{"id":746746,"date":"2025-06-15T16:26:03","date_gmt":"2025-06-15T14:26:03","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=746746"},"modified":"2025-06-15T16:34:51","modified_gmt":"2025-06-15T14:34:51","slug":"intervista-pse-netanyahu-vendosi-ta-godase-iranin-pikerisht-tani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/06\/15\/intervista-pse-netanyahu-vendosi-ta-godase-iranin-pikerisht-tani\/","title":{"rendered":"INTERVISTA \u2013 Pse Netanyahu vendosi ta godas\u00eb Iranin pik\u00ebrisht tani","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-746747\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/WhatsApp-Image-2025-06-15-at-16.16.34_7d7ec114.jpg\" alt=\"\" width=\"512\" height=\"341\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/WhatsApp-Image-2025-06-15-at-16.16.34_7d7ec114.jpg 512w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/WhatsApp-Image-2025-06-15-at-16.16.34_7d7ec114-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 512px) 100vw, 512px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Nga Isaac Chotiner<\/strong> <\/em>\/\u00a0 <strong>The New Yorker<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb premtes, Izraeli nd\u00ebrmori nj\u00eb sulm madhor ndaj objekteve b\u00ebrthamore dhe strukturave t\u00eb armatimit t\u00eb Iranit, duke sh\u00ebnjestruar gjithashtu nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb ushtarak\u00eb. Si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Irani l\u00ebshoi dhjet\u00ebra raketa balistike drejt Tel Avivit dhe Jerusalemit n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb s\u00eb premtes. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se sulmet do t\u00eb \u201cvazhdojn\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa duhet derisa ky k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb eliminohet.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb reagim, Presidenti Trump \u2013 i cili s\u00eb fundmi ishte shprehur se d\u00ebshironte t\u00eb rinegocionte nj\u00eb marr\u00ebveshje b\u00ebrthamore me Iranin (gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb ai u t\u00ebrhoq nga marr\u00ebveshja fillestare e firmosur gjat\u00eb administrat\u00ebs Obama) \u2013 shprehu mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr sulmin izraelit duke deklaruar: \u201cMendoj se ishte i shk\u00eblqyer. Ne u dham\u00eb atyre [iranian\u00ebve] nj\u00eb mund\u00ebsi dhe nuk e shfryt\u00ebzuan. U godit\u00ebn r\u00ebnd\u00eb, shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u2026 Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb premten, zhvillova nj\u00eb bised\u00eb telefonike me Aluf Benn, kryeredaktor i gazet\u00ebs Haaretz. Gjat\u00eb bised\u00ebs son\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhur p\u00ebr shkak t\u00eb gjat\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr qart\u00ebsi, diskutuam mbi motivet e Netanyahut p\u00ebr t\u00eb urdh\u00ebruar k\u00ebt\u00eb sulm, m\u00ebnyr\u00ebn se si ai e p\u00ebrdor njohjen e tij p\u00ebr Trump-in p\u00ebr t\u00eb ndjekur axhend\u00ebn personale, dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo goditje p\u00ebr t\u00eb ardhmen e rajonit.<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">Pse mendoni se kjo po ndodh pik\u00ebrisht tani, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2025, dhe jo m\u00eb her\u00ebt apo m\u00eb von\u00eb?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari, Izraeli \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb me t\u00eb ashtuquajturin \u201cbosht i rezistenc\u00ebs\u201d t\u00eb udh\u00ebhequr nga Irani prej gati dy vitesh. S\u00eb dyti, Izraeli, prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzet vitesh, ka hartuar dhe p\u00ebrgatitur nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb sulmuar Iranin n\u00ebn drejtimin e lider\u00ebve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm. P\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebsaj periudhe, n\u00eb krye ka qen\u00eb Netanyahu, por udh\u00ebheq\u00ebsit ushtarak\u00eb kan\u00eb menduar prej koh\u00ebsh p\u00ebr \u00e7montimin e objekteve b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 Izraeli