{"id":778125,"date":"2025-12-23T07:25:05","date_gmt":"2025-12-23T06:25:05","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=778125"},"modified":"2025-12-23T07:25:05","modified_gmt":"2025-12-23T06:25:05","slug":"si-do-te-funksionoje-banka-e-pare-100-digjitale-ne-vend-cilat-do-jene-shoqerite-investitore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/12\/23\/si-do-te-funksionoje-banka-e-pare-100-digjitale-ne-vend-cilat-do-jene-shoqerite-investitore\/","title":{"rendered":"Si do t\u00eb funksionoj\u00eb banka e par\u00eb 100% digjitale n\u00eb vend, cilat do jen\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb investitore","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-778126 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_4634.jpeg\" alt=\"\" width=\"1200\" height=\"630\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_4634.jpeg 1200w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_4634-300x158.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_4634-1024x538.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_4634-768x403.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1200px) 100vw, 1200px\" \/><br \/>\nShqip\u00ebria pritet t\u00eb ket\u00eb bank\u00ebn e par\u00eb plot\u00ebsisht digjitale, n\u00eb nj\u00eb moment kur sistemi financiar po p\u00ebrballet me sfida t\u00eb formalizimit, p\u00ebrfshirjes financiare, digjitalizimit dhe ambicies s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekonomi pa para n\u00eb dor\u00eb \u201ccashless\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/monitor.al\/si-do-te-funksionoje-banka-e-pare-100-digjitale-ne-vend-cilat-do-jene-shoqerite-investitore\/\">Monitor<\/a><\/span>, Fatbardha Rino, CEO e JET Bank, q\u00eb s\u00eb fundmi ka marr\u00eb licenc\u00ebn paraprake nga <a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/monitor.al\/banka-e-shqiperise-i-hap-rruge-licencimit-te-bankes-dixhitale-jet-bank\/\">Banka e Shqip\u00ebris\u00eb<\/a>, shpjegon arsyet pas krijimit t\u00eb bank\u00ebs s\u00eb re, modelin e funksionimit, tregun e synuar, struktur\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb dhe dallimet kryesore nga bankat tradicionale.<\/span><\/p>\n<h4><span style=\"color: #000000;\">Intervist\u00eb me Fatbardha Rino, CEO e JET bank<\/span><\/h4>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pse u mor vendimi q\u00eb t\u00eb hapet nj\u00eb bank\u00eb digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vendimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb bank\u00eb digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri ka ardhur si rezultat i nj\u00eb analize afatgjat\u00eb t\u00eb zhvillimeve n\u00eb sistemin financiar, por mbi t\u00eb gjitha nga v\u00ebzhgimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i nevojave reale dhe mungesave n\u00eb sh\u00ebrbimin ndaj klient\u00ebve. Pas 24 vitesh p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb bankim, kam par\u00eb nga af\u00ebr se si modeli bankar ka evoluar, nga banka me limite n\u00eb akses, te retail-i tradicional dhe m\u00eb pas drejt digjitalizimit, jo si nj\u00eb trend teknologjik, por si p\u00ebrgjigje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj k\u00ebrkesave n\u00eb ndryshim t\u00eb klient\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bankat digjitale nuk nd\u00ebrtohen p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar deg\u00ebt apo edhe bankat tradicionale, por p\u00ebr t\u00eb zgjidhur probleme konkrete: procese t\u00eb gjata, produkte t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u kuptuar, akses t\u00eb kufizuar dhe p\u00ebrvoja, q\u00eb shpesh nuk \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar rreth individit. Pik\u00ebrisht k\u00ebto boshll\u00ebqe krijojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ri bankar, m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, m\u00eb transparent dhe m\u00eb t\u00eb aksesuesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shqip\u00ebria ndodhet sot n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 zhvillimi. Digjitalizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet komb\u00ebtar, nd\u00ebrsa reformat n\u00eb drejtim t\u00eb formalizimit t\u00eb ekonomis\u00eb, transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrafrimit me standardet evropiane kan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm besimin e aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb vend. Kjo v\u00ebmendje nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk vjen rast\u00ebsisht, por si reflektim i hapave konkrete q\u00eb Shqip\u00ebria po nd\u00ebrmerr drejt nj\u00eb ekonomie m\u00eb europiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, JET Bank u konceptua si nj\u00eb bank\u00eb 100% digjitale, e nd\u00ebrtuar mbi nevojat reale t\u00eb klient\u00ebve dhe n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebt\u00eb moment zhvillimi t\u00eb vendit. Nj\u00eb bank\u00eb me procese t\u00eb thjeshta, siguri t\u00eb lart\u00eb dhe qeverisje t\u00eb fort\u00eb, e p\u00ebrputhshme me standardet evropiane dhe e aft\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb rritjen e p\u00ebrfshirjes financiare dhe alternative e re e sistemit bankar shqiptar.