{"id":754628,"date":"2025-08-07T15:58:36","date_gmt":"2025-08-07T13:58:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=754628"},"modified":"2025-08-07T15:58:36","modified_gmt":"2025-08-07T13:58:36","slug":"inspektoriati-i-larte-i-drejtesise-publikon-bilancin-21-inspektime-ne-gjykata-dhe-prokurori-ne-te-gjithe-vendin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/08\/07\/inspektoriati-i-larte-i-drejtesise-publikon-bilancin-21-inspektime-ne-gjykata-dhe-prokurori-ne-te-gjithe-vendin\/","title":{"rendered":"Inspektoriati i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb publikon bilancin: 21 inspektime n\u00eb gjykata dhe prokurori n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-754629\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Screenshot-2025-08-07-154255-300x220.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"220\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Screenshot-2025-08-07-154255-300x220.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Screenshot-2025-08-07-154255-614x453.png 614w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Screenshot-2025-08-07-154255.png 617w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ka zhvilluar 21 inspektime tematike dhe institucionale n\u00eb gjykata dhe prokurori n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, q\u00eb nga fillimi i pun\u00ebs s\u00eb tij. 12 prej tyre jan\u00eb p\u00ebrmbyllur, nd\u00ebrsa rezultatet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb institucionit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb vitit 2024 jan\u00eb realizuar 6 inspektime kryesore, t\u00eb cilat kan\u00eb prodhuar 54 rekomandime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e pun\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. N\u00eb fokus kan\u00eb qen\u00eb praktikat e lirimit me kusht, ndarja me short e \u00e7\u00ebshtjeve, z\u00ebvend\u00ebsimi i prokuror\u00ebve, procedurat p\u00ebr masat e sigurimit personal dhe kontrolli i sistemit elektronik t\u00eb gjykatave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebn v\u00ebzhgim kan\u00eb qen\u00eb edhe SPAK dhe Gjykata e Posa\u00e7me, ku jan\u00eb shqyrtuar m\u00ebnyra e caktimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve dhe zbatimi i procedurave t\u00eb brendshme. ILD thekson se inspektimet sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme disiplinore kur konstatohet shkelje nga gjyqtar\u00ebt apo prokuror\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Bilanci i ILD:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ligji nr. 115\/2016 \u201cP\u00ebr organet e qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, i ndryshuar, n\u00eb nenin 194 t\u00eb tij p\u00ebrcakton objektin e veprimtaris\u00eb s\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas k\u00ebtij ligji, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb autoriteti shtet\u00ebror p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs disiplinore ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, si dhe p\u00ebr inspektimin institucional t\u00eb gjykatave dhe t\u00eb zyrave t\u00eb prokuroris\u00eb. P\u00ebr verifikimin e ankesave ose hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj subjekteve, t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb k\u00ebtij neni, Inspektori vihet n\u00eb l\u00ebvizje bazuar n\u00eb ankimin me shkrim t\u00eb \u00e7do personi fizik, juridik ose organi publik t\u00eb interesuar, ankimin me shkrim t\u00eb Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ankimin me shkrim t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ankimin me shkrim t\u00eb secilit an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ose t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, ankimin me shkrim nga kryetari i gjykat\u00ebs ku punon gjyqtari q\u00eb dyshohet se ka kryer shkelje disiplinore dhe ankimin me shkrim nga drejtuesi i zyr\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb ku punon prokurori q\u00eb dyshohet se ka kryer shkelje disiplinore.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Krahas trajtimit t\u00eb ankesave, inspektimet tematike dhe institucionale jan\u00eb mekanizmi q\u00eb b\u00ebn fotografimin e situat\u00ebs mbi nj\u00eb tematik\u00eb t\u00eb caktuar e nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar n\u00ebp\u00ebr gjykata e zyrat e prokurorive. Gjetjet e raporteve t\u00eb inspektimeve p\u00ebrmbajn\u00eb rekomandime p\u00ebr miratim e nxjerrje aktesh p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e veprimeve administrative p\u00ebr gjykatat, zyrat e prokurorive pran\u00eb tyre si dhe p\u00ebr vet\u00eb Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Gjithashtu, gjetjet e raporteve t\u00eb inspektimeve sh\u00ebrbejn\u00eb si indicie p\u00ebr t\u00eb hetuar shkeljet e dyshuara, sipas kushteve dhe procedurave t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Gjat\u00eb vitit 2024, Zyra e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ka finalizuar 6 inspektime tematike me 54 rekomandime t\u00eb l\u00ebna, konkretisht 9 rekomandime lidhen me marrjen e masave pe\u0308r miratim\/nxjerrje aktesh, 29 rekomandime pe\u0308r nde\u0308rmarrjen e veprimeve administrative dhe 15 rekomandime pe\u0308r Inspektorin e Larte\u0308 te\u0308 Drejte\u0308sise\u0308.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nd\u00ebrsa q\u00eb nga nisja e funksionimit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb gjithsej 21 inspektime, 12 prej t\u00eb cilave kan\u00eb p\u00ebrfunduar dhe raportet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb jan\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit me 118 rekomandime n\u00eb total.