{"id":802758,"date":"2026-05-24T14:01:19","date_gmt":"2026-05-24T12:01:19","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=802758"},"modified":"2026-05-24T14:08:10","modified_gmt":"2026-05-24T12:08:10","slug":"berisha-sulmon-ramen-pas-konfirmimit-si-kryetar-opozita-e-vertete-te-tmerron","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/05\/24\/berisha-sulmon-ramen-pas-konfirmimit-si-kryetar-opozita-e-vertete-te-tmerron\/","title":{"rendered":"Berisha sulmon Ram\u00ebn pas konfirmimit si kryetar: Opozita e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tmerron","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/02\/28\/do-ta-kallim-berisha-per-protesten-e-sotme-kryengritja-jone-paqesore-do-te-njohe-dimensione-te-reja\/sali-berisha-1-7\/\" rel=\"attachment wp-att-788596\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-788596\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/SALI-BERISHA-1.jpeg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"853\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/SALI-BERISHA-1.jpeg 1280w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/SALI-BERISHA-1-300x200.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/SALI-BERISHA-1-1024x682.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/SALI-BERISHA-1-768x512.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"3\"><span style=\"color: #000000;\">Sali Berisha ka reaguar zyrtarisht pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit zgjedhor brenda Partis\u00eb Demokratike, ku vota e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb e konfirmoi s\u00ebrish n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb forc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"3\"><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi t\u00eb gjat\u00eb dhe me tone t\u00eb ashpra politike, Berisha e cil\u00ebsoi procesin referendar si nj\u00eb &#8220;triumf t\u00eb dinjitetit&#8221; dhe nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj asaj q\u00eb ai e quan narko-mafia shtet\u00ebrore dhe oligarkia mediatike.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"4\"><span style=\"color: #000000;\">Kryedemokrati mbrojti parimin &#8220;nj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb&#8221; si form\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb direkte, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim t\u00eb prer\u00eb me modelin e funksionimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"5\"><span style=\"color: #000000;\"><i data-path-to-node=\"5\" data-index-in-node=\"0\">&#8220;N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb dy parti t\u00eb m\u00ebdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar n\u00eb demokracin\u00eb direkte&#8230; Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka z\u00ebvend\u00ebsuar vot\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve me em\u00ebrimin dhe fuqin\u00eb e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurr\u00eb p\u00ebr kryetarin dhe p\u00ebr asnj\u00eb forum tjet\u00ebr t\u00eb saj&#8230; N\u00eb diktaturat totalitare apo autoritare kryetari \u00ebsht\u00eb Zeusi, e p\u00ebr Zeusin nuk votohet,&#8221;<\/i> \u2013 deklaroi Berisha.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"6\"><span style=\"color: #000000;\">Sipas liderit t\u00eb PD-s\u00eb, fushata mediatike dhe politike e muajve t\u00eb fundit kund\u00ebr zgjedhjeve n\u00eb opozit\u00eb ka qen\u00eb e koordinuar drejtp\u00ebrdrejt nga kryeministri Edi Rama.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"6\"><span style=\"color: #000000;\">Berisha pretendoi se mazhoranca tentoi me \u00e7do kusht t\u00eb diktonte apo t\u00eb promovonte kandidatura t\u00eb kontrolluara nga bota e krimit ose personazhe t\u00eb p\u00ebrdorur politikisht, me synimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar forc\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb opozitare.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"7\"><span style=\"color: #000000;\">Ai renditi tri arsye kryesore se pse, sipas tij, qeveria dhe mediat pran\u00eb saj jan\u00eb t\u00eb tmerruara nga ky proces ligjor brenda Partis\u00eb Demokratike.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"8\"><span style=\"color: #000000;\"><i data-path-to-node=\"8\" data-index-in-node=\"0\">&#8220;S\u00eb pari, sepse p\u00ebr narko-mafian shtet\u00ebrore dhe mafian e mediave q\u00eb ajo kontrollon, tmerri i tyre \u00ebsht\u00eb opozita e v\u00ebrtet\u00eb, mbasi \u00ebsht\u00eb ajo dhe vet\u00ebm ajo q\u00eb mund t\u00eb l\u00ebkund\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb pushtetin e tyre. S\u00eb dyti Edi Rama dhe narko-mafia qeveritare d\u00ebshmuan frik\u00ebn dhe tmerrin e tyre nga Sali Berisha. Ata e din\u00eb mir\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb zero-toleranca e tij ndaj krimit; e din\u00eb mir\u00eb se mafia nuk do t\u00eb gjej\u00eb vrim\u00eb miu n\u00eb Shqip\u00ebri,&#8221;<\/i> \u2013 n\u00ebnvizoi kreu i PD-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"9\"><span style=\"color: #000000;\">Si pik\u00eb t\u00eb tret\u00eb, Berisha argumentoi se sulmet ndaj zgjedhjeve n\u00eb PD jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen e qytetar\u00ebve nga problemet jetike t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"9\"><span style=\"color: #000000;\">Ai akuzoi qeverin\u00eb se po p\u00ebrpiqet t\u00eb fsheh\u00eb vjedhjen e miliarda eurove, farsat elektorale, mjerimin ekonomik, si dhe faktin q\u00eb Shqip\u00ebria ka \u00e7mimet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebrball\u00eb pagave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"10\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb mesazhit t\u00eb tij, Berisha hodhi posht\u00eb kritikat e analist\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve q\u00eb e cil\u00ebsuan votimin si nj\u00eb proces formal apo &#8220;privatizim&#8221; t\u00eb strukturave partiake.