{"id":808424,"date":"2026-06-27T09:50:24","date_gmt":"2026-06-27T07:50:24","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=808424"},"modified":"2026-06-27T10:47:50","modified_gmt":"2026-06-27T08:47:50","slug":"nje-veshtrim-astrologjik-mbi-flamingot-dhe-sikletet-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/06\/27\/nje-veshtrim-astrologjik-mbi-flamingot-dhe-sikletet-e-rames\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb v\u00ebshtrim astrologjik mbi flamingot dhe sikletet e Ram\u00ebs","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-808425\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/WhatsApp-Image-2026-06-27-at-9.47.16-AM.jpeg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"818\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/WhatsApp-Image-2026-06-27-at-9.47.16-AM.jpeg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/WhatsApp-Image-2026-06-27-at-9.47.16-AM-300x192.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/WhatsApp-Image-2026-06-27-at-9.47.16-AM-1024x654.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/WhatsApp-Image-2026-06-27-at-9.47.16-AM-768x491.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Kristiana Filip<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Po sikur historia mos l\u00ebviz\u00eb n\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb (koh\u00eb lineare), por n\u00eb cikle (koh\u00eb spirale)?\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo ishte pyetja q\u00eb shtyu dy historian\u00eb amerikan\u00eb William Strauss dhe Neil Howe t\u00eb hulumtonin p\u00ebr dekada modelet e brezave dhe t\u00eb ngjarjeve historike. N\u00eb vitin 1997 ata botuan librin \u201c<em>The Fourth Turning\u201d<\/em> (\u201c<em>Kthesa e Kat\u00ebrt<\/em>\u201d) nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb sugjeron se shoq\u00ebrit\u00eb kalojn\u00eb vazhdimisht n\u00ebp\u00ebr kat\u00ebr stin\u00eb historike, ku \u00e7do kriz\u00eb e madhe nuk sh\u00ebnon fundin e nj\u00eb epoke, por lindjen e tjetr\u00ebs. Autor\u00ebt argumentojn\u00eb se shoq\u00ebrit\u00eb nuk zhvillohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lineare, por kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr cikle t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura prej af\u00ebrsisht 80\u2013100 vitesh, t\u00eb ndara n\u00eb kat\u00ebr faza: ngritje, zgjim, shp\u00ebrb\u00ebrje dhe kriz\u00eb. Sipas tyre, \u00e7do brez formohet nga klima sociale e koh\u00ebs s\u00eb vet dhe m\u00eb pas b\u00ebhet vet\u00eb forca q\u00eb form\u00ebson epok\u00ebn pasuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Faza e kat\u00ebrt, ose &#8220;Fourth Turning&#8221;, \u00ebsht\u00eb periudha m\u00eb intensive e ciklit: nj\u00eb koh\u00eb krizash t\u00eb m\u00ebdha politike, ekonomike apo shoq\u00ebrore q\u00eb sfidojn\u00eb institucionet ekzistuese dhe detyrojn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb themelet e saj. Autor\u00ebt e krahasojn\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb me momente historike si Revolucioni Amerikan, Lufta Civile Amerikane apo kombinimi i Depresionit t\u00eb Madh me Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Mesazhi kryesor i librit \u00ebsht\u00eb se krizat nuk jan\u00eb thjesht periudha shkat\u00ebrrimi, por edhe momente transformimi kolektiv, ku lindin struktura t\u00eb reja, vlera t\u00eb reja dhe nj\u00eb drejtim i ri p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur jam njohur fillimisht me k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrfundimi m\u00eb interesant m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur koh\u00ebzgjatja rreth 80 vje\u00e7are e cikleve. Si studiuese e koh\u00ebs me kalendare rreth Diellit, por jo vet\u00ebm t\u00eb Diellit, menj\u00ebher\u00eb kam menduar p\u00ebr faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trup qiellor i cili ka nj\u00eb cik\u00ebl 84 vje\u00e7ar. Ky trup qiellor \u00ebsht\u00eb planeti me emrin Uranus (un\u00eb do ti referohem si Uran). Urani u zbulua m\u00eb 13 mars 1781 nga astronomi britanik William Herschel, duke v\u00ebzhguar qiellin nga kopshti i tij n\u00eb Bath t\u00eb Anglis\u00eb. Fillimisht ai mendoi se kishte gjetur nj\u00eb komet\u00eb, por pas muajsh gjurmimi nga astronom\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, u konfirmua si planet, i pari i zbuluar ndonj\u00ebher\u00eb me teleskop dhe i pari objekt i ri qiellor i shtuar n\u00eb sistemin diellor q\u00eb nga antikiteti. T\u00eb gjith\u00eb planet\u00ebt e tjer\u00eb, nga M\u00ebrkuri te Saturni, ishin njohur prej mij\u00ebra vjet\u00ebsh dhe ishin t\u00eb duksh\u00ebm me sy t\u00eb lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zbulimi ndodhi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm historik: Revolucioni Amerikan ishte ende n\u00eb zhvillim, Revolucioni Francez ishte vet\u00ebm tet\u00eb vite larg, dhe Iluminizmi evropian kishte arritur kulmin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb t\u00eb arsyes dhe eksplorimit, zbulimi i Uranit pati nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb thell\u00eb simbolike &#8211; ai theu supozimin e lasht\u00eb se kufiri i sistemit diellor ishte i njohur dhe i fiksuar. Befas, universi dukej shum\u00eb m\u00eb i madh dhe m\u00eb i panjohur. Ishte nj\u00eb zbulim q\u00eb mish\u00ebronte shpirtin e koh\u00ebs s\u00eb tij: rendin e vjet\u00ebr q\u00eb i linte vendin di\u00e7kaje krejt\u00ebsisht t\u00eb re. P\u00ebr t\u00eb mos e tepruar me histori, mund t\u00eb pranojm\u00eb s\u00eb kjo nuk ngjan rast\u00ebsore.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Em\u00ebrtimi i planetit u frym\u00ebzua nga tradita e em\u00ebrtimeve sipas per\u00ebndive t\u00eb mitologjive greko-romake. <strong>Uranus<\/strong> i referohet hyjnis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb t\u00eb qiellit. N\u00eb kozmogonin\u00eb antike, Urani ishte nj\u00eb nga per\u00ebndit\u00eb e para &#8211; personifikimi i vet\u00eb qiellit t\u00eb pafund, i cili mbulont\u00eb tok\u00ebn si nj\u00eb kupol\u00eb e madhe qiellore (etimologjikisht ngjashm\u00ebria me fjal\u00ebn \u2018ura\u2019 (harku mes t\u00eb vjetr\u00ebs dhe t\u00eb res\u00eb) shqip \u00ebsht\u00eb interesante :)). Lidhja e k\u00ebtij emri &#8211; t\u00eb propozuar nga astronomi gjerman Johann Bode &#8211; me planetin nuk ishte e rast\u00ebsishme. Saturni (Kronos) ishte babai i Zeusit (Jupiterit), nd\u00ebrsa Urani ishte babai i Saturnit, k\u00ebshtu q\u00eb logjikisht planeti m\u00eb i larg\u00ebt i zbuluar duhej t\u00eb mbante emrin e hyjnis\u00eb m\u00eb t\u00eb lasht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb at\u00eb zinxhir gjenealogjik. Ky zgjedhje simbolike ishte inteligjente: ashtu si hyjnia Urani p\u00ebrfaq\u00ebsonte skajin e pafund t\u00eb qiellit n\u00eb mitologji, edhe planeti Uranus q\u00ebndronte n\u00eb skajin e njohur t\u00eb sistemit diellor &#8211; nj\u00eb kufi midis t\u00eb njohur\u00ebs dhe t\u00eb panjohur\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Me k\u00ebt\u00eb kontekst astronomik, historik, mitologjik dhe simbolik n\u00eb mendje, i rikthehemi tani analiz\u00ebs interesante nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim q\u00eb i b\u00ebn bashk\u00eb t\u00eb gjitha dhe nuk njeh \u2018rast\u00ebsit\u00eb\u2019, por v\u00ebzhgon dhe studion dizajnin inteligjent hyjnor n\u00eb koh\u00eb dhe hapsir\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb atij kuptim shum\u00eb dimensional.