{"id":753818,"date":"2025-07-31T20:53:03","date_gmt":"2025-07-31T18:53:03","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=753818"},"modified":"2025-07-31T20:53:03","modified_gmt":"2025-07-31T18:53:03","slug":"adoleshenca-e-dumanit-qe-ma-turperon-shtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/07\/31\/adoleshenca-e-dumanit-qe-ma-turperon-shtetin\/","title":{"rendered":"\u201cAdoleshenca\u201c e Dumanit q\u00eb ma turp\u00ebron shtetin","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-753821 aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eb512f44-ee03-4bc4-8125-e3acee83343a-300x178.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"178\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eb512f44-ee03-4bc4-8125-e3acee83343a-300x178.jpeg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eb512f44-ee03-4bc4-8125-e3acee83343a-1024x607.jpeg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eb512f44-ee03-4bc4-8125-e3acee83343a-768x455.jpeg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eb512f44-ee03-4bc4-8125-e3acee83343a-1536x910.jpeg 1536w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/eb512f44-ee03-4bc4-8125-e3acee83343a.jpeg 1600w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><br \/>\nNga Dorian Matlija<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gazetar\u00ebve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur p\u00ebr rastin \u201cG\u00ebll\u00e7i\u201d n\u00eb Strasburg, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cAvokatura e Shtetit nuk na njoftoi\u2026 N\u00eb Strasburg kan\u00eb shkuar informacione t\u00eb pasakta. Thoma G\u00ebll\u00e7i \u00ebsht\u00eb arrestuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Strasburg \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar informacion sikur \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzuar\u201c.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Te kjo deklarat\u00eb ka dy probleme, nj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl e nj\u00eb t\u00eb madh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Problemi i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb q\u00eb Altin Dumani, pa ndonj\u00eb nevoj\u00eb, njollos pa t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb individ, duke hedhur idera se ka g\u00ebnjyer n\u00eb Strasburg. Ai thot\u00eb se Thoma G\u00ebll\u00e7i \u00ebsht\u00eb arrestuar. Po, sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestuar, sepse kishte nj\u00eb urdh\u00ebr arresti me vendim gjykate, por problemi \u00ebsht\u00eb te m\u00ebnyra e arrestimit. Si u arrestua? Duke e ndjekur k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs me vrap, apo duke e ndjekur me makin\u00eb si n\u00ebp\u00ebr filma? Apo duke dal\u00eb nga kufiri n\u00eb moment t\u00eb fundit? Apo i shkuan n\u00eb sht\u00ebpi dhe i vun\u00eb prangat aty?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Thoma G\u00ebll\u00e7i telefonoi vet\u00eb oficerin e policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe i tha q\u00eb ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzohej te policia. Dhe k\u00ebt\u00eb shkoi e b\u00ebri, pavar\u00ebsisht urdh\u00ebrit t\u00eb arrestit t\u00eb nxjerr\u00eb nga SPAK. Sepse \u00ebsht\u00eb nonsens p\u00ebr nj\u00eb jurist q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb batuta t\u00eb tilla sikur Thomai paska th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar vet\u00eb, mund\u00ebsisht duke k\u00ebrkuar t\u00eb arrestohet pa ndonj\u00eb urdh\u00ebr arresti\u2026 Por le ta l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb detaj m\u00ebnjan\u00eb sepse ky \u00ebsht\u00eb problem i vog\u00ebl q\u00eb Thoma G\u00ebll\u00e7in nuk e nxin dot p\u00ebr sa koh\u00eb n\u00eb Strasburg nuk shkuan vet\u00ebm fjal\u00ebt e Thomait, por edhe dosja e gjyqit. Dhe Strasburgu ka nj\u00eb seksion t\u00eb t\u00ebr\u00eb jurist\u00ebsh shqiptar\u00eb q\u00eb din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb shqip dhe nuk ndodh t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabime kur i p\u00ebrkthejn\u00eb dokumentat p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e Strasburgut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Problemi i madh k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb q\u00eb Dumani nuk ka nxjerr\u00eb leksione nga vendimet e gjykatave supreme