{"id":747517,"date":"2025-06-19T15:19:03","date_gmt":"2025-06-19T13:19:03","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=747517"},"modified":"2025-06-19T15:19:17","modified_gmt":"2025-06-19T13:19:17","slug":"pertej-bulevardit-nje-persiatje-cmund-te-behet-me-mire-arsimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/06\/19\/pertej-bulevardit-nje-persiatje-cmund-te-behet-me-mire-arsimi\/","title":{"rendered":"Cikli p\u00ebrtej bulevardit, nj\u00eb p\u00ebrsiatje \u00e7&#8217;mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb (Arsimi)","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-300293\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Olsi-Bakalli-e1559147741923.jpg\" alt=\"\" width=\"1137\" height=\"640\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Olsi-Bakalli-e1559147741923.jpg 1137w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Olsi-Bakalli-e1559147741923-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Olsi-Bakalli-e1559147741923-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/Olsi-Bakalli-e1559147741923-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1137px) 100vw, 1137px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Nga Olsi Bakalli<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Shqip\u00ebri, historia politike shpesh shkruhet nga fituesit, por p\u00ebrditshm\u00ebria gjithmon\u00eb mbetet p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt. Me fitoren absolute t\u00eb Edi Ram\u00ebs m\u00eb 11 maj 2025 dhe q\u00ebndrimin e tij n\u00eb pushtet p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt \u2013 nj\u00eb precedent i pashoq n\u00eb politik\u00ebn shqiptare \u2013 vendi nuk ndodhet m\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e dilem\u00ebs p\u00ebr \u201ckush do qeveris\u00eb\u201d, por n\u00eb pyetjen shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb: si do qeveriset?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, pavar\u00ebsisht fjal\u00ebve p\u00ebr stabilitet, p\u00ebrvoja na ka treguar se kat\u00ebr vitet e ardhshme mund t\u00eb jen\u00eb po aq t\u00eb zbraz\u00ebta sa kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebparshmet, n\u00ebse pushteti nuk e sheh veten m\u00eb si nj\u00eb mjet kontrolli, por si nj\u00eb instrument zhvillimi. Dhe zhvillimi nuk \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb me kat\u00ebr rreshta n\u00eb nj\u00eb program qeveritar q\u00eb askush nuk e lexon &#8211; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i gjat\u00eb, i nd\u00ebrlikuar dhe mbi t\u00eb gjitha, i maturuar mbi dije.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb Kryeministri, \u00a0i lodhur ndoshta nga fitoret e paracaktuara dhe nga nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb zgjidhet vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur, t\u00eb kuptoj\u00eb se pushteti pa p\u00ebrmbajtje \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pushtet q\u00eb q\u00ebndron pezull. Dhe pik\u00ebrisht tani, kur nuk ka m\u00eb k\u00eb p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar, Rama ka nj\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb qeverisur jo thjesht p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, por p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb nuk maten me metrat e shesheve t\u00eb rind\u00ebrtuara apo kilometrat e rrug\u00ebve t\u00eb asfaltuara. Ato maten me jet\u00ebn q\u00eb ndodh p\u00ebrbrenda.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, debati publik q\u00eb duhet t\u00eb ngrejm\u00eb si qytetar\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me emrat e ministrave, por me karakterin e sistemit qeveris\u00ebs q\u00eb duam t\u00eb shohim. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb n\u00eb themelin e \u00e7do vendimi t\u00eb jet\u00eb dija, jo impulsi; analiza, jo reagimi; dhe politika, jo si instinkt propagandistik, por si shkenc\u00eb sociale. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb departament k\u00ebrkimi strategjik pran\u00eb Kryeministris\u00eb, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga studiues t\u00eb rinj, t\u00eb pavarur, q\u00eb ndihmojn\u00eb qeverin\u00eb t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrtej cikleve zgjedhore dhe krizave afatshkurtra. Le t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb shkruajn\u00eb dokumentet e bardha mbi arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, bujq\u00ebsin\u00eb dhe administrat\u00ebn. N\u00ebse ky departament nuk ekziston ende, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb krijohet. Dhe n\u00ebse ekziston vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb mos sillet m\u00eb si nj\u00eb zyr\u00eb stafi politik, por si nj\u00eb tru komb\u00ebtar i gjall\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrpara, duhet t\u00eb fillojm\u00eb nga baza: arsimi, sidomos arsimi