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shkenca-art e harruar (por q\u00eb po rikujtohet si duhet) ku analizohen ciklet n\u00eb koh\u00eb edhe hap\u00ebsir\u00eb \u00ebsht\u00eb fam\u00ebkeqja astrologji. N\u00eb bot\u00ebn astrologjike \u2013 ku kozmosi flet dhe njihet parimi si lart-posht\u00eb, dhe posht\u00eb-lart, si brenda-jasht\u00eb,dhei jasht\u00eb-brenda \u2013 planetit t\u00eb Uranit i jepen cil\u00ebsi t\u00eb s\u00eb ndri\u00e7uesit, shk\u00ebndij\u00ebs s\u00eb zgjimit, t\u00eb papritur\u00ebs, rebelimit, k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirim dhe nxitjes s\u00eb revolucioneve (jo rast\u00ebsisht edhe patur parasysh kontekstin kur ky trup qiellor ka hyr\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen njer\u00ebzore). Kur ndjekim ato q\u00eb do quhen aktivizime uraniane (pra kur Urani pozicionohet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb 360 grad\u00ebshin qiellor, q\u00eb n\u00eb astrologji e ndajm\u00eb n\u00eb 12 t\u00eb barabarta q\u00eb njihen si Rrota e Zodiakut), d\u00ebshmohen ndodhi t\u00eb natyr\u00ebs rebeluese, revolucionare, shkund\u00ebse dhe \u00e7liruese. Personalisht i quaj <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.instagram.com\/p\/DXY4TjSDC2Y\/?utm_source=ig_web_copy_link&amp;igsh=MzRlODBiNWFlZA==\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><u>t\u00ebrmete<\/u><\/a>,<\/span> p\u00ebr kuptim t\u00eb leht\u00ebsuar simbolik, apo b\u00ebj paralelizmin me Prometeun si arkitip i mir\u00eb mish\u00ebrues i cil\u00ebsive uraniane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb vazhdim do t\u00eb p\u00ebrpiqem tu \u00e7oj n\u00eb nj\u00eb spirale kohe Uraniane\u2026<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">(P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb astrologjike, do m\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrdorja harta t\u00eb qiellit, por p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb l\u00ebnit t\u00eb k\u00ebtij artikulli n\u00eb nivel laik (jo teknik), do t\u00eb jap vet\u00ebm vitet kur vrojtohen k\u00ebto aktivizime p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb bazike historike. )<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pse kjo analiz\u00eb tani?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Rrot\u00ebn \u00eb Zodiakut, grada e 61 e qiellit, korrespondon me fillimin e shenj\u00ebs s\u00eb Binjak\u00ebve sipas ndarjes tropikale e cila konsideron si pik\u00eb 0 at\u00eb t\u00eb Ekuinoksit Pranveror nga k\u00ebndv\u00ebshtrim i hemisfer\u00ebs veriore (p\u00ebrkat\u00ebsisht fillimi shenj\u00ebs s\u00eb Dashit &#8211; mbaje mend k\u00ebt\u00eb se do e flasim te shkrimi i rradh\u00ebs). Urani (prezumoj q\u00eb tani e njohim pak\u00ebz) u pozicionua, pas 84 vitesh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb grad\u00eb t\u00eb qiellit vjet m\u00eb 7 Korrik dhe b\u00ebri nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb shkurt\u00ebr deri n\u00eb fillim N\u00ebntori (T\u00eb kujton gj\u00eb vera 2025? Hint: Ka pasur pankarta Nepali n\u00eb sheshin para KM k\u00ebto dit\u00eb! Protestuesit e kujtojn\u00eb.). Urani u rikthye n\u00eb grad\u00ebn e 61 t\u00eb qiellit m\u00eb 26 Prill, ku nis nj\u00eb rrug\u00ebtim 7 vje\u00e7ar p\u00ebrmes asaj pjese t\u00eb kupol\u00ebs qiellore q\u00eb e em\u00ebrtojm\u00eb si Binjak\u00ebt.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kuptimi simbolik i Binjak\u00ebve thjesht do jen\u00eb si na tregon vet\u00eb em\u00ebrtimi &#8211; cil\u00ebsit\u00eb q\u00eb manifestohen jan\u00eb ato t\u00eb dualitetit. Nj\u00eb v\u00eblla dhe tjetri. Kur kemi nj\u00eb trup qiellor q\u00eb pozicionohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qiellit, kjo cil\u00ebsi shpalosen shpesh p\u00ebrmes ndasis\u00eb n\u00eb dimensione t\u00eb ndryshme, s\u00eb jashtmi dhe s\u00eb brendshmi, duke na ofruar perspektiva alternative, k\u00ebndveshtrime t\u00eb kund\u00ebrta, pozicione polare, ndasi mendimi dhe q\u00ebndrimi. Un\u00eb shpesh me shaka i quaj cil\u00ebsit\u00eb: edhe \u00e7okollat\u00eb, edhe akullore. Pra, vendosen n\u00eb loj\u00eb opsione (t\u00eb pakt\u00ebn dy) dhe krijohet nevoja\/detyra p\u00ebr balancim\/negocim\/sinergji nd\u00ebrmjet tyre.