{"id":772583,"date":"2025-11-21T08:30:09","date_gmt":"2025-11-21T07:30:09","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=772583"},"modified":"2025-11-21T08:30:09","modified_gmt":"2025-11-21T07:30:09","slug":"fmn-shpreh-shqetesim-per-rolin-e-bankes-shqiptare-te-zhvillimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/11\/21\/fmn-shpreh-shqetesim-per-rolin-e-bankes-shqiptare-te-zhvillimit\/","title":{"rendered":"FMN shpreh shqet\u00ebsim p\u00ebr rolin e Bank\u00ebs Shqiptare t\u00eb Zhvillimit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-772584\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/IMG_0714.jpeg\" alt=\"\" width=\"1422\" height=\"800\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/IMG_0714.jpeg 1422w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/IMG_0714-300x169.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/IMG_0714-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/IMG_0714-768x432.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1422px) 100vw, 1422px\" \/><br \/>\nFondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN) ka shprehur shqet\u00ebsim p\u00ebr rreziqet e lidhura me krijimin e Bank\u00ebs Shqiptare t\u00eb Zhvillimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb deklarat\u00ebn e fundit t\u00eb misionit t\u00eb FMN-s\u00eb, thuhet se themelimi i Bank\u00ebs Shqiptare t\u00eb Zhvillimit do t\u00eb shtoj\u00eb kompleksitet t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr sektorin financiar n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">FMN gjykon se dispozitat rigoroze t\u00eb qeverisjes dhe operacioneve do t\u00eb jen\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb parandaluar rreziqet e stabilitetit fiskal dhe financiar. Sipas FMN-s\u00eb, aktivitetet e k\u00ebsaj banke duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kufizuara n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb synojn\u00eb d\u00ebshtimet e tregut p\u00ebr t\u00eb shmangur pengimin e investimeve private.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ligji \u201cP\u00ebr Bank\u00ebn Shqiptare t\u00eb Zhvillimit\u201d u miratua n\u00eb muajin mars, nd\u00ebrsa themelimi i saj pritet t\u00eb b\u00ebhet vitin e ardhsh\u00ebm. Pjes\u00ebmarrja e Shtetit Shqiptar nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se 51% e kapitalit t\u00eb regjistruar t\u00eb aksioneve n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Kapitali fillestar i kontribuar dhe i n\u00ebnshkruar nga Shteti Shqiptar, do t\u00eb jet\u00eb 10 miliard\u00eb lek\u00eb dhe do t\u00eb shlyhet n\u00eb k\u00ebste brenda nj\u00eb afati kat\u00ebrvje\u00e7ar. K\u00ebsti i par\u00eb prej 1 miliard lek\u00ebsh duhet t\u00eb shlyhet brenda vitit 2026 dhe Qeveria e ka parashikuar n\u00eb buxhetin e vitit 2026.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrve\u00e7 Shtetit Shqiptar, aksionet n\u00eb Bank\u00ebn e Zhvillimit mund t\u00eb zot\u00ebrohen nga institucione financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si banka dhe fonde zhvillimi e investimi europiane, institucione financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendase t\u00eb njohura, si dhe nga entitete t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas ligjit, Banka e Zhvillimit do t\u00eb mund t\u00eb mbledh\u00eb kursime kryesisht nga individ\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve nuk u ofrohet sh\u00ebrbim i plot\u00eb nga sistemi bankar. Kjo dispozit\u00eb ishte subjekt i rishikimeve n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, pasi n\u00eb variantin e propozuar nga qeveria, ai nuk p\u00ebrcaktonte kufizime p\u00ebr sa u takon subjekteve, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur kursime edhe nga bizneset apo subjekte t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, n\u00eb ligj vendoset nj\u00eb kufizim p\u00ebr sasin\u00eb e kursimeve q\u00eb Banka e Zhvillimit do t\u00eb mund t\u00eb mbledh\u00eb nga publiku. Shuma e pranuar e k\u00ebtyre fondeve nga Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se 2% e Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ligji parashikon se aktiviteti i Bank\u00ebs s\u00eb Zhvillimit do t\u00eb financohet me pranimin e fondeve t\u00eb kthyeshme nga publiku, ve\u00e7an\u00ebrisht nga individ\u00ebt q\u00eb nuk u ofrohet sh\u00ebrbim i plot\u00eb nga sistemi bankar, n\u00eb form\u00ebn e produkteve t\u00eb kursimit, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb entiteti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Post\u00ebs Shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Produktet e kursimit t\u00eb mbledhura nga publiku do t\u00eb garantohen me garanci shtet\u00ebrore dhe p\u00ebrdoren p\u00ebr aktivitete promovuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Llojet e produkteve, karakteristikat e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb kufizimet n\u00eb vler\u00eb, do p\u00ebrcaktohen me urdh\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat dhe t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ekonomin\u00eb, duke respektuar kufijt\u00eb monetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligjin q\u00eb rregullon sigurimin e depozitave. Kjo n\u00ebnkupton se shuma e garantuar do t\u00eb jet\u00eb e kufizuar. Sipas kuadrit ligjor n\u00eb fuqi, depozitat bankare sigurohen deri n\u00eb shum\u00ebn e 2.5 milion\u00eb lek\u00ebve, nd\u00ebrsa ato t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb kursim-kreditit deri n\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Subjekti nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr mbledhjen e fondeve t\u00eb kthyeshme nga publiku do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb entitet i ve\u00e7ant\u00eb i Post\u00ebs Shqiptare. K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb me vendim kushtet kryesore t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies nd\u00ebrmjet entitetit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe Bank\u00ebs Shqiptare t\u00eb Zhvillimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Entiteti i ve\u00e7ant\u00eb i Post\u00ebs Shqiptare dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit do t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi, e cila rregullon aspektet kryesore t\u00eb funksionimit e t\u00eb administrimit t\u00eb fondeve t\u00eb mbledhura dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb produkteve, minimalisht procedurat operacionale p\u00ebr shp\u00ebrndarjen dhe administrimin e produkteve financiare; interesat e zbatuesh\u00ebm p\u00ebr produktet financiare t\u00eb ofruara; detyrimin p\u00ebr informimin e transparenc\u00ebn ndaj publikut mbi produktet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ligji parashikon gjithashtu si burime financimi linjat e kredis\u00eb nga institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebrdorimin e instrumenteve t\u00eb tjera financiare t\u00eb garantuara, rast pas rasti, me garanci shtet\u00ebrore, duke respektuar parimet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligjin q\u00eb rregullon huamarrjen shtet\u00ebrore. Emetimi i titujve t\u00eb garantuar me garanci shtet\u00ebrore nuk do t\u2019u n\u00ebnshtrohet parashikimeve t\u00eb ligjit q\u00eb rregullon tregjet e kapitalit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aktiviteti i mbledhjes s\u00eb produkteve t\u00eb kursimit, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb entiteti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Post\u00ebs Shqiptare, mbik\u00ebqyret nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Megjithat\u00eb, entiteti i ve\u00e7ant\u00eb i Post\u00ebs Shqiptare, nuk do t\u00eb jet\u00eb subjekt licencimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ligji gjithashtu p\u00ebrcakton se Banka Shqiptare e Zhvillimit do t\u00eb raportoj\u00eb te Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime statistikore dhe p\u00ebr Regjistrin e Kredive. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb do p\u00ebrcaktoj\u00eb, gjithashtu, metodologjin\u00eb e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb aktivitetit t\u00eb mbledhjes s\u00eb produkteve t\u00eb kursimit, si dhe t\u00eb raportimit statistikor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Banka Shqiptare e Zhvillimit do t\u00eb ket\u00eb si objektiv kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik, social e mjedisor, kryesisht p\u00ebrmes financimit dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb sip\u00ebrmarrjeve n\u00eb sektor\u00ebt e n\u00ebnfinancuar t\u00eb ekonomis\u00eb, si dhe p\u00ebrfshirjen n\u00eb sistemin financiar t\u00eb publikut, q\u00eb nuk i ofrohet sh\u00ebrbim i plot\u00eb nga sistemi bankar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitet financimi me karakter promovues, si kredidh\u00ebnia p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e vogla dhe t\u00eb mesme, si dhe startup-et vendase, p\u00ebr t\u00eb nxitur rritjen, produktivitetin, konkurrueshm\u00ebrin\u00eb dhe zgjerimin n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\/Monitor<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN) ka shprehur shqet\u00ebsim p\u00ebr rreziqet e lidhura me krijimin e Bank\u00ebs Shqiptare t\u00eb Zhvillimit. N\u00eb deklarat\u00ebn e fundit t\u00eb misionit t\u00eb FMN-s\u00eb, thuhet se themelimi i Bank\u00ebs Shqiptare t\u00eb Zhvillimit do t\u00eb shtoj\u00eb kompleksitet t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr sektorin financiar n\u00eb vend. FMN gjykon se dispozitat rigoroze t\u00eb qeverisjes dhe operacioneve do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":772584,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-772583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/772583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=772583"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/772583\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":772585,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/772583\/revisions\/772585"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/772584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=772583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=772583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=772583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}