{"id":742583,"date":"2025-05-21T17:31:04","date_gmt":"2025-05-21T15:31:04","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=742583"},"modified":"2025-05-21T17:31:04","modified_gmt":"2025-05-21T15:31:04","slug":"shfuqizimi-per-sekuestrot-e-materialeve-gjykata-kushtetuese-zbardh-vendimin-per-gazetarin-elton-qyno","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/05\/21\/shfuqizimi-per-sekuestrot-e-materialeve-gjykata-kushtetuese-zbardh-vendimin-per-gazetarin-elton-qyno\/","title":{"rendered":"Shfuqizimi p\u00ebr sekuestrot e materialeve, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin p\u00ebr gazetarin Elton Qyno","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-639237\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/qyno-300x158.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"158\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/qyno-300x158.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/qyno-1024x538.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/qyno-768x403.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/qyno.jpg 1200w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin p\u00ebr rastin e gazetarit Elton Qyno, t\u00eb cilit i dha t\u00eb drejt\u00eb me nj\u00eb vendim unanim (8 me 0) ku vendosi shfuqizimin e vendimeve t\u00eb gjykatave p\u00ebr sekuestrot e materialeve t\u00eb gazetarit Qyno dhe n\u00eb fund asgj\u00ebsimin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata thekson se e drejta p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb burim t\u00eb gazetarit, si pjes\u00eb e liris\u00eb s\u00ebshtypit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet thelb\u00ebsore t\u00eb funksionimit t\u00eb sistemit demokratik pluralist, megjithat\u00eb ajo mund t\u00eb kufizohet vet\u00ebm me ligj p\u00ebr interes publik mbizot\u00ebrues ose p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb me gjendjen q\u00eb e dikton kufizimin dhe pa asgj\u00ebsuar thelbin e liris\u00eb s\u00eb shtypit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb kufizimi i k\u00ebsaj t\u00eb drejte justifikohet vet\u00ebm n\u00ebse nuk ekzistojn\u00eb mjete alternative p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim, pra q\u00eb identifikimi i burimit \u00ebsht\u00eb mjeti i vet\u00ebm ose i fundit, n\u00eb kuptimin q\u00ebt\u00eb gjitha mjetet e tjera t\u00eb mundshme jan\u00eb shteruar dhe se interesi legjitim p\u00ebr zbulimin e burimit t\u00eb informacionit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa interesi publik p\u00ebr ruajtjen e konfidencialitetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata thekson se kur zbatohen kufizimet e m\u00ebsip\u00ebrme ligjore, argumentet n\u00eb favor t\u00eb ruajtjes s\u00eb sekretit hetimor ose t\u00eb urdh\u00ebrimit t\u00eb gazetarit p\u00ebr t\u00eb treguar burimet e tij duhet t\u00eb parashtrohen nga prokuroria dhe gjykatat e zakonshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb bind\u00ebse q\u00eb\u00ebsht\u00eb e mundur, duke treguar nj\u00ebherazi q\u00eb ekspozimi i burimit t\u00eb gazetarit \u00ebsht\u00eb mjeti jo vet\u00ebm i domosdosh\u00ebm, por edhe i fundit n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar vepr\u00ebn penale dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar efektivitetin e procedimit penal. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ato duhet t\u00eb arsyetojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e kryera p\u00ebr marrjen e t\u00eb dh\u00ebnave nga burime t\u00eb tjera prove dhe pamund\u00ebsin\u00eb e sigurimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb synuara nga burime t\u00eb tjera, duke treguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se ekspozimi i burimit t\u00eb gazetarit \u00ebsht\u00eb mjeti i vet\u00ebm p\u00ebr ato t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr efektivitetin e procedimit penal, pasi interesi p\u00ebr p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb tij dhe v\u00ebnia p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb raport me mbrojtjen e burimit t\u00eb gazetarit, si pjes\u00eb e liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Po k\u00ebshtu, gjykatat e zakonshme duhet t\u00eb dallojn\u00eb rastin kur prokuroria po zhvillon hetime q\u00eb lidhen me nj\u00eb sjellje t\u00eb supozuar penale t\u00eb gazetarit nga rasti i hetimeve t\u00eb cilat kan\u00eb si q\u00ebllim kryesor marrjen e informacionit lidhur me burimin e gazetarit dhe vet\u00eb gazetari nuk ka kryer ndonj\u00eb vep\u00ebr penale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb fundit, garancit\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb burimit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta dhe nevoja p\u00ebr arsyetimin bind\u00ebs t\u00eb gjykatave \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata v\u00ebren se k\u00ebrkuesi \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb dat\u00ebn 13.12.2023 p\u00ebr t\u2019u pyetur p\u00ebr burimin e informacionit t\u00eb materialeve q\u00eb ai kishte publikuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gazetarit n\u00eb nj\u00eb media online. Pas refuzimit t\u00eb k\u00ebrkuesit p\u00ebr t\u00eb identifikuar burimin e informacionit, brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb, GJKKO-ja e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb vendimin p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike, t\u00eb cilat gjendeshin n\u00eb pajisjet kompjuterike t\u00eb sekuestruara si prova materiale gjat\u00eb kontrollit t\u00eb banes\u00ebs dhe t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuesit, kontroll i lejuar gjithashtu me vendimine po asaj date t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjykat\u00eb. K\u00ebrkuesi nuk ishte subjekti ndaj t\u00eb cilit kishte filluar procedimi penal, pra sekuestrimi i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike kishte p\u00ebr q\u00ebllim vet\u00ebm identifikimin e burimit. Ashtu si\u00e7 pohon k\u00ebrkuesi, parashtrim q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga subjekti i interesuar, n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat kompjuterike gjendeshin burimet e informacionit t\u00eb k\u00ebrkuesit, q\u00eb shfryt\u00ebzoheshin nga ai n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb gazetarit. Vendimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike u vleft\u00ebsua i ligjsh\u00ebm edhe nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta, t\u00eb cilat n\u00eb arsyetimin e tyre kan\u00eb pohuar se kontrolli i vendeve (banes\u00eb dhe zyr\u00eb) dhe sekuestrimi i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike nd\u00ebrhynte n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit. Sipas tyre, sekuestrimi i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike n\u00eb pajisjet e sekuestruara si prova materiale gjat\u00eb kontrollit ka synuar zbulimin e burimit t\u00eb informacionit t\u00eb k\u00ebrkuesit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gazetarit dhe m\u00eb pas gjykimin e personave p\u00ebrgjegj\u00ebs si autor\u00eb t\u00eb veprave penale t\u00eb zbulimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave sekrete dhe shpalljes s\u00eb tyre n\u00eb kund\u00ebrshtimme ligjin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebto rrethana, Gjykata \u00e7mon se thirrja e k\u00ebrkuesit p\u00ebr t\u00eb treguar burimin e informacionitdhe sekuestrimi i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike nga pajisjet e sekuestruara gjat\u00eb kontrollit t\u00eb vendeve kan\u00eb kufizuar lirin\u00eb e shtypit, n\u00eb aspektin e identifikimit t\u00eb burimeve q\u00eb ai kishte p\u00ebr shkak t\u00ebprofesionitt\u00ebgazetarit, ndaj, n\u00eb vijim, do t\u00eb analizoj\u00eb n\u00ebse kufizimi \u00ebsht\u00eb vendosur vet\u00ebm me ligj, p\u00ebr nj\u00eb interes publik dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjykata evidenton se n\u00eb datat 10.12.2023dhe 11.12.2023 k\u00ebrkuesi ka publikuar artikuj, n\u00eb t\u00eb cilat pasqyroheshin t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb u p\u00ebrkisnin akteve t\u00eb hetimit paraprak t\u00eb prokuroris\u00eb.N\u00eb dat\u00ebn 11.12.2023, prokuroria regjistroi procedimin penal dhe t\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 13.12.2023, ora 11:00, k\u00ebrkuesi \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me ku fillimisht ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr ruajtjen e sekretit dhe ndalimin e publikimeve t\u00eb akteve sekrete ose t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb p\u00ebrmbanin k\u00ebto akte q\u00eb i p\u00ebrkasin procedimit penal nr. 75\/2022, detyrim t\u00eb cilin ai e ka pohuar n\u00eb seanc\u00ebn plenare se e ka respektuar dhe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga subjekti i interesuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, po n\u00eb dat\u00ebn 13.12.2023, ora 15:15, GJKKO-ja e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ka miratuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike, vendim i cili \u00ebsht\u00eb ekzekutuar n\u00eb or\u00ebn 20:20 (n\u00eb prani t\u00eb k\u00ebrkuesit) n\u00eb banes\u00eb dhe n\u00eb or\u00ebn 22:30 n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga t\u00eb dh\u00ebnat bashk\u00eblidhur ankimit kushtetues individual, rezulton se k\u00ebrkuesi ka q\u00ebndruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me deri rreth or\u00ebs 18:00. Nd\u00ebrsa me urdhrin e dat\u00ebs 14.12.2023 Prokuroria e Posa\u00e7me ka urdh\u00ebruar k\u00ebrkuesin p\u00ebr ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit t\u00eb akteve dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebrmjet shtypit dhe informacionit masiv p\u00ebr sa i p\u00ebrket procedimit penal nr. 75\/2022 dhe se n\u00eb rast moszbatimi ai do t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale, sipas nenit 295\/a, paragraf\u00ebt 4 dhe 5, t\u00ebKP-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pa pritur efektet e urdhrit p\u00ebr ruajtjen e sekretit dhe ndalimin e publikimit t\u00eb akteve, dhe pa pasur ndonj\u00eb indicie q\u00eb ky urdh\u00ebr nuk do t\u00eb zbatohej nga k\u00ebrkuesi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gazetarit, prokuroria brenda pak or\u00ebsh ka paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr kontrolle dhe sekuestrim t\u00eb sendeve dhe provave materiale, k\u00ebrkesa t\u00eb cilat jan\u00eb pranuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vler\u00ebsimin e Gjykat\u00ebs dhe duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00ebllimet legjitime t\u00eb sekuestrimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike (shih paragrafin 58 t\u00eb vendimit), kjo m\u00ebnyr\u00eb veprimi e organit procedues (prokuroris\u00eb dhe gjykatave) nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb drejt\u00eb me gjendjen q\u00eb e ka diktuar at\u00eb. K\u00ebshtu, p\u00ebr sa i takon q\u00ebllimit legjitim t\u00eb parandalimit t\u00eb rrjedhjes s\u00eb informacionit dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb (q\u00ebllimi i sekuestros preventive), duket q\u00eb prokuroria dhe gjykatat e zakonshme kan\u00eb vepruar pa pritur efektet e urdhrit t\u00eb sekretit hetimor, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe pa analizuar p\u00ebrse ishte e nevojshme t\u00eb p\u00ebrdorej me urgjenc\u00eb mjeti i fundit, ai i sekuestrimit. Po ashtu, p\u00ebr sa i takon q\u00ebllimit legjitim t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb veprave penale q\u00eb po hetoheshin (sekuestro provuese), gjykatat e zakonshme nuk kan\u00eb arsyetuar se p\u00ebrse marrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb nevojshme p\u00ebr hetimin mund t\u00eb realizohej vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet identifikimit t\u00eb burimit t\u00eb gazetarit, si mjet i fundit dhe i vet\u00ebm, pra p\u00ebrse nuk ekzistonin mjete t\u00eb tjera alternative p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin provues t\u00eb sekuestros. Gjithashtu, nga p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtyre vendimeve, nuk rezulton e pasqyruar as analiza e urgjenc\u00ebs n\u00eb sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike t\u00eb k\u00ebrkuesit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vet\u00eb k\u00ebrkuesi nuk rezulton t\u00eb ishte subjekt i procedimit penal, si\u00e7 u pohua shprehimisht nga subjekti i interesuar n\u00eb seanc\u00eb plenare. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, gjykatat e zakonshme nuk kan\u00eb mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb se e drejta e mbrojtjes s\u00eb burimeve t\u00eb gazetarit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb privilegj p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb ose hequr n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb ose paligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb tyre, por \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informacion, q\u00eb duhet trajtuar me kujdesin m\u00eb t\u00eb madh dhe se urdhri p\u00ebr sekuestrimin e t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike potencialisht ka pasur ndikim t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebrkuesin dhe burimet e tij, por edhe p\u00ebr median n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndon\u00ebs enga p\u00ebrmbajtja e vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb kund\u00ebrshtuara rezulton se \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar ruajtja dhe sekuestrimi vet\u00ebm i atyre t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb cilat lidhen me veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat po hetohet, ky fakt nuk p\u00ebrjashton cenimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes s\u00eb k\u00ebrkuesit, si mas\u00eb e fundit. Gjithashtu, Gjykata vler\u00ebson se pavar\u00ebsisht deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb interesuar (si n\u00eb parashtrime, ashtu edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare), p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e k\u00ebqyrjes t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike, k\u00ebrkuesit nuk i jan\u00eb ofruar garancit\u00eb e nevojshme kushtetuese dhe konventore, me natyr\u00eb procedurale, p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe ruajtjen e burimeve t\u00eb tjera t\u00eb informacionit,ose materialeve konfidenciale, t\u00eb cilat nuk lidhen me hetimin n\u00eb fjal\u00eb, duke sjell\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb, shkeljen e k\u00ebsaj lirie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr sa m\u00eb lart, Gjykata \u00e7mon se pretendimi i k\u00ebrkuesit p\u00ebr cenimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes \u00ebsht\u00eb i bazuar, prandaj vendimet objekt shqyrtimi duhen shfuqizuar.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin p\u00ebr rastin e gazetarit Elton Qyno, t\u00eb cilit i dha t\u00eb drejt\u00eb me nj\u00eb vendim unanim (8 me 0) ku vendosi shfuqizimin e vendimeve t\u00eb gjykatave p\u00ebr sekuestrot e materialeve t\u00eb gazetarit Qyno dhe n\u00eb fund asgj\u00ebsimin e tyre. Gjykata thekson se e drejta p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb burim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":640364,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-742583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/742583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=742583"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/742583\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":742584,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/742583\/revisions\/742584"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/640364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=742583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=742583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=742583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}