{"id":802928,"date":"2026-05-25T15:25:49","date_gmt":"2026-05-25T13:25:49","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=802928"},"modified":"2026-05-25T15:26:20","modified_gmt":"2026-05-25T13:26:20","slug":"sokol-sadushi-ne-universitetin-e-prishtines-shteti-i-se-drejtes-nuk-eshte-vetem-institucion-por-kulture-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/05\/25\/sokol-sadushi-ne-universitetin-e-prishtines-shteti-i-se-drejtes-nuk-eshte-vetem-institucion-por-kulture-publike\/","title":{"rendered":"Sokol Sadushi n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs: Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm institucion, por kultur\u00eb publike","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/05\/25\/sokol-sadushi-ne-universitetin-e-prishtines-shteti-i-se-drejtes-nuk-eshte-vetem-institucion-por-kulture-publike\/screenshot-2026-05-25-062345\/\" rel=\"attachment wp-att-802929\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-802929\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Screenshot-2026-05-25-062345.png\" alt=\"\" width=\"558\" height=\"471\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Screenshot-2026-05-25-062345.png 558w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Screenshot-2026-05-25-062345-300x253.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 558px) 100vw, 558px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u00a0Sokol Sadushi,\u00a0ish-gjyqtar kushtetues dhe profesor i s\u00eb drejt\u00ebs, mbajti nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, me tem\u00eb\u00a0\u201cShteti i s\u00eb drejt\u00ebs si kultur\u00eb publike: p\u00ebrgjegj\u00ebsia e institucioneve dhe e shoq\u00ebris\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kryetari Sadushi theksoi se shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje gjykatash, ligjesh, procedurash apo reformash, por nj\u00eb kultur\u00eb publike q\u00eb nd\u00ebrtohet nga institucionet dhe shoq\u00ebria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai n\u00ebnvizoi se drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e gjykatave, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkon politik\u00eb t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtur, media t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, shoq\u00ebri t\u00eb pjekur, universitet q\u00eb kultivon dije dhe nj\u00eb gjyq\u00ebsor q\u00eb d\u00ebshmon integritet institucional n\u00eb vendimmarrje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke folur p\u00ebr rolin e politik\u00ebs n\u00eb raport me shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, ai theksoi se demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gar\u00eb p\u00ebr pushtet, por edhe kultur\u00eb institucionale, aft\u00ebsi p\u00ebr dialog, respekt p\u00ebr kufijt\u00eb kushtetues dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendimmarrjet q\u00eb i p\u00ebrkasin interesit publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas tij, ka momente kur Kushtetuta k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb sesa numra, k\u00ebrkon kultur\u00eb dakord\u00ebsie, maturi institucionale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb raport me median, Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb theksoi se media e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb aleate e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe se debati, kritika e analiza publike jan\u00eb t\u00eb domosdoshme n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai n\u00ebnvizoi, megjithat\u00eb, se raportimi p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb mos kthehet n\u00eb spektak\u00ebl apo gjykim publik paralel, por t\u00eb respektohen procesi, provat, garancit\u00eb dhe arsyetimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb mesazh i ve\u00e7ant\u00eb iu drejtua edhe vet\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Kryetari Sadushi theksoi se besimi te drejt\u00ebsia nuk fitohet me deklarata apo autoritet formal, por nd\u00ebrtohet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb arsyetuara, gjuh\u00ebs s\u00eb qart\u00eb, etik\u00ebs, integritetit, transparenc\u00ebs, shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsyeshme dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes institucionale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas tij, autoriteti i drejt\u00ebsis\u00eb buron, para s\u00eb gjithash, nga vendimi i arsyetuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke iu drejtuar opinionit publik dhe brezit t\u00eb ri t\u00eb jurist\u00ebve, Kryetari Sadushi theksoi se procesi nuk duhet par\u00eb si penges\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, por si garancia e saj thelb\u00ebsore, sepse drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet jasht\u00eb rregullave, provave, d\u00ebgjimit t\u00eb pal\u00ebve dhe arsyetimit t\u00eb vendimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai n\u00ebnvizoi gjithashtu se universiteti nuk formon vet\u00ebm profesionist\u00eb, por