{"id":795146,"date":"2026-04-08T21:29:24","date_gmt":"2026-04-08T19:29:24","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=795146"},"modified":"2026-04-08T21:43:27","modified_gmt":"2026-04-08T19:43:27","slug":"klevis-balliu-kerkon-interpelance-urgjente-me-ministrin-e-mbrojtjes-per-kayo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/08\/klevis-balliu-kerkon-interpelance-urgjente-me-ministrin-e-mbrojtjes-per-kayo\/","title":{"rendered":"Klevis Balliu k\u00ebrkon interpelanc\u00eb urgjente me ministrin e Mbrojtjes p\u00ebr \u201cKAYO\u201d","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-795159\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/ipiccy_image-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1200\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/ipiccy_image-1.jpg 1920w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/ipiccy_image-1-300x188.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/ipiccy_image-1-1024x640.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/ipiccy_image-1-768x480.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/ipiccy_image-1-1536x960.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deputeti Klevis Balliu, s\u00eb bashku me deputet Flamur Noka, Isuf \u00c7elaj, Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Elda Hoti, Ledina Aliolli, Gazment Bardhi, ka k\u00ebrkuar interpelanc\u00eb urgjente n\u00eb Kuvend me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, lidhur me funksionimin e kompanis\u00eb shtet\u00ebrore KAYO sh.a..<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebrkesa ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr transparenc\u00ebn, m\u00ebnyr\u00ebn e krijimit dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie me partner\u00eb privat\u00eb n\u00eb industrin\u00eb ushtarake. Sipas deputet\u00ebve, vendimet e qeveris\u00eb gjat\u00eb vitit 2025 kan\u00eb lejuar q\u00eb \u201cKAYO\u201d t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunime ku shpesh mban pjes\u00eb minoritare, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi kontrollin shtet\u00ebror dhe mbrojtjen e interesit publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fokus jan\u00eb edhe disa kompani t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebrfshir\u00eb TIMAK Defence, si dhe p\u00ebrfshirja e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebrkohen verifikime mbi rolin dhe lidhjet e tij. Po ashtu, opozita k\u00ebrkon sqarime p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me kompanin\u00eb izraelite Elbit Systems dhe p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme q\u00eb p\u00ebrfshin furnizime ushtarake dhe investime, p\u00ebr t\u00eb cilat mungon transparenca mbi vler\u00ebn dhe financimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb total, jan\u00eb ngritur 22 pyetje q\u00eb lidhen me rolin e ministrit, p\u00ebrzgjedhjen e partner\u00ebve, procedurat kontraktuale, kontrollin parlamentar dhe rreziqet p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deputet\u00ebt theksojn\u00eb se, p\u00ebr shkak t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb sektorit t\u00eb mbrojtjes dhe implikimeve financiare e t\u00eb siguris\u00eb, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm nj\u00eb sqarim i plot\u00eb publik nga Ministria e Mbrojtjes n\u00eb Kuvend.<\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebrkesa e plot\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ligji nr. 88\/2024 \u201cP\u00ebr krijimin e shoq\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr prodhimin dhe tregtimin e arm\u00ebve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake\u201d krijoi shoq\u00ebrin\u00eb shtet\u00ebrore \u201cKAYO\u201d sh.a. si instrument t\u00eb ri shtet\u00ebror n\u00eb sektorin e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes. Ky ligj parashikon ngritjen e nj\u00eb strukture shtet\u00ebrore me rol n\u00eb prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e arm\u00ebve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga t\u00eb dh\u00ebnat publike t\u00eb regjistrit tregtar rezulton se \u201cKAYO\u201d sh.a. \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebri aktive, me aksionar t\u00eb vet\u00ebm shtetin shqiptar, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Mbrojtjes, nd\u00ebrsa