<\/span><\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>JET Albania \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb ka aplikuar p\u00ebr licenc\u00eb dixhitale n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb vend ku informaliteti \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i sh\u00ebrbimeve bankare mbetet relativisht i ul\u00ebt. Si i shihni sfidat e t\u00eb b\u00ebrit biznes.<\/strong><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Informaliteti dhe p\u00ebrdorimi relativisht i ul\u00ebt i sh\u00ebrbimeve bankare jan\u00eb realitete t\u00eb njohura, por nuk jan\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mos investuar; p\u00ebrkundrazi, jan\u00eb tregues t\u00eb qart\u00eb oportunitetesh se ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr modele t\u00eb reja. P\u00ebrvoja e gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri si brenda dhe jasht\u00eb vendit, m\u00eb ka m\u00ebsuar se imponimi nuk \u00ebsht\u00eb mjeti m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm drejt formalizimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjitha studimet m\u00eb relevante tregojn\u00eb se k\u00ebto tregje karakterizohen nga p\u00ebrdorim i gjer\u00eb i cash-it, akses i kufizuar n\u00eb sh\u00ebrbime bankare formale, munges\u00eb edukimi financiar dhe nj\u00eb nivel i ul\u00ebt besimi ndaj institucioneve financiare.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">K\u00ebta faktor\u00eb krijojn\u00eb barriera reale p\u00ebr formalizimin, rritjen e bizneseve dhe p\u00ebrfshirjen financiare t\u00eb individ\u00ebve, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si operojn\u00eb institucionet financiare dhe si nd\u00ebrtohet marr\u00ebdh\u00ebnia me klientin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, sfida kryesore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ofrimi i produkteve bankare, por nd\u00ebrtimi gradual i besimit, thjeshtimi i aksesit dhe krijimi i nj\u00eb p\u00ebrvoje financiare, q\u00eb i p\u00ebrgjigjet realiteteve lokale, pa kompromentuar standardet rregullatore dhe t\u00eb siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo k\u00ebrkon koh\u00eb, edukim financiar dhe mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fort\u00eb rregullator dhe sigurie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">JET Bank e sheh veten si nj\u00eb alternativ\u00eb moderne q\u00eb mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb rritjen e p\u00ebrfshirjes financiare dhe formalizimit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/span><\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>Kur pritet t\u00eb filloj\u00eb aktiviteti dhe si do t\u00eb funksionoj\u00eb kjo bank\u00eb digjitale?<\/strong><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">JET Bank do t\u00eb nis\u00eb aktivitetin vet\u00ebm pasi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb plot\u00ebsisht i gjith\u00eb procesi rregullator dhe certifikues, si dhe faza e testimit t\u00eb detajuar t\u00eb sistemeve. Procesi i licencimit p\u00ebr nj\u00eb bank\u00eb \u00ebsht\u00eb i strukturuar dhe k\u00ebrkon koh\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb verifikime t\u00eb shumta teknike, operacionale, organizative dhe t\u00eb siguris\u00eb. Ligj\u00ebrisht, ky proces mund t\u00eb zgjas\u00eb deri n\u00eb 12 muaj dhe synon t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb \u00e7do element i bank\u00ebs t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht i q\u00ebndruesh\u00ebm, p\u00ebrpara se t\u2019i ofrohet publikut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktualisht ndodhemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrgatitore, ku \u00e7do hallk\u00eb e operacioneve po testohet dhe certifikohet n\u00eb detaje, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me autoritetin mbik\u00ebqyr\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces thelb\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e klient\u00ebve, stabilitetin operacional dhe p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e plot\u00eb rregullatore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">JET Bank do t\u00eb funksionoj\u00eb si nj\u00eb bank\u00eb 100% digjitale, kryesisht p\u00ebrmes aplikacionit mobil. Onboarding-i i klient\u00ebve do t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht digjital, i sigurt dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat ligjore dhe rregullatore por dhe standarte Europiane. Core banking i bank\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi Oracle Banking Services, nj\u00eb platform\u00eb e p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht nga institucione bankare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb garanton stabilitet, integritet t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe vazhdim\u00ebsi operacionale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e p\u00ebrdoruesit dhe nd\u00ebrveprimin digjital p\u00ebrdoret Backbase, nd\u00ebrsa automatizimi i proceseve dhe integrimet mb\u00ebshtetet nga Facilization. Identifikimi dhe verifikimi i klient\u00ebve realizohet p\u00ebrmes Jumio, nd\u00ebrsa monitorimi i riskut, AML dhe p\u00ebrputhshm\u00ebria rregullatore sigurohen p\u00ebrmes ComplyAdvantage.