bombardoi nj\u00eb reaktor b\u00ebrthamor n\u00eb Irak n\u00eb vitin 1981 dhe m\u00eb pas n\u00eb Siri n\u00eb vitin 2007. N\u00eb t\u00eb dy rastet, ato programe b\u00ebrthamore konsideroheshin si k\u00ebrc\u00ebnime ekzistenciale p\u00ebr Izraelin, dhe q\u00ebllimi ishte t\u00eb parandalohej, t\u00eb shtyhej apo t\u00eb shkat\u00ebrrohej nd\u00ebrtimi i tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, ideja p\u00ebr t\u00eb bombarduar Iranin ka qen\u00eb n\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr dy dekada. Kjo arriti kulmin rreth vitit 2012, n\u00ebn Netanyahu dhe Ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak, por u ndalua nga administrata Obama, e cila m\u00eb pas n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje me Iranin p\u00ebr t\u00eb kufizuar programin e tij b\u00ebrthamor. N\u00eb at\u00eb moment, disa nga krer\u00ebt izraelit\u00eb t\u00eb siguris\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs mendonin se Izraeli nuk duhej t\u00eb vepronte i vet\u00ebm dhe asnj\u00ebher\u00eb pa miratimin dhe dijenin\u00eb e SHBA-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> N\u00eb vitin 1981, Menachem Begin, Kryeminist\u00ebr n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, bombardoi reaktorin pran\u00eb Bagdadit pa e njoftuar Uashingtonin, \u00e7ka shkaktoi tension mes dy qeverive p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2007, Ehud Olmert informoi George W. Bush-in p\u00ebr nj\u00eb reaktor q\u00eb po nd\u00ebrtohej n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn siriane. Ai ishte nj\u00eb objekt sekret. Ne ndam\u00eb informacionin me Bushin, i cili p\u00ebr pak koh\u00eb mendoi ta godiste me forcat amerikane. Por m\u00eb pas, SHBA vendosi t\u00eb mos veproj\u00eb dhe lejoi Izraelin t\u00eb nd\u00ebrhynte. Izraeli nuk mori p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr goditjen p\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos e v\u00ebn\u00eb n\u00eb siklet Bashar al-Assadin dhe p\u00ebr t\u00eb mos e nxitur at\u00eb n\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot nuk ka m\u00eb asnj\u00eb lloj diskrecioni. Ky sulm \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i hapur dhe vjen pas dy p\u00ebrplasjesh t\u00eb armatosura mes Iranit dhe Izraelit vitin e kaluar. N\u00eb prill, Irani u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb gjenerali t\u00eb tij n\u00eb Damask duke l\u00ebshuar dron\u00eb t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme. Por sulmi d\u00ebshtoi, sepse Izraeli ishte mbrojtur nga nj\u00eb koalicion q\u00eb p\u00ebrfshinte edhe CENTCOM (Komanda Qendrore Amerikane). <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb pas, n\u00eb tetor, pati s\u00ebrish sulme me raketa nga Irani dhe nj\u00eb goditje izraelite q\u00eb arriti t\u00eb \u00e7montonte mbrojtjen ajrore iraniane. Kjo u pasua nga kolapsi i Hezbollahut n\u00eb Liban dhe i regjimit t\u00eb Assadit n\u00eb Siri, dy aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Iranit n\u00eb rajon. K\u00ebto zhvillime hap\u00ebn rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb sulm t\u00eb mundsh\u00ebm mbi objektet b\u00ebrthamore. Por u prit q\u00eb Trump t\u00eb jepte drit\u00ebn jeshile.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Disa izraelit\u00eb me prirje m\u00eb luftarake kishin shprehur shqet\u00ebsimin se Trump nuk do t\u00eb jepte drit\u00ebn jeshile p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje me Iranin. Por ajo q\u00eb duket se po thoni ju \u00ebsht\u00eb se elementi vendimtar q\u00eb ka ndryshuar \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht momenti \u2014 dhe fakti q\u00eb Trump \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari, u krijua nj\u00eb mund\u00ebsi operacionale p\u00ebr nj\u00eb korridor t\u00eb hapur pas neutralizimit t\u00eb mbrojtjes ajrore iraniane n\u00eb tetor, dhe Rusia nuk i riktheu m\u00eb furnizimet dhe sistemet e mbrojtjes Iranit. Pastaj ndodhi disfata e Hezbollahut nga IDF (Forcat Mbrojt\u00ebse t\u00eb Izraelit), eliminimi i drejtuesve t\u00eb tij, shkat\u00ebrrimi i shumic\u00ebs s\u00eb arsenalit t\u00eb raketave balistike, dhe m\u00eb pas r\u00ebnia