<\/span><\/p>\n<p data-path-to-node=\"11\"><span style=\"color: #000000;\"><i data-path-to-node=\"11\" data-index-in-node=\"0\">&#8220;P\u00ebr k\u00ebta t\u00eb pafytyr\u00eb, vota referendare e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb opozitare \u00ebsht\u00eb &#8216;privatizim i partis\u00eb nga kryetari&#8217;&#8230; Ja pse p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb hordhi puthador\u00ebsh e mafioz\u00ebsh, vota e rreth 40 mij\u00eb demokrat\u00ebve dje ishte nj\u00eb tmerr dhe ferr i v\u00ebrtet\u00eb. Kurse p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ajo ishte vota e triumfit t\u00eb dinjitetit t\u00eb tyre mbi mafian m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb Europ\u00ebs,&#8221;<\/i> \u2013 p\u00ebrfundoi Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>REAGIMI<\/strong><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\"><em>Miq, zgjedhja e kryetar\u00ebve t\u00eb partive padyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm dhe nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebsishme, sipas pesh\u00ebs q\u00eb ato kan\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e vendit. Procedurat e zgjedhjes s\u00eb kryetar\u00ebve variojn\u00eb: disa zgjidhen me aklamacion, dometh\u00ebn\u00eb me duartrokitjen e delegat\u00ebve t\u00eb kuvendit t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, kur paraqitet p\u00ebr miratim emri i kryetarit t\u00eb partis\u00eb. T\u00eb tjer\u00eb e zgjedhin at\u00eb n\u00eb kuvendin e partis\u00eb me votim t\u00eb fsheht\u00eb, me nj\u00eb apo disa kandidatura, dhe k\u00ebta jan\u00eb shumica. Nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb (dhe k\u00ebta jan\u00eb pakica) kryetarin e partis\u00eb e zgjedhin bazuar n\u00eb demokracin\u00eb direkte, dometh\u00ebn\u00eb me vot\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb \u2013 pra, \u201cnj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u201d \u2013 dhe me nj\u00eb apo disa kandidatura. Kjo form\u00eb e fundit referendare ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb pakic\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. Por demokracia direkte apo referendare konsiderohet procedura m\u00eb demokratike, ndaj dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb, por jo n\u00eb diktatura. N\u00eb diktaturat totalitare apo autoritare kryetari \u00ebsht\u00eb Zeusi, e p\u00ebr Zeusin nuk votohet; dhe kjo ndodh edhe n\u00eb Shqip\u00ebri me partin\u00eb-krim.<\/em><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb dy parti t\u00eb m\u00ebdha. Partia Demokratike i zgjedh drejtuesit bazuar n\u00eb demokracin\u00eb direkte dhe voton me parimin \u201cnj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u201d n\u00eb \u00e7do proces zgjedhor. Kurse PS-ja, apo partia e krimit, ka z\u00ebvend\u00ebsuar vot\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve me em\u00ebrimin dhe fuqin\u00eb e krimit. Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurr\u00eb p\u00ebr kryetarin dhe p\u00ebr asnj\u00eb forum tjet\u00ebr t\u00eb saj. Kurse PD-ja \u00e7do kat\u00ebr vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar n\u00eb demokracine direkte (referendum)!<\/em><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\"><em>Por, tipike si n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb autoritare, prej tre muajsh n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb zez\u00eb, kreu i meduz\u00ebs Edi Rama, narkoqeveritar\u00ebt, mafia e mediave t\u00eb kontrolluara nga narkoqeveria dhe kartelet e drog\u00ebs i kan\u00eb kushtuar mij\u00ebra e mij\u00ebra lajme (me rekord deri n\u00eb 16 t\u00eb tilla n\u00eb 4 or\u00eb) dhe qindra e qindra artikuj ne portalet dhe gazetat e tyre e qindra debate n\u00eb studiot e tyre sulmit ndaj PD-s\u00eb dhe zgjedhjes s\u00eb kryetarit t\u00eb saj me referendum apo demokraci direkte. Ata u fokusuan n\u00eb gjetjen dhe mb\u00ebshtetjen e kandidat\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit, karteleve t\u00eb drog\u00ebs, Ergys Agasve, Oltion Bistrave, apo n\u00eb mb\u00ebshtetjen si kandidat\u00eb t\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorurve politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, pasi kalojn\u00eb n\u00eb parti t\u00eb tjera, urdh\u00ebrohen q\u00eb duhet t\u00eb kandidojn\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb PD-s\u00eb, madje u jepen tituj e ofiqe q\u00eb kurr\u00eb nuk i kan\u00eb pasur. T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebr tri arsye:<\/em><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\"><em>S\u00eb pari, sepse p\u00ebr narkomafian shtet\u00ebrore dhe mafian e mediave q\u00eb ajo kontrollon, tmerri i tyre \u00ebsht\u00eb opozita e v\u00ebrtet\u00eb, mbasi \u00ebsht\u00eb ajo dhe vet\u00ebm ajo q\u00eb mund t\u00eb l\u00ebkund\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb pushtetin e tyre t\u00eb krimit, t\u2019u pres\u00eb favoret dhe parat\u00eb e vjedhura t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cilat i shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb mashtrime, trillime e manipulime p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe n\u00eb luks e vila p\u00ebr veten dhe familjet e tyre.