p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Strasburgut, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb ato raste q\u00eb un\u00eb i kam ndjekur vet\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, p\u00ebrpara se ta shpjegoj k\u00ebt\u00eb, po b\u00ebj nj\u00eb parantez\u00eb t\u00eb vog\u00ebl k\u00ebtu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fazat e jet\u00ebs profesionale i ngjajn\u00eb shum\u00eb fazave t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njeriut si qenie. N\u00eb fillim t\u00eb jet\u00ebs, kur jemi f\u00ebmij\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra nuk i dim\u00eb, kemi pasiguri dhe duam mb\u00ebshtetje e mbrojtje nga prind\u00ebrit. Edhe n\u00eb fillimet e karrier\u00ebs, profesionisti \u00ebsht\u00eb i pasigurt\u00eb, ka paqart\u00ebsira, frik\u00ebra, ka nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes dhe mentorim. Pastaj vjen faza e dyt\u00eb, ajo e adoleshenc\u00ebs, ku njeriu merr kot, i duket vetja se i di t\u00eb gjitha, b\u00ebhet trim dhe mendjemadh. Edhe adoleshenca profesionale \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, ku profesionisti kujton s\u00eb tashm\u00eb ia mori dor\u00ebn pun\u00ebs, i m\u00ebsoi \u00e7far\u00eb i duhej dhe flet me sigurira, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebput edhe bro\u00e7kulla q\u00eb vet\u00eb i duken si men\u00e7urira. N\u00eb faz\u00ebn e pjekuris\u00eb pastaj, njeriu m\u00ebson q\u00eb gj\u00ebrat jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb komplikuara dhe b\u00ebhet m\u00eb i p\u00ebrulur e m\u00eb i kujdessh\u00ebm, m\u00eb i matur dhe m\u00eb i men\u00e7ur. K\u00ebshtu edhe profesionisti i pjekur, m\u00ebson leksionin baz\u00eb \u201csa t\u00eb rrosh do m\u00ebsosh\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Altin Dumani, me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr G\u00ebll\u00e7in, m\u00eb ngjau n\u00eb faz\u00ebn e adoleshenc\u00ebs profesionale, q\u00eb i duket vetja se nuk ka \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga Strasburgu, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb Strasburgu q\u00eb duhej t\u00eb m\u00ebsonte ca fakte prej tij. N\u00ebse do ishte i matur do thoshte: \u201cRastin G\u00ebll\u00e7i e kemi studiuar dhe kemi nxjerr\u00eb leksionet p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb nuk duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb m\u00eb\u201d. Dhe v\u00ebrtet q\u00eb aty Strasburgu i tha tro\u00e7 q\u00eb nuk arreston dot njer\u00ebz sepse ke dyshime q\u00eb do arratisen, pa pasur prova. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, do i ndalosh daljen jasht\u00eb shtetit dhe jo t\u00eb k\u00ebrkosh burgosjen. Strasburgu i tha tro\u00e7 q\u00eb edhe kur thua q\u00eb personi do rrezikoj\u00eb provat, duhet t\u00eb thuash edhe se cilat prova do mblidhje, pse jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ato, pse nuk i mblodhe dot p\u00ebr dy vjet e kusur hetime, \u00e7far\u00eb vlere do kishin ato kund\u00ebr G\u00ebll\u00e7it, q\u00eb t\u00eb duhej kaq shum\u00eb ky arresti, kur G\u00ebll\u00e7i nuk ishte m\u00eb as drejtor, por nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb? Strasburgu i tha q\u00eb arrestimi nuk duhej b\u00ebr\u00eb fare, dhe pavar\u00ebsisht se e u vet\u00ebdor\u00ebzua, kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr sa koh\u00eb arrestimi ishte i paligjsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I nxori leksionet e duhura Dumani, q\u00eb mos k\u00ebrkoj\u00eb arrestime kot, p\u00ebr hir t\u00eb bravadove institucionale t\u00eb SPAK n\u00eb lajmet e dark\u00ebs? M\u00eb duket se jo, sepse edhe sot ai po flet p\u00ebr detajin m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb asaj dosjeje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Strasburgut nuk i luan asnj\u00eb gram n\u00eb peshore. Si t\u00eb ishte arrestuar me buj\u00eb si n\u00ebp\u00ebr filma, apo si t\u00eb ishte dor\u00ebzuar vet\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb pes\u00eb me hi\u00e7 p\u00ebr argumentat baz\u00eb q\u00eb e b\u00ebn\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb fituar nga G\u00ebll\u00e7i. Kjo \u00e7\u00ebshtja e vet\u00ebdor\u00ebzimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka vler\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr diletantizmin e Dumanit q\u00eb nuk ngurron ta transformoj\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt duke harruar q\u00eb k\u00ebto deklarata i ndjek edhe publiku i specializuar, si ne avokat\u00ebt p\u00ebr shembull.