{"id":743641,"date":"2025-05-28T11:43:28","date_gmt":"2025-05-28T09:43:28","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=743641"},"modified":"2025-05-28T11:43:28","modified_gmt":"2025-05-28T09:43:28","slug":"report-tv-mandatet-tjeter-perplasje-mes-gjykates-se-larte-dhe-kushtetueses-kritikat-e-forta-te-sadushit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/05\/28\/report-tv-mandatet-tjeter-perplasje-mes-gjykates-se-larte-dhe-kushtetueses-kritikat-e-forta-te-sadushit\/","title":{"rendered":"Report Tv\/ Mandatet, tjet\u00ebr p\u00ebrplasje mes Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Kushtetueses! Kritikat e forta t\u00eb Sadushit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-743645\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/1748419523_Screenshot11.jpg\" alt=\"\" width=\"780\" height=\"440\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/1748419523_Screenshot11.jpg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/1748419523_Screenshot11-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/1748419523_Screenshot11-768x433.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong><em>Nga Esiona Konomi<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb 15 Prill Gjykata Kushtetuese iu drejtua me nj\u00eb shkres\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ku e njoftonte se \u00e7\u00ebshtja e mandatit t\u00eb an\u00ebtares s\u00eb kushtetueses Sonila Bejtja, do t\u00eb shqyrtohej n\u00eb seanc\u00eb plenare, n\u00eb baz\u00eb dokumentash dhe pa pranin\u00eb e pal\u00ebve. Gjykata e Lart\u00eb dhe Parlamenti ftoheshin n\u00eb proces si subjekte t\u00eb interesuara. S\u00eb bashku me presidenc\u00ebn, k\u00ebto dy institucione p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb tre organet e em\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00c7\u00ebshtja e mandatit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese u kthye n\u00eb nj\u00eb moment debatesh t\u00eb forta n\u00eb fundin e vitit t\u00eb shkuar. Sipas Kushtetut\u00ebs \u201cp\u00ebrb\u00ebrja e Gjykat\u00ebs p\u00ebrt\u00ebrihet \u00e7do tre vjet me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e saj, sipas procedur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj\u201d. Vet\u00eb ligji, p\u00ebrcakton specifikisht radh\u00ebn e p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb gjyqtar\u00ebve deri n\u00eb vitin 2022, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb skema t\u00eb ishte funksionale, e t\u00eb niste zbatimin e plot\u00eb n\u00eb vitin 2025 me ndryshimin e tre an\u00ebtar\u00ebve, nj\u00eb p\u00ebr secilin organ em\u00ebrtese e p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas n\u00eb vitet 2028 dhe 2031.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, dor\u00ebheqja e beft\u00eb e an\u00ebtares Elsa Toska, u pasua nga vendimi i kryetares s\u00eb parlamentit, Elisa Spiropali, p\u00ebr shpalljen e vakanc\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb mandat q\u00eb p\u00ebrfundonte, jo n\u00eb vitin 2025, p\u00ebr n\u00eb vitin 2028. Ky akt do t\u00eb sh\u00ebnonte krisjen e par\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb gjykat\u00ebs me tre an\u00ebtar\u00eb p\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb muajin dhjetor ishte kryetarja e Gjykat\u00ebs Holta Za\u00e7aj e cila refuzoi deklarimin e p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb saj, n\u00eb mars t\u00eb 2025, sipas parashikimit ligjor. Ajo u detyrua t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hap pas, kur Gjykata e Lart\u00eb, organi i em\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb rastin e saj, nisi procedurat p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar. Nj\u00eb p\u00ebrplasje nga e cila Gjykata e Lart\u00eb doli fituese, nd\u00ebrsa mbrojti parimin e p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb Kushtetueses.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Parim i cili m\u00eb pas, u konsiderua se prevalonte dhe nga vet\u00eb vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb rastin e deklarimit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb zonj\u00ebs Za\u00e7aj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por nd\u00ebrsa u duk se ky vendim i marr\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, shuante dilemat p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb 2025, kryetarja Za\u00e7aj, nuk nd\u00ebrmori asnj\u00eb veprim p\u00ebr rastin e mandatit t\u00eb zonj\u00ebs Bejtja. Heshtja e e zgjedhur prej saj, u b\u00eb shkas p\u00ebr nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb presidenti Bajram Begaj i d\u00ebrgoi n\u00eb fund t\u00eb muajit janar, Gjykat\u00ebs Kushtetuese. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Letra, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk mungonin notat kritike, vinte n\u00eb dukje nd\u00ebr t\u00eb tjera, se Gjykata \u201cduhet t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar procedur\u00ebn p\u00ebr deklarimin e mandatit t\u00eb gjyqtares Bejtja dhe t\u00eb kishte njoftuar Presidentin e Republik\u00ebs p\u00ebr vakanc\u00ebn p\u00ebrpara dat\u00ebs 25.1.2025. Kjo gj\u00eb jo vet\u00ebm nuk ka ndodhur, por edhe nuk ka asnj\u00eb njoftim publik nga ana e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shkresa e presidentit, kishte si objekt \u201cDeklarimin e mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d. Por vet\u00eb Gjykata, vendosi t\u00eb mos e trajtoj\u00eb sipas objektit. Kur kishin kaluar m\u00eb shum\u00eb se 3 jav\u00eb nga d\u00ebrgimi i saj, kryetarja e Holta Za\u00e7aj deklaroi se \u201c\u00e7\u00ebshtja e sjell\u00eb nga presidenti \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje kushtetuese dhe si e till\u00eb do t\u00eb trajtohet si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, pra nuk \u00ebsht\u00eb si rasti i deklarimit t\u00eb mbarimit t\u00eb mandatit\u201d.