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Infrastruktura teknologjike \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi platformat m\u00eb t\u00eb sigurta globale, duke kombinuar Oracle Cloud Infrastructure, Microsoft Azure dhe Amazon Web Services, nd\u00ebrsa siguria forcohet p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb firewalls t\u00eb dedikuara nga Palo Alto. T\u00eb dh\u00ebnat e klient\u00ebve ruhen brenda Bashkimit Evropian, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me legjislacionin shqiptar dhe rregulloret m\u00eb strikte t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave. Pra deri sa t\u00eb sigurojm\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto komponente jan\u00eb stable, t\u00eb sigurt\u00eb dhe t\u00eb certifikuar, do t\u00eb duhet t\u00eb merret koha e nevojshme.<\/span><\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>Cili \u00ebsht\u00eb tregu juaj i synuar?<\/strong><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">JET Bank fokusohet n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve bankare t\u00eb thjeshta, t\u00eb sigurta dhe t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur, t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi nevojat reale t\u00eb tregut dhe analizat e sjelljes s\u00eb klient\u00ebve. Qasja jon\u00eb nuk nis nga segmentimi tradicional, por nga identifikimi i k\u00ebrkesave konkrete p\u00ebr sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb aksesueshme, m\u00eb transparente dhe m\u00eb efikase.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si bank\u00eb digjitale, JET Bank ndjek nj\u00eb model zhvillimi progresiv. Produktet nuk nd\u00ebrtohen t\u00eb gjitha nj\u00ebkoh\u00ebsisht, por hap pas hapi, duke filluar nga funksionet baz\u00eb bankare dhe duke u zgjeruar gradualisht mbi baz\u00ebn e p\u00ebrdorimit real, k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tregut dhe stabilitetit operacional. Kjo qasje siguron q\u00eb \u00e7do sh\u00ebrbim i ri t\u00eb jet\u00eb i kuptuesh\u00ebm, i testuar dhe i p\u00ebrshtatur me k\u00ebrkesat e klient\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qasja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Synimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb ulim barrierat e hyrjes n\u00eb sistemin bankar formal p\u00ebrmes sh\u00ebrbimeve t\u00eb thjeshta dhe proceseve t\u00eb qarta, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe afatgjat\u00eb me klient\u00ebt, n\u00eb p\u00ebrputhje me zhvillimet e tregut dhe standardet rregullatore.<\/span><\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>N\u00eb planin tuaj t\u00eb biznesit, cilat jan\u00eb disa pritshm\u00ebri n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb aktivitetit n\u00eb drejtim t\u00eb numrit t\u00eb klient\u00ebve, volumit t\u00eb transaksioneve etj.<\/strong><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Viti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb konceptuar si nj\u00eb vit konsolidimi dhe nd\u00ebrtimi i besimit. Objektivat jan\u00eb t\u00eb matur dhe realiste, duke pasur parasysh natyr\u00ebn e nj\u00eb institucioni t\u00eb ri bankar. Prioriteti \u00ebsht\u00eb stabiliteti operacional, cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimit dhe adoptimi gradual nga klient\u00ebt. Suksesi p\u00ebr ne matet jo vet\u00ebm me numrin e klient\u00ebve, por me nivelin e p\u00ebrdorimit aktiv t\u00eb sh\u00ebrbimeve, besimin q\u00eb klient\u00ebt krijojn\u00eb ndaj bank\u00ebs dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e operacioneve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr nj\u00eb bank\u00eb digjitale t\u00eb re, sidomos n\u00eb nj\u00eb treg n\u00eb zhvillim, objektivi kryesor nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtimi i volumit, por vendosja e ekuilibrave t\u00eb duhur mes rritjes, kontrollit dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr numrin e klient\u00ebve dhe aktivitetin transaksional jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi parimin e adoptimit progresiv. Fokusimi \u00ebsht\u00eb te krijimi i nj\u00eb baze p\u00ebrdoruesish q\u00eb e p\u00ebrdorin bank\u00ebn realisht, e kuptojn\u00eb modelin digjital dhe nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie afatgjat\u00eb me institucionin, m\u00eb shum\u00eb sesa te zgjerimi i shpejt\u00eb numerik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi financiar, viti i par\u00eb sh\u00ebrben edhe si nj\u00eb faz\u00eb v\u00ebzhgimi dhe kalibrimi: si reagojn\u00eb klient\u00ebt ndaj produkteve, si funksionojn\u00eb proceset e automatizuara n\u00eb praktik\u00eb dhe si p\u00ebrkthehet p\u00ebrvoja digjitale n\u00eb besim dhe