kultur\u00ebn juridike t\u00eb s\u00eb ardhmes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrmbyllje, ai theksoi se shteti i s\u00eb drejt\u00ebs merr forc\u00eb sa her\u00eb q\u00eb institucionet pranojn\u00eb kufijt\u00eb e tyre, garancit\u00eb e procesit respektohen dhe juristi d\u00ebshmon integritet profesional edhe at\u00ebher\u00eb kur askush nuk e sheh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Fjala e plot\u00eb: <\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>I nderuar Dekan,<br \/>\nT\u00eb nderuar pedagog\u00eb,<br \/>\nT\u00eb dashur student\u00eb,<br \/>\nT\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs,<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe nder i ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb jem sot n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb ka formuar breza jurist\u00ebsh dhe q\u00eb mbetet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e mendimit juridik, akademik dhe qytetar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam mes jush nuk synon sjelljen e nj\u00eb modeli t\u00eb gatsh\u00ebm nga Shqip\u00ebria dhe as dh\u00ebnien e recetave. P\u00ebrvoja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e nd\u00ebrlikuar. Ka pasur arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ka pasur edhe kosto. Ka pasur pritshm\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha dhe, natyrisht, edhe zhg\u00ebnjime. Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se kemi ecur p\u00ebrpara, kemi nd\u00ebrtuar institucione t\u00eb reja, kemi forcuar standardet, kemi hapur nj\u00eb debat m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb publike dhe kemi krijuar nj\u00eb pritshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb premisa p\u00ebr besim, por jo p\u00ebr vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb motiv p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb me seriozitet, jo p\u00ebr t\u00eb menduar se rruga ka p\u00ebrfunduar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Prandaj, m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsime, vij p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt:\u00a0si mund ta b\u00ebjm\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs jo vet\u00ebm norm\u00eb kushtetuese, jo vet\u00ebm institucion, jo vet\u00ebm procedur\u00eb, por kultur\u00eb publike.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Q\u00ebllimi im nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb komentoj zhvillime konkrete politike apo institucionale. \u00c7far\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb ndaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reflektim parimor mbi kultur\u00ebn, pa t\u00eb cil\u00ebn shteti i s\u00eb drejt\u00ebs mbetet i brisht\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje gjykatash, prokurorie, ligjesh, procedurash apo reformash. Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menduari p\u00ebr pushtetin, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje ndaj institucioneve, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e respektit ndaj qytetarit dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb kuptuari t\u00eb kufijve t\u00eb pushtetit dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb liris\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ai nuk fillon dhe nuk mbaron n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Ai nd\u00ebrtohet n\u00eb gjuh\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn politika flet p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb,\u00a0n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si media raporton p\u00ebr proceset gjyq\u00ebsore, n\u00eb kultur\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn qytetari kupton vendimin, n\u00eb seriozitetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cilat universiteti formon jurist\u00ebt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si vet\u00eb gjyq\u00ebsori e ushtron pushtetin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb besuar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse tema ime sot titullohet:\u00a0\u201cShteti i s\u00eb drejt\u00ebs si kultur\u00eb publike: p\u00ebrgjegj\u00ebsia e institucioneve dhe e shoq\u00ebris\u00eb.\u201d\u00a0Kjo tem\u00eb nuk i p\u00ebrket vet\u00ebm nj\u00eb vendi. I p\u00ebrket \u00e7do shoq\u00ebrie q\u00eb k\u00ebrkon demokraci t\u00eb q\u00ebndrueshme, institucione t\u00eb besueshme dhe qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb parim abstrakt. Ai \u00ebsht\u00eb kusht themelor p\u00ebr lirin\u00eb e qytetarit, dinjitetin e njeriut, zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe paqen shoq\u00ebrore.\u00a0Pa shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, pushteti b\u00ebhet arbitrar, liria b\u00ebhet e pasigurt, prona b\u00ebhet e cenueshme, qytetari ndjehet i pambrojtur dhe demokracia mbetet vet\u00ebm form\u00eb, pa p\u00ebrmbajtje.