{"id":742998,"date":"2025-05-23T22:42:29","date_gmt":"2025-05-23T20:42:29","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=742998"},"modified":"2025-05-23T22:48:25","modified_gmt":"2025-05-23T20:48:25","slug":"nga-phishing-te-sim-swapping-si-mashtrohen-online-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/05\/23\/nga-phishing-te-sim-swapping-si-mashtrohen-online-shqiptaret\/","title":{"rendered":"\u201cNga Phishing te SIM Swapping, si mashtrohen online shqiptar\u00ebt\u201d","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-742999\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Teknologji-siguri-krim-kibernetik-haker-1-1178-1024x701-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"701\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Teknologji-siguri-krim-kibernetik-haker-1-1178-1024x701-1.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Teknologji-siguri-krim-kibernetik-haker-1-1178-1024x701-1-300x205.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Teknologji-siguri-krim-kibernetik-haker-1-1178-1024x701-1-768x526.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #000000;\"><strong>Nadia Elbasani, eksperte p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike<\/strong><\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur dixhitalizimi po avancon me ritme t\u00eb shpejta, edhe sulmet kibernetike po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb sofistikuara dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u dalluar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mashtrimet phishing, spear phishing, SIM swapping dhe p\u00ebrdorimi i Inteligjenc\u00ebs Artificiale p\u00ebr mashtrime jan\u00eb vet\u00ebm disa nga rreziqet q\u00eb po p\u00ebrballen qytetar\u00ebt dhe bizneset shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ekspertja e siguris\u00eb kibernetike, Nadia Elbasani, ndan me ne sfidat kryesore q\u00eb p\u00ebrballet Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, duke analizuar teknikat m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb mashtrimeve dhe kategorit\u00eb m\u00eb t\u00eb prekshme t\u00eb p\u00ebrdoruesve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo v\u00eb n\u00eb dukje se mungesa e edukimit kibernetik dhe p\u00ebrgatitjes ligjore mbeten sfida t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs ligjore dhe teknologjike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #0000ff;\"><em>Cilat jan\u00eb llojet m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb mashtrimeve online q\u00eb po ndodhin aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri? A mund t\u00eb ndani ndonj\u00eb rast me ne?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mashtrimet \u201cphishing\u201d jan\u00eb nd\u00ebr mashtrimet m\u00eb t\u00eb shpeshta q\u00eb shohim prej disa vitesh tashm\u00eb. Pavar\u00ebsisht se shum\u00eb shpesh v\u00ebm\u00eb n\u00eb dukje se si t\u00eb kuptojm\u00eb kur po mashtrohemi, p\u00ebrs\u00ebri mbetet sulmi me m\u00eb shum\u00eb t\u00eb prekur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jo m\u00eb larg se fundi i vitit t\u00eb kaluar dhe fillimi i k\u00ebtij viti, u raportua gjer\u00ebsisht mbi nj\u00eb mesazh telefonik n\u00eb t\u00eb cilin k\u00ebrkohej t\u00eb jepeshin t\u00eb dh\u00ebnat personale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritjes s\u00eb nj\u00eb pakoje, e cila nuk ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebrkuar nga pal\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Koha e cila u p\u00ebrzgjodh \u00ebsht\u00eb po ashtu e menduar mir\u00eb nga sulmuesit, duke qen\u00eb se festat e fundvitit sjellin edhe m\u00eb shum\u00eb blerje online.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto mashtrime fatkeq\u00ebsisht sjellin nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe stepje n\u00eb zhvillimin e transaksioneve ekonomike online.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mir\u00ebpo, Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrjashtim nga zhvillimet aktuale t\u00eb dixhitalizimit dhe ndryshimeve t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit, ndaj dhe prioritetet e vendosura n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ashtu sikurse edhe rreziqet e saj, vijn\u00eb s\u00eb bashku. Ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb kujdesi i shtuar n\u00eb nd\u00ebrveprimet tona online.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #0000ff;\">A ka ndonj\u00eb kategori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrdoruesish q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm ndaj k\u00ebtyre mashtrimeve?<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb njohurive teknologjike, besimit t\u00eb lart\u00eb ndaj informacioneve q\u00eb vijn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet teknologjis\u00eb, kategorit\u00eb m\u00eb t\u00eb prekura nga sulmet kibernetike jan\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">1- T\u00eb moshuarit, pasi n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve kan\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb identifikuar nj\u00eb mashtrim kompjuterik nga nj\u00eb komunikim legjitim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo grupmosh\u00eb bie pre m\u00eb shpesh e mashtrimeve n\u00ebp\u00ebrmjet komunikimeve telefonike, ku p\u00ebrmes telefonatave japin informacionet e tyre personale apo edhe ato bankare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">2- T\u00eb rinjt\u00eb, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb se grupmoshat e tjera p\u00ebr t\u2019u informuar mbi m\u00ebnyrat e mashtrimeve n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri bien pre e sulmeve \u201cphishing\u201d. Mungesa e nj\u00eb \u201cfiltri\u201d kritik i b\u00ebn t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb bien pre e skemave t\u00eb investimit false apo blerjeve nga burime jolegjitime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu, besimi i lart\u00eb dhe lidhja