e Assadit. K\u00ebshtu q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb dislokosh nj\u00eb forc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb goditur objektiva brenda Iranit. S\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb raportuar se Izraeli kishte p\u00ebrfunduar p\u00ebrgatitjet, dhe Netanyahu po shtynte p\u00ebr nj\u00eb sulm ndaj Iranit. Kishte disa sinjale t\u00eb ndryshme, si deklarata publike kund\u00ebrshtuese nga Trump, edhe k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Netanyahu e kishte informuar paraprakisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe sot, Trump \u00ebsht\u00eb treguar shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje presidenciale q\u00ebndron nj\u00eb element ky\u00e7: nj\u00eb nga vendimet e fundit t\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump ishte p\u00ebrfshirja e Izraelit n\u00eb CENTCOM (Komanda Qendrore Amerikane). Kjo i mund\u00ebsoi Izraelit t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e sistemit t\u00eb mbrojtjes ajrore dhe raketore rajonale t\u00eb SHBA-s\u00eb. Pra, Izraeli nuk po mb\u00ebshtetet m\u00eb n\u00eb bombardues amerikan\u00eb apo n\u00eb trupa amerikane n\u00eb terren, por ka koordinim, bashk\u00ebpunim, ndarje informacioni inteligjent, etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duket se Netanyahu e njeh mjaft mir\u00eb Trumpin \u2014 si n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Iranit, ashtu edhe t\u00eb Gaz\u00ebs. Trump mund t\u00eb thot\u00eb se d\u00ebshiron nj\u00eb marr\u00ebveshje me Iranin. Mund t\u00eb deklaroj\u00eb se d\u00ebshiron arm\u00ebpushim n\u00eb Gaza. Por, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrqendrimit apo sepse n\u00eb thelb nuk i intereson aq, ai nuk do t\u00eb ushtroj\u00eb realisht presion ndaj Izraelit p\u00ebr ta ndaluar nga ajo q\u00eb ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb Gaza, ka pasur shum\u00eb kritika lidhur me at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Izraeli. Por, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, historikisht, Amerika i ka l\u00ebn\u00eb Izraelit dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb raport me palestinez\u00ebt. Ndryshe ka qen\u00eb situata n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet rajonale, ku Amerika gjithmon\u00eb ka pasur fjal\u00ebn e fundit \u2014 edhe kur vepronte sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Izraelit. Si n\u00eb rastin e vendimit t\u00eb Trumpit p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga marr\u00ebveshja b\u00ebrthamore n\u00eb vitin 2018 \u2014 s\u00ebrish, fjal\u00ebn e fundit e kishte Uashingtoni. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Trump donte nj\u00eb marr\u00ebveshje. Po t\u00eb kishin pranuar iranian\u00ebt kushtet amerikane p\u00ebr t\u00eb ndalur pasurimin e uraniumit, mund t\u00eb kishte pasur marr\u00ebveshje. Trump u dha koh\u00eb, dhe kur nuk pati p\u00ebrgjigje, Izraeli sulmoi. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, Izraeli k\u00ebrkonte arm\u00ebpushim me Hezbollahun n\u00eb veri, por udh\u00ebheq\u00ebsi i at\u00ebhersh\u00ebm tashm\u00eb i ndjer\u00eb i Hezbollahut deklaroi: \u201cJo, ne do t\u00eb mb\u00ebshtesim v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb Gaza dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb godasim Izraelin e ta mbajm\u00eb t\u00eb hapur frontin e dyt\u00eb.\u201d Ata mund t\u00eb ishin shp\u00ebtuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mund t\u00eb thuhet se Izraeli mund t\u00eb kishte ndalur luft\u00ebn n\u00eb Gaza dhe kjo do t\u00eb kishte ndihmuar edhe n\u00eb stabilitetin rajonal.