p\u00ebrdorim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Volumet dhe ritmet e aktivitetit jan\u00eb t\u00eb menduara t\u00eb rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike, n\u00eb p\u00ebrputhje me kapacitetin operacional dhe maturimin e tregut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr ne, suksesi nuk lexohet vet\u00ebm n\u00eb rritje, por n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e asaj rritjeje. Besimi i klient\u00ebve, p\u00ebrdorimi aktiv i sh\u00ebrbimeve dhe stabiliteti i operacioneve jan\u00eb tregues shum\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb sesa rezultatet afatshkurtra. Kjo qasje krijon baz\u00ebn q\u00eb vitet pasuese t\u00eb nd\u00ebrtohen mbi nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe financiarisht t\u00eb balancuar.<\/span><\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>N\u00eb raport me bankat tradicionale, \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ndryshe nga JET Albania?<\/strong><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dallimi kryesor q\u00ebndron n\u00eb faktin se JET Bank \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar digjitale q\u00eb nga themeli. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se proceset, sistemet dhe m\u00ebnyra e funksionimit nuk jan\u00eb p\u00ebrshtatur mbi struktura ekzistuese, por jan\u00eb projektuar q\u00eb n\u00eb fillim p\u00ebr nj\u00eb bank\u00eb pa deg\u00eb fizike dhe me nd\u00ebrveprim kryesisht digjital.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk kemi sisteme t\u00eb vjetra (legacy) apo procese manuale t\u00eb trash\u00ebguara nga modele tradicionale. Proceset e panevojshme jan\u00eb eliminuar dhe ato q\u00eb mbeten jan\u00eb automatizuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb teknologjia t\u00eb merret me volumin dhe rutin\u00ebn, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit t\u00eb fokusohen te vendimmarrja, mbik\u00ebqyrja dhe marr\u00ebdh\u00ebnia me klientin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Paralelisht me k\u00ebt\u00eb, JET Bank po nd\u00ebrton nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb fort\u00eb organizative, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb Drejtori funksionale dhe nj\u00eb Qend\u00ebr t\u00eb dedikuar t\u00eb Sh\u00ebrbimit ndaj Klientit, me ekipe t\u00eb shumta dhe t\u00eb trajnuara posa\u00e7\u00ebrisht. K\u00ebto ekipe jan\u00eb pjes\u00eb qendrore e modelit ton\u00eb operativ dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur klient\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb menaxhuar rastet komplekse dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb \u00e7do proces digjital t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi njer\u00ebzore pas tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky kombinim mes teknologjis\u00eb dhe njer\u00ebzve na lejon t\u00eb jemi m\u00eb efikas\u00eb, m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb fleksib\u00ebl, duke ruajtur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rigorozitet rregullator, nivel sigurie dhe standarde kontrolli q\u00eb aplikohen p\u00ebr bankat tradicionale.<\/span><\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>A do t\u00eb jet\u00eb aksionar i vetem i JET Bank Idan Avishai apo n\u00eb projekt do t\u00eb p\u00ebrfshihen investitor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb individuale apo institucionale?<\/strong><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">JET Bank \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb JET Holding, nj\u00eb konsorcium kompanish nd\u00ebrkomb\u00ebtare me qender ne Amsterdam. Struktura e pron\u00ebsis\u00eb nuk p\u00ebrfshin aksionar\u00eb individual\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por realizohet p\u00ebrmes shoq\u00ebrive q\u00eb kan\u00eb investitor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe pronar\u00eb p\u00ebrfitues p\u00ebrfundimtar\u00eb (UBO) t\u00eb identifikuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat ligjore dhe rregullatore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z.Idan Avishai, shtetas britanik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga investitor\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebrmes strukturave p\u00ebrkat\u00ebse dhe ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb fazat e hershme t\u00eb projektit, por nuk \u00ebsht\u00eb aksionari i vet\u00ebm dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebson i vet\u00ebm pron\u00ebsin\u00eb e bank\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb lejoni t\u00eb sqaroj se JET Bank nuk \u00ebsht\u00eb ende e regjistruar si shoq\u00ebri bankare, pasi p\u00ebrpara regjistrimit n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit ekziston nj\u00eb proces i detajuar miratimi nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky proces p\u00ebrfshin aprovimin e struktur\u00ebs s\u00eb qeverisjes, organeve drejtuese dhe modelit organizativ t\u00eb bank\u00ebs. Vet\u00ebm pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtij procesi rregullator dhe marrjes s\u00eb miratimeve p\u00ebrkat\u00ebse, banka do t\u00eb regjistrohet zyrtarisht dhe do t\u00eb nis\u00eb veprimtarin\u00eb e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb aksionare dhe pronar\u00ebt p\u00ebrfitues p\u00ebrfundimtar\u00eb kan\u00eb kaluar procesin rigoroz t\u00eb vler\u00ebsimit \u201cfit &amp; proper\u201d nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb verifikimin e integritetit, burimit t\u00eb kapitalit dhe p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb rregullatore, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.