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dumani nuk nxori leksione as nga vendimmarrja e OKB-s\u00eb dhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e gazetarit Elton Qyno. Edhe sot q\u00eb flasim, SPAK refuzon t\u00eb fshij\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e marra nga telefonat e gazetarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese e tha tro\u00e7 \u201ct\u00eb asgj\u00ebsohen t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e marra\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mir\u00ebpo, ky \u201cprofesionisti adoleshent\u201d, p\u00ebr m\u00eb keq nuk ka n\u00eb dor\u00eb drejtimin e nj\u00eb zyre private, t\u00eb vog\u00ebl sa nj\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb q\u00eb nuk aksidenton dot njeri, por ka n\u00eb dor\u00eb levat e komplikuara t\u00eb nj\u00eb makinerie shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shtet\u00ebrore si SPAK. Ai, me bindjen se i di t\u00eb gjitha dhe me vrullin e vet\u00ebbesimit, i k\u00ebputi ca bro\u00e7kulla e t\u00eb pav\u00ebrteta te OKB, p\u00ebr t\u00eb cilat mua sinqerisht q\u00eb m\u00eb erdhi turp nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi i shteti tim, pavar\u00ebsisht se m\u00eb interesonte ta fitoja at\u00eb gjyq. Ashtu si\u00e7 SPAK foli vet\u00eb edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe jo Avokatura e Shtetit, e prap\u00eb edhe aty u than\u00eb ca g\u00ebnjeshtra me shkrim para gjykat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptare p\u00ebr Elton Qynon. Edhe aty m\u00eb erdhi turp. Dhe t\u00eb mendosh q\u00eb rasti Qyno erdhi pas rastit Lapsi, ku u mor vesh q\u00eb nuk kishte m\u00ebsuar asgj\u00eb as nga rasti Lapsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jemi shum\u00eb q\u00eb presin q\u00eb Dumani t\u00eb rritet, t\u2019i hapet pak mendja dhe t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb kur flasin gjykatat supreme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, ai, me parimin \u201csa t\u00eb rrosh do m\u00ebsosh\u201d, t\u00eb marr\u00eb lapsin e t\u00eb mbaj\u00eb sh\u00ebnim leksionet e reja t\u00eb jet\u00ebs profesionale, q\u00eb mesa duket ato gjykatat e ul\u00ebta, duke vendosur \u201caf\u00ebrmendsh\u201d si\u00e7 k\u00ebrkon ai, nuk kan\u00eb \u00e7\u2019ti m\u00ebsojn\u00eb por vet\u00ebm sa i llastojn\u00eb egon e faz\u00ebs s\u00eb adoleshenc\u00ebs profesionale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr momentin, shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb Avokatura e Shtetit nuk e pyeti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e G\u00ebll\u00e7it n\u00eb Strasburg, se do m\u00eb kishte ardhur turp edhe aty p\u00ebr shtetin tim si te rasti i Qynos para OKB-s\u00eb.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dorian Matlija N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb gazetar\u00ebve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur p\u00ebr rastin \u201cG\u00ebll\u00e7i\u201d n\u00eb Strasburg, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cAvokatura e Shtetit nuk na njoftoi\u2026 N\u00eb Strasburg kan\u00eb shkuar informacione t\u00eb pasakta. Thoma G\u00ebll\u00e7i \u00ebsht\u00eb arrestuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Strasburg \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar informacion sikur \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzuar\u201c. Te kjo deklarat\u00eb ka dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":753821,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-753818","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/753818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=753818"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/753818\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":753823,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/753818\/revisions\/753823"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/753821"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=753818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=753818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=753818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}