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pa diskutim. Por Netanyahu \u00ebsht\u00eb ende i p\u00ebrkushtuar ndaj pushtimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gaz\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb palestinez\u00ebve\u2026 t\u00eb Hamasit, dhe m\u00eb pas d\u00ebbimit t\u00eb palestinez\u00ebve nga ajo zon\u00eb, duke ndjekur at\u00eb q\u00eb ai e quan \u201cplani Trump\u201d: t\u2019ua jap\u00eb tok\u00ebn resorteve dhe vendbanimeve izraelite. Kjo mbetet politika zyrtare e Izraelit p\u00ebr Gaz\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A do t\u00eb mjaftohet tani Izraeli me sulmin ndaj Iranit dhe t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga Gaza, apo, p\u00ebrkundrazi, do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb fitoren ndaj \u201cboshtit t\u00eb rezistenc\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar pushtimin e Gaz\u00ebs dhe spastrimin etnik t\u00eb palestinez\u00ebve? Kjo mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">Duke lexuar gazet\u00ebn tuaj, m\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb e qart\u00eb se shum\u00eb njer\u00ebz besojn\u00eb se Netanyahu po e zgjat luft\u00ebn n\u00eb Gaza p\u00ebr arsye t\u00eb tij personale politike, dhe se nuk mund t\u00eb ndahen vendimet ushtarake nga d\u00ebshirat e tij personale. A \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Epo, s\u00eb pari, sa i p\u00ebrket sulmit ndaj Iranit, ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb brenda Izraelit, t\u00eb pakt\u00ebn brenda shoq\u00ebris\u00eb hebreje \u2014 do t\u00eb thoja nj\u00eb konsensus pothuajse i plot\u00eb. Ne shkruam nj\u00eb editorial ku thoshim \u201cMos shkoni n\u00eb luft\u00eb\u201d, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpamje n\u00eb minoranc\u00eb, e cila do t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb e vog\u00ebl n\u00ebse Izraeli arrin t\u00eb zhduk\u00eb programin b\u00ebrthamor iranian dhe ta detyroj\u00eb Iranin t\u00eb dor\u00ebzohet n\u00eb nj\u00eb form\u00eb, ose n\u00ebse ndodh ndonj\u00eb ndryshim regjimi atje. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, p\u00ebrtej k\u00ebsaj, nj\u00eb nga aft\u00ebsit\u00eb e Netanyahut gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj lufte, edhe kur ai dhe drejtuesit e tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pap\u00eblqyer dhe me mb\u00ebshtetje t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb sondazhe, ka qen\u00eb ndjekja e politikave q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb popullaritet. Politika e shkat\u00ebrrimit dhe madje e pushtimit t\u00eb pjessh\u00ebm t\u00eb Gaz\u00ebs ka qen\u00eb shum\u00eb e popullarizuar, si nd\u00ebshkim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb 7 tetor. Politika e sulmit ndaj Iranit \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e mb\u00ebshtetur, dhe nuk ka opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndaj saj n\u00eb Izrael. E vetmja kund\u00ebrshti ka qen\u00eb frika se mos Izraeli p\u00ebr\u00e7ante marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara, apo frika se nj\u00eb operacion i till\u00eb do t\u00eb ishte tep\u00ebr i rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u realizuar me sukses.<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">\u00c7far\u00eb thoshte editoriali juaj? Pse k\u00ebshilluat kund\u00ebr k\u00ebtij sulmi?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sepse menduam \u2014 dhe ende mendojm\u00eb \u2014 se m\u00ebnyra m\u00eb e sigurt p\u00ebr t\u00eb parandaluar Iranin nga armatosja b\u00ebrthamore ishte nj\u00eb marr\u00ebveshje, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si marr\u00ebveshja e Obam\u00ebs, e cila, p\u00ebr tre vitet q\u00eb ishte n\u00eb fuqi, pati sukses t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb ngadal\u00ebsimin e procesit.<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">Po cilat jan\u00eb arsyetimet politike t\u00eb Netanyahut brenda koalicionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shiko, Netanyahu e ka p\u00ebrdorur prej shum\u00eb vitesh nj\u00eb truk: sa her\u00eb q\u00eb b\u00ebn di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb jopopullore p\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb tij, ai b\u00ebn sikur po dor\u00ebzohet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb force m\u00eb t\u00eb fuqishme. Pra, kur nd\u00ebrmerr hapa jopopullor\u00eb si zgjatja e luft\u00ebs n\u00eb Gaza apo moslirimi i pengjeve n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshjeje, ai e l\u00eb t\u00eb kuptohet para publikut se nuk mund t\u00eb veproj\u00eb ndryshe, nga frika se e djathta ekstreme do t\u2019i rr\u00ebzoj\u00eb koalicionin. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00ebse dhe kur ai bie dakord p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Hamasin, apo n\u00ebse n\u00eb fund pranon nj\u00eb arm\u00ebpushim n\u00eb Gaza pa d\u00ebbimin e palestinez\u00ebve dhe pa dh\u00ebnien e tok\u00ebs p\u00ebr vendbanime izraelite, do t\u00eb thot\u00eb: \u201cU detyrova t\u00eb dor\u00ebzohesha para Trumpit. Na duhej mb\u00ebshtetja e Trumpit p\u00ebr Iranin. Na duhet mbulesa diplomatike e Trumpit, etj. Prandaj duhet t\u00eb dor\u00ebzohem p\u00ebrball\u00eb Trumpit.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Tani, pas sulmit ndaj Iranit, e djathta ekstreme nuk do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb largohet nga koalicioni, sepse ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb potencialisht mund t\u00eb bashkohen me t\u00eb. Kjo i jep Netanyahut nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr manovrim politik. Nat\u00ebn para sulmit, koalicioni ishte n\u00eb rrezik \u2014 jo t\u00eb rr\u00ebzohej menj\u00ebher\u00eb, por t\u00eb niste r\u00ebnien \u2014 p\u00ebr shkak t\u00eb rebelimit t\u00eb disa partner\u00ebve ultra-ortodoks\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb rekrutimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb ushtri. Aktualisht, ata kan\u00eb p\u00ebrjashtim nga sh\u00ebrbimi ushtarak. Pra Netanyahu e luajti mjesht\u00ebrisht situat\u00ebn. Arriti t\u00eb shmang\u00eb \u00e7do d\u00ebm dhe t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb bashkuar koalicionin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em><strong>Ju fol\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb opinion publik shum\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb Izrael pas k\u00ebtij sulmi. A \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebshtu edhe n\u00eb nivelet elitare \u2014 te shefat e siguris\u00eb dhe ish-shefat, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb pasur kritika ndaj Netanyahut dhe madje ndaj politikave t\u00eb tij t\u00eb mbrojtjes?<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kritikat e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dyfishta. S\u00eb pari, kishin t\u00eb b\u00ebnin me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb koordinuar me Shtetet e Bashkuara \u2014 dhe mendoj se Netanyahu e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb. S\u00eb dyti, me faktin q\u00eb, n\u00ebse sulmi do t\u00eb d\u00ebshtonte, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte problem. Dhe kjo ende mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb. Nuk ka p\u00ebrfunduar ende. N\u00ebse Izraeli do t\u00eb shkat\u00ebrrohej nga raketat iraniane, do t\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta justifikuar k\u00ebt\u00eb veprim. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb nga k\u00ebta ish-shefa sigurie, komentator\u00eb t\u00eb Haaretz dhe t\u00eb tjer\u00eb, nuk i besojn\u00eb vendimeve t\u00eb Netanyahut, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb tij n\u00eb skandale politike dhe korrupsion, si edhe p\u00ebr ambiciet e tij autoritare \u2014 t\u00eb mish\u00ebruara n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr reform\u00ebn gjyq\u00ebsore dhe dob\u00ebsimin e mekanizmave t\u00eb kontrollit ndaj pushtetit t\u00eb tij. K\u00ebto elemente ngjallin dyshime mbi motivet e tij. Por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb Netanyahu, apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr lider, mund ta b\u00ebnte vet\u00ebm. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb makineri shum\u00eb t\u00eb sofistikuar lufte dhe inteligjence. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht e djathta ekstreme q\u00eb po lufton me iranian\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">\u00c7far\u00eb kuptoni me \u201cmakineri lufte e sofistikuar\u201d?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shefat aktual\u00eb t\u00eb siguris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb patjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion, po ashtu edhe paraardh\u00ebsit e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur prej vitesh. Shum\u00eb nga k\u00ebta kritik\u00eb kan\u00eb qen\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Teheran.