{"id":745429,"date":"2025-06-07T23:00:11","date_gmt":"2025-06-07T21:00:11","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=745429"},"modified":"2025-06-07T23:00:11","modified_gmt":"2025-06-07T21:00:11","slug":"investimet-shqiptare-ne-kosove-arrijne-ne-468-milione-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/06\/07\/investimet-shqiptare-ne-kosove-arrijne-ne-468-milione-euro\/","title":{"rendered":"Investimet shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 468 milion\u00eb euro","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Fonde-investimi-investim-sipermarrje-1-1096-1-1536x768-1-600x600.jpg\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb dh\u00ebnat e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) tregojn\u00eb se edhe investimet shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb sh\u00ebnuan rritje t\u00eb lart\u00eb vitin e kaluar. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, stoku i investimeve shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb kishte vler\u00ebn e 468 milion\u00eb eurove. Me k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb investitori i pest\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Kosov\u00eb. Investimet shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb u rrit\u00ebn me 26% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithnj\u00eb, sipas BQK-s\u00eb, sektori q\u00eb kryeson stokun e investimeve shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb kryesohej nga nd\u00ebrtimi. Stoku i investime n\u00eb nd\u00ebrtim vler\u00ebsohej n\u00eb af\u00ebrsisht 59 milion\u00eb euro, ose rreth 13% e investimeve shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vijonte sektori i pasurive t\u00eb paluajtshme, me 8% t\u00eb totalit, i ndjekur nga prodhimi, me 7.7% dhe tregtia, me af\u00ebrsisht 5%. Megjithat\u00eb, n\u00eb struktur\u00ebn e investimeve shqiptare mungojn\u00eb shifrat p\u00ebr investimet n\u00eb sektorin financiar dhe energjetik, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbrojtura nga rregulli i konfidencialitetit n\u00eb statistika. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo ndodh zakonisht n\u00eb rastet kur publikimi i shifrave mund t\u00eb zbuloj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr investitor\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. \u00a0 <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Investimet e huaja, gati 1.6 miliard\u00eb euro n\u00eb 2024 Investimet e Huaja Direkte u rrit\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr vitin 2024 dhe arrit\u00ebn nj\u00eb rekord t\u00eb ri historik. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, ato sh\u00ebnuan vler\u00ebn e 1.58 miliard\u00eb eurove, n\u00eb rritje me 5.6% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Edhe p\u00ebr vitin e kaluar, rritja e Investimeve t\u00eb Huaja Direkte u p\u00ebrcaktua kryesisht nga komponenti i fitimit t\u00eb riinvestuar t\u00eb investitor\u00ebve ekzistues. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr vitin 2024 fitimi i riinvestuar arriti n\u00eb 853 milion\u00eb euro, ose pothuajse sa 54% t\u00eb totalit t\u00eb Investimeve t\u00eb Huaja Direkte. Ato u rrit\u00ebn me 6.3% krahasuar me vitin 2023. N\u00eb vitet e fundit, fitimet e riinvestuara kan\u00eb kaluar n\u00eb vler\u00eb flukset e reja t\u00eb Investimeve t\u00eb Huaja Direkte. Por, rritja e fitimeve t\u00eb riinvestuara ndikohet pjes\u00ebrisht edhe nga ecuria e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb investimet e reja t\u00eb huaja n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vijn\u00eb n\u00eb valut\u00eb, fitimet e riinvestuara t\u00eb kompanive t\u00eb huaja jan\u00eb shifra t\u00eb raportuara n\u00eb Lek, q\u00eb konvertohen n\u00eb Euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe monedha n\u00eb t\u00eb cilin raportohet p\u00ebr q\u00ebllime statistikash Bilanci i Pagesave. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas shifrave t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vitin e kaluar, Euro u k\u00ebmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lek\u00eb, niveli m\u00eb i ul\u00ebt i regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb. Kursi mesatar i k\u00ebmbimit t\u00eb Euros me Lekun ka r\u00ebn\u00eb me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Rritja e ndjeshme e pesh\u00ebs s\u00eb fitimeve t\u00eb riinvestuara n\u00eb struktur\u00ebn e Investimeve t\u00eb Huaja Direkte mund t\u00eb shpjegohet pjes\u00ebrisht edhe me forcimin e Lekut n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, forcimi i Lekut ka krijuar nj\u00eb rreth vicioz, duke ndikuar statistikisht edhe n\u00eb rritjen e vlerave t\u00eb investimeve t\u00eb huaja. Nd\u00ebrkoh\u00eb, flukset e Investimeve t\u00eb Huaja Direkte, n\u00eb form\u00ebn e injektimit t\u00eb kapitalit t\u00eb ri arrit\u00ebn n\u00eb 708 milion\u00eb euro, n\u00eb r\u00ebnie me 3.5% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. R\u00ebnia e flukseve t\u00eb reja t\u00eb kapitalit nga investitor\u00ebt e huaj mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sinjal i frenimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm rrit\u00ebs t\u00eb investimeve t\u00eb huaja pas pandemis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja e Investimeve t\u00eb Huaja Direkte ishte edhe m\u00eb e madhe, e shprehur si stok. Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb 2024, stoku i Investimeve t\u00eb Huaja Direkte arriti n\u00eb 15.4 miliard\u00eb euro, n\u00eb rritje me 16% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Turqia thyen dominimin e Holand\u00ebs Turqia ishte investitori i huaj kryesor n\u00eb Shqip\u00ebri vitin e kaluar. P\u00ebr vitin 2024, investimet e kompanive me kapital turk arrit\u00ebn vler\u00ebn e 257 milion\u00eb eurove, me nj\u00eb rritje prej 44% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Stoku i investimeve turke, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, ka arritur n\u00eb 1.3 miliard\u00eb euro, n\u00eb rritje me 23% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrmarrjet turke kan\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb disa sektor\u00eb t\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, sidomos n\u00eb sektorin financiar, at\u00eb energjetik, n\u00eb industrin\u00eb nxjerr\u00ebse apo edhe n\u00eb nd\u00ebrtim. Vlera e investimeve t\u00eb huaja p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm flukset e reja, por edhe fitimet e riinvestuara t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve ekzistuese. Ky z\u00eb ka fituar nj\u00eb pesh\u00eb n\u00eb rritje gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb struktur\u00ebn e Investimeve t\u00eb Huaja Direkte. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas Turqis\u00eb, investitori i dyt\u00eb m\u00eb i madh p\u00ebr vitin 2024 ishte Italia, me nj\u00eb fluks total prej 200 milion\u00eb eurosh. Investimet italiane kan\u00eb p\u00ebsuar\u00a0 r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb me 1.5% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe orientohen sidomos n\u00eb aktivitetet e sh\u00ebrbimeve. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Stoku i investimeve italiane n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 arriti n\u00eb 1.68 miliard\u00eb euro, n\u00eb rritje me 16% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Rritja n\u00eb stokun e investimeve nuk lidhet vet\u00ebm nga flukset e reja (q\u00eb ishin n\u00eb r\u00ebnie), por n\u00eb t\u00eb llogariten edhe ndryshimet nga kursi i k\u00ebmbimit, ndryshimet nga \u00e7mimi dhe ndryshimet e tjera. Bazuar n\u00eb metodologjit\u00eb e p\u00ebrdorura p\u00ebr matjen e investimeve t\u00eb huaja, flukset e reja vler\u00ebsohen me kursin e k\u00ebmbimit mesatar t\u00eb periudh\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb stoku vler\u00ebsohet me kursin e dit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb periudh\u00ebs. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, stoku i investimeve t\u00eb huaja rivler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e \u00e7mimit t\u00eb aseteve. Pasi kryesoi investimet e huaja p\u00ebr pes\u00eb vite radhazi, Holanda zbriti n\u00eb vendin e tret\u00eb mes investitor\u00ebve t\u00eb huaj p\u00ebr 2024. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vlera e investimeve holandeze ra n\u00eb 176 milion\u00eb euro, 41% m\u00eb pak krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa stoku i investimeve holandeze ka arritur vler\u00ebn e 2.54 miliard\u00eb eurove, n\u00eb rritje me 14% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt investitor\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb holandez\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb kompania Shell, q\u00eb vler\u00ebsohet se n\u00eb vitet e fundit ka kryer investime t\u00eb m\u00ebdha me shpimet n\u00eb zon\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Shpiragut. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Vitin e kaluar, kjo kompani vendosi t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb shpimet n\u00eb puset naft\u00ebmbajt\u00ebse n\u00eb vendin ton\u00eb dhe ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se me shum\u00eb mund\u00ebsi do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb p\u00ebrfundimisht nga k\u00ebrkimet e naft\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke p\u00ebrjashtuar Shell, vlerat e larta t\u00eb investimeve holandeze n\u00eb vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Holanda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e preferuara n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr t\u00eb regjistruar kompani holding, me q\u00ebllim kontrollin e investimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme t\u00eb biznesit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Holanda preferohet p\u00ebr regjistrimin e kompanive offshore, sepse legjislacioni i atjesh\u00ebm garanton nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb konfidencialiteti lidhur me pron\u00ebsin\u00eb e aksioneve. Ai \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb juridiksion i preferuar p\u00ebr regjistrimin e shoq\u00ebrive holding, sepse ka nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjeve me vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr shmangien e tatimit t\u00eb dyfisht\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Investitori i kat\u00ebrt m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vitin e kaluar, p\u00ebr nga vlera e flukseve t\u00eb reja, ishte Austria, me 119 milion\u00eb euro, vler\u00eb kjo e nj\u00ebjt\u00eb me vitin 2023. Investimet austriake n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara sidomos n\u00eb tregun e sigurimeve, n\u00eb sektorin energjetik dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet e hoteleris\u00eb. Stoku i investimeve austriake n\u00eb fund t\u00eb 2024-s arriti n\u00eb 875 milion\u00eb euro, n\u00eb rritje me 15% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritje t\u00eb ndjeshme vitin e kaluar sh\u00ebnuan edhe investimet e nd\u00ebrmarrjeve kosovare, q\u00eb arrit\u00ebn vler\u00ebn e 96 milion\u00eb eurove, me nj\u00eb rritje prej 32% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Stoku i investimeve kosovare raportohet n\u00eb 422 milion\u00eb euro, n\u00eb rritje me 37% krahasuar me vitin 2023. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pasurit\u00eb e paluajtshme kryesojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi Sipas sektor\u00ebve, pasurit\u00eb e paluajtshme kryesuan investimet e huaja n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi. N\u00eb 2024, investimet e t\u00eb huajve n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri arrit\u00ebn vler\u00ebn e 325 milion\u00eb eurove, n\u00eb rritje me 17% krahasuar me vitin 2023. Pasurit\u00eb e paluajtshme soll\u00ebn pothuajse 24% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb Investimeve t\u00eb Huaja Direkte p\u00ebr vitin e kaluar. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Cikli i rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet pas pandemis\u00eb po mb\u00ebshtetet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme prej k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb vjen nga investitor\u00ebt e jasht\u00ebm. Investimet e huaja n\u00eb prona jan\u00eb tipike sidomos p\u00ebr zonat bregdetare, ku, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera bregdetare t\u00eb rajonit. Rritja e fort\u00eb e \u00e7mimeve t\u00eb pronave n\u00eb vitet e fundit i ka b\u00ebr\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme edhe nj\u00eb alternativ\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse dhe ka rritur numrin e bler\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb prona p\u00ebr q\u00ebllime investimi. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, stoku i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri arriti n\u00eb 2.04 miliard\u00eb euro, n\u00eb rritje me 30% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, stoku i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme pothuajse \u00ebsht\u00eb rritur me 27 her\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sektori i dyt\u00eb p\u00ebr nga pesha specifike kundrejt totalit t\u00eb Investimeve t\u00eb Huaja Direkte vitin e kaluar ishin sh\u00ebrbimet financiare. Ky sektor solli investime n\u00eb vler\u00ebn e 287 milion\u00eb eurove ose 18% t\u00eb totalit. Investimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor u rrit\u00ebn me 20% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Sektori bankar sjell n\u00eb vazhdim\u00ebsi flukse t\u00eb konsiderueshme investimesh, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga fitimet e larta vjetore dhe nga rritja e k\u00ebrkesave rregullatore p\u00ebr kapital n\u00eb vitet e fundit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Stoku i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb sektorin financiar vler\u00ebsohet nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rreth 1.8 miliard\u00eb euro. Vijon industria nxjerr\u00ebse, q\u00eb vitin e kaluar solli investime t\u00eb huaja n\u00eb vler\u00ebn e 214 milion\u00eb eurove, vler\u00eb kjo sa 13.5% e gjith\u00eb investimeve t\u00eb huaja p\u00ebr 2024. Megjithat\u00eb, Investimet e Huaja n\u00eb industrin\u00eb nxjerr\u00ebse p\u00ebsuan r\u00ebnie me 21% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Stoku i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb sektor llogaritet n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 2.5 miliard\u00eb euro. Investimet n\u00eb sektorin energjetik p\u00ebr vitin e kaluar u rrit\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn e 166 milion\u00eb eurove, 4% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me vitin 2023. Energjetika dhe n\u00eb ve\u00e7anti ajo diellore vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb huaj, por edhe atyre vendas. Stoku i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb energjetik\u00eb ka arritur pran\u00eb vler\u00ebs s\u00eb 3.7 miliard\u00eb eurove. Rritje t\u00eb Investimeve t\u00eb Huaja <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Direkte sh\u00ebnoi edhe industria p\u00ebrpunuese. Investimet e huaja n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor u rrit\u00ebn n\u00eb 173 milion\u00eb euro, 40% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Investimet e huaja n\u00eb industrin\u00eb p\u00ebrpunuese jan\u00eb kryesisht t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb sektor\u00ebt e fasoneris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb deg\u00ebn e industris\u00eb automotive. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, Investimet e Huaja Direkte vitin e kaluar arrit\u00ebn nj\u00eb shif\u00ebr rekord prej 1.58 miliard\u00eb eurosh, niveli m\u00eb i lart\u00eb historik. Vlera e investimeve t\u00eb huaja u rrit me 5.6% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"color: #ff0000;\">VINI RE<\/span><\/strong>: Artikulli \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/monitor.al\/investimet-shqiptare-ne-kosove-arrijne-ne-468-milione-euro-2\/\">Monitor<\/a><\/span>.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs (BQK) tregojn\u00eb se edhe investimet shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb sh\u00ebnuan rritje t\u00eb lart\u00eb vitin e kaluar. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, stoku i investimeve shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb kishte vler\u00ebn e 468 milion\u00eb eurove. Me k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb investitori i pest\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Kosov\u00eb. Investimet shqiptare n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":728122,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[149],"tags":[],"class_list":["post-745429","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosoverajon"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/745429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=745429"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/745429\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":745434,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/745429\/revisions\/745434"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/728122"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=745429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=745429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=745429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}