n\u00eb organet e saj drejtuese figurojn\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, edhe z. Ermal Nufi, si an\u00ebtar bordi, i cili sot mban detyr\u00ebn e Ministrit t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo e b\u00ebn t\u00eb domosdoshme q\u00eb ai t\u00eb jap\u00eb shpjegime publike para Kuvendit mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me krijimin, funksionimin, mbik\u00ebqyrjen dhe marr\u00ebdh\u00ebniet kontraktuale t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dokumentet publike tregojn\u00eb gjithashtu se gjat\u00eb vitit 2025 jan\u00eb miratuar disa vendime t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb i kan\u00eb hapur rrug\u00eb \u201cKAYO\u201d sh.a. t\u00eb negocioj\u00eb dhe t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb struktura t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me subjekte private n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes. N\u00eb nj\u00eb nga vendimet e para, n\u00eb VKM nr. 291, dat\u00eb 28.05.2025, parashikohet q\u00eb \u201cKAYO\u201d sh.a. t\u00eb negocioj\u00eb dhe t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebmarrje jo m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se 40% t\u00eb aksioneve n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vendimet e tjera t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb vitit 2025 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave jan\u00ebp\u00ebrcaktuar kushte t\u00eb m\u00ebtejshme negocimi p\u00ebr fusha t\u00eb tjera t\u00eb prodhimit ushtarak, p\u00ebrfshir\u00eb uljen e p\u00ebrqindjes s\u00eb \u201cKAYO\u201dsh.a. n\u00eb sip\u00ebrmarrjet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb 20%. K\u00ebto zhvillime ngren\u00eb pyetje legjitime mbi kriteret e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb partner\u00ebve, garancit\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e interesit shtet\u00ebror, si dhe nivelin real t\u00eb kontrollit publik mbi k\u00ebto struktura, p\u00ebr sa koh\u00eb kompania publike ka m\u00eb pak se 50% t\u00eb aksioneve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga t\u00eb dh\u00ebnat publike rezulton se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi jan\u00eb krijuar struktura t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me partner\u00eb privat\u00eb, ku n\u00eb disa raste pjes\u00ebmarrja e \u201cKAYO\u201d sh.a. \u00ebsht\u00eb minoritare. M\u00eb konkretisht, nj\u00eb nga kompanit\u00eb e krijuara mes kompanis\u00eb publike \u201cKAYO\u201d sh.a., e cila zot\u00ebron 20% dhe \u201cTIMAK\u201d, q\u00eb zot\u00ebron 80%, \u00ebsht\u00eb \u201cTIMAK DEFENCE\u201d. P\u00ebr \u201cTIMAK\u201d, pika m\u00eb e dyshimt\u00eb q\u00eb ngrihet nga k\u00ebto raportime \u00ebsht\u00eb fakti se m\u00eb 17 qershor 2025 u shit\u00ebn 49% e aksioneve p\u00ebr vet\u00ebm 490 eurote shtetasi izraelit Ron Yeffet, dhe pak jav\u00eb m\u00eb pas u krijua \u201cTIMAK Defence\u201d. Kjo ngre pik\u00ebpyetje serioze mbi vler\u00ebn reale t\u00eb transaksionit, koh\u00ebn e tij dhe n\u00ebse hyrja e Ron Yeffetka sh\u00ebrbyer si ur\u00eb p\u00ebr futjen e tij n\u00eb biznesin e mjeteve t\u00eb ushtris\u00eb. Gjithashtu dhe n\u00eb kompanit\u00eb \u201cM.K.D\u201d dhe \u201cADVANCED ARMS TECHNOLOGY\u201d, \u201cKAYO\u201d sh.a. zot\u00ebron vet\u00ebm 20% t\u00eb aksioneve, nd\u00ebrsa 80% i kan\u00eb respektivisht \u201cMSSC\u201d dhe \u201cUNO18\u201d, ku te kjo e fundit s\u00ebrish Ron Yeffet rezulton pronar. N\u00eb kompanin\u00eb \u201cGUNA TACTICAL\u201d, \u201cKAYO\u201d sh.a. zot\u00ebron 51%, nd\u00ebrsa \u201cMSSC\u201d 49%. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb dala n\u00eb media, nga buxheti i shtetit jan\u00eb kaluar t\u00eb pakt\u00ebn dy pagesa n\u00eb vler\u00eb 10.5 milion\u00eb euro drejt \u201cTimak Defence\u201d deri n\u00eb dhjetor 2025.