{"id":787008,"date":"2026-02-18T15:37:51","date_gmt":"2026-02-18T14:37:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=787008"},"modified":"2026-02-18T15:38:14","modified_gmt":"2026-02-18T14:38:14","slug":"iluzioni-rreth-nenit-242-dhe-problemi-real-i-drejtesise-pergjimi-i-gjyqtareve-dhe-imuniteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/02\/18\/iluzioni-rreth-nenit-242-dhe-problemi-real-i-drejtesise-pergjimi-i-gjyqtareve-dhe-imuniteti\/","title":{"rendered":"Iluzioni rreth nenit 242 dhe problemi real i drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrgjimi i gjyqtar\u00ebve dhe imuniteti!","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-787009\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Screenshot-2026-02-18-153724.png\" alt=\"\" width=\"627\" height=\"420\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Screenshot-2026-02-18-153724.png 627w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Screenshot-2026-02-18-153724-300x201.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 627px) 100vw, 627px\" \/><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nga Eduard Halimi<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur d\u00ebgjova para disa dit\u00ebsh se p\u00ebr hartimin e nd\u00ebrhyrjes urgjente t\u00eb nenit 242 po merrej nj\u00eb ekip jurist\u00ebsh italo-grek\u00eb, mu duk ide interesante. Kur ke nj\u00eb hall t\u00eb madh n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb (dhe halli nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl se nuk firmos m\u00eb njeri n\u00eb qeveri) pret profesor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ta zgjidhin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Java filloi me dy lajme nga drejt\u00ebsia.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Lajmi i par\u00eb:<\/strong> Gjykata e Lart\u00eb shp\u00ebrndau nj\u00eb leksion t\u00eb Kryetarit t\u00eb saj q\u00eb ngrinte nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb sistemit: (ndoshta n\u00eb Top5) paraburgimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ishte realist, bind\u00ebs, profesional. Shpresoj q\u00eb \u00e7do gjyqtar ta lexoj\u00eb. Por q\u00eb t\u00eb zgjidhet ky problem i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb mentalitetin e gjykatave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, nuk mjafton leksioni. Gjykata e Lart\u00eb ka mund\u00ebsi t\u00eb nxjerr\u00eb Vendim Unifikues dhe \u00e7\u00ebshtja merr rrug\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Por m\u00eb p\u00eblqeu artikulli, t\u00eb jem i sinqert\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Lajmi i dyt\u00eb:<\/strong> qeveria me nism\u00ebn e saj ad hoc p\u00ebr nenin 242 t\u00eb KPP t\u00eb cil\u00ebn do ta b\u00ebnin me \u201cekipin italo-grek\u201d. Prisja q\u00eb ata t\u00eb ishin n\u00eb prezantim. Doli n\u00eb fakt vet\u00ebm Ulsiu. Jo se Ulsiu nuk ka p\u00ebrvoj\u00ebn dhe formimin e nevojsh\u00ebm. Ai ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebr mua jurist i mir\u00eb e prokuror profesionist. (P\u00ebr vler\u00ebsimin si politikan apo minist\u00ebr nuk hyj se do isha n\u00eb konflikt interesi dhe aspak objektiv)<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por prisja me interes lidhjen e problemit emergjent qeveritar me k\u00ebto vende perendimore. N\u00eb fakt, e vetmja gj\u00eb q\u00eb e lidh k\u00ebt\u00eb nism\u00eb ad hoc me Italin\u00eb dhe Greqin\u00eb jan\u00eb dy nene: Neni 96 i Kushtetut\u00ebs italiane dhe Neni 86 i Kushtetut\u00ebs greke. (Shih foton b\/ngjitur). T\u00eb dy flasin p\u00ebr mbrojtjen totale t\u00eb ministrave nga hetimi penal me autorizim paraprak parlamentar. Asnj\u00ebri nuk flet p\u00ebr mbrojtje nga pezullimi gjyq\u00ebsor. E kot\u00eb ta k\u00ebrkosh n\u00eb Kushtetut\u00ebn gjermane, franceze apo n\u00eb Kodet e Procedur\u00ebs Penale t\u00eb k\u00ebtyre vendeve. Nuk ekziston.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pezullimi atje (por edhe n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb 20 vje\u00e7are) \u00ebsht\u00eb akt politik sa her\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar i kabinetit dyshohet p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale. E merr Kryeministri. &#8220;Halli&#8221; q\u00eb kemi ne \u00ebsht\u00eb se Kryeministri yn\u00eb e ka refuzuar tre her\u00eb k\u00ebt\u00eb akt politik si\u00e7 deklaroi n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs. Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do ta b\u00ebj\u00eb me vullnet, (nuk di \u00e7far\u00eb do b\u00ebje me mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon SPAK) por pezullimin k\u00ebrkon ta kund\u00ebshtoj\u00eb me ligj, duke krijuar nj\u00eb iluzion p\u00ebr ministrat se nuk do preken nga prokuroria ndaj le t\u00eb firmosin. Problemi \u00ebsht\u00eb se Kushtetuta nuk e ka k\u00ebt\u00eb mbrojtje. Dhe jo vet\u00ebm kaq: 4 gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb qart\u00eb se duhet ndryshim kushtetues, jo ligjor (shih shkurtimin e vendimit t\u00eb n\u00ebnvizuar).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dyja lajmet m\u00eb sip\u00ebr derivojn\u00eb n\u00eb kritika ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, i pari m\u00eb i but\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb paraburgimit si nj\u00eb nga problemet Top5 sot dhe i dyti m\u00eb agresiv drejt kontrolleve t\u00eb Spak nat\u00ebn e vitit t\u00eb ri, abuzimit me pushtetin e republik\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve dhe nj\u00eb list\u00eb kafsh\u00ebsh orwelliane q\u00eb hyjn\u00eb e dalin..<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>\u200b Konteksti kushtetues n\u00eb Shqip\u00ebri, shkurt 2026<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Imuniteti i ministrave dhe deputet\u00ebve rregullohet nga Neni 73 i Kushtetut\u00ebs (ndryshuar n\u00eb 2012). Pas atij ndryshimi, imuniteti \u00ebsht\u00eb shterues: mbrojtje nga arrestimi pa autorizim parlamentar, por asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga ndjekja penale apo nga pezullimi i funksionit nga gjykatat.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vendimi i shkurtuar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese e thot\u00eb qart\u00eb: kat\u00ebr gjyqtar\u00eb than\u00eb \u201cn\u00ebse doni mbrojtje nga pezullimi, duhet t\u00eb ndryshoni Kushtetut\u00ebn\u201d. Nj\u00eb prej tyre ishte ekspert draftues i reform\u00ebs s\u00eb 2012-\u00ebs kontraktuar nga PACA (KiE. Ai e di mir\u00eb: imuniteti \u00ebsht\u00eb rregulluar shteruesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por lajmi \u00ebsht\u00eb neni 242 i KPP ku qeveria k\u00ebrkon t\u00eb ndaloj\u00eb SPAK\/GJKKO t\u00eb pezulloj\u00eb ministrat\/KM etj n\u00eb rast se akuzohen p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale (n\u00ebnkupto korrupsion) dhe diskutimi publik n\u00eb kontekstin kushtetues \u00ebsht\u00eb efikasiteti dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin qeveritar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>\u200b Hierarkia e normave dhe iluzioni rreth nenit 242<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kushtetuta \u00ebsht\u00eb norma hierarkike m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn ton\u00eb. Kodi i Procedur\u00ebs Penale nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb imunitet t\u00eb ri q\u00eb Kushtetuta nuk e njeh. N\u00ebse neni 242 synon t\u00eb ndaloj\u00eb pezullimin e ministrit si mas\u00eb sigurimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kushtetuta nuk njeh imunitet t\u00eb till\u00eb, at\u00ebher\u00eb kemi p\u00ebrplasje mes ligjit t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe norm\u00ebs kushtetuese. N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb rast p\u00ebrplasjeje midis ligjit t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe Kushtetut\u00ebs, norma kushtetuese prevalon dhe \u00e7do gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb e detyruar ta zbatoj\u00eb at\u00eb ose eventualisht mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kontroll incidental n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ku e presin 4 gjyqtar\u00ebt m\u00eb sip\u00ebr. Nuk besoj se nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ligjore q\u00eb krijon pritshm\u00ebri t\u00eb reja proceduriale p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb ndryshoj\u00eb arsyetimin e tyre t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm (shih zgjerimin e rrethit t\u00eb subjekteve perfitues nga drafti ad hoc qeveritar). Pasi edhe p\u00ebr ta vlen i nj\u00ebjti arsyetim: \u00c7do privilegj duhet t\u00eb shkruhet qart\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe t\u00eb mbrohesh me nenin 242 t\u00eb KPP \u00ebsht\u00eb iluzion.