emocionale q\u00eb kjo grupmosh\u00eb krijon n\u00eb rrjetet sociale i b\u00ebn t\u00eb jen\u00eb fokusi kryesor p\u00ebr \u201ccatfishing\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cCatphishing\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim kibernetik, m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb sulm tipik kibernetik, krijon te kjo grupmosh\u00eb nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh emocional, duke i mashtruar se nga ana tjet\u00ebr kan\u00eb nj\u00eb person real, por n\u00eb fakt po bisedojn\u00eb me nj\u00eb identitet t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb krijuar p\u00ebr mashtrime emocionale, financiare, shantazhe etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">3- Bizneset e vogla, t\u00eb cilat nuk u kushtojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi detajeve n\u00eb komunikimet e tyre n\u00eb rrjet, bien pre kryesisht e mashtrimeve me transferta bankare dhe Social Engineering Attacks.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sulme ku mashtruesit komunikojn\u00eb sikur t\u00eb ishin furnitor\u00ebt ose partner\u00eb potencial\u00eb biznesi, me q\u00ebllim p\u00ebrfitime monetare kryesisht p\u00ebrmes transfertave bankare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi juridik dhe teknologjik, nevojitet forcimi i mbrojtjes ligjore n\u00eb rastet e mashtrimit kompjuterik dhe investimi n\u00eb edukimin kibernetik p\u00ebr t\u00eb reduktuar ekspozimin e k\u00ebtyre kategorive ndaj mashtrimeve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #0000ff;\"><em>Si kan\u00eb evoluar mashtrimet dixhitale vitet e fundit dhe cilat jan\u00eb teknikat m\u00eb t\u00eb sofistikuara q\u00eb p\u00ebrdorin mashtruesit?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shfryt\u00ebzimin e p\u00ebrparimeve teknologjike, sigurisht e kan\u00eb p\u00ebrdorur edhe sulmuesit p\u00ebr t\u00eb sofistikuar sulmet e tyre. P\u00ebrfshirja e Inteligjenc\u00ebs Artificiale dhe Deepfake i ka p\u00ebrsosur sulmet kibernetike duke krijuar edhe nj\u00eb kompleksitet, t\u00eb cilin vite m\u00eb par\u00eb nuk e kishim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Krijimi i videove dhe audiove me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues apo administrator shoq\u00ebrie tregtare apo nj\u00eb figure publike krijon besueshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe se informacioni i ardhur \u00ebsht\u00eb real dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, m\u00eb shum\u00eb individ\u00eb bien pre e mashtrimeve online.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Shtojm\u00eb k\u00ebtu se mashtruesit p\u00ebrdorin \u201cspear phishing\u201d duke krijuar mesazhe t\u00eb personalizuara q\u00eb u drejtohen individ\u00ebve specifik\u00eb, duke p\u00ebrdorur informacione t\u00eb mbledhura nga rrjetet sociale apo burime t\u00eb tjera publike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave personale e b\u00ebn nj\u00eb mesazh m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm, ndaj dhe v\u00ebshtir\u00ebsia n\u00eb identifikimin e nj\u00eb sulmi rritet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Do t\u00eb doja po ashtu t\u00eb evidentoja se n\u00eb teknologji si eSIM, hackerat po vijojn\u00eb me m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr mashtrim. Nj\u00eb nga teknikat m\u00eb t\u00eb zakonshme \u00ebsht\u00eb \u201cSIM swapping\u201d, ku ata manipulojn\u00eb operatorin telefonik p\u00ebr t\u00eb kaluar numrin e viktim\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kart\u00eb SIM q\u00eb ata kontrollojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo u jep akses n\u00eb kodet e siguris\u00eb (OTP) dhe mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrollin e llogarive t\u00eb viktim\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #0000ff;\">Cilat jan\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb qytetar\u00ebt dhe bizneset duhet t\u00eb ndjekin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten nga mashtrimet online?<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mbrojtja nga mashtrimet online k\u00ebrkon gjith\u00ebp\u00ebrfshirje, ku vigjilenca e vet\u00eb qytetar\u00ebve, teknologjia dhe mbrojtja juridike duhet t\u00eb nd\u00ebrthuren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale dhe kompakte. Krijimi i nj\u00eb mentaliteti skeptik nga vet\u00eb p\u00ebrdoruesit, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb verifikojn\u00eb \u00e7do komunikim, mbetet nj\u00eb hap i domosdosh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb pas, disa biznese duhet t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb apo minimalisht t\u00eb njohin standarde si GDPR apo ISO 27001. Njohja dhe implementimi nga biznesi i k\u00ebtyre standardeve duhet par\u00eb edhe si nj\u00eb investim n\u00eb ngritjen e nj\u00eb reputacioni mbi sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb klient\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #0000ff;\">A jan\u00eb institucionet shqiptare t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr t\u00eb luftuar mashtrimet online dhe krimet kibernetike?<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Institucionet shqiptare duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb betej\u00eb serioze dhe reale me krimin kibernetik. P\u00ebrballja me institucione burokratike dhe me veprime t\u00eb fragmentuara, n\u00eb aspektin e kompetencave, rrit v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb e mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kuadri ligjor ekzistues i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Ligji p\u00ebr Sigurin\u00eb Kibernetike, Kodi Penal dhe rregulloret mbi mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave, sh\u00ebrben si nj\u00eb baz\u00eb, por t\u00ebrheqjen e talenteve t\u00eb reja n\u00eb burime njer\u00ebzore dhe investimit n\u00eb teknologji t\u00eb avancuara, mbetet i pap\u00ebrmbushur n\u00eb praktik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, serioziteti n\u00eb trajtimin e denoncimeve mbetet nj\u00eb sfid\u00eb, pasi shum\u00eb raste t\u00eb mashtrimeve online p\u00ebrfundojn\u00eb pa ndjekje penale ose me d\u00ebnime minimale duke nxitur sulmuesit t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime pa pasur frik\u00eb nga zbulimi dhe nd\u00ebshkimi.