profesional, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka mbetur peng i nj\u00eb mentaliteti q\u00eb e sheh zanatin si d\u00ebshtim, jo si mund\u00ebsi. N\u00eb nj\u00eb vend ku mungojn\u00eb specialist\u00eb, ku fabrikat q\u00eb kan\u00eb mbetur jan\u00eb t\u00eb pangopura p\u00ebr teknik\u00eb, elektricist\u00eb apo inxhinier\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe ku t\u00eb rinjt\u00eb ikin sepse nuk gjejn\u00eb vendin e vet, arsimi profesional \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb alternativ\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebtim. N\u00ebse nuk investojm\u00eb aty, thjesht po edukojm\u00eb gjenerata p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb emigrant\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu, sh\u00ebndet\u00ebsia nuk mund t\u00eb mbetet fush\u00eb p\u00ebr retorik\u00eb. Pas \u00e7do slogani p\u00ebr spitale t\u00eb ndri\u00e7uara, ekziston nj\u00eb pacient q\u00eb pret me or\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb mjek. Sistemi duhet t\u00eb menaxhohet si nj\u00eb struktur\u00eb kritike p\u00ebr funksionimin e shtetit, me mjek\u00eb q\u00eb nuk largohen, me infermier\u00eb q\u00eb nuk mbijetojn\u00eb dhe me nj\u00eb infrastruktur\u00eb q\u00eb nuk shembet para se t\u00eb inaugurohet. Nj\u00eb menaxhim i till\u00eb k\u00ebrkon njer\u00ebz q\u00eb kuptojn\u00eb sistemin, jo vet\u00ebm q\u00eb din\u00eb ta mbulojn\u00eb me ngjyra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Administrata publike, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb pasqyra m\u00eb e qart\u00eb e seriozitetit t\u00eb nj\u00eb shteti. Shqip\u00ebria ka vuajtur shum\u00eb nga paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb funksionon p\u00ebr qytetarin dhe jo p\u00ebr partin\u00eb. Reforma n\u00eb pron\u00ebsi, n\u00eb taksim, n\u00eb lejet dhe licencat, n\u00eb digjitalizim t\u00eb sh\u00ebrbimeve &#8211; t\u00eb gjitha lidhen me nj\u00eb trup\u00eb administrate q\u00eb di t\u00eb zbatoj\u00eb rregulla dhe jo urdhra. Dhe kjo administrat\u00eb nuk do vij\u00eb nga ajri &#8211; duhet t\u00eb krijohet me politika rekrutimi, trajnimi dhe promovimi t\u00eb bazuara n\u00eb merit\u00eb, jo n\u00eb af\u00ebrsi politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb fund, \u00e7\u00ebshtja e emigracionit \u00ebsht\u00eb plag\u00eb q\u00eb shkon shum\u00eb m\u00eb thell\u00eb se sa thjesht mungesa e shpres\u00ebs. \u00cbsht\u00eb simptom\u00eb e nj\u00eb ekonomie t\u00eb cunguar, ku bujq\u00ebsia dhe blegtoria trajtohen si sektor\u00eb folklorik\u00eb dhe jo si shtylla ekonomike q\u00eb mund t\u00eb mbajn\u00eb turizmin, gastronomin\u00eb dhe zhvillimin rural. Pa investime n\u00eb zinxhirin e vler\u00ebs \u2013 nga prodhimi te p\u00ebrpunimi &#8211; Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb importoj\u00eb produkte q\u00eb mund t\u2019i kishte eksporte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse kan\u00eb mbetur vet\u00ebm t\u00eb rinj q\u00eb duan t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb shtet, dhe n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt duan t\u00eb ikin, kjo nuk \u00ebsht\u00eb munges\u00eb d\u00ebshire, por munges\u00eb kuptimi. Qeveria e re, n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kopje e zbehur e t\u00eb m\u00ebparshmes, duhet t\u00eb filloj\u00eb me nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb: \u00e7far\u00eb sistemi po nd\u00ebrtojm\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00eb? N\u00ebse nuk nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb t\u00eb rrin\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, at\u00ebher\u00eb do na mbeten vet\u00ebm ata q\u00eb nuk kan\u00eb ku shkojn\u00eb. Dhe me ta, nuk nd\u00ebrtohet dot as nj\u00eb vend, as nj\u00eb e ardhme.<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"color: #000000;\"><strong>Arsimi n\u00eb Shqip\u00ebri: Ura q\u00eb s\u2019\u00e7oi askund<\/strong><\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjergji, me pallton e tij gri dhe nj\u00eb dosje t\u00eb vjet\u00ebr n\u00ebn sqetull, ecte ngadal\u00eb bulevardit t\u00eb Tiran\u00ebs si \u00e7do m\u00ebngjes t\u00eb zakonsh\u00ebm pranvere. Me nj\u00eb p\u00ebrzierje krenarie dhe trishtimi n\u00eb sy, ai ndalej p\u00ebrball\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, nd\u00ebrtes\u00ebs ku dikur kishte shpresuar se do ndodhnin ndryshimet p\u00ebr t\u00eb cilat kishte punuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ishte m\u00ebsuesi q\u00eb kishte mbjell\u00eb dijen dhe besimin n\u00eb brezat q\u00eb tani ose kishin emigruar, ose ndiheshin t\u00eb humbur n\u00eb nj\u00eb sistem ku diploma \u00ebsht\u00eb shpesh nj\u00eb dokument i panevojsh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb i pret pas shkoll\u00ebs. Nj\u00eb nga ish-nx\u00ebn\u00ebsit e tij ishte b\u00ebr\u00eb mjek dhe kujdesej tani p\u00ebr