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Inspektimet kan\u00eb verifikuar aspekte t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb gjykatave, administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore, zyrave t\u00eb prokurorive dhe administrat\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb, bazuar n\u00eb planin vjetor t\u00eb inspektimeve, por edhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e motivuar me shkrim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, t\u00eb Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Inspektimet e p\u00ebrfunduara kan\u00eb pasur p\u00ebr objekt trajtimin e ankesave me objekt \u201clirimin me kusht\u201d, nga disa gjykata dhe prokurori pran\u00eb tyre n\u00eb 15 gjykata t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb vend dhe 5 ish-gjykata t\u00eb Apelit, p\u00ebrpara hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore, si dhe prokurorit\u00eb pran\u00eb tyre. Nuk kan\u00eb munguar edhe inspektimet mbi respektimin e kushteve dhe kritereve p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit personal p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cMbajtjes pa leje dhe prodhimit t\u00eb arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d, i kryer n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier, Shkod\u00ebr dhe Vlor\u00eb, mbi marrjen e masave administrative dhe procedurale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zbatimit t\u00eb udh\u00ebzimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm nr. 12, dat\u00eb 20.07.2020, t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes prokuror\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb prokuroris\u00eb, i kryer n\u00eb prokurorit\u00eb pran\u00eb gjykatave t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, Elbasan, Fier, Kor\u00e7\u00eb, Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb, Vlor\u00eb dhe t\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Gjirokast\u00ebr, Kor\u00e7\u00eb, Shkod\u00ebr.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00eb tjet\u00ebr inspektim, ku ka pasur edhe ankesa t\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb i jan\u00eb drejtuar Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ka qen\u00eb ai p\u00ebr ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve t\u00eb sistemit elektronik n\u00eb gjykata. Ky inspektim \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe n\u00eb dy shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pa p\u00ebrjashtuar edhe disa gjykata t\u00eb tjera. Dy inspektime t\u00eb tjera t\u00eb kryera nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebr objekt praktikat p\u00ebr shkaqet e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb prokuror\u00ebve dhe caktimin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb prokurori, inspektime q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb Elbasan, Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb dhe Vlor\u00eb. P\u00ebr caktimin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb prokurori, inspektimi p\u00ebrfshiu SPAK, si dhe disa gjykata t\u00eb vendit. Inspektimet e tjera p\u00ebr t\u00eb cilat ka raporte p\u00ebrfundimtare kan\u00eb qen\u00eb mbi procedur\u00ebn e shpalljes dhe arsyetimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Dhom\u00ebs Civile dhe Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve t\u00eb sistemit elektronik n\u00eb gjykata, mbi praktik\u00ebn dhe shkaqet e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb prokuror\u00ebve dhe dokumentimi nga gjyqtar\u00ebt i informimit t\u00eb pal\u00ebve rreth mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes me nd\u00ebrmjet\u00ebsim., t\u00eb cilat jan\u00eb kryer n\u00eb disa gjykata dhe prokurori t\u00eb vendit p\u00ebrfshir\u00eb edhe SPAK dhe Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Tema t\u00eb caktuara inspektimesh, si ndarja e \u00e7\u00ebshtjeve me short, praktika e caktimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, shkaqeve dhe z\u00ebvend\u00ebsimi i prokuror\u00ebve, koh\u00ebzgjatja e \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore, procedura e shpalljes dhe arsyetimit t\u00eb vendimeve etj., rimerren edhe n\u00eb vitet pasardh\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb skanim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre fenomeneve n\u00eb sistem.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr detaje m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme, raportet e inspektimeve tematike dhe institucionale, si dhe raportet p\u00ebr inspektimet e p\u00ebrfunduara jan\u00eb publikuar n\u00eb faqen e internetit www.ild.al.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb ka zhvilluar 21 inspektime tematike dhe institucionale n\u00eb gjykata dhe prokurori n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, q\u00eb nga fillimi i pun\u00ebs s\u00eb tij. 12 prej tyre jan\u00eb p\u00ebrmbyllur, nd\u00ebrsa rezultatet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb institucionit. Gjat\u00eb vitit 2024 jan\u00eb realizuar 6 inspektime kryesore, t\u00eb cilat kan\u00eb prodhuar 54 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":754629,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-754628","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/754628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=754628"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/754628\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":754630,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/754628\/revisions\/754630"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/754629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=754628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=754628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=754628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}