<\/span><\/p>\n<p><em><strong><span style=\"color: #000000;\">Kemi folur gjat\u00eb tani, dhe nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk e keni p\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb n\u00ebse situata me Iranin dhe arm\u00ebt b\u00ebrthamore ka ndryshuar n\u00eb thelb \u2014 n\u00ebse rreziku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh tani. A \u00ebsht\u00eb?<\/span><\/strong><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2014 dhe harrova ta p\u00ebrmend. M\u00eb 5 dhjetor, pra gjasht\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, Irani e rriti ndjesh\u00ebm aktivitetin n\u00eb objektet e pasurimit t\u00eb uraniumit, duke i \u00e7uar nivelet n\u00eb nj\u00eb hap larg pragut p\u00ebr prodhimin e arm\u00ebs b\u00ebrthamore. Kjo u raportua nga Agjencia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Energjin\u00eb Atomike. Pra, ata iu afruan shum\u00eb prodhimit t\u00eb bomb\u00ebs. Dhe, n\u00ebse shikon kalendarin \u2014 ndon\u00ebse un\u00eb s\u2019jam i njohur me procesin e vendimmarrjes iraniane \u2014 mund t\u00eb thuash se e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit amerikan, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb moment i mir\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb tilla, kur administrata n\u00eb ikje nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb v\u00ebmendshme dhe ajo e re ende nuk ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi. Ata ndoshta menduan se do t\u00eb hynin n\u00eb negociata me SHBA-n\u00eb nga nj\u00eb pozicion m\u00eb i fort\u00eb, duke treguar se jan\u00eb vet\u00ebm pak jav\u00eb larg uraniumit t\u00eb pasuruar p\u00ebr arm\u00eb b\u00ebrthamore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo padyshim \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kalendarit izraelit gjithashtu. Kemi nj\u00eb kombinim k\u00ebtu: nga nj\u00ebra an\u00eb, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria iraniane dhe vendimi i tyre i guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ecur me shpejt\u00ebsi drejt pasurimit t\u00eb uraniumit; nga ana tjet\u00ebr, mund\u00ebsia operacionale e krijuar pas sulmit t\u00eb tetorit vitin e kaluar. Dhe pastaj ke Trumpin \u2014 i pari president amerikan pas shum\u00eb vitesh q\u00eb pranoi t\u00eb d\u00ebgjonte planin izraelit, t\u2019i jepte drit\u00ebn jeshile, t\u00eb bashk\u00ebrendonte dhe m\u00eb pas ta p\u00ebrsh\u00ebndeste hapur operacionin, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb thoshte: \u201cNuk kishim asnj\u00eb dijeni. Nuk ishim pjes\u00eb. Vet\u00ebm e pam\u00eb n\u00eb televizor.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.newyorker.com\/news\/q-and-a\/why-netanyahu-decided-to-strike-iran-now\">The New Yorker<\/a><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Isaac Chotiner \/\u00a0 The New Yorker Her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb premtes, Izraeli nd\u00ebrmori nj\u00eb sulm madhor ndaj objekteve b\u00ebrthamore dhe strukturave t\u00eb armatimit t\u00eb Iranit, duke sh\u00ebnjestruar gjithashtu nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb ushtarak\u00eb. Si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Irani l\u00ebshoi dhjet\u00ebra raketa balistike drejt Tel Avivit dhe Jerusalemit n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":746747,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-746746","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/746746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=746746"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/746746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":746750,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/746746\/revisions\/746750"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/746747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=746746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=746746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=746746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}