin 3 dhe 11 t\u00eb KEDNJ, p\u00ebrdorimi i mjeteve kimike pa paralajm\u00ebrim dhe pa l\u00ebn\u00eb koh\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarje vullnetare mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb keqtrajtim dhe nd\u00ebrhyrje joproporcionale n\u00eb tubim (Abdullah Ya\u015fa dhe t\u00eb tjer\u00eb k. Turqis\u00eb, 2013; Ataykaya k. Turqis\u00eb, 2014; Oya Ataman k. Turqis\u00eb, 2006). Ligji yn\u00eb nr. 82\/2024 \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d, n\u00eb nenin 12 dhe 32\/3 parashikojn se paralajm\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb parakusht i detyruesh\u00ebm para p\u00ebrdorimit t\u00eb forces.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>KShH shpreh shqet\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr rastet e v\u00ebzhguara t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs ndaj personave q\u00eb ishin neutralizuar dhe ndodheshin n\u00eb tok\u00eb. P\u00ebrdorimi i shkopinjve t\u00eb gom\u00ebs, goditjeve, grushteve apo formave t\u00eb tjera t\u00eb forc\u00ebs ndaj personave t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe t\u00eb rrethuar nga disa punonj\u00ebs policie q\u00eb nuk paraqesin m\u00eb rrezik dhe nuk b\u00ebjn\u00eb rezistenc\u00eb \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm dhe k\u00ebrkon hetim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, t\u00eb pavarur dhe efektiv. Standartet e elaboruara t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb lidhur me nenin 3 t\u00eb KEDNJ n\u00ebnvizojn\u00eb se p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs ndaj nj\u00eb personi tashm\u00eb t\u00eb neutralizuar dhe pa rezistenc\u00eb p\u00ebrb\u00ebn trajtim \u00e7njer\u00ebzor ose posht\u00ebrues; goditjet n\u00eb fytyr\u00eb dhe posht\u00ebrimi e cenojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb dinjitetin (Bouyid k. Belgjik\u00ebs [DHM]; \u0130zci k. Turqis\u00eb, 2013).\u201d<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si u administrua protesta e zhvilluar m\u00eb 2 korrik 2026 p\u00ebrpara Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs gjat\u00eb tubimit. Pas monitorimit n\u00eb terren, organizata vler\u00ebson se protesta kishte n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi karakter paq\u00ebsor, nd\u00ebrsa thekson se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":809575,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-809574","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/809574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=809574"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/809574\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":809576,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/809574\/revisions\/809576"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/809575"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=809574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=809574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=809574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}