t\u00eb; nj\u00eb tjet\u00ebr ishte zhdukur n\u00eb Itali prej vitesh; nj\u00eb tjet\u00ebr punonte n\u00eb administrat\u00eb, p\u00ebrball\u00eb absurditeteve burokratike q\u00eb m\u00ebsuesi i tij dikur p\u00ebrpiqej t\u2019i luftonte me fjal\u00eb t\u00eb urta dhe libra t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr dijen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb vitin 2025, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse arsimi \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i s\u00eb ardhmes &#8211; kjo tashm\u00eb ting\u00ebllon si nj\u00eb klishe boshe &#8211; por n\u00ebse ky \u00e7el\u00ebs hap ndonj\u00eb der\u00eb konkrete p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. A mund t\u00eb ecim p\u00ebrpara si shoq\u00ebri, kur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt tan\u00eb ikin, t\u00eb neveritur nga nj\u00eb sistem q\u00eb nuk shp\u00ebrblen dijen, por njohjet? Kur profesioni i m\u00ebsuesit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb streh\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit n\u00ebn-mesatar\u00eb dhe jo n\u00eb zgjedhjen e par\u00eb t\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve? Kur universitetet tona prodhojn\u00eb t\u00eb diplomuar q\u00eb din\u00eb t\u00eb citojn\u00eb teori, por nuk din\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin nj\u00eb CV konkurruese jasht\u00eb vendit?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgjigjet jan\u00eb t\u00eb hidhura. Dhe arsimi, ashtu si\u00e7 e shohim sot, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mjet p\u00ebr zbukurimin e CV-ve, jo p\u00ebr zhvillimin e mendjes kritike. Kjo p\u00ebrkon me v\u00ebzhgimet e shum\u00eb ekonomist\u00ebve t\u00eb arsimit, si Eric Hanushek, i cili ka theksuar vazhdimisht se &#8220;cilwsia e m\u00ebsuesve \u00ebsht\u00eb faktori m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rezultatet n\u00eb arsim&#8221; &#8211; por n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00ebsuesit jan\u00eb lodhur nga lufta me nj\u00eb sistem q\u00eb nuk i mb\u00ebshtet, nuk i trajnon vazhdimisht dhe nuk i shp\u00ebrblen meritat. Profesori Hanushek, duke analizuar t\u00eb dh\u00ebnat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se nj\u00eb sistem arsimor me performanc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb d\u00ebmton produktivitetin komb\u00ebtar, por edhe \u00e7on drejt pabarazis\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb sociale dhe ekonomike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot n\u00eb Shqip\u00ebri, ndon\u00ebse sistemi arsimor \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb gjer\u00ebsisht dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb infrastruktur\u00eb, p\u00ebrmbajtja pedagogjike dhe cil\u00ebsia e arsimimit mbeten thell\u00ebsisht problematike. Universitetet, t\u00eb degraduara shpesh n\u00eb tregje diplomash, nuk arrijn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb ura tw vwrteta me ekonomin\u00eb e tregut dhe k\u00ebrkesat e nj\u00eb bote q\u00eb ndryshon p\u00ebrdit\u00eb. Profesioni i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thirrje, por stacion i p\u00ebrkohsh\u00ebm, shpesh i imponuar nga mungesa e mund\u00ebsive t\u00eb tjera. Kjo gjendje i \u00e7on t\u00eb rinjt\u00eb drejt nj\u00eb ikjeje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fizike, por edhe mendore &#8211; nj\u00eb ikje nga ideja se Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb vendi ku \u00ebndrrat realizohen p\u00ebrmes dijes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb fundit t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr kapitullin 26 t\u00eb negociatave, vihet theksi pik\u00ebrisht n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb lidhur arsimin profesional me nevojat e tregut t\u00eb pun\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetet k\u00ebrkimore t\u00eb universiteteve publike. Por k\u00ebto mbeten fjali t\u00eb bukura n\u00eb nj\u00eb dokument, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet, qeverit\u00eb shqiptare kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb vizion afatgjat\u00eb mbi dijen. P\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr reform\u00eb n\u00eb arsimin profesional &#8211; por Shqip\u00ebria nuk ka ende nj\u00eb hart\u00eb reale t\u00eb nevojave t\u00eb tregut, e as nj\u00eb sistem t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm bashk\u00ebpunimi mes shkollave dhe sektorit privat. Shkollat profesionale nuk jan\u00eb kthyer n\u00eb alternativ\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb zgjedhje e cila shpesh i margjinalizon edhe m\u00eb tej ata.