{"id":750714,"date":"2025-07-11T14:54:17","date_gmt":"2025-07-11T12:54:17","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=750714"},"modified":"2025-07-11T14:54:17","modified_gmt":"2025-07-11T12:54:17","slug":"prokurorja-gjeli-shkrese-klp-se-presioni-publik-ndaj-meje-tejkalon-cdo-kritike-te-lejuar-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/07\/11\/prokurorja-gjeli-shkrese-klp-se-presioni-publik-ndaj-meje-tejkalon-cdo-kritike-te-lejuar-politike\/","title":{"rendered":"Prokurorja Gjeli shkres\u00eb KLP-s\u00eb: Presioni publik ndaj meje tejkalon \u00e7do kritik\u00eb t\u00eb lejuar politike","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-750715\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/504379460_1298354048960226_7193867717749963451_n-300x167.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"167\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/504379460_1298354048960226_7193867717749963451_n-300x167.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/504379460_1298354048960226_7193867717749963451_n-768x428.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/504379460_1298354048960226_7193867717749963451_n-750x415.jpg 750w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/504379460_1298354048960226_7193867717749963451_n.jpg 840w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas deklaratave t\u00eb forta t\u00eb Kryeministrit Rama mbi \u00e7\u00ebshtjen e nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb Theth, prokurorja Elsa Gjeli i \u00ebsht\u00eb drejtuar zyrtarisht K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokurorja Elsa Gjeli ka depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare pran\u00eb KLP-s\u00eb, ku shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr presionin publik dhe personal q\u00eb, sipas saj, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Kryeministri Rama lidhur me vendimin p\u00ebr mosnisjen e procedimit penal n\u00eb rastin e nd\u00ebrtimit me kontenier\u00eb n\u00eb Theth.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim si t\u00eb papranuesh\u00ebm, denigrues dhe c\u00ebnues p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e magjistrat\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pjes\u00eb nga shkresa:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Paraqes k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare pran\u00eb institucionit tuaj, n\u00eb mbrojtje t\u00eb dinjitetit dhe pavar\u00ebsis\u00eb sime profesionale, t\u00eb cenuar publikisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga Kryeministri i Republik\u00ebs, z. Edi Rama<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prokuroria ka regjistruar nj\u00eb kall\u00ebzim penal m\u00eb 28.05.2025 pas nj\u00eb referimi nga policia dhe \u00e7\u00ebshtja m\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr verifikim me short elektronik. Nga ky referim i policis\u00eb rezultonte se n\u00eb lagjjen Fush\u00eb-Theth, n\u00eb fshatin Theth, Nj\u00ebsia Administrative Shal\u00eb, Bashkia Shkod\u00ebr, nga ana e I.M.T-s\u00eb ishte konstatuar vendosja e 10 kontenjer\u00ebve, n\u00eb pron\u00ebn e shtetases Lene Prroni. K\u00ebta objekte nuk kishin bazament betoni, por ishin t\u00eb vendosur n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr qoshet mbi rrasa guri t\u00eb prera, sipas referimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Policia Gjyq\u00ebsore. Gjat\u00eb k\u00ebqyrjes n\u00eb oborr jan\u00eb konstatuar pllaka betoni si ato q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr trotuare si dhe llamarina model sandui\u00e7. N\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar prezenca e ndonj\u00eb personi. Shtetasja Lene Prroni, e pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni p\u00ebr vepr\u00ebn penale, ka deklaruar se: Kapanonet e gjetura jan\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb pron\u00ebn e saj, t\u00eb cil\u00ebn e ka t\u00eb trash\u00ebguar nga paraardh\u00ebsit e saj. Deklaron se \u00ebsht\u00eb interesuar pran\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr vendosjen e tyre, por i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pron\u00ebsie q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitosh dhe ajo nuk ka dokumente pron\u00ebsie, por e ka t\u00eb trash\u00ebguar pron\u00ebn brez pas brezi. Gjithashtu ka shpjeguar se, n\u00eb dijenin\u00eb e saj, p\u00ebr objektet q\u00eb jan\u00eb pa themele, pa betone, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje. Tregon se parat\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtyre kapanoneve i ka marr\u00eb borxh, tek t\u00eb af\u00ebrmit e saj, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebta kapanone, si dhe ka pasur rreth 300 krer\u00eb bag\u00ebti n\u00eb Dukagjin, por duke q\u00ebn\u00eb se nuk kishte \u00e7oban p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr to, i ka shitur t\u00eb gjitha. N\u00eb referimin e b\u00ebr\u00eb nga Komisariati i Policis\u00eb Shkod\u00ebr, citohej se Inspektorati Vendor i Mbrojtjes s\u00eb Territorit Bashkia Shkod\u00ebr e konsideronte vendosjen e kontenjer\u00ebve kund\u00ebrvajtje administrative. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb veprimeve verifikuese, n\u00eb dat\u00eb 30.05.2025 kam vendosur mosfillimin e procedimit penal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim, pasi fakti nuk p\u00ebrb\u00ebnte vep\u00ebr penale, por duke sqaruar se jemi n\u00eb kushtet e kundravajtjes administrative. Me 07.07.2025 jan\u00eb publikuar pamjet e vendit t\u00eb ngjarjes. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb ka dal\u00eb me prononcimin e par\u00eb t\u00eb tij publik me tone denigruese edhe z. Kryeminist\u00ebr, duke vijuar edhe n\u00eb dit\u00ebn pasardh\u00ebse. Nga k\u00ebto pamje kam konstatuar se, vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontenjer\u00ebt, lidhur energjia elektrike dhe kontenjer\u00ebt duket se ishin t\u00eb p\u00ebrdorsh\u00ebm\/banuesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb datat 7-8 korrik 2025, Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, p\u00ebrmes konferencave publike, postimeve n\u00eb rrjetet sociale (Facebook, Instagram etj.) dhe deklaratave p\u00ebr media, u shpreh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe agresive n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke p\u00ebrmendur emrin tim personalisht dhe duke m\u00eb akuzuar se:\ufffd\u2022 \u201cKam hedhur n\u00eb kosh nj\u00eb krim t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb\u201d;\ufffd\u2022 \u201cJam p\u00ebrfaq\u00ebsuese e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb mbron shkat\u00ebrrimin e pron\u00ebs publike\u201d;\ufffd\u2022 \u201cKam vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe t\u00eb dyshimt\u00eb\u201d;\ufffd\u2022 \u201cDuhet t\u00eb mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendimin tim\u201d etj.\ufffdK\u00ebto deklarata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kapacitetin e tij si Kryeminist\u00ebr, duke ndikuar n\u00eb perceptimin publik, duke m\u00eb ekspozuar ndaj nj\u00eb lincimi t\u00eb pashembullt mediatik dhe duke minuar \u00e7do kuptim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si nj\u00eb sistem i ndar\u00eb nga pushteti ekzekutiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky q\u00ebndrim publik \u00ebsht\u00eb:\ufffd\u2022 I paprecedent\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, ku pavar\u00ebsia e magjistrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb e garantuar me Kushtetut\u00eb;\ufffd\u2022 Personal, pasi godet nj\u00eb Prokuror t\u00eb ri n\u00eb detyr\u00eb, me eksperienc\u00eb t\u00eb past\u00ebr, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje jo vet\u00ebm profesionalizmin tim, por edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe logjike;\ufffd\u2022 Diskriminues, pasi synon t\u00eb frik\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrmes turpit publik dhe n\u00ebn\u00e7mimit figur\u00ebn e nj\u00eb Magjistrateje t\u00eb re n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presioni publik ndaj meje tejkalon \u00e7do kritik\u00eb t\u00eb lejuar politike dhe synon t\u00eb m\u00eb vendos\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr p\u00ebr arsye t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb lidhura me vendimmarrjen time profesionale. Vler\u00ebsoj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebr t\u00eb tjera t\u00eb ndalem n\u00eb disa momente t\u00eb lidhur jo vet\u00ebm me dinamik\u00ebn e fundit t\u00eb ngjarjeve, t\u00eb cilat shkojn\u00eb p\u00ebrtej normales, por edhe t\u00eb lidhur me karrier\u00ebn time profesionale nga momenti i fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam betuar para Kushtetut\u00ebs q\u00eb do t\u2019a mbroj me solemnitet deri n\u00eb momentin final t\u00eb ushtrimit t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vler\u00ebsoj t\u00eb theksoj faktin q\u00eb pavar\u00ebsisht \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsie q\u00eb paraqet profesioni i Prokurorit, si dhe dinamik\u00ebs s\u00eb tij, do t\u00eb rib\u00ebja \u00e7do dit\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zgjedhje, edhe pse aktualisht i gjith\u00eb sistemi i Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me sfida t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb prejardhura si pasoj\u00eb e mbingarkes\u00ebs, duke punuar \u00e7do dit\u00eb dhe \u00e7do or\u00eb (pa llogaritur asnj\u00eb dit\u00eb pushimi), pasi t\u00eb gjith\u00eb besojm\u00eb tek vlerat e nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur, n\u00eb drejtim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb interesit publik dhe t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb. Edhe pse q\u00eb n\u00eb muajin e par\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs jam p\u00ebrballur me ngjarje t\u00eb r\u00ebnda dhe me marrje t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb dosjeve p\u00ebr hetim dhe p\u00ebr gjykim, kjo