<\/em><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\"><em>S\u00eb dyti, duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb modestin\u00eb, Edi Rama, narkomafia qeveritare dhe mafia e mediave q\u00eb ai kontrollon, d\u00ebshmuan frik\u00ebn dhe tmerrin e tyre nga Sali Berisha. Ata e din\u00eb mir\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb zero-toleranca e tij ndaj krimit; e din\u00eb mir\u00eb se mafia nuk do t\u00eb gjej\u00eb vrim\u00eb miu n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb bot\u00eb ku t\u00eb futet p\u00ebr krimet e veta.<\/em><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\"><em>S\u00eb treti, ata, duke shkat\u00ebrruar kontrat\u00ebn themelore t\u00eb njeriut me shoq\u00ebrin\u00eb (q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e fjal\u00ebs me kuptimin e saj), p\u00ebrpiqen 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb e 7 dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb t\u00eb mashtrojn\u00eb dhe t\u00eb bindin me \u00e7do kusht shqiptar\u00ebt se problemi madhor i tyre nuk \u00ebsht\u00eb farsa elektorale, nuk \u00ebsht\u00eb vjedhja e miliarda eurove, nuk \u00ebsht\u00eb pla\u00e7kitja e pasurive publike si n\u00eb nj\u00eb sistem kolonial, dhe nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulja nga varf\u00ebria e mjerimi i shqiptarve ne vendi i tyre, nuk jane me \u00e7mimet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Europ\u00eb dhe rrogat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Nuk jan\u00eb Edi Rama, lubia dhe \u201clindat\u201d e tij q\u00eb kan\u00eb vjedhur miliarda, dhe nuk qenka p\u00ebrjashtimi i vot\u00ebs prej 17 vitesh n\u00eb partin\u00eb e krimit!<\/em><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\"><em>Por, sipas k\u00ebtyre mafioz\u00ebve, kollajxhinjve e mjeran\u00ebve t\u00eb s\u00eb keqes banale \u2013 q\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb saj korruptojn\u00eb edhe gjuh\u00ebn \u2013 shkaterrojne raportin e fjales me kuptimin e saj, demokracia direkte dhe zgjedhja me \u201cnj\u00eb an\u00ebtar, nj\u00eb vot\u00eb\u201d e kryetarit t\u00eb partis\u00eb na qenka antidemokratike dhe problemi madhor i qytetar\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebta t\u00eb pafytyr\u00eb, vota referendare e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb opozitare \u00ebsht\u00eb \u201cprivatizim i partis\u00eb nga kryetari\u201d apo n\u00eb rastin konkret \u201cBerisha zgjedh Berish\u00ebn\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ja pse p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb hordhi puthador\u00ebsh e mafioz\u00ebsh q\u00eb grom\u00ebsijn\u00eb dhe zhg\u00ebrrehen n\u00eb luksin dhe parat\u00eb q\u00eb u vjedhin shqiptar\u00ebve, vota e rreth 40 mij\u00eb demokrat\u00ebve dje ishte nj\u00eb tmerr dhe ferr i v\u00ebrtet\u00eb; ishte d\u00ebshtim dhe turp\u00ebrim publik (por ata turp nuk kan\u00eb) i tyre. Kurse p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ajo ishte vota e triumfit t\u00eb dinjitetit t\u00eb tyre mbi mafian m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb Europ\u00ebs.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha ka reaguar zyrtarisht pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit zgjedhor brenda Partis\u00eb Demokratike, ku vota e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb e konfirmoi s\u00ebrish n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb forc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb vend. P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi t\u00eb gjat\u00eb dhe me tone t\u00eb ashpra politike, Berisha e cil\u00ebsoi procesin referendar si nj\u00eb &#8220;triumf t\u00eb dinjitetit&#8221; dhe nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":788596,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-802758","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/802758","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=802758"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/802758\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":802761,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/802758\/revisions\/802761"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/788596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=802758"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=802758"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=802758"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}