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vet\u00eb ekzistenca e k\u00ebtyre strukturave nuk provon automatikisht paligjshm\u00ebri, por p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ndjeshme t\u00eb sektorit t\u00eb mbrojtjes, p\u00ebrdorimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb aseteve publike dhe implikimeve t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare,ve\u00e7an\u00ebrisht me raportimet mbi individ\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb, kontrolli parlamentar dhe sqarimi publik b\u00ebhen t\u00eb domosdosh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, konteksti nd\u00ebrkomb\u00ebtar e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. M\u00eb 15 maj 2025, Eurojust deklaroi publikisht se, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb autoriteteve belge, ka koordinuar mb\u00ebshtetje gjyq\u00ebsore nd\u00ebrkufitare p\u00ebr hetime mbi korrupsionin e pretenduar n\u00eb blerjen e pajisjeve ushtarake p\u00ebr NATO, p\u00ebrmes punonj\u00ebsve aktual\u00eb dhe ish-punonj\u00ebsve t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb NATO p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen dhe Prokurimin (NSPA).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas raportimeve mediatike dhe investigative, \u00e7\u00ebshtja e kompanis\u00eb \u201cElbit Systems\u201d ngre pik\u00ebpyetje serioze me interes publik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pasi bashk\u00ebpunimi i qeveris\u00eb shqiptare me k\u00ebt\u00eb kompani \u00ebsht\u00eb raportuar t\u00eb ket\u00eb vijuar edhe pasi, sipas dokumenteve t\u00eb publikuara nga media investigative nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u201cElbit Systems\u201d ishte pezulluar nga NSPA, agjencia e prokurimit t\u00eb NATO-s, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dyshimeve p\u00ebr praktika korruptive n\u00eb dh\u00ebnien e kontratave ushtarake. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, raportimet mediatike kan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike se marr\u00ebveshja me \u201cElbit Systems\u201d parashikon furnizimin e Shqip\u00ebris\u00eb me sisteme artilerie dhe dron\u00eb, si edhe bashk\u00ebpunim me KAYO sh.a. p\u00ebr ngritjen e kapaciteteve prodhuese vendase, nd\u00ebrsa vlera e plot\u00eb e kontrat\u00ebs dhe burimet e financimit nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb transparente. Media Kapitali raportonte se personi q\u00eb ka ndihmuar n\u00eb finalizimin e marr\u00ebveshjes mes qeveris\u00eb shqiptare dhe kompanis\u00eb izraelite ka qen\u00eb biznesmeni kontrovers izraelit me n\u00ebnshtet\u00ebsi shqiptare Ron Yeffet, i raportuar nga mediat dhe n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb kryeministrit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka paqart\u00ebsi n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb kompanis\u00eb izraelite. Mediat raportojn\u00eb se kompania do t\u00eb financohet n\u00ebp\u00ebrmjet bankave dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb garantoj\u00eb kredin\u00eb me garanci sovrane, duke marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shlyerjen e saj duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe interesat. Fatura e plot\u00eb e k\u00ebtij veprimi mbetet e pa sqaruar p\u00ebr taksapaguesit. Disa burime e \u00e7ojn\u00eb at\u00eb n\u00eb rendin e miliardit t\u00eb eurove. Kjo e b\u00ebn t\u00eb domosdoshme q\u00eb Ministria e Mbrojtjes t\u00eb sqaroj\u00eb para Kuvendit natyr\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me \u201cElbit Systems\u201d, momentin e n\u00ebnshkrimit, gjendjen aktuale t\u00eb kontrat\u00ebs, detyrimet dhe masat e marra p\u00ebr mbrojtjen e interesit shtet\u00ebror dhe reputacionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si vend an\u00ebtar i NATO-s.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Njoftimi i Kryeministris\u00eb p\u00ebr vendimet e miratuara n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave tregojn\u00eb gjithashtu se m\u00eb 16 korrik 2025 K\u00ebshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime n\u00eb vendimin nr.1085, dat\u00eb 24.12.2020, p\u00ebr rregullat e lidhjes s\u00eb kontratave n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe t\u00eb siguris\u00eb. K\u00ebto ndryshime kan\u00eb zgjeruar fush\u00ebn e veprimit t\u00eb k\u00ebtij regjimi duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u2018sh\u00ebrbimet\u2019, duke e shtrir\u00eb at\u00eb edhe ndaj vendeve partnere t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe\/ose NATO-s apo agjencive t\u00eb tyre, si dhe duke parashikuar shprehimisht p\u00ebrfshirjen e strukturave t\u00eb var\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb shoq\u00ebrive aksionare shtet\u00ebrore t\u00eb autorizuara nga Ministria e Mbrojtjes, q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtari n\u00eb fush\u00ebn e industris\u00eb ushtarake.