sfid\u00eb nuk m\u00eb ka penguar deri m\u00eb sot q\u00eb t\u00eb ushtroj profesionin tim me integritet. Pavar\u00ebsisht faktit se p\u00ebr vitin 2024 m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb, n\u00eb lidhje me pun\u00ebn time mund t\u00eb flasin shifrat zyrtare t\u00eb analizuara edhe n\u00eb Raportin Vjetor t\u00eb k\u00ebtij viti, sa i p\u00ebrket dosjeve t\u00eb p\u00ebrfunduara dhe personave t\u00eb marr\u00eb, si t\u00eb pandehur. \u00cbsht\u00eb kryer arrestimi i shtetasit Lulzim Rakaj, i marr\u00eb n\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 79\/dh dhe 22 i Kodit Penal, duke cil\u00ebsuar faktin se edhe pse dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqyrtuar seanca gjyq\u00ebsore p\u00ebr vleft\u00ebsimit e arrestimit t\u00eb tij kam p\u00ebsuar nj\u00eb aksident automobilistik, kjo nuk m\u00eb pengoi q\u00eb t\u00eb vrapoja p\u00ebr n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit, s\u00ebrish n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik. Nuk dua t\u00eb ndalem n\u00eb shum\u00eb ngjarje q\u00eb kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk ka qen\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb objektiv i pun\u00ebs sime lancimi i ngjarjeve, por q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr kriminalitetit dhe mbrojtja ndaj interesit publik n\u00eb \u00e7do moment, sipas betimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb para Kushtetut\u00ebs dhe q\u00eb jam betuar q\u00eb do t\u2019a mbroj solemnisht n\u00eb \u00e7do moment.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Do t\u00eb ju lutesha dhe do ju k\u00ebrkoja q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrnin masat p\u00ebrkat\u00ebse ato instucione q\u00eb ligj\u00ebrisht kan\u00eb detyrimin t\u00eb verifikojn\u00eb vendimmarrjen time, duke theksuar se jam e gatshme t\u00eb p\u00ebrballem me \u00e7do pasoj\u00eb t\u00eb mundshme, pasi kam bindjen e plot\u00eb q\u00eb vendimarrja ime mund dhe duhet t\u00eb vler\u00ebsohet vet\u00ebm nga organet e p\u00ebrcaktuara nga Kushteta dhe ligji, por jo nga institucione jasht\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor. Lejimi i faktit t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb cenonte r\u00ebnd\u00eb parime themelore kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebrkesat:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrfundim, n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetencat tuaja, lutem nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, q\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb analizoj\u00eb sjelljen e Kryeministrit n\u00eb kontekstin e cenimit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Prokuroris\u00eb dhe respektimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb shqyrtoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb deklarate zyrtare n\u00eb mbrojtje t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Prokuror\u00ebve nga sulme t\u00eb papranueshme politike, duke theksuar se n\u00eb lidhje me rastin tim individual jam e gatshme t\u00eb hetohem para t\u00eb gjith\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa institucional\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe integritetin profesional t\u00eb Magjistrat\u00ebve q\u00eb ndihen t\u00eb persekutuar p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve t\u00eb tyre t\u00eb pavarura.\ufffdDeklaroj se jam e gatshme t\u00eb paraqes \u00e7do dokument shtes\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebshmoj personalisht p\u00ebr ndikimin q\u00eb k\u00ebto deklarata kan\u00eb pasur n\u00eb mjedisin tim profesional dhe emocional.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas deklaratave t\u00eb forta t\u00eb Kryeministrit Rama mbi \u00e7\u00ebshtjen e nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb Theth, prokurorja Elsa Gjeli i \u00ebsht\u00eb drejtuar zyrtarisht K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. Prokurorja Elsa Gjeli ka depozituar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare pran\u00eb KLP-s\u00eb, ku shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr presionin publik dhe personal q\u00eb, sipas saj, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Kryeministri Rama lidhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":750715,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-750714","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/750714","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=750714"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/750714\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":750716,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/750714\/revisions\/750716"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/750715"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=750714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=750714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=750714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}