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr kolektiven njer\u00ebzore, kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb k\u00ebto 7 vite n\u00eb vazhdim, por kjo detyr\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb relevante dhe personale p\u00ebr disa sesa t\u00eb tjer\u00ebt. Nj\u00eb prej tyre (dhe shum\u00eb mir\u00eb i analizuar) \u00ebsht\u00eb kombi amerikan me ekstremet e thella sociale dhe politike q\u00eb ai tani ka, por edhe sepse e ka n\u00eb gjenez\u00ebn e tij k\u00ebt\u00eb konfigurim &#8211; pra i p\u00ebrs\u00ebritet. Por si t\u00eb ishte \u2018e shkruar n\u00eb yje\u2019 edhe Shqip\u00ebria jon\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjten detyr\u00eb shtepie.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-808429\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Untitled-design.webp\" alt=\"\" width=\"1080\" height=\"856\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Untitled-design.webp 1080w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Untitled-design-300x238.webp 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Untitled-design-1024x812.webp 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Untitled-design-768x609.webp 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1080px) 100vw, 1080px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse shohim nj\u00eb fotografim t\u00eb qiellit n\u00eb dit\u00ebn kur Shqip\u00ebria ka dit\u00eblindjen e saj si shtet i pavarur sovran q\u00eb ka vazhdim\u00ebsi deri sot, pra t\u00eb 28 n\u00ebntorit 1912, v\u00ebrejm\u00eb se ka nj\u00eb trup qiellor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb grad\u00ebn e 61 t\u00eb qiellit apo 0 t\u00eb Binjak\u00ebve &#8211; Saturni (harta m\u00eb sip\u00ebr). Pa i mbetur hatri, do ti jap m\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb analize Saturnit sesa babait t\u00eb tij Uran, duke th\u00ebn\u00eb se si kufiri i sistemit diellor p\u00ebr mij\u00ebra vite ky planet asociohet me limitimet, barrierat, strukturat, dhe simbolikisht ato q\u00eb i zbatojn\u00eb ato &#8211; institucionet qeveritare.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb 29 Prill 2026, Urani (t\u00ebrmeti shkund\u00ebs) u pozicionua fiks mbi Saturnin (qeverin\u00eb) shqiptare. Ky ishte nj\u00eb fillm i ri &#8211; nj\u00eb cik\u00ebl i ri mes k\u00ebtyre dy aktor\u00ebve kozmik\u00eb n\u00eb vet\u00ebdijen kolektive, i portretizuar n\u00eb dimensionin ton\u00eb me parull\u00ebn \u201cShqip\u00ebri e Re\u201d. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb apo detyr\u00eb sht\u00ebpie q\u00eb babai i rebelimit dhe \u00e7lirimit k\u00ebrkoi kundrejt birit t\u00eb tij t\u00eb ndryshkur brenda limiteve t\u00eb veta autokrate. (Nj\u00eb bir q\u00eb njihet p\u00ebr ngr\u00ebnien e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin e vet\u00eb &#8211; me q\u00eb ra fjala.)\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb 30 Maj, nj\u00eb aktivizim i fort\u00eb ishte padyshim <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.instagram.com\/p\/DY2h7fSDLF4\/?utm_source=ig_web_copy_link&amp;igsh=MzRlODBiNWFlZA==\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><u>H\u00ebna e plot\u00eb n\u00eb Shigjetar<\/u><\/a><\/span> (q\u00eb q\u00ebndron 180 grad\u00eb p\u00ebrball\u00eb Uranit), praktikisht mbi Diellin e hart\u00ebs shqiptare, i cili simbolikisht do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte Kryeministrin. Ishte ajo q\u00eb hodhi drit\u00eb dhe solli n\u00eb