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti se, sipas k\u00ebtyre ndryshimeve, Ministria e Mbrojtjes mund t\u00eb blej\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga nj\u00eb shoq\u00ebri aksionare me kapital shtet\u00ebror kur ajo disponon t\u00eb pakt\u00ebn 50% t\u00eb kapaciteteve t\u00eb nevojshme ose shumic\u00ebn e kapitalit t\u00eb subjektit t\u00eb krijuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim; por edhe kur kjo shoq\u00ebri disponon m\u00eb pak se 50% t\u00eb kapaciteteve ose nuk zot\u00ebron shumic\u00ebn e kapitalit, Ministria mund ta autorizoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr realizimin e objektit t\u00eb kontrat\u00ebs, me miratimin e Komitetit t\u00eb Mbrojtjes dhe Siguris\u00eb. Kjo ngre drejtp\u00ebrdrejt pyetjen n\u00ebse ndryshimet n\u00ebnligjore t\u00eb korrikut 2025 jan\u00eb nd\u00ebrtuar pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb nj\u00eb modeli ku kompania shtet\u00ebrore ruan emrin dhe mbules\u00ebn institucionale, por jo kontrollin real mbi subjektin p\u00ebrfitues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 10 shtator 2025 K\u00ebshilli i Ministrave ka miratuar, n\u00eb parim, marr\u00ebveshjen kuad\u00ebr nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb Izraelit, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shtetit t\u00eb Izraelit, n\u00eb lidhje me kapacitetet mbrojt\u00ebse. Ky fakt e shton nevoj\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb parlamentare mbi p\u00ebrmbajtjen, objektin, implikimet financiare, partner\u00ebt zbatues dhe lidhjen konkrete t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje me veprimtarin\u00eb e KAYO sh.a., t\u00eb strukturave t\u00eb lidhura me t\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit me kompani izraelite t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0N\u00eb k\u00ebto kushte, duke pasur parasysh se:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* \u201cKAYO\u201d sh.a. \u00ebsht\u00eb krijuar me ligj si shoq\u00ebri shtet\u00ebrore n\u00eb sektorin e mbrojtjes;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Nga t\u00eb dh\u00ebnat publike rezulton se kjo shoq\u00ebri ka hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me partner\u00eb privat\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb ndjeshme t\u00eb industris\u00eb ushtarake;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Vendime t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave gjat\u00eb vitit 2025 kan\u00eb p\u00ebrcaktuar kushte negocimi dhe pjes\u00ebmarrjeje t\u00eb shtetit n\u00eb k\u00ebto struktura;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Ministri aktual i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, rezulton gjithashtu n\u00eb organet drejtuese\/mbik\u00ebqyr\u00ebse t\u00eb \u201cKAYO\u201d sh.a.;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Ekziston interes i lart\u00eb publik p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit, kontrollit dhe llogaridh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie shtet\u00ebrore;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Konteksti nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fush\u00ebn e prokurimeve ushtarake k\u00ebrkon transparenc\u00eb dhe kujdes t\u00eb shtuar institucional, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO, dhe duke pasur parasysh kontekstin gjeopolitik n\u00eb t\u00eb cilin ndodhemi dhe rreziqet p\u00ebrkat\u00ebse;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0lindin disa pyetje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shpjegime nga ana e Ministrit t\u00eb Mbrojtjes:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0* Cili ka qen\u00eb roli konkret i z. Ermal Nufi n\u00eb krijimin, mbik\u00ebqyrjen dhe drejtimin strategjik t\u00eb \u201cKAYO\u201d sh.a., duke qen\u00eb se ai rezulton si minist\u00ebr aktual i Mbrojtjes dhe si pjes\u00eb e organeve drejtuese\/mbik\u00ebqyr\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Cilat ishin kriteret konkrete profesionale, ekonomike dhe strategjike mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave u konceptua dhe u ngrit \u201cKAYO\u201d sh.a.?