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron sfida. Ne shpesh e k\u00ebrkojm\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs vet\u00ebm nga gjykatat dhe presim q\u00eb ato t\u00eb zgjidhin gjith\u00e7ka, kriz\u00ebn politike, konfliktet shoq\u00ebrore, munges\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale, tensionet publike dhe mosbesimin qytetar. Sigurisht, gjykata ka rol thelb\u00ebsor, por asnj\u00eb gjykat\u00eb, sado e pavarur dhe sado profesionale, nuk mund ta mbaj\u00eb e vetme pesh\u00ebn e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00ebse kultura publike rreth saj punon kund\u00ebr tij.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk varet vet\u00ebm nga m\u00ebnyra se si gjykatat vendosin, por edhe nga klima institucionale dhe publike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ato ushtrojn\u00eb funksionin e tyre, nga respekti i institucioneve, i politik\u00ebs, i medias dhe i shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebr autoritetin e vendimit. Nj\u00eb gjykat\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e pavarur n\u00eb Kushtetut\u00eb, por n\u00ebse \u00e7do vendim i saj lexohet si akt politik, n\u00ebse \u00e7do proces paragjykohet para se t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb dhe n\u00ebse \u00e7do gjyqtar etiketohet sipas pal\u00ebs q\u00eb fiton ose humbet, at\u00ebher\u00eb pavar\u00ebsia formale nuk mjafton.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Prandaj, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs k\u00ebrkon di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se pavar\u00ebsia formale e institucioneve, k\u00ebrkon kultur\u00eb publike. Kjo kultur\u00eb provohet sidomos n\u00eb \u00e7astet kur institucionet vihen n\u00ebn presion, kur pushteti p\u00ebrballet me kufijt\u00eb e tij kushtetues, kur media duhet t\u00eb zgjedh\u00eb midis informimit dhe spektaklit, kur qytetari k\u00ebrkon drejt\u00ebsi pa cenuar procesin dhe kur vet\u00eb gjyq\u00ebsori duhet t\u00eb flas\u00eb vet\u00ebm me autoritetin e vendimit. Aty ku k\u00ebto kufij respektohen, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk mbetet thjesht parim i shkruar, por shnd\u00ebrrohet n\u00eb bindje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt publike.\u00a0Pik\u00ebrisht k\u00ebtu lindin disa mesazhe q\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb ndaj sot me ju.\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mesazhi i par\u00eb lidhet me pushtetin politik.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb demokraci, veprimtaria politike \u00ebsht\u00eb e paz\u00ebvend\u00ebsueshme, sepse ajo p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin e qytetar\u00ebve, miraton ligjet, p\u00ebrcakton drejtimet e qeverisjes dhe jep llogari para publikut. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij roli t\u00eb madh, ajo duhet t\u00eb njoh\u00eb kufijt\u00eb e vet n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb dhe me institucionet e pavarura.\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Drejt\u00ebsia mund dhe duhet t\u00eb kritikohet, sepse n\u00eb nj\u00eb demokraci asnj\u00eb pushtet nuk q\u00ebndron jasht\u00eb v\u00ebmendjes publike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe gjykatat. Ato duhet t\u00eb p\u00ebrballen me kritik\u00eb, me debat, me analiz\u00eb dhe me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr llogaridh\u00ebnie, por kufiri q\u00eb nuk duhet humbur \u00ebsht\u00eb ai nd\u00ebrmjet kritik\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrton dhe delegjitimimit q\u00eb rr\u00ebnon.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kritika k\u00ebrkon argument, nd\u00ebrsa delegjitimimi k\u00ebrkon zhurm\u00eb. Kritika e p\u00ebrmir\u00ebson drejt\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa delegjitimimi e dob\u00ebson at\u00eb. Kritika respekton procesin, nd\u00ebrsa delegjitimimi synon ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb procesin me presion. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kur pushteti politik k\u00ebrkon drejt\u00ebsi vet\u00ebm kur vendimi godet kund\u00ebrshtarin dhe e sulmon at\u00eb kur prek t\u00eb vet\u00ebt, ai nuk po mbron shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, por po p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb quhet e mir\u00eb vet\u00ebm kur na jep t\u00eb drejt\u00eb, nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet e pavarur vet\u00ebm kur vendos kund\u00ebr kund\u00ebrshtarit dhe nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet si e besueshme vet\u00ebm kur prodhon rezultatin q\u00eb d\u00ebshiron nj\u00eb pal\u00eb politike. Prandaj, p\u00ebrgjegj\u00ebsia ndaj shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nuk matet vet\u00ebm me gjuh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdoret ndaj gjykatave, por edhe me aft\u00ebsin\u00eb e forcave politike p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetuar institucionalisht dhe p\u00ebr t\u00eb respektuar kufijt\u00eb kushtetues t\u00eb pushtetit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gar\u00eb p\u00ebr