vet\u00ebdijen kolektive (aktivizoi algoritmin) &#8211; si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb zakonisht h\u00ebnat e plota &#8211; marr\u00ebveshjet dhe projektet deri at\u00ebhere t\u00eb fshehta t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00eb pak jav\u00eb, shum\u00eb prej nesh e gjet\u00ebm veten duke n\u00ebnshkruar nj\u00eb peticion digjital p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Zv\u00ebrnecin, pastaj kemi dal\u00eb n\u00eb sheshin para Kryeministris\u00eb, dhe pjesa tjet\u00ebr tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb (do t\u00eb jet\u00eb) histori e shkruar bukur me flamingo, flamuj dhe qindra-mij\u00ebra shqiptar\u00eb n\u00eb sheshin e kryeqytetit t\u00eb tyre, por dhe dhjetra qytetesh t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb bot\u00eb. Kjo protest\u00eb masive na\u00a0 ka surprizuar t\u00eb gjith\u00eb (patjet\u00ebr edhe mua q\u00eb e prisja dhe isha q\u00eb te protesta p\u00ebrball\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit m\u00eb 26 Maj, ku nuk num\u00ebroheshim ndoshta as 50 persona dhe t\u00eb \u00e7ahej zemra).\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Urani sapo ka nisur \u201cpun\u00eb\u201d me Diellin (kreun e shtetit shqiptar) &#8211; por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb dhe mister tjet\u00ebr, q\u00eb do e shpalos\u00eb koha n\u00eb vitet (po, n\u00eb shum\u00ebs) n\u00eb vazhdim. Sigurisht mund t\u00eb analizonim edhe hart\u00ebn e vet\u00eb Kryeministrit aktual p\u00ebr perspektiv\u00eb, por p\u00ebr etik\u00eb profesionale un\u00eb nuk lexoj harta t\u00eb individ\u00ebve pa p\u00eblqim, prandaj zgjedh mos t\u00eb b\u00ebj p\u00ebrjashtim edhe p\u00ebr t\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Simbolikisht, Binjak\u00ebt, ku po ndodh ky aktivizim, shfaqen fort n\u00eb protest\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb ndasin\u00eb\/dualitetin \u201c<em>protestues<\/em>\u201d vs \u201c<em>Kryeministri me patronazhist\u00eb<\/em>\u201d, por edhe nga gjith\u00eb natyra disburse\/e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa qytete e protestave, fort\u00ebsis\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs\/mesazhit n\u00eb pankarta (komunikimi lidhet me M\u00ebrkurin &#8211; drejtues i Binjak\u00ebve), dhe e preferuara ime flamingot si simbol (shpend\u00ebt, si gjallesa fluturuese,t\u00eb ajrit &#8211; simbolika e shk\u00ebmbimit M\u00ebrkurain\/ Binjak p\u00ebrs\u00ebri). <strong>Revolucioni<\/strong> (Urani) i <strong>Flamingove <\/strong>(Binjak\u00ebt) <strong>\u00ebsht\u00eb em\u00ebrtim i shkruar n\u00eb yje!\u00a0<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shum\u00eb u gjet\u00ebn t\u00eb surprizuar nga Revolucioni i Flamingove. Personalisht u gjeta m\u00eb tep\u00ebr e mrekulluar, sesa e surprizuar. Astrologjia m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb prej disa vitesh perpsektiv\u00ebn se nj\u00eb \u00e7lirim do t\u00eb ndodhte, por ajo mbetet gjuh\u00eb simbolike dhe m\u00ebnyra si jetohet dhe shpaloset simboli mbetet nj\u00eb mister, i limituar vet\u00ebm nga imagjinata njer\u00ebzore. (Un\u00eb e them n\u00eb \u00e7do klas\u00eb dhe konsultim se harta dhe terreni nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. Pozicionet e yjeve jan\u00eb harta, zotat &#8211; simbole, nd\u00ebrsa ne jemi terreni p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve hyjnorja vepron). Nj\u00eb protest\u00eb e k\u00ebsaj p\u00ebrmase nga nj\u00eb popull q\u00eb dukej se kishte hequr dor\u00eb ndaj llogari-marrjes qeveritare, ishte nj\u00eb manifestim epik, edhe p\u00ebr disa prej nesh q\u00eb e prisnim at\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ftesa p\u00ebr reflektim<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb rikthim n\u00eb spiralen kohore, 84 vite kur Urani ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pozicion n\u00eb qiell, do t\u00eb mb\u00ebrijm\u00eb n\u00eb vitet 1941-43, kur t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dinamikat e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, shqiptar\u00ebt krijuan <strong>L\u00ebvizjen Antifashiste Nacional-\u00c7lirimtare <\/strong>dhe <strong>Ballin Komb\u00ebtar<\/strong> (Binjak\u00eb?). Nj\u00eb moment kur Shqip\u00ebria kaloi nga rezistenca e shp\u00ebrndar\u00eb dhe spontane n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb organizuar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe koha kur u krijua ndasi ideologjike dhe u hodh\u00ebn themelet e luft\u00ebs civile t\u00eb pasuar me diktatur\u00ebn komuniste q\u00eb do t\u00eb sundonte vendin p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb thirrjet dhe lexojm\u00eb pankartat n\u00eb sheshin e protest\u00ebs, pranohet se diktatura operon ende. A ka ardhur ky t\u00ebrmet Uranian si nj\u00eb moment krisjeje q\u00eb na vendos n\u00eb kushtet e viteve 1940 &#8211; organizim i popullit n\u00eb dy l\u00ebvizje paralele, ku fiton nj\u00ebra dhe dikton pushtetin? \u00c7far\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga historia p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ndryshe apo m\u00eb mir\u00eb? K\u00ebto jan\u00eb pyetje serioze q\u00eb duhet t\u00eb na vendosin n\u00eb reflektim kolektiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mbase kjo \u00ebsht\u00eb kthesa e rradh\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, si ato q\u00eb Strauss dhe Howe masin me ciklet n\u00eb librin historik t\u00eb tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjuha astrologjike, me m\u00eb tep\u00ebr sakt\u00ebsi dhe personalizim, ka shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, me dhe p\u00ebrtej cikleve 80 vje\u00e7are. Koha si spirale na \u00e7on nj\u00ebherazi te 1444 e Lidhjes s\u00eb Lezh\u00ebs, 1878 e Lidhjes s\u00eb Prizrenit, 1989-\u201990 e L\u00ebvizjes Studentore, 1996-\u201998 e Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe piramidave. P\u00ebr k\u00ebto, shihemi n\u00eb artikullin e rradh\u00ebs. P\u00ebr leht\u00ebsi kuptimi, mund t\u00eb rikujtosh pak mitologjin\u00eb antike greko-romake, t\u00eb tjerat do t\u00eb b\u00ebj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn ti p\u00ebrkthej un\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Po t\u00eb l\u00eb, si\u00e7 p\u00eblqej ta b\u00ebj zakonisht, me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb\u2026<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky revolucion me gjith\u00eb kreativitetin e shpalosur ka krijuar shum\u00eb art, p\u00ebrfshi thirrje muzikore dhe k\u00ebng\u00eb (me dhurata q\u00eb nga amerika latine), por muaj m\u00eb par\u00eb un\u00eb e \u2018taksa\u2019 nj\u00eb k\u00ebng\u00eb p\u00ebr k\u00ebto energji: <em>Pran\u00eb Finishit nga Eugent Bushpepa<\/em>, me tekst nga \u00a0Zhaku dhe Orges To\u00e7e &#8211; dhe i q\u00ebndroj asaj si himn i koh\u00ebs q\u00eb po jetojm\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Yjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb, sonte po ndricojn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb. Ndizen si me nj\u00eb magji, nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, nj\u00eb energji.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u2026 p\u00ebr nj\u00eb ndienj\u00eb q\u00eb t\u00eb rr\u00ebmben, sepse koha pas nuk kthen. Ti vrapo!<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Dhe kur zjarri i koh\u00ebs bosh, t\u00eb ka djegur s&#8217;ec\u00ebn dot &#8211; gjej pak forc\u00eb t\u00eb ngrihesh prap\u00eb, t\u00eb vazhdosh t\u00eb ec\u00ebsh!