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Cilat jan\u00eb objektivat konkrete, rezultatet e deritanishme dhe treguesit e performanc\u00ebs s\u00eb \u201cKAYO\u201d sh.a. q\u00eb prej krijimit t\u00eb saj?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Si ka mund\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kompani shtet\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb till\u00eb strategjike, nuk kishte asnj\u00eb linj\u00eb n\u00eb Buxhetin e Shtetit p\u00ebr vitin fiskal 2026, dhe as p\u00ebr strategjin\u00eb afatmesme t\u00eb Qeveris\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Cilat jan\u00eb arsyet konkrete ekonomike, juridike dhe strategjike q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr qeverin\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e pragjeve t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb \u201cKAYO\u201d sh.a. n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebta me partner\u00eb privat\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* A \u00ebsht\u00eb hartuar ndonj\u00eb analiz\u00eb e shkruar financiare, juridike apo e siguris\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebrpara miratimit t\u00eb k\u00ebtyre vendimeve dhe a \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb dispozicion t\u00eb Kuvendit?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Cilat kan\u00eb qen\u00eb kriteret e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb partner\u00ebve privat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt \u201cKAYO\u201d sh.a. ka hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie bashk\u00ebpunimi apo shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* A \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb procedur\u00eb e plot\u00eb \u201cdue diligence\u201dligjore, financiare, teknike dhe reputacionale p\u00ebr partner\u00ebt privat\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto struktura?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Cili \u00ebsht\u00eb niveli real i kontrollit t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb k\u00ebto struktura, kur n\u00eb tre nga kat\u00ebr raste pjes\u00ebmarrja e \u201cKAYO\u201d sh.a. rezulton minoritare?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Mbi \u00e7far\u00eb baze ligjore jan\u00eb justifikuar procedurat e drejtp\u00ebrdrejta ose jo-konkurruese n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet kontraktuale t\u00eb \u201cKAYO\u201d sh.a. dhe strukturave t\u00eb lidhura me t\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Cili institucion ka vendosur klasifikimin apo kufizimin e aksesit mbi dokumente t\u00eb caktuara q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb e \u201cKAYO\u201d sh.a., dhe mbi \u00e7far\u00eb baze ligjore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ky klasifikim?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* A ka pasur Komisioni Parlamentar i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb informacionin thelb\u00ebsor mbi veprimtarin\u00eb, kontratat, struktur\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e aseteve publike nga \u201cKAYO\u201d sh.a.?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Sa raporte i jan\u00eb paraqitur Kuvendit ose Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare nga \u201cKAYO\u201d sh.a. q\u00eb prej krijimit t\u00eb saj?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* A \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb auditim nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ose ndonj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr auditimi publik mbi fondet, asetet dhe veprimtarin\u00eb e \u201cKAYO\u201d sh.a.?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Duke pasur parasysh deklarat\u00ebn publike t\u00eb Eurojust mbi hetimet nd\u00ebrkufitare p\u00ebr korrupsion t\u00eb pretenduar n\u00eb blerje pajisjesh ushtarake p\u00ebr NATO, \u00e7far\u00eb masash ka marr\u00eb Ministria e Mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale ose bashk\u00ebpunim i lidhur me industrin\u00eb e mbrojtjes t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb integritetit dhe transparenc\u00ebs?