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Drejt\u00ebsia jon\u00eb dhe pellgu i Europ\u00ebs Lindore, modeli klasik<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Debati rreth nenit 242 nuk ka lidhje me Italin\u00eb, Franc\u00ebn apo Gjermanin\u00eb. Ky debat \u00ebsht\u00eb modeli q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb Europ\u00ebn Lindore: drejt\u00ebsia quhet \u201ce pavarur, e fort\u00eb, model europian\u201d kur godet opozit\u00ebn ose ish-pushtetar\u00ebt. Sapo prek pushtetin aktual ministra, kryetar\u00eb bashkish, drejtor\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb oborrit, b\u00ebhet menj\u00ebher\u00eb \u201cproblematike\u201d, \u201ce \u00e7mendur\u201d, \u201cdeep state\u201d. At\u00ebher\u00eb vijn\u00eb \u201creformat urgjente\u201d p\u00ebr ta frenuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb Spak po b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn ndaj organizatave kriminale, zb\u00ebrthimit t\u00eb SkyEncrochat, bashk\u00ebpunimit penal nd\u00ebrkomb\u00ebtar, korrupsionit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb disa sektor\u00eb, pa p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu edhe dob\u00ebsit\u00eb apo kritikat rreth hetimeve apo d\u00ebshtimeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por Shqip\u00ebria po ndjek t\u00eb nj\u00ebjtin klishe klasike q\u00eb kemi par\u00eb rreth nesh:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">1.N\u00eb Rumani, pasi DNA vendosi n\u00ebn akuz\u00eb m\u00eb dhjet\u00ebra ministra, rreth 50 deputet\u00eb e qindra kryetar\u00eb bashkish, Liviu Dragnea (Kryeministri) sulmoi hapur drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2017 me dekretin OUG 13, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb dekriminalizonte korrupsionin dhe t\u00eb kufizonte DNA-n\u00eb : drejt\u00ebsia u quajt \u201ce \u00e7mendur\u201d sapo filloi t\u00eb godiste pushtetin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">2.N\u00eb Poloni, pas v\u00ebnies n\u00ebn akuz\u00eb t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 62 zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PiS, qeveria PiS e Mateusz Morawiecki-t sulmoi sistemin gjyq\u00ebsor midis 2020-2023 me paketa ligjore q\u00eb kontrollonin Gjykat\u00ebn Supreme dhe krijonin dhoma disiplinore ; drejt\u00ebsia u etiketua \u201ce politizuar nga opozita\u201d sapo preku pushtetin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">3.N\u00eb Sllovaki, kur Prokuroria Speciale vendosi n\u00ebn akuz\u00eb mbi 130 persona t\u00eb lidhur me administrat\u00ebn qeveritare dhe ngriti akuz\u00eb ndaj vet\u00eb kryeministrit dhe ministrit t\u00eb mbrojtjes. Robert Fico n\u00eb vitin 2023 k\u00ebrkoi t\u00eb shfuqizoj\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale dhe ul\u00eb d\u00ebnimet p\u00ebr korrupsion: drejt\u00ebsia u b\u00eb \u201ce kontrolluar nga jasht\u00eb\u201d kur filloi t\u00eb godiste aleat\u00ebt e qeveris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">4.N\u00eb S\u00ebrbi, ku Presidenti Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 ka kontroll t\u00eb fort\u00eb mbi institucionet, Prokuroria Speciale p\u00ebr Krimin e Organizuar ka filluar hetime kund\u00ebr disa ministrave t\u00eb lart\u00eb (p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr aktual dhe dy ish-ministra) n\u00eb 2025-2026. P\u00ebrgjigja e pushtetit ka qen\u00eb e menj\u00ebhershme: n\u00eb 30 janar 2026 u miratuan reforma gjyq\u00ebsore q\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb prokurorin\u00eb e organizuar kriminale dhe forcojn\u00eb kontrollin politik mbi gjyq\u00ebsorin, s\u00ebrish i nj\u00ebjti model klasik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">5.N\u00eb Shqip\u00ebri 40 nga 61 kryetar\u00eb bashkie kan\u00eb dosje aktive n\u00eb SPAK, dhjetra ministra, ish ministra dhe deputet\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, po ashtu jan\u00eb d\u00ebnuar ose jan\u00eb n\u00eb hetim dhe qeveria ka hapur betej\u00eb pas fillimit t\u00eb hetimeve dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00eb arrest t\u00eb zv.kryeministres shoq\u00ebruar me 16.000 faqe dokumente. Ky \u00ebsht\u00eb cikli klasik: drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb \u201ceuropiane dhe e jasht\u00ebzakonshme\u201d derisa prek pushtetin, pastaj vijn\u00eb paketa emergjente dhe ajo b\u00ebhet ashtu si\u00e7 u p\u00ebrshkrua n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs nga qeveria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pasojat n\u00eb k\u00ebto shtete dhe reagimi qytetar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar? <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mund ti lexoni leht\u00ebsisht n\u00eb google ose pyesni ChatGPT ose GROK por nuk dua t\u00eb ndalem ketu sot.