{"id":797102,"date":"2026-04-20T15:00:56","date_gmt":"2026-04-20T13:00:56","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=797102"},"modified":"2026-04-20T15:01:06","modified_gmt":"2026-04-20T13:01:06","slug":"shba-ministri-malaj-ne-takimet-e-pranveres-te-fmn-dhe-bb-ekonomia-shqiptare-e-qendrueshme-menaxhimi-i-kujdesshem-fiskal-ka-forcuar-financat-publike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/20\/shba-ministri-malaj-ne-takimet-e-pranveres-te-fmn-dhe-bb-ekonomia-shqiptare-e-qendrueshme-menaxhimi-i-kujdesshem-fiskal-ka-forcuar-financat-publike\/","title":{"rendered":"SHBA\/ Ministri Malaj n\u00eb Takimet e Pranver\u00ebs t\u00eb FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare e q\u00ebndrueshme, menaxhimi i kujdessh\u00ebm fiskal ka forcuar financat publike","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/20\/shba-ministri-malaj-ne-takimet-e-pranveres-te-fmn-dhe-bb-ekonomia-shqiptare-e-qendrueshme-menaxhimi-i-kujdesshem-fiskal-ka-forcuar-financat-publike\/1776689058_gentsejko\/\" rel=\"attachment wp-att-797103\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-797103\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1776689058_gentsejko.jpeg\" alt=\"\" width=\"780\" height=\"440\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1776689058_gentsejko.jpeg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1776689058_gentsejko-300x169.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/1776689058_gentsejko-768x433.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri i Financave,\u00a0<a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/tag\/35606\">Petrit Malaj<\/a>, mori pjes\u00eb n\u00eb Takimet e Pranver\u00ebs t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Grupit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, t\u00eb cilat u zhvilluan n\u00eb datat 13-18 Prill 2026, n\u00eb Uashington t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb k\u00ebto takime nga nj\u00eb delegacion i nivelit t\u00eb lart\u00eb, ku merrnin pjes\u00eb dhe Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko, Z\u00ebvend\u00ebsministri i Financave, Endrit Yzeiraj, si dhe drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Q\u00ebllimi i k\u00ebtyre takimeve ishte diskutimi n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar i zhvillimeve ekonomike globale dhe \u00e7\u00ebshtjeve me r\u00ebnd\u00ebsi nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si perspektiva e rritjes, stabiliteti financiar dhe reduktimi i varf\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri Malaj zhvilloi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh me drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FMN dhe BB, si Drejtorin e Departamentit Europian n\u00eb Fondin Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Alfred Kammer; Shefin e ri t\u00eb Misionit t\u00eb FMN-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Diego Cerdeiro; Drejtorin Ekzekutiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb pran\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, Matteo Bugamelli dhe Z\u00ebvend\u00ebspresidenten e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Azin\u00eb Qendrore, Antonella Bassani.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb k\u00ebtyre takimeve u diskutua mbi zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare t\u00eb vendit ton\u00eb dhe pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, politikat q\u00eb qeveria shqiptare po nd\u00ebrmerr p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar, si dhe mbi bashk\u00ebpunimin mes qeveris\u00eb shqiptare dhe dy institucioneve financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb u vu theksi n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vijimit t\u00eb reformave q\u00eb mb\u00ebshtesin zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm dhe integrimin europian t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebto takime u theksua se Shqip\u00ebria ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb ekonomike p\u00ebrball\u00eb krizave t\u00eb fundit globale dhe kjo \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb ruajtjen e rritjes ekonomike dhe stabilitetin e sektorit financiar. Politikat e kujdesshme ekonomike dhe menaxhimi i p\u00ebrmir\u00ebsuar fiskal kan\u00eb ndikuar n\u00eb forcimin e financave publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vendi pritet t\u00eb vijoj\u00eb k\u00ebt\u00eb trajektore pozitive, duke siguruar q\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb afatmes\u00ebm dhe afatgjat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana e tij, Ministri Malaj b\u00ebri nj\u00eb prezantim t\u00eb treguesve kryesor\u00eb makroekonomik\u00eb dhe financiar\u00eb, duke theksuar se ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb rritur me 3.8 % gjat\u00eb vitit 2025 dhe parashikohet t\u00eb rritet me 4 % n\u00eb vitin 2026, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb papun\u00ebsia ka zbritur n\u00eb nivelin historik prej 8.3% n\u00eb vitin 2025 dhe pagat mesatare jan\u00eb rritur me 8.7%. Nga ana tjet\u00ebr, investimet e huaja direkte kan\u00eb vijuar nj\u00eb ecuri pozitive, duke arritur n\u00eb 1.63 miliard\u00eb euro n\u00eb vitin 2025, me nj\u00eb rritje vjetore prej 3.4%.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri vuri n\u00eb dukje faktin se p\u00ebrmes vijimit t\u00eb konsolidimit fiskal dhe menaxhimit t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb financave publike, borxhi publik ka vijuar trajektoren r\u00ebn\u00ebse, duke arritur n\u00eb 52.9% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, nga 65% n\u00eb vitin 2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb ardhurat buxhetore sh\u00ebnuan nj\u00eb rritje vjetore prej 6.2%, duke arritur n\u00eb rreth 754.6 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri theksoi se k\u00ebta tregues konfirmojn\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme, me baza t\u00eb forta dhe me potencial t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb afatin e mes\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar edhe p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb vendit nga institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb kreditit si Standard and Poor\u2019s dhe Moody\u2019s, duke reflektuar besimin n\u00eb stabilitetin ekonomik dhe perspektiv\u00ebn pozitive t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri Malaj vler\u00ebsoi partneritetin e q\u00ebndruesh\u00ebm me FMN dhe Bank\u00ebn Bot\u00ebrore, si nj\u00eb mb\u00ebshtetje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr avancimin e reformave ekonomike, forcimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb fiskale dhe zbatimin e projekteve me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zhvillimin e vendit. Ministri shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar dhe thelluar k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb frytsh\u00ebm, n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb ekonomie m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb konkurruese dhe m\u00eb pran\u00eb standardeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri Malaj, s\u00eb bashku me Guvernatorin Gent Sejko, mori pjes\u00eb n\u00eb takimin me dyer t\u00eb mbyllura t\u00eb organizuar nga Departamenti Evropian i FMN-s\u00eb, me ministrat e financave dhe guvernator\u00ebt e bankave qendrore t\u00eb vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore, Lindore dhe Juglindore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim u diskutua mbi perspektiv\u00ebn ekonomike t\u00eb rajonit, sfidat e politik\u00ebb\u00ebrjes dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e koordinimit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb me pasiguri t\u00eb larta globale. Malaj theksoi se Shqip\u00ebria vijon t\u00eb paraqitet me themele m\u00eb t\u00eb forta makroekonomike dhe me nj\u00eb angazhim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr stabilitet e q\u00ebndrueshm\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb tjet\u00ebr takim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i zhvilluar nga Ministri i Financave ishte ai me Jacob Helberg, N\u00ebnsekretar i Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ekonomike n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit, ku u diskutua mbi zhvillimet aktuale ekonomike, sfidat e reja globale, si dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes vendeve tona.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria e konsideron SHBA-n\u00eb nj\u00eb aleat strategjik dhe mbetet plot\u00ebsisht e angazhuar p\u00ebr t\u00eb thelluar k\u00ebt\u00eb partneritet t\u00eb vyer, n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit ekonomik, stabilitetit dhe vizionit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt euroatlantik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri Malaj mori pjes\u00eb dhe n\u00eb takimin p\u00ebr krijimin e Southeast Europe Technical Assistance Center (SEETAC), nj\u00eb iniciativ\u00eb q\u00eb synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mb\u00ebshtetjen e hartimit e zbatimit t\u00eb politikave ekonomike e financiare n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Juglindore. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, si pjes\u00eb e saj, SEETAC p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb instrument t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bashk\u00ebpunimi teknik, n\u00eb funksion t\u00eb avancimit t\u00eb reformave strukturore, forcimit t\u00eb qeverisjes ekonomike dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb procesit t\u00eb integrimit evropian.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ministri Malaj vler\u00ebsoi bashk\u00ebpunimin me Italin\u00eb, si vend drejtues i k\u00ebsaj iniciative dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Bank\u00ebn e Italis\u00eb, p\u00ebr asistenc\u00ebn n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit, si edhe p\u00ebr hapa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb modernizimit t\u00eb kuadrit financiar dhe forcimit t\u00eb kapaciteteve institucionale t\u00eb vendit. Shqip\u00ebria, tha Malaj, mbetet e angazhuar t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive dhe konstruktive n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb t\u00eb re bashk\u00ebpunimi rajonal.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Mbledhjeve t\u00eb Pranver\u00ebs t\u00eb FMN dhe BB, Ministri i Financave mori pjes\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e 9-t\u00eb Ministrore p\u00ebr Ukrain\u00ebn, ku u rikonfirmua q\u00ebndrimi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Ukrain\u00ebs, sovranitetit, integritetit territorial dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb zgjedhur t\u00eb ardhmen europiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithshtu, Ministri Malaj mori pjes\u00eb n\u00eb prezantimin e nism\u00ebs s\u00eb re bot\u00ebrore \u201cWater Forward\u201d, t\u00eb organizuar nga Grupi i BB, e projektuar p\u00ebr t\u00eb forcuar sigurin\u00eb ujore dhe p\u00ebr t\u00eb zgjeruar partneritetet n\u00eb sektorin e ujit, p\u00ebrmes mobilizimit t\u00eb investimeve dhe nxitjes s\u00eb potencialit ekonomik. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb diskutimin e tij, Malaj rikonfirmoi angazhimin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb burimeve ujore, duke theksuar se me objektiva t\u00eb qarta deri n\u00eb vitin 2030 dhe n\u00eb partneritet t\u00eb ngusht\u00eb me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Shqip\u00ebria do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sektori modern, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Uashington, Ministri Petrit Malaj zhvilloi nj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb Washington DC, profesionist\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb institucione financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si Banka Bot\u00ebrore, FMN dhe IFC. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim u diskutua mbi rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Financave,\u00a0Petrit Malaj, mori pjes\u00eb n\u00eb Takimet e Pranver\u00ebs t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Grupit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, t\u00eb cilat u zhvilluan n\u00eb datat 13-18 Prill 2026, n\u00eb Uashington t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Shqip\u00ebria u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb k\u00ebto takime nga nj\u00eb delegacion i nivelit t\u00eb lart\u00eb, ku merrnin pjes\u00eb dhe Guvernatori i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":797103,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-797102","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/797102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=797102"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/797102\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":797105,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/797102\/revisions\/797105"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/797103"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=797102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=797102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=797102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}