<\/em> <em>Lodhjen mos e ndiej. <\/em><strong><em>Pran\u00eb finishit atje tej, tempuj drite do t\u00eb gjesh!<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Tempuj drite u b\u00ebfshim dhe gjetshim!<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Harta e Shqip\u00ebris\u00eb (28\/11\/1912) aktivizuar m\u00eb 29\/04\/2026<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>(ilustrimii dat\u00ebs p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb perfeksionimit ekzakt t\u00eb Uranit mbi Saturnin, por efekti (orb) i influenc\u00ebs shtrihet p\u00ebrtej dat\u00ebs &#8211; para dhe pas n\u00eb koh\u00eb)<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong style=\"color: #000000;\">Simbolet: \u2645 &#8211; <\/strong><span style=\"color: #000000;\">Urani; <\/span><strong style=\"color: #000000;\">\u2644 &#8211; <\/strong><span style=\"color: #000000;\">Saturni; <\/span><strong style=\"color: #000000;\">\u264a<\/strong><span style=\"color: #000000;\">(apo numri romak II) &#8211; Binjak\u00ebt\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Marsi <\/strong>e \u2018ndez\u2019 k\u00ebt\u00eb pik\u00eb revolucioni (sidomos) n\u00eb datat 28 Qershor &#8211; 5 Korrik. K\u00ebto data mund ti japin form\u00eb, qart\u00ebsi apo drejtim m\u00eb konkret Revolucionit t\u00eb Flamingove.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\"><em>Sh\u00ebnime:<\/em><\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Referencat kohore <\/strong>para krijimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur (28 n\u00ebntorit 1912), lidhen vet\u00ebm me aktivizime p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse n\u00eb qiell, pa patur nj\u00eb hart\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr ta referuar dhe personalizuar. Evitoj zbritjen n\u00eb spirale \u00e7do 84 vite dhe analiz\u00ebn p\u00ebr to p\u00ebr shkak t\u00eb limiteve n\u00eb njohuri historike. P\u00ebr vitin 1859 -\u201971 ngjan se tematika e konsolidimit dhe forcimit t\u00eb disa (binjak\u00eb) nj\u00ebsive vendase (pashall\u00ebqe) brenda kontekstit t\u00eb nj\u00eb perandorie q\u00eb dob\u00ebsohet &#8211; duket se aplikohet. Vitet e tjera q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb eko jan\u00eb: 1858 &#8211; \u201866, 1774 &#8211; \u201882, 1690 &#8211; \u201898, 1606 &#8211; \u201814, 1523 &#8211; \u201830, 1439 &#8211; 1447. K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit do e referoj te artikulli i rradh\u00ebs p\u00ebr arsye shtes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Harta e referuar<\/strong> e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb duhet t\u00eb korrigjohet p\u00ebr orarin fiks &#8211; un\u00eb p\u00ebrdor or\u00ebn 16:00 e cila edhe m\u00eb rezonon n\u00eb disa aspekte, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e thelluar e cila do t\u00eb k\u00ebrkonte analizimin me detaje t\u00eb momenteve historike q\u00eb prej 1912. P\u00ebr \u00e7do rast, sakt\u00ebsia e or\u00ebs, limiton thell\u00ebsin\u00eb e analiz\u00ebs, por nuk prish validitetin e aktivizimit t\u00eb komentuar Uran mbi Saturn i cili nuk \u00ebsht\u00eb sensitiv ndaj sakt\u00ebsis\u00eb orare. Mund t\u00eb analizohen edhe harta t\u00eb tjera, si krijimi i Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1946, por gjej m\u00eb pak rezonanc\u00eb atje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, <strong>analizat astrologjike <\/strong>p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb teknikisht sa m\u00eb t\u00eb qarta duhet t\u00eb jen\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Duke dashur ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb artikull sa m\u00eb t\u00eb kuptuesh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb nuk e njohin gjuh\u00ebn astrologjike, kam b\u00ebr\u00eb \u201dkirurgji t\u00eb qiellit\u201d duke analizuar