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Problemi real i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb 2026.<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shkolla e Magjistratur\u00ebs u krijua n\u00eb 1997 dhe un\u00eb isha nga t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u p\u00ebrfshiva duke e mb\u00ebshtetur gjat\u00eb at\u00eb, deri para 2-3 vjet\u00ebsh. Deri n\u00eb 2002 nuk kishte profile t\u00eb ndara, gjyqtar\/prokuror. U b\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb u krijua profilizimi. Kjo sepse gjyqtari dhe prokurori kan\u00eb mindset (mentalitet) t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe ndarja duhet t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb, n\u00eb formim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kam shum\u00eb miq koleg\u00eb nga t\u00eb dyja profilet. Kam respekt p\u00ebr shum\u00eb nga prokuror\u00ebt e zakonsh\u00ebm dhe ata t\u00eb SPAK, burra dhe gra q\u00eb p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb me pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb dhe presionin n\u00eb rritje nga krimi dhe subjektet e lidhura me t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por e them nga eksperienca ime 30-vje\u00e7are: prokuror\u00eb \u201carmiq\u201d me qeverin\u00eb ka pasur, ka dhe do t\u00eb ket\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb normale. Qeveria ka tendera, ka para, ka leje, ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr korrupsion (jo opozita) dhe padyshim q\u00eb roli i prokurorit \u00ebsht\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr tyre. Operacione, fushata kund\u00ebr krimit e korrupsionit nga prokuror\u00ebt (ndoshta edhe devijante apo delirant\u00eb) ka pasur, ka, dhe do t\u00eb ket\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb ky problemi real.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Problemi real nuk \u00ebsht\u00eb as edhe se kemi prokuror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb rrethe q\u00eb duan t\u2019i ngjajn\u00eb SPAK-ut dhe delirojn\u00eb, por se kemi gjykata t\u00eb n\u00ebnshtruara q\u00eb firmosin \u00e7far\u00eb u sjell prokurori, q\u00eb as nuk i lexojn\u00eb faqet e k\u00ebrkes\u00ebs por vet\u00ebm dispozitivin dhe e pranojn\u00eb at\u00eb. Problem \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi gjyqtar\u00eb q\u00eb vendimin e marrin me USB nga prokurori.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Problemi real q\u00eb kemi pra, \u00ebsht\u00eb : ndarja e reale e prokuroris\u00eb nga gjykata. Ky \u00ebsht\u00eb problemi si p\u00ebr lajmin e par\u00eb, shqet\u00ebsimin e Kryetarit t\u00eb GJL p\u00ebr paraburgimet si zgjidhje e par\u00eb por edhe p\u00ebr lajmin e dyt\u00eb, \u201challin\u201d e qeveris\u00eb. Sepse as t\u00eb parin dhe as t\u00eb dytin nuk e cakton prokurori. E cakton gjykata. Dhe n\u00eb rastet kur gjykata vendos \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon prokurori apo b\u00ebhet noter i prokuroris\u00eb, kjo krijon problem.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe kjo ndodh, sepse besohet gjer\u00ebsisht se gjyqtar\u00ebt p\u00ebrgjohen nga prokuror\u00ebt e Spak, nga SHISH apo edhe nga prokuror\u00ebt e rretheve. Dhe kjo dyshohet se ndodhi edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb votimin e \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr antar t\u00eb GJK, ku gjyqtari mezi fitoi p\u00ebrballe askushit q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht morri vota ndoshta fal\u00eb k\u00ebtij shantazhi. Por kjo dyshohet se ndodh edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, edhe n\u00eb \u00e7do gjykat\u00eb sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb prokuror i p\u00ebshp\u00ebrit gjyqtarit, ndoshta edhe duke spekulluar, se ka \u201cdisa info\u201d nga p\u00ebrgjimet e sh\u00ebrbimeve (p\u00ebrfshi SHISH).