<\/span><\/p>\n<ul>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>Cili \u00ebsht\u00eb background i z.Avishai n\u00eb biznes dhe a ka p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb aktivitete t\u00eb tjera financiare, p\u00ebrve\u00e7 platformave t\u00eb trading? <\/strong><\/span><\/li>\n<\/ul>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Z.Idan Avishai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investitor nd\u00ebrkomb\u00ebtar me p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe financimin e projekteve n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb teknologjin\u00eb, sh\u00ebrbimet financiare dhe struktura investimi. Profili i tij \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb investitori strategjik, i fokusuar n\u00eb qeverisje korporative, strukturim kapitali dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb projekteve afatgjata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb JET Bank, roli i tij \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht ai i pronarit p\u00ebrfitues p\u00ebrfundimtar dhe investitorit, nd\u00ebrsa banka \u00ebsht\u00eb konceptuar, nd\u00ebrtuar dhe do t\u00eb operohet nga nj\u00eb ekip profesional lokal, n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e plot\u00eb t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin rregullator shqiptar dhe evropian.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb licencimit, e theksoj s\u00ebrish, t\u00eb gjith\u00eb aksionar\u00ebt kan\u00eb kaluar procedura t\u00eb detajuara \u201cfit &amp; proper\u201d, ku jan\u00eb vler\u00ebsuar integriteti, reputacioni, burimi i kapitalit dhe p\u00ebrputhshm\u00ebria rregullatore, sipas standardeve m\u00eb strikte bankare.<\/span><\/p>\n<ol start=\"9\">\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nj\u00eb koment rreth faktit q\u00eb platformat e tij, FXLider\/Fortrade jan\u00eb raportuar n\u00eb vitin 2018 nga AMF, p\u00ebr ushtrim t\u00eb palicencuar t\u00eb aktivitetit si agjent p\u00ebr sh\u00ebrbime investimi n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb qart\u00ebsim faktik. Nuk ekziston asnj\u00eb dokument zyrtar apo vendim rregullator q\u00eb lidh Z. Idan Avishai personalisht me platformat e p\u00ebrmendura. \u00c7do pretendim n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb akte ligjore apo dokumente t\u00eb autoriteteve p\u00ebrkat\u00ebse dhe \u00ebsht\u00eb spekulativ, m\u00ebnyr\u00eb e p\u00ebrdorur shum\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime jo t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Referencat q\u00eb qarkullojn\u00eb her\u00eb pas here n\u00eb media lidhen nuk pasqyrojn\u00eb realitetin juridik dhe nuk bazohen n\u00eb verifikime formale mbi pron\u00ebsin\u00eb apo rolet ekzekutive t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr JET Bank, kriteri i vet\u00ebm relevant \u00ebsht\u00eb procesi rigoroz dhe shum\u00eb i thell\u00eb i licencimit dhe vler\u00ebsimit \u201cfit &amp; proper\u201d nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, ku \u00e7do aksionar \u00ebsht\u00eb verifikuar mbi baz\u00eb dokumentesh zyrtare, burimi kapitali t\u00eb gjera dhe integriteti personal, n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria pritet t\u00eb ket\u00eb bank\u00ebn e par\u00eb plot\u00ebsisht digjitale, n\u00eb nj\u00eb moment kur sistemi financiar po p\u00ebrballet me sfida t\u00eb formalizimit, p\u00ebrfshirjes financiare, digjitalizimit dhe ambicies s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekonomi pa para n\u00eb dor\u00eb \u201ccashless\u201d. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Monitor, Fatbardha Rino, CEO e JET Bank, q\u00eb s\u00eb fundmi ka marr\u00eb licenc\u00ebn paraprake nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":778126,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-778125","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/778125","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=778125"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/778125\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":778127,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/778125\/revisions\/778127"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/778126"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=778125"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=778125"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=778125"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}