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #0000ff;\">\u00c7far\u00eb masash ligjore ekzistojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar mashtrimet dixhitale? A jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme?<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kuadri ligjor shqiptar p\u00ebr nd\u00ebshkimin e mashtrimeve kompjuterike \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb zhvillim, sidomos p\u00ebr faz\u00ebn ku ndodhen teknologjit\u00eb e reja. P\u00ebrve\u00e7 Kodit Penal, Ligji nr. 2\/2017 \u201cP\u00ebr Sigurin\u00eb Kibernetike\u201d vendos detyrime mbi institucionet dhe bizneset q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime kritike, duke p\u00ebrcaktuar masat e siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, Ligji p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale kufizon aksesin dhe p\u00ebrdorimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb informacionit konfidencial duke synuar t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt nga keqp\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb angazhimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Shqip\u00ebria ka ratifikuar prej vitesh Konvent\u00ebn e Budapestit p\u00ebr Krimin Kibernetik duke p\u00ebrafruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb legjislacionit vendas me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ndjekjen dhe nd\u00ebshkimin e veprave penale n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn dixhitale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, hendeku mes ligjit dhe zbatimit t\u00eb tij mbetet i thell\u00eb. Mungesa e specializimit n\u00eb krimin kibernetik, vonesat n\u00eb ndjekjen dhe nd\u00ebshkimin penal t\u00eb autor\u00ebve, si dhe mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrinstitucional, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrballjen me mashtrimet kompjuterike, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb rritje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pa nj\u00eb strategji t\u00eb integruar q\u00eb p\u00ebrfshin forcimin e ligjit, p\u00ebrmir\u00ebsimin e mekanizmave t\u00eb ndjekjes penale dhe rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit publik, masat aktuale mbeten t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb frenuar val\u00ebn n\u00eb rritje t\u00eb mashtrimeve kompjuterike, si dhe ndryshimet q\u00eb k\u00ebto sulme do t\u00eb ken\u00eb si pasoj\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb teknologjive t\u00eb reja.<\/span><\/p>\n<p><em><span style=\"color: #0000ff;\">A ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb edukim mbi sigurin\u00eb kibernetike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe si mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb efektiv ky proces?<\/span><\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sigurisht q\u00eb po. Nevoja p\u00ebr edukim t\u00eb thelluar mbi m\u00ebnyrat e reja t\u00eb mashtrimeve kompjuterike apo sulmeve kibernetike, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi mbi t\u00eb dh\u00ebnat personale \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mungesa e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe njohurive teknike e b\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb dhe bizneset t\u00eb cenueshme ndaj mashtrimeve kompjuterike. Kjo cenueshm\u00ebri konsiston si n\u00eb d\u00ebme financiare dhe humbje t\u00eb klient\u00ebve, ashtu edhe n\u00eb r\u00ebnien e besueshm\u00ebris\u00eb dhe uljen e reputacionit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ky proces duhet t\u00eb jet\u00eb i institucionalizuar dhe i vazhduesh\u00ebm, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve dhe sofistikimeve q\u00eb k\u00ebto sulme b\u00ebjn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrfshirja e siguris\u00eb kibernetike, si element bashk\u00ebshoq\u00ebrues i zhvillimit teknologjik duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e detyrueshme e kurrikulave arsimore, trajnimeve p\u00ebr administrat\u00ebn publike dhe fushatave nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI RE<\/strong><\/span>: Ky material \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/monitor.al\/nga-phishing-te-sim-swapping-si-mashtrohen-online-shqiptaret-2\/\">Monitor<\/a><\/span><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nadia Elbasani, eksperte p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur dixhitalizimi po avancon me ritme t\u00eb shpejta, edhe sulmet kibernetike po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb sofistikuara dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u dalluar. Mashtrimet phishing, spear phishing, SIM swapping dhe p\u00ebrdorimi i Inteligjenc\u00ebs Artificiale p\u00ebr mashtrime jan\u00eb vet\u00ebm disa nga rreziqet q\u00eb po p\u00ebrballen qytetar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":51,"featured_media":742999,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-742998","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/742998","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=742998"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/742998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":743002,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/742998\/revisions\/743002"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/742999"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=742998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=742998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=742998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}