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebtu pra, k\u00ebtu per\u00ebndon drejt\u00ebsia edhe pse ka ende pak gjyqtar\u00eb kurajoz\u00eb q\u00eb i q\u00ebndrojn\u00eb, shantazhit apo spekulimit me p\u00ebrgjime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Problemi real q\u00eb kemi \u00ebsht\u00eb se ne I kemi zhveshur gjyqtar\u00ebt nga imuniteti dhe ata jane leht\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrgjuesh\u00ebm dhe t\u00eb shantazhuesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe po, ka nj\u00eb zgjidhje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb rr\u00ebshqitje: ndarja reale e prokuroris\u00eb nga gjykata dhe kthimi i nj\u00eb imuniteti funksional, t\u00eb kufizuar dhe t\u00eb balancuar p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe GJKKO-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jo imunitet absolut, por mbrojtje nga p\u00ebrgjimet e pakontrolluara t\u00eb prokuror\u00ebve. Sepse nj\u00eb gjyqtar i shantazhuar \u00ebsht\u00eb rrezik ekzistencial p\u00ebr republik\u00ebn parlamentare. Debati nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr privilegje personale, apo p\u00ebr paprekshm\u00ebri t\u00eb gjyqtar\u00ebve, por p\u00ebr ekuilib\u00ebr kushtetues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot nj\u00eb gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb apo i Gjykat\u00ebs Kushtetuese mund t\u00eb p\u00ebrgjohet, ndalohet apo hetohet nga e nj\u00ebjta prokurori q\u00eb \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb proces para tij, pa filtra t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Kjo krijon nj\u00eb pabarazi reale arm\u00ebsh dhe nj\u00eb klim\u00eb frike q\u00eb rrezikon lirin\u00eb e vendimmarrjes. Pavar\u00ebsia e gjyqtarit nuk \u00ebsht\u00eb privilegj personal, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb papreksh\u00ebm, por garanci kushtetuese p\u00ebr qytetarin q\u00eb gjykohet prej tij. Ne duhet t\u00eb pranojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: nj\u00eb gjyqtar q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrgjohet nga pala q\u00eb ai gjykon, nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb. Dhe pa gjyqtar t\u00eb lir\u00eb, nuk ka shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr qytetarin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Korrupsioni n\u00eb drejt\u00ebsi ekziston dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje padyshim. Drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb eficente sic shkruan me t\u00eb drejt\u00eb DW para nj\u00eb jave. Por p\u00ebrgjimi, shantazhi nuk e ul korrupsionin, por e institucionalizon. Dhe kjo k\u00ebrkon reform\u00eb serioze kushtetuese, jo arnim ad hoc..<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E di q\u00eb duhet vullnet i fort\u00eb politik, 93 vota. E di q\u00eb sot duket e pamundur. Por nj\u00eb dit\u00eb ama, duhet b\u00ebr\u00eb. Kur t\u00eb b\u00ebhet, do zgjidhet edhe problemi i madh. Deri at\u00ebher\u00eb do vazhdojm\u00eb t\u00eb endemi n\u00eb labirintet kushtetuese, duke u mashtruar me iluzionin e lumturis\u00eb s\u00eb nenit 242 se disa jan\u00eb m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb se t\u00eb barabart\u00ebt e tjer\u00eb para ligjit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vendi nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr iluzione imunitetesh rreth nenit 242 por t\u00eb zgjidh\u00eb disa nga 242 problemet q\u00eb drejt\u00ebsia ka sot. Ai ka nevoj\u00eb t\u00eb shoh\u00eb nga Europa Perendimore p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi europiane n\u00eb form\u00eb dhe n\u00eb substanc\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, rolin e ka Parlamenti, sepse gjyq\u00ebsori nuk ka forc\u00eb p\u00ebr rezistenc\u00eb pa nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb sociale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eduard Halimi Kur d\u00ebgjova para disa dit\u00ebsh se p\u00ebr hartimin e nd\u00ebrhyrjes urgjente t\u00eb nenit 242 po merrej nj\u00eb ekip jurist\u00ebsh italo-grek\u00eb, mu duk ide interesante. Kur ke nj\u00eb hall t\u00eb madh n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb (dhe halli nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl se nuk firmos m\u00eb njeri n\u00eb qeveri) pret profesor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":787009,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-787008","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/787008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=787008"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/787008\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":787011,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/787008\/revisions\/787011"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/787009"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=787008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=787008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=787008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}