pushtet. Ajo \u00ebsht\u00eb edhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetuar pas gar\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb pranuar rezultatin, p\u00ebr t\u00eb respektuar rolin e opozit\u00ebs dhe p\u00ebr ta ushtruar shumic\u00ebn me vet\u00ebp\u00ebrmbajtje. N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tona, nj\u00eb nga provat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs shfaqet pik\u00ebrisht n\u00eb ato momente kur vendimmarrja k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrtej interesit t\u00eb dit\u00ebs dhe kur \u00e7\u00ebshtjet madhore nuk mund t\u00eb trajtohen si betej\u00eb politike e radh\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ka momente kur Kushtetuta k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb sesa numra. K\u00ebrkon kultur\u00eb dakord\u00ebsie, maturi institucionale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebto momente, kompromisi nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi, por shprehje e pjekuris\u00eb demokratike, dialogu nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebshim, por respekt p\u00ebr rendin kushtetues, nd\u00ebrsa dakord\u00ebsia p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet themelore nuk i sh\u00ebrben nj\u00eb pale, por vet\u00eb shtetit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kur mazhoranca dhe opozita nuk e shohin nj\u00ebra tjetr\u00ebn si pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit rend kushtetues, por vet\u00ebm si penges\u00eb p\u00ebr t\u2019u kap\u00ebrcyer ose si kund\u00ebrshtar p\u00ebr t\u2019u mundur, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs humbet hap\u00ebsir\u00ebn e tij natyrore. Ai nuk mund t\u00eb forcohet n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb ku \u00e7do institucion shihet si territor p\u00ebr t\u2019u kontrolluar dhe \u00e7do kompromis si dob\u00ebsi. P\u00ebrkundrazi, institucionet kushtetuese k\u00ebrkojn\u00eb kultur\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr stabilitetin, besimin dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e shtetit.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ka funksione kushtetuese dhe vendimmarrje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb, p\u00ebr nga natyra e tyre, nuk i p\u00ebrkasin nj\u00eb pale politike, por vet\u00eb shtetit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ato nuk duhet t\u00eb shihen si fitore e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb mbi tjetr\u00ebn, por si prov\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit politik p\u00ebr t\u00eb prodhuar dakord\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionimin normal t\u00eb institucioneve dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik p\u00ebrtej interesit t\u00eb dit\u00ebs. Kur kjo kultur\u00eb mungon, kostoja nuk mbetet brenda politik\u00ebs. At\u00eb e paguan shteti, qytetari, besimi publik dhe e ardhmja demokratike e shoq\u00ebris\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mesazhi i dyt\u00eb lidhet me median.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Media e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb aleate e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, sepse pa t\u00eb nuk ka transparenc\u00eb, nuk ka kontroll publik, nuk ka ekspozim t\u00eb abuzimit dhe nuk ka llogaridh\u00ebnie reale. Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij roli, liria e medias shoq\u00ebrohet me nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sidomos kur raporton p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. N\u00eb k\u00ebto raste, media nuk p\u00ebrcjell thjesht nj\u00eb ngjarje. Ajo ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si publiku e kupton procesin, vendimin dhe vet\u00eb besimin te drejt\u00ebsia.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kur raportimi mediatik nd\u00ebrtohet mbi p\u00ebrshtypje dhe jo mbi fakte e prova, kur komenti merr vendin e arsyetimit dhe kur perceptimi publik paraqitet si vendim i dh\u00ebn\u00eb, publiku nuk informohet, por orientohet drejt paragjykimit. Drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb jepet n\u00eb studio televizive, n\u00eb portale apo n\u00eb rrjete sociale. Aty mund t\u00eb zhvillohet debat, kritik\u00eb dhe analiz\u00eb, nd\u00ebrsa drejt\u00ebsia k\u00ebrkon proces, prova, garanci dhe arsyetim.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike ka nevoj\u00eb p\u00ebr media t\u00eb fort\u00eb, dhe media \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e fort\u00eb kur mbetet e p\u00ebrgjegjshme, kur nuk e kthen hetimin n\u00eb spektak\u00ebl, gjykimin n\u00eb aren\u00eb debati publik dhe qytetarin n\u00eb ndjek\u00ebs t\u00eb nj\u00eb procesi q\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebshkim p\u00ebrpara se t\u00eb ket\u00eb vendim. Kur drejt\u00ebsia p\u00ebrdoret si arm\u00eb n\u00eb debatin politik dhe kur raportimi publik e kthen procesin gjyq\u00ebsor n\u00eb gjykim paralel, qytetari mbetet pa busull. Ai nuk dallon qart\u00eb ku mbaron fakti dhe ku fillon propaganda, ku mbaron kritika dhe ku fillon presioni, ku mbaron informimi dhe ku fillon gjyqi publik.