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* A \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb verifikim i plot\u00eb institucional, ligjor, financiar dhe reputacional p\u00ebr Ron Yeffet, lidhjet e tij me afera t\u00eb raportuara n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, si n\u00eb Senegal,dhe subjektet e lidhura me t\u00eb p\u00ebrpara se ato t\u00eb p\u00ebrfshiheshin, drejtp\u00ebrdrejt ose t\u00ebrthorazi, n\u00eb struktura t\u00eb lidhura me KAYO-n, dhe cilat kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfundimet konkrete t\u00eb k\u00ebtij verifikimi?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* A ka kryer Ministria e Mbrojtjes, apo ndonj\u00eb institucion tjet\u00ebr shtet\u00ebror kompetent, ndonj\u00eb verifikim t\u00eb plot\u00eb ligjor, financiar, reputacional dhe t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare mbi lidhjet e Ron Yeffet me shtetasin rus David Ghubalashvili, mbi kompanit\u00eb \u201c1820 Black Oil\u201d sh.pk dhe \u201c1820 Albania\u201d sh.pk, mbi natyr\u00ebn reale t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe mbi pretendimet se k\u00ebto subjekte jan\u00eb trajtuar si struktura t\u00eb lidhura me sigurin\u00eb komb\u00ebtare, megjith\u00ebse rezultojn\u00eb me aktivitet n\u00eb sektor\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ndjesh\u00ebm si karburantet, t\u00eb dh\u00ebnat personale, rrjetet e komunikimit dhe transaksionet elektronike, dhe a kan\u00eb p\u00ebrfituar trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb fiskal k\u00ebto kompani?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Si justifikohet q\u00eb nj\u00eb person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb struktura t\u00eb lidhura me industrin\u00eb ushtarake shqiptare t\u00eb rezultoj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb ortak\u00ebri biznesi me nj\u00eb shtetas rus n\u00eb kompani q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb fusha kaq t\u00eb ndjeshme, dhe a e konsideron Ministria k\u00ebt\u00eb nj\u00eb risk serioz p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* A ishte Ministria e Mbrojtjes n\u00eb dijeni t\u00eb pezullimit t\u00eb Elbit Systems nga NSPA, sipas dokumenteve t\u00eb publikuara nga media investigative nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb momentin e vijimit ose lidhjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb bashk\u00ebpunimit me k\u00ebt\u00eb kompani, dhe n\u00ebse po, pse nuk u pezullua ose rivler\u00ebsua menj\u00ebher\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* A \u00ebsht\u00eb informuar ndonj\u00ebher\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi p\u00ebrmbajtjen, objektin, implikimet financiare dhe mekanizmat e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr t\u00eb miratuar n\u00eb parim nga K\u00ebshilli i Ministrave m\u00eb 16 korrik 2025 nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Shtetit t\u00eb Izraelit n\u00eb lidhje me kapacitetet mbrojt\u00ebse, dhe cila \u00ebsht\u00eb lidhja konkrete e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje me KAYO sh.a., partner\u00ebt e saj privat\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e raportuara me Elbit Systems?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* A jan\u00eb miratuar ndryshimet e 16 korrikut 2025 n\u00eb vendimin nr.1085\/2020 pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb krijuar baz\u00ebn n\u00ebnligjore q\u00eb Ministria e Mbrojtjes t\u00eb mund t\u00eb autorizoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb KAYO sh.a. ose subjektet e krijuara n\u00ebp\u00ebrmjet saj si kanal furnizimi p\u00ebr Forcat e Armatosura edhe n\u00eb rastet kur KAYO nuk zot\u00ebron shumic\u00ebn e kapitalit apo t\u00eb kapaciteteve n\u00eb k\u00ebto struktura?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">* Cili \u00ebsht\u00eb plani i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb \u201cKAYO\u201d sh.a. dhe \u00e7do struktur\u00eb e lidhur me t\u00eb t\u00eb jen\u00eb subjekt i nj\u00eb standardi t\u00eb lart\u00eb llogaridh\u00ebnieje dhe kontrolli parlamentar?