{"id":785074,"date":"2026-02-06T21:50:11","date_gmt":"2026-02-06T20:50:11","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=785074"},"modified":"2026-02-06T22:21:15","modified_gmt":"2026-02-06T21:21:15","slug":"kushtetuesja-rrezon-ramen-le-ne-fuqi-pezullimin-e-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2026\/02\/06\/kushtetuesja-rrezon-ramen-le-ne-fuqi-pezullimin-e-ballukut\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja rr\u00ebzon Ram\u00ebn, l\u00eb n\u00eb fuqi pezullimin e Ballukut","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-785075\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/1765269111_belindaballukuediramagjykatakushtetuese.jpg\" alt=\"\" width=\"780\" height=\"440\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/1765269111_belindaballukuediramagjykatakushtetuese.jpg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/1765269111_belindaballukuediramagjykatakushtetuese-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/1765269111_belindaballukuediramagjykatakushtetuese-768x433.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata Kushtetuese ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi pezullimin e zv.kryeminstres Belinda Balluku duke rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e qeveris\u00eb.\u00a0An\u00ebtar\u00ebt e Kushtetueses u ndan\u00eb 4 me 4 n\u00eb votim.\u00a0Ata u ngujun q\u00eb prej or\u00ebs 11 t\u00eb paradites s\u00eb sotme n\u00eb Dhom\u00ebn e K\u00ebshillimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata Kushtetuese e mori vendimin lidhur me dosjen \u201cBalluku\u201d, pas dy p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb nuk soll\u00ebn p\u00ebrfundim p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb disa an\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr koh\u00eb shtes\u00eb shqyrtimi. Kjo \u00ebsht\u00eb hera e tret\u00eb q\u00eb trupa mblidhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e cila konsiderohet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ndjeshmet aktualisht p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb saj politik dhe institucional.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokuroria e Posa\u00e7me ka depozituar m\u00eb her\u00ebt k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe arrestimin e z\u00ebvend\u00ebskryeministres, duke e lidhur at\u00eb me dyshime p\u00ebr abuzime n\u00eb procedura t\u00eb tender\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj publik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata Kushtetuese ka dal\u00eb me nj\u00eb vendim pas p\u00ebr\u00e7arjes s\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb dy q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta mbi \u00e7\u00ebshtjen e Belinda Ballukut. Nj\u00eb pjes\u00eb e trup\u00ebs vler\u00ebsoi se masa e pezullimit nga detyra ndaj nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb qeveris\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb par\u00eb miratimin e Kuvendit, nd\u00ebrsa pala tjet\u00ebr argumentoi se nj\u00eb autorizim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Si pasoj\u00eb, u la n\u00eb fuqi vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, duke rikthyer pezullimin e Ballukut nga funksioni i saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb her\u00ebt, GJKKO kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres, e cila po hetohet p\u00ebr shkelje n\u00eb procedurat e tenderit t\u00eb Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb. Ky vendim u kund\u00ebrshtua nga kryeministri Edi Rama, i cili e cil\u00ebsoi nd\u00ebrhyrje n\u00eb kompetencat e pushtetit ekzekutiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vijim, Rama e d\u00ebrgoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke pretenduar se GJKKO kishte tejkaluar kufijt\u00eb e pushteteve, duke marr\u00eb rol q\u00eb, sipas tij, i takon vet\u00ebm kryeministrit n\u00eb raport me pezullimin ose shkarkimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit qeveritar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas depozitimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga kreu i qeveris\u00eb, Kushtetuesja vendosi rikthimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Ballukut n\u00eb detyr\u00eb, deri n\u00eb shqyrtimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb themel. Nd\u00ebrkoh\u00eb, SPAK ka vijuar hetimet, duke e akuzuar Ballukun p\u00ebr shkelje n\u00eb tenderin prej 190 milion\u00eb eurosh t\u00eb Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, si dhe duke e hetuar p\u00ebr shtat\u00eb procedura t\u00eb tjera prokurimi q\u00eb lidhen me nd\u00ebrtimin e segmenteve t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, q\u00ebndrimi i saj n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr ecurin\u00eb e hetimit, pasi mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb administrimin e provave apo t\u00eb ushtroj\u00eb presion ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vendimi i zbardhur i Gjykat\u00ebs Kushtetuese<\/strong><\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">&#8220;Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot n\u00eb dat\u00ebn 06.02.2026 mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me objekt: zgjidhja e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb krijuar nd\u00ebrmjet Kryeministrit dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjet\u00ebr; shfuqizimi i vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e mas\u00ebs ndaluese t\u00eb pezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, si dhe interpretimin e pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 103, t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Paraprakisht Gjykata vler\u00ebson nj\u00ebz\u00ebri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetut\u00ebs n\u00eb lidhje me nenet 73, pika 1 dhe 2. N\u00eb regjimin kushtetues t\u00eb imunitetit t\u00eb ministrit, ashtu sikurse t\u00eb deputetit, nuk p\u00ebrfshihet garancia e parashikuar n\u00eb nenin 242, paragrafi 2 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit masa e pezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik nuk zbatohet ndaj personave t\u00eb zgjedhur sipas ligjit elektoral.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Gjykata thekson se sipas Kushtetut\u00ebs sistemi qeveris\u00ebs bazohet n\u00eb parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs sipas t\u00eb cilit edhe ministrat i n\u00ebnshtrohen ligjit dhe mund t\u00eb mbahen ligj\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00ebse e shkelin at\u00eb. Nd\u00ebr parimet e tjera themelore jan\u00eb edhe ato t\u00eb ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kushtetut\u00ebs si ligji m\u00eb i lart\u00eb dhe zbatimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i dispozitave t\u00eb saj, detyrimi i shtetit p\u00ebr t\u00eb vepruar brenda baz\u00ebs dhe kufijve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe ndarja dhe balancimi nd\u00ebrmjet pushteteve legjislativ, ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsor.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb lidhje me objektin e k\u00ebrkes\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb diskutimeve, vler\u00ebsimet e gjyqtar\u00ebve u ndan\u00eb n\u00eb dy q\u00ebndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e k\u00ebrkuar t\u00eb votave p\u00ebr vendimmarrje, sipas parashikimeve t\u00eb nenit 133, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 72, pika 2, t\u00eb Ligjit Organik t\u00eb saj.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Sipas nj\u00ebrit q\u00ebndrim, Gjykata n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e saj n\u00eb lidhje me nenin 73, pika 3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehur se imuniteti i deputet\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb privilegj personal i tyre, por q\u00ebllimi kryesor i tij \u00ebsht\u00eb mbrojtja e vet\u00eb Kuvendit dhe n\u00eb ve\u00e7anti funksionimi i duhur i tij.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi p\u00ebr zbatimin e masave q\u00eb kufizojn\u00eb paraprakisht lirin\u00eb e deputetit synon t\u00eb mbroj\u00eb veprimtarin\u00eb e vet\u00eb Kuvendit (shih vendimin nr. 81, dat\u00eb 21.11.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese). Kjo do t\u00eb thot\u00eb se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetut\u00ebs, duke parashikuar se an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave g\u00ebzojn\u00eb imunitetin e deputetit, synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe ministri. <\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Duke iu referuar mas\u00ebs s\u00eb pezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs apo sh\u00ebrbimit publik, vler\u00ebsohet se p\u00ebr nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik t\u00eb ministrit. Prandaj n\u00eb balancimin e parimit kushtetues t\u00eb efektivitetit t\u00eb ndjekjes penale dhe atij t\u00eb funksionimit t\u00eb pushtetit ekzekutiv n\u00eb kuptim t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve sipas nenit 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mas\u00eb k\u00ebrkohet dh\u00ebnia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Sipas q\u00ebndrimit tjet\u00ebr, ngjash\u00ebm me standardin e interpretimit t\u00eb pranuar nga Gjykata n\u00eb rastin e regjimit t\u00eb imuniteteve, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb i ngusht\u00eb\/i kufizuar, bazuar n\u00eb vullnetin e kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsit n\u00eb reform\u00ebn e vitit 2012 p\u00ebr zvog\u00eblimin e imunitetit, Kushtetuta n\u00eb form\u00ebn e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak t\u00eb Kuvendit p\u00ebr masat procedurale penale t\u00eb parashikuara shprehimisht n\u00eb nenin 73, pika 2 t\u00eb saj.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit t\u00eb ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndon\u00ebse zbatimi i k\u00ebsaj mase pamund\u00ebson ushtrimin e funksioneve t\u00eb ministrit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nd\u00ebrhyn edhe n\u00eb veprimtarin\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e parimit t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve, \u00e7\u00ebshtja e shtimit ose ndryshimit t\u00eb mekanizmave balancues, ku p\u00ebrfshihen edhe garanci t\u00eb tilla, i p\u00ebrket vler\u00ebsimit t\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit kushtetues.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr sa m\u00eb lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Heqjen e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit t\u00eb caktuar me vendimin e Mbledhjes s\u00eb Gjyqtar\u00ebve t\u00eb dat\u00ebs 12.12.2025.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Ky vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe hyn n\u00eb fuqi me botimin e vendimit n\u00eb Fletoren Zyrtare.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\">Vendimi p\u00ebrfundimtar do t\u00eb shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore t\u00eb parashikuara nga ligji nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar dhe nga Rregullorja p\u00ebr Procedurat Gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.&#8221;<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-785081\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/69865493e8542WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12-1.jpeg\" alt=\"\" width=\"1001\" height=\"1280\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/69865493e8542WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12-1.jpeg 1001w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/69865493e8542WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12-1-235x300.jpeg 235w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/69865493e8542WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12-1-801x1024.jpeg 801w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/69865493e8542WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12-1-768x982.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1001px) 100vw, 1001px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-785082\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/6986549b85892WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12.jpeg\" alt=\"\" width=\"1241\" height=\"1280\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/6986549b85892WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12.jpeg 1241w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/6986549b85892WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12-291x300.jpeg 291w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/6986549b85892WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12-993x1024.jpeg 993w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/6986549b85892WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12-768x792.jpeg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/6986549b85892WhatsApp-Image-2026-02-06-at-21.47.12-760x785.jpeg 760w\" sizes=\"auto, (max-width: 1241px) 100vw, 1241px\" \/><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi pezullimin e zv.kryeminstres Belinda Balluku duke rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e qeveris\u00eb.\u00a0An\u00ebtar\u00ebt e Kushtetueses u ndan\u00eb 4 me 4 n\u00eb votim.\u00a0Ata u ngujun q\u00eb prej or\u00ebs 11 t\u00eb paradites s\u00eb sotme n\u00eb Dhom\u00ebn e K\u00ebshillimit. Gjykata Kushtetuese e mori vendimin lidhur me dosjen \u201cBalluku\u201d, pas dy p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":785075,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-785074","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/785074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=785074"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/785074\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":785093,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/785074\/revisions\/785093"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/785075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=785074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=785074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=785074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}