nj\u00eb element t\u00eb tij &#8211; i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por jo i vet\u00ebm, dhe dinamika me t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb edhe pse i pers\u00ebrit spiralet, u jep atyre ngjyrime dhe potenciale t\u00eb ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb fundmi, un\u00eb studioj dhe praktikoj <strong>astrologji <\/strong>personale &#8211; p\u00ebr individin me qasje psikologjike, dhe nuk kam specializim n\u00eb at\u00eb <strong>mondane <\/strong>(p\u00ebr bot\u00ebn dhe kombet) p\u00ebrve\u00e7se kuriozitet dhe analiz\u00ebn e b\u00ebj p\u00ebrmes aplikimit t\u00eb teknikave standarde edhe p\u00ebrkthimit t\u00eb p\u00ebrshtatur simbolik. Analiza teknike mund t\u00eb thellohet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb fituar perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr nyjen historike ku ndodhemi, si dhe pse po ndodh kjo tani, por edhe sa dhe deri ku mund t\u00eb shkoj\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb posht\u00eb disa<span style=\"color: #0000ff;\"> <a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.instagram.com\/p\/DZvKf8OjBNH\/?utm_source=ig_web_copy_link&amp;igsh=MzRlODBiNWFlZA==\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><u>slide nga prezantimet <\/u><\/a><\/span>e mia dy vitet e fundit, ku n\u00eb fakt vet\u00ebm nj\u00ebra lidhet me analiz\u00ebn Uraniane q\u00eb sapo zhvillova dhe gjith\u00eb t\u00eb tjerat korrespondojn\u00eb me Saturnin, Neptunin dhe ciklet nd\u00ebrmjet tyre. Sidomos slide-i me protest\u00ebn p\u00ebr revolucion dhe daullet duket se \u00ebsht\u00eb manifestuar qartazi, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn faqe ka imazhe t\u00eb kalor\u00ebsve, Lidhjes s\u00eb Prizrenit dhe sip\u00ebrmarrjes\u2026 kemi pun\u00eb p\u00ebrpara!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>*Titulli i origjinalit: Kthesa e Shqip\u00ebris\u00eb: Koha Spirale &amp; Revolucioni i Flamingove<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE:<\/strong><\/span><span style=\"color: #0000ff;\"><span style=\"color: #000000;\"> Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e faqes<\/span><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.patreon.com\/theRisingStardust\/posts\/kthesa-e-koha-i-162058287?fbclid=IwdGRjcASsXbdwZG9mA2ZkaWQWUJeMdAarDGAGfOgyikdQ4c9nFQ-SXmV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkCjY2Mjg1NjgzNzkAAR714zjQaM-Vw41ykYCgmZNtOrIWneRpVcM9sup-j9RNC8LmoSYbtj_v0KbGqw_aem_sXD6tRUSHZolUvTB49tAvQ\"><strong> Patreon<\/strong><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kristiana Filip Po sikur historia mos l\u00ebviz\u00eb n\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb (koh\u00eb lineare), por n\u00eb cikle (koh\u00eb spirale)?\u00a0 Kjo ishte pyetja q\u00eb shtyu dy historian\u00eb amerikan\u00eb William Strauss dhe Neil Howe t\u00eb hulumtonin p\u00ebr dekada modelet e brezave dhe t\u00eb ngjarjeve historike. N\u00eb vitin 1997 ata botuan librin \u201cThe Fourth Turning\u201d (\u201cKthesa e Kat\u00ebrt\u201d) [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":808425,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-808424","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/808424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=808424"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/808424\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":808436,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/808424\/revisions\/808436"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/808425"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=808424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=808424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=808424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}