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me q\u00ebllim dh\u00ebnien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me sa m\u00eb lart, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 80, pika 1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 97 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, 7 deputet\u00ebt e PD kan\u00eb k\u00ebrkuar zhvillimin e nj\u00eb interpelance urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, lidhur me krijimin, funksionimin, mbik\u00ebqyrjen, marr\u00ebdh\u00ebniet kontraktuale dhe standardet e transparenc\u00ebs e llogaridh\u00ebnies t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore \u201cKAYO\u201d sh.a. dhe strukturave t\u00eb lidhura me t\u00eb.<\/span><\/p>\n\n\t\t<style type=\"text\/css\">\n\t\t\t#gallery-1 {\n\t\t\t\tmargin: auto;\n\t\t\t}\n\t\t\t#gallery-1 .gallery-item {\n\t\t\t\tfloat: left;\n\t\t\t\tmargin-top: 10px;\n\t\t\t\ttext-align: center;\n\t\t\t\twidth: 16%;\n\t\t\t}\n\t\t\t#gallery-1 img {\n\t\t\t\tborder: 2px solid #cfcfcf;\n\t\t\t}\n\t\t\t#gallery-1 .gallery-caption {\n\t\t\t\tmargin-left: 0;\n\t\t\t}\n\t\t\t\/* see gallery_shortcode() in wp-includes\/media.php *\/\n\t\t<\/style>\n\t\t<div id='gallery-1' class='gallery galleryid-795146 gallery-columns-6 gallery-size-thumbnail'><dl class='gallery-item'>\n\t\t\t<dt class='gallery-icon portrait'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/08\/klevis-balliu-kerkon-interpelance-urgjente-me-ministrin-e-mbrojtjes-per-kayo\/whatsapp-image-2026-04-08-at-21-24-47\/'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-150x150.jpeg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" aria-describedby=\"gallery-1-795157\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-150x150.jpeg 150w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-600x600.jpeg 600w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-180x180.jpeg 180w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-80x80.jpeg 80w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/dt>\n\t\t\t\t<dd class='wp-caption-text gallery-caption' id='gallery-1-795157'>\n\t\t\t\tKerkesa 1\n\t\t\t\t<\/dd><\/dl><dl class='gallery-item'>\n\t\t\t<dt class='gallery-icon portrait'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/08\/klevis-balliu-kerkon-interpelance-urgjente-me-ministrin-e-mbrojtjes-per-kayo\/whatsapp-image-2026-04-08-at-21-24-48-2\/'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-2-150x150.jpeg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" aria-describedby=\"gallery-1-795151\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-2-150x150.jpeg 150w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-2-600x600.jpeg 600w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-2-180x180.jpeg 180w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-2-80x80.jpeg 80w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/dt>\n\t\t\t\t<dd class='wp-caption-text gallery-caption' id='gallery-1-795151'>\n\t\t\t\tKerkesa 2\n\t\t\t\t<\/dd><\/dl><dl class='gallery-item'>\n\t\t\t<dt class='gallery-icon portrait'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/08\/klevis-balliu-kerkon-interpelance-urgjente-me-ministrin-e-mbrojtjes-per-kayo\/whatsapp-image-2026-04-08-at-21-24-48-1\/'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-1-150x150.jpeg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" aria-describedby=\"gallery-1-795152\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-1-150x150.jpeg 150w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-1-600x600.jpeg 600w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-1-180x180.jpeg 180w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-1-80x80.jpeg 80w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/dt>\n\t\t\t\t<dd class='wp-caption-text gallery-caption' id='gallery-1-795152'>\n\t\t\t\tKerkesa 3\n\t\t\t\t<\/dd><\/dl><dl class='gallery-item'>\n\t\t\t<dt class='gallery-icon portrait'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/08\/klevis-balliu-kerkon-interpelance-urgjente-me-ministrin-e-mbrojtjes-per-kayo\/whatsapp-image-2026-04-08-at-21-24-48\/'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-150x150.jpeg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" aria-describedby=\"gallery-1-795153\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-150x150.jpeg 150w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-600x600.jpeg 