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E ftuar tanim\u00eb, si subjekt i interesuar, Gjykata e Lart\u00eb, m\u00eb 12 maj, ka kthyer nj\u00eb p\u00ebrgjigje me tone t\u00eb forta, p\u00ebr t\u00eb shprehur mospajtimin e saj, me m\u00ebnyr\u00ebn se si Kushtetuesja po e trajton rastin. N\u00eb shkres\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn Report Tv e disponon ekskluzivisht, t\u00eb firmosur nga kryetari Sokol Sadushi, thuhet se Gjykata e Lart\u00eb e ka \u201ct\u00eb pamundur t\u00eb shmang\u00eb habin\u00eb\u201d mbi rastin, duke n\u00ebnvizuar se \u201cp\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb 33 vje\u00e7are nga krijimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb gjykim i till\u00eb i natyr\u00ebs deklarative, i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb procesi gjykimi me pal\u00eb kund\u00ebrshtare\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata e Lart\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngul se Kushtetuesja nuk duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gjykim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, por thjesht duhet t\u00eb deklaroj\u00eb p\u00ebrfundimin e mandatit t\u00eb Sonila Bejtes. \u201cZgjidhja e ofruar nga GJK n\u00eb rastin konkret, duke jo relevante p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs kushtetuese, sepse ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr zvarritjen e panevojshme, tej parashikimeve kushtetuese, t\u00eb procesit t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb vakancave dhe p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb saj\u201d,-v\u00eb n\u00eb dukje Gjykata e Lart\u00eb, n\u00eb shkres\u00ebn e siguruar nga Report TV.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas saj, Kushtetuesja\u00a0 nuk duhet t\u00eb devijoj\u00eb nga q\u00ebllimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Presidentit Begaj, i cili ka qen\u00eb deklarimi nga Gjykata Kushtetuese i p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Sonila Bejtes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata e Lart\u00eb shprehet me nota kritike ndaj p\u00ebrfshirjes s\u00eb saj si pal\u00eb: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja e duhur. Thirrja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, duke mos patur asnj\u00eb pik\u00ebprerje me kompetenc\u00ebn e Presidentit, duket m\u00eb s\u00eb paku si padituri p\u00ebr proceset e posa\u00e7me t\u00eb gjykimit kushtetues, e m\u00eb s\u00eb shumti, si q\u00ebllim p\u00ebr ta kanalizuar procesin n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb paqen\u00eb kompetence\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata vijon me t\u00eb njejtat kritika t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, duke n\u00ebnvizuar se \u201ctrajtimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje si mosmarr\u00ebveshje kompetence nd\u00ebrmjet pushteteve, \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrligjur. Duke e kaluar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare, mbi baz\u00eb t\u00eb dokumenteve, si nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje kompetence dhe me pal\u00eb kund\u00ebrshtare, ky proces gjyq\u00ebsor synohet t\u00eb deformohet proceduralisht\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrfundim, Sokol Sadushi, kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, thot\u00eb se institucioni i tij shpreh rezerva p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, dhe k\u00ebrkon shpalljen e vakanc\u00ebs p\u00ebr mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja, \u201cme synim shmangien e \u00e7do krize, q\u00eb deligjitimon autoritetin e GJK dhe pengon organet e em\u00ebrtes\u00ebs, n\u00eb ushtrimin e pushtetit t\u00eb tyre kushtetues. \u00cbsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kushtetuese t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u2019u shprehur &#8220;pa vones\u00eb, me vendim p\u00ebrfundimtar dhe t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim&#8221;, p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e paraqitur nga Presidenti i Republik\u00ebs\u201d-mbyllet shkresa e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Report TV ka pyetur zyrtarisht edhe Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb duke i k\u00ebrkuar nj\u00eb kopje t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por Parlamenti nuk e vuri n\u00eb dispozicion parashtrimin e tij, meq\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb gjykim. \u201cN\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb interesuar Kuvendi ka depozituar pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese prap\u00ebsimet e tij. Sqarojm\u00eb se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne nuk mund t`ju v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion dokumente t\u00eb k\u00ebsaj dosje\u201d, -u p\u00ebrgjigj Parlamenti pas nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <a style=\"color: #000000;\" href=\"https:\/\/report-tv.al\/lajm\/mandatet-tjeter-perplasje-mes-gjykats-se-larte-dhe-kushtetueses\"><span style=\"color: #0000ff;\">Report<\/span> <span style=\"color: #0000ff;\">Tv<\/span><\/a><\/span><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-743643\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/6836bcfaaee00Screenshot_8.jpg\" alt=\"\" width=\"793\" height=\"852\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/6836bcfaaee00Screenshot_8.jpg 793w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/6836bcfaaee00Screenshot_8-279x300.jpg 279w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/6836bcfaaee00Screenshot_8-768x825.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 793px) 100vw, 793px\" \/><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Esiona Konomi M\u00eb 15 Prill Gjykata Kushtetuese iu drejtua me nj\u00eb shkres\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ku e njoftonte se \u00e7\u00ebshtja e mandatit t\u00eb an\u00ebtares s\u00eb kushtetueses Sonila Bejtja, do t\u00eb shqyrtohej n\u00eb seanc\u00eb plenare, n\u00eb baz\u00eb dokumentash dhe pa pranin\u00eb e pal\u00ebve. Gjykata e Lart\u00eb dhe Parlamenti ftoheshin n\u00eb proces si subjekte t\u00eb interesuara. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":743645,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-743641","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/743641","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=743641"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/743641\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":743646,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/743641\/revisions\/743646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/743645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=743641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=743641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=743641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}