{"id":794738,"date":"2026-04-06T15:03:28","date_gmt":"2026-04-06T13:03:28","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=794738"},"modified":"2026-04-06T15:03:28","modified_gmt":"2026-04-06T13:03:28","slug":"ekonomia-nje-molle-e-kalbur-nga-brenda-tabaku-kritikon-modelin-e-mazhorances-socialiste-shtresa-e-mesme-po-paguan-faturen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/04\/06\/ekonomia-nje-molle-e-kalbur-nga-brenda-tabaku-kritikon-modelin-e-mazhorances-socialiste-shtresa-e-mesme-po-paguan-faturen\/","title":{"rendered":"&#8216;Ekonomia nj\u00eb moll\u00eb e kalbur nga brenda&#8217;, Tabaku kritikon modelin e mazhoranc\u00ebs socialiste: Shtresa e mesme po paguan fatur\u00ebn","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/06\/18\/11-maji-seshte-kapitull-i-mbyllur-do-vijojme-denoncimin-per-vjedhjen-e-zgjedhjeve-nga-rama-tabaku\/tabaku-123\/\" rel=\"attachment wp-att-747264\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-747264\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/tabaku.jpg\" alt=\"\" width=\"1275\" height=\"674\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/tabaku.jpg 1275w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/tabaku-300x159.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/tabaku-1024x541.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/tabaku-768x406.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1275px) 100vw, 1275px\" \/><\/a><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Modeli ekonomik n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shina t\u00eb gabuara dhe barra po bie gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mbi shtres\u00ebn e mesme. Ky \u00ebsht\u00eb alarmi q\u00eb ngriti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjete sociale, Tabaku\u00a0 thot\u00eb se rritja ekonomike nuk po vjen nga sektor\u00ebt q\u00eb prodhojn\u00eb realisht, por kryesisht nga nd\u00ebrtimi dhe zgjerimi i vet\u00eb shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas saj, k\u00ebta dy faktor\u00eb po mbajn\u00eb pesh\u00ebn kryesore t\u00eb rritjes, duke l\u00ebn\u00eb pas bujq\u00ebsin\u00eb dhe industrin\u00eb, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie prej vitesh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke u ndalur edhe tek m\u00ebnyra se si po mbushet buxheti i shtetit, Tabaku kritikon faktin q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb ardhurave po vjen nga taksimi i pagave dhe kontributeve nga shtresa e mesme dhe profesionist\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deputetja ngriti pik\u00ebpyetje edhe p\u00ebr sektor\u00eb si nd\u00ebrtimi dhe turizmi q\u00eb gjenerojn\u00eb fitime, por nuk kontribuojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb n\u00eb buxhet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sa i p\u00ebrket pagave, Tabaku thot\u00eb se rritja q\u00eb raportohet nuk lidhet me nj\u00eb ekonomi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Sipas saj, nuk \u00ebsht\u00eb produkt i produktivitetit apo konkurrenc\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk p\u00ebrkthehet realisht n\u00eb m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebqenie p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Deklarata e plot\u00eb e Tabakut n\u00eb rrjete sociale<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Kush flet sot p\u00ebr rritjen ekonomike? E nj\u00ebjta qeveri q\u00eb pas 12 vitesh i ka l\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt me t\u00eb ardhurat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon. Pra ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon. Ka nj\u00eb arsye q\u00eb rritja q\u00eb na tregohet n\u00eb shifra nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndjehet n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb sheh nj\u00eb familje n\u00eb fund t\u00eb muajit, as ajo q\u00eb p\u00ebrjeton nj\u00eb i ri kur p\u00ebrpiqet t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi apo t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb jet\u00ebn e tij k\u00ebtu. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht sa rritet ekonomia. Problemi \u00ebsht\u00eb si rritet dhe kujt i sh\u00ebrben kjo rritje. Sot rritja ekonomike nuk vjen nga prodhimi.