600w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-180x180.jpeg 180w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-80x80.jpeg 80w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/dt>\n\t\t\t\t<dd class='wp-caption-text gallery-caption' id='gallery-1-795153'>\n\t\t\t\tKerkesa 4\n\t\t\t\t<\/dd><\/dl><dl class='gallery-item'>\n\t\t\t<dt class='gallery-icon portrait'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/08\/klevis-balliu-kerkon-interpelance-urgjente-me-ministrin-e-mbrojtjes-per-kayo\/whatsapp-image-2026-04-08-at-21-24-47-2\/'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-2-150x150.jpeg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" aria-describedby=\"gallery-1-795154\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-2-150x150.jpeg 150w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-2-600x600.jpeg 600w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-2-180x180.jpeg 180w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-2-80x80.jpeg 80w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/dt>\n\t\t\t\t<dd class='wp-caption-text gallery-caption' id='gallery-1-795154'>\n\t\t\t\tKerkesa 5\n\t\t\t\t<\/dd><\/dl><dl class='gallery-item'>\n\t\t\t<dt class='gallery-icon portrait'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/08\/klevis-balliu-kerkon-interpelance-urgjente-me-ministrin-e-mbrojtjes-per-kayo\/whatsapp-image-2026-04-08-at-21-24-47-1\/'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-1-150x150.jpeg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" aria-describedby=\"gallery-1-795155\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-1-150x150.jpeg 150w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-1-600x600.jpeg 600w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-1-180x180.jpeg 180w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.47-1-80x80.jpeg 80w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/dt>\n\t\t\t\t<dd class='wp-caption-text gallery-caption' id='gallery-1-795155'>\n\t\t\t\tKerkesa 6\n\t\t\t\t<\/dd><\/dl><br style=\"clear: both\" \/><dl class='gallery-item'>\n\t\t\t<dt class='gallery-icon portrait'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/08\/klevis-balliu-kerkon-interpelance-urgjente-me-ministrin-e-mbrojtjes-per-kayo\/whatsapp-image-2026-04-08-at-21-24-48-3\/'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-3-150x150.jpeg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" aria-describedby=\"gallery-1-795150\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-3-150x150.jpeg 150w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-3-600x600.jpeg 600w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-3-180x180.jpeg 180w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/WhatsApp-Image-2026-04-08-at-21.24.48-3-80x80.jpeg 80w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/dt>\n\t\t\t\t<dd class='wp-caption-text gallery-caption' id='gallery-1-795150'>\n\t\t\t\tKerkesa 7\n\t\t\t\t<\/dd><\/dl>\n\t\t\t<br style='clear: both' \/>\n\t\t<\/div>\n\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti Klevis Balliu, s\u00eb bashku me deputet Flamur Noka, Isuf \u00c7elaj, Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Elda Hoti, Ledina Aliolli, Gazment Bardhi, ka k\u00ebrkuar interpelanc\u00eb urgjente n\u00eb Kuvend me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, lidhur me funksionimin e kompanis\u00eb shtet\u00ebrore KAYO sh.a.. K\u00ebrkesa ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr transparenc\u00ebn, m\u00ebnyr\u00ebn e krijimit dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":795159,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-795146","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/795146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=795146"}],"version-history":[{"count":795160,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/795146\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":795160,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/795146\/revisions\/795160"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/795159"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=795146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=795146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=795146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}