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse do kishte nj\u00eb prioritet urgjent p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb re n\u00eb vitin 2025, ai do ishte krijimi i nj\u00eb sistemi arsimor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb nga realiteti ekonomik, teknologjik dhe social. Jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur qytetar\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb, q\u00eb sfidojn\u00eb dhe q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb vetvete. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb n\u00eb Kryeministri t\u00eb ngrihet nj\u00eb departament i mir\u00ebfillt\u00eb k\u00ebrkimi shkencor, ku akademik\u00eb, pedagog\u00eb, ekspert\u00eb t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs dhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebs t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb dizenjuar politika arsimore t\u00eb bazuara n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konkrete. Ashtu si\u00e7 rekomandon edhe OECD, vendimmarrja n\u00eb arsim duhet t\u00eb bazohet gjithnj\u00eb n\u00eb evidenca empirike dhe jo n\u00eb intuita politike apo eksperimente t\u00eb improvizuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shteti shqiptar duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se thjesht t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtesa shkollash &#8211; duhet t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb brenda tyre. Nga kurrikulat q\u00eb lidhen me realitetin, te formimi i vazhduesh\u00ebm i m\u00ebsuesve, nga biblioteka funksionale n\u00eb shkolla, te sistemet dixhitale q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe jo vet\u00ebm n\u00eb administrat\u00eb &#8211; gjith\u00e7ka duhet t\u00eb rikthehet n\u00eb themel dhe t\u00eb rikonceptohet si nj\u00eb projekt i madh komb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sepse n\u00eb fund, pyetjet q\u00eb ngrit\u00ebm n\u00eb fillim mbeten pezull mbi \u00e7do politik\u00eb: A ka vler\u00eb nj\u00eb diplom\u00eb n\u00ebse nuk t\u00eb ndihmon t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme? A mund t\u00eb ket\u00eb zhvillim pa dije, dhe dije pa drejt\u00ebsi? A mund t\u00eb quhemi t\u00eb lir\u00eb, n\u00ebse shkollimi nuk sjell pavar\u00ebsi ekonomike, por nj\u00eb bilet\u00eb p\u00ebr n\u00eb ambasad\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb prodhojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb emigrant\u00eb me diploma n\u00eb dor\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb arsimi t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb gurin e themelit t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb jeton, jo vet\u00ebm q\u00eb tregon bukurit\u00eb natyrore n\u00eb Instagram. Arsimi nuk \u00ebsht\u00eb dekor p\u00ebr programet politike &#8211; \u00ebsht\u00eb themeli mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohet liria, zhvillimi dhe qytetaria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe n\u00eb fund, ndoshta do t\u2019i kthehemi zotit Gjergji. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta nderuar at\u00eb dhe qindra si ai \u00ebsht\u00eb t\u2019u japim atyre q\u00eb vijn\u00eb pas tij nj\u00eb arsim q\u00eb nuk prodhon zhg\u00ebnjim, por t\u00eb ardhme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb pakt t\u00eb ri komb\u00ebtar p\u00ebr arsimin? A duhet t\u00eb rishkruajm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb filozofin\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtojm\u00eb dijen n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend? A jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ndajm\u00eb privilegjin e dijes dhe ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb nuk mund t\u2019i shtyjm\u00eb m\u00eb. Dhe debati publik p\u00ebr to nuk \u00ebsht\u00eb luks \u2013 \u00ebsht\u00eb mbijetes\u00eb.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Olsi Bakalli N\u00eb Shqip\u00ebri, historia politike shpesh shkruhet nga fituesit, por p\u00ebrditshm\u00ebria gjithmon\u00eb mbetet p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt. Me fitoren absolute t\u00eb Edi Ram\u00ebs m\u00eb 11 maj 2025 dhe q\u00ebndrimin e tij n\u00eb pushtet p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt \u2013 nj\u00eb precedent i pashoq n\u00eb politik\u00ebn shqiptare \u2013 vendi nuk ndodhet m\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":300293,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-747517","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/747517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=747517"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/747517\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":747523,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/747517\/revisions\/747523"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/300293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=747517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=747517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=747517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}