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ajo vjen kryesisht nga nd\u00ebrtimi dhe nga zgjerimi i shtetit. Vet\u00ebm k\u00ebta dy sektor\u00eb japin rreth 2\/3 e gjith\u00eb rritjes ekonomike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bujq\u00ebsia dhe industria \u2014 sektor\u00ebt q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ekonomin\u00eb reale \u2014 jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie prej vitesh. Rreth 78% e rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave buxhetore vjen nga tatimi mbi pagat dhe kontributet. Pra nga njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb gj\u00eb: shteti po rrit t\u00eb ardhurat duke marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga e nj\u00ebjta shtres\u00eb shtresa e mesme dhe profesionist\u00ebt jo duke zgjeruar ekonomin\u00eb reale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sektor\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb sillnin t\u00eb ardhura nd\u00ebrtimi dhe turizmi nuk kontribuojn\u00eb proporcionalisht me fitimet q\u00eb gjenerojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb nuk prodhon mjaftuesh\u00ebm, por takson m\u00eb shum\u00eb ata q\u00eb punojn\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Dhe kur nj\u00eb ekonomi nuk prodhon, pasojat i paguan qytetari. Inflacioni nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur. Ai \u00ebsht\u00eb zhvendosur. Nuk e sheh vet\u00ebm te \u00e7mimi i ushqimeve, por e sheh te \u00e7mimi i apartamenteve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb paarritshme, te qirat\u00eb q\u00eb rriten \u00e7do vit, te fakti q\u00eb nj\u00eb \u00e7ift i ri, edhe me dy paga, nuk arrin t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb vendin e vet. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, familjet vazhdojn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr jetes\u00ebn e p\u00ebrditshme. Sepse nj\u00eb ekonomi q\u00eb nuk prodhon mjaftuesh\u00ebm, detyrohet t\u00eb importoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe koston e paguan qytetari. K\u00ebshtu krijohet nj\u00eb realitet i dyfisht\u00eb: \u00e7mime t\u00eb larta p\u00ebr jetes\u00ebn dhe \u00e7mime t\u00eb paarritshme p\u00ebr pron\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pagat rriten n\u00eb let\u00ebr, por jo si rezultat i nj\u00eb ekonomie m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Ato nuk vijn\u00eb nga produktiviteti dhe konkurrenca, ndaj nuk p\u00ebrkthehen n\u00eb m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebqenie p\u00ebr shumic\u00ebn. K\u00ebsaj i shtohet mungesa e konkurrenc\u00ebs. N\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb, tregu dominohet nga pak aktor\u00eb.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Monopolet dhe oligopolet mbajn\u00eb \u00e7mimet lart dhe mbyllin rrug\u00ebn p\u00ebr zhvillim t\u00eb ndersh\u00ebm. Dhe mbi t\u00eb gjitha q\u00ebndron korrupsioni. Jo si rast i izoluar, por si m\u00ebnyr\u00eb funksionimi. Kur korrupsioni b\u00ebhet sistem, investimet nuk shkojn\u00eb aty ku ka nevoj\u00eb ekonomia, por aty ku ka interesa t\u00eb ngushta. Dhe kjo deformon gjith\u00e7ka \u2014 nga \u00e7mimet te mund\u00ebsit\u00eb. Rezultati \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: nj\u00eb ekonomi q\u00eb duket e fort\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe, por dob\u00ebsohet nga brenda. Nj\u00eb moll\u00eb e kalbur nga brenda! Nj\u00eb ekonomi q\u00eb nd\u00ebrton kulla, por nuk nd\u00ebrton mund\u00ebsi.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00eb ekonomi ku pakica pasurohet, nd\u00ebrsa shumica p\u00ebrballet me kosto gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb larta. Shqiptar\u00ebt sot po paguajn\u00eb dyfish: me taksa m\u00eb t\u00eb larta mbi pag\u00ebn dhe me nj\u00eb kosto jetese gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Pra nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme por nj\u00eb fasad\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb dhe nuk i sh\u00ebrben qytet\u00ebrve! Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb model tjet\u00ebr. Nj\u00eb model q\u00eb prodhon, q\u00eb konkurron dhe q\u00eb e kthen rritjen ekonomike n\u00eb mir\u00ebqenie p\u00ebr \u00e7do qytetar. Pasi ekonomia nuk matet me shifra por me jet\u00ebn reale t\u00eb njer\u00ebzve.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Modeli ekonomik n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shina t\u00eb gabuara dhe barra po bie gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mbi shtres\u00ebn e mesme. Ky \u00ebsht\u00eb alarmi q\u00eb ngriti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjete sociale, Tabaku\u00a0 thot\u00eb se rritja ekonomike nuk po vjen nga sektor\u00ebt q\u00eb prodhojn\u00eb realisht, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":747264,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-794738","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/794738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=794738"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/794738\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":794739,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/794738\/revisions\/794739"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/747264"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=794738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=794738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=794738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}