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mesazhi i tret\u00eb lidhet me opinionin publik.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Shoq\u00ebrit\u00eb tona kan\u00eb kaluar histori t\u00eb v\u00ebshtira, kan\u00eb njohur padrejt\u00ebsi, tranzicione t\u00eb gjata, institucione t\u00eb brishta dhe zhg\u00ebnjime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb qytetari k\u00ebrkon drejt\u00ebsi t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb dukshme dhe t\u00eb prekshme. Megjithat\u00eb, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk nd\u00ebrtohet mbi padurimin, por mbi besimin se procedura nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb garancia q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb mos kthehet n\u00eb arbitraritet.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kur shoq\u00ebria k\u00ebrkon vendim pa proces, nd\u00ebshkim pa prova dhe rezultat pa arsyetim, ajo rrezikon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb jo drejt\u00ebsi, por nj\u00eb form\u00eb hakmarrjeje t\u00eb institucionalizuar. Drejt\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb ajo q\u00eb k\u00ebnaq emocionin e momentit, por ajo q\u00eb i reziston koh\u00ebs, sepse\u00a0mb\u00ebshtetet n\u00eb proces, n\u00eb prova, n\u00eb ligj dhe n\u00eb arsye.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Procesi mund t\u00eb duket si penges\u00eb kur presim nd\u00ebshkimin e dikujt tjet\u00ebr, por i nj\u00ebjti proces mund t\u00eb jet\u00eb nes\u00ebr mbrojtja jon\u00eb e vetme kur t\u00eb jemi vet\u00eb p\u00ebrball\u00eb shtetit. Prandaj, qytetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb drejt\u00ebsi, shpejt\u00ebsi dhe integritet, por duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se procesi nuk \u00ebsht\u00eb armiku i drejt\u00ebsis\u00eb. Procesi \u00ebsht\u00eb garancia e saj.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mesazhi i kat\u00ebrt lidhet me vet\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Askush nga ne q\u00eb i p\u00ebrkasim sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019ia kaloj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb vet\u00ebm politik\u00ebs, medias apo opinionit publik. Besimi te drejt\u00ebsia nuk k\u00ebrkohet me deklarata dhe nuk fitohet me autoritet formal. Ai nd\u00ebrtohet \u00e7do dit\u00eb me vendime t\u00eb arsyetuara, me gjuh\u00eb t\u00eb qart\u00eb, me etik\u00eb, me integritet, me transparenc\u00eb, me shpejt\u00ebsi t\u00eb arsyeshme dhe me vet\u00ebp\u00ebrmbajtje institucionale.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Drejt\u00ebsia nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb imunitet nga kritika, por respekt p\u00ebr procesin; dhe ky respekt fitohet vet\u00ebm kur vet\u00eb drejt\u00ebsia e trajton me seriozitet procesin, dinjitetin e pal\u00ebve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb mbart \u00e7do vendim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vendimi gjyq\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb thjesht akt teknik, por akt publik besimi. Ai duhet t\u00eb bind\u00eb jo vet\u00ebm sepse vjen nga autoriteti i gjykat\u00ebs, por sepse mb\u00ebshtetet n\u00eb ligj, n\u00eb prova dhe n\u00eb arsyetim t\u00eb qart\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Drejt\u00ebsia mund t\u00eb komunikoj\u00eb publikisht, por autoriteti i saj nuk buron nga deklaratat. Ai buron, para s\u00eb gjithash, nga vendimi i arsyetuar. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vendimi duhet t\u00eb jet\u00eb i qart\u00eb, i kuptuesh\u00ebm dhe i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, sepse aty ku arsyetimi mungon lind dyshimi, aty ku transparenca mungon rritet mosbesimi dhe aty ku vonesa b\u00ebhet rregull drejt\u00ebsia humbet forc\u00ebn e saj morale.\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Mesazhi i pest\u00eb lidhet me universitetin dhe me brezin e ri t\u00eb jurist\u00ebve.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Universiteti nuk formon vet\u00ebm profesionist\u00eb. Ai formon kultur\u00ebn juridike t\u00eb s\u00eb ardhmes. N\u00eb auditor\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb nuk m\u00ebsohet vet\u00ebm norma ligjore, procedura apo vendimi gjyq\u00ebsor. Aty duhet t\u00eb m\u00ebsohet edhe kufiri nd\u00ebrmjet pushtetit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrmjet dijes dhe integritetit, nd\u00ebrmjet ambicies personale dhe sh\u00ebrbimit publik.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00eb jurist q\u00eb di shum\u00eb, por nuk ka integritet, nuk \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Ai mund t\u00eb b\u00ebhet rrezik p\u00ebr t\u00eb. Prandaj, arsimi juridik nuk duhet t\u00eb prodhoj\u00eb vet\u00ebm njoh\u00ebs t\u00eb ligjit, por njer\u00ebz q\u00eb kuptojn\u00eb pesh\u00ebn e tij, njer\u00ebz q\u00eb nuk e shohin profesionin juridik vet\u00ebm si karrier\u00eb, por edhe si p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb thelb, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk varet vet\u00ebm nga cil\u00ebsia e Kushtetut\u00ebs dhe e ligjeve, por edhe nga cil\u00ebsia e njer\u00ebzve q\u00eb i lexojn\u00eb, i zbatojn\u00eb dhe i mbrojn\u00eb ato. Prandaj, formimi juridik nuk \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebrgatitje profesionale, \u00ebsht\u00eb edhe formim karakteri, kulture institucionale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie qytetare. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse universiteti, institucionet dhe shoq\u00ebria nuk q\u00ebndrojn\u00eb jasht\u00eb debatit p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. Ato jan\u00eb pjes\u00eb e vet\u00eb kultur\u00ebs q\u00eb e mban gjall\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs mbetet nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb. Ne mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb institucione moderne, t\u00eb miratojm\u00eb ligje t\u00eb mira dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrim reforma t\u00eb thella, por n\u00ebse nuk nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb publike t\u00eb respektit p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, ai mbetet i brisht\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Megjithat\u00eb, edhe kur sfidat jan\u00eb t\u00eb dukshme, arsyeja p\u00ebr besim nuk mungon. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb ka mbajtur gjall\u00eb dijen juridike, mendimin kritik dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb qytetare edhe n\u00eb momente jo t\u00eb lehta t\u00eb historis\u00eb, ky besim merr nj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebrvoja jon\u00eb tregon se kemi ditur t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb institucione, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb standarde m\u00eb t\u00eb larta dhe t\u00eb shohim nga e ardhmja me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb shpres\u00eb e ushqejn\u00eb institucionet q\u00eb forcohen, universitetet q\u00eb kultivojn\u00eb dije dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, si dhe qytetar\u00ebt q\u00eb e kuptojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb qart\u00eb se drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebrkes\u00eb ndaj shtetit, por kultur\u00eb publike q\u00eb nd\u00ebrtohet \u00e7do dit\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>K\u00ebtu q\u00ebndron edhe thelbi i mesazhit tim: drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e gjykatave, por vep\u00ebr e p\u00ebrbashk\u00ebt e nj\u00eb kulture publike. Ajo k\u00ebrkon politik\u00eb t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtur, media q\u00eb informojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, shoq\u00ebri t\u00eb pjekur q\u00eb k\u00ebrkon drejt\u00ebsi pa cenuar procesin, universitete q\u00eb kultivojn\u00eb dije dhe karakter juridik, si dhe nj\u00eb gjyq\u00ebsor q\u00eb d\u00ebshmon integritet institucional n\u00eb vendimmarrje.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk merr jet\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.\u00a0Ai merr forc\u00eb sa her\u00eb q\u00eb institucionet pranojn\u00eb kufijt\u00eb e tyre, garancit\u00eb e procesit respektohen dhe juristi d\u00ebshmon integritet profesional edhe at\u00ebher\u00eb kur askush nuk e sheh.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>At\u00ebher\u00eb drejt\u00ebsia nuk mbetet vet\u00ebm nj\u00eb pushtet q\u00eb vendos. Ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb kultur\u00eb q\u00eb orienton shoq\u00ebrin\u00eb, mban gjall\u00eb lirin\u00eb, mbron dinjitetin dhe i jep kuptim t\u00eb ardhmes son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ju faleminderit.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u00a0Sokol Sadushi,\u00a0ish-gjyqtar kushtetues dhe profesor i s\u00eb drejt\u00ebs, mbajti nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, me tem\u00eb\u00a0\u201cShteti i s\u00eb drejt\u00ebs si kultur\u00eb publike: p\u00ebrgjegj\u00ebsia e institucioneve dhe e shoq\u00ebris\u00eb\u201d. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kryetari Sadushi theksoi se shteti i s\u00eb drejt\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":802929,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-802928","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/802928","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=802928"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/802928\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":802931,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/802928\/revisions\/802931"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/802929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=802928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=802928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=802928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}