{"id":736474,"date":"2025-04-18T16:07:23","date_gmt":"2025-04-18T14:07:23","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=736474"},"modified":"2025-04-18T16:07:23","modified_gmt":"2025-04-18T14:07:23","slug":"pd-denoncon-ne-kqz-kryebashkiakun-e-kolonjes-ka-kryer-fushate-qe-nga-janari-perdor-postin-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/04\/18\/pd-denoncon-ne-kqz-kryebashkiakun-e-kolonjes-ka-kryer-fushate-qe-nga-janari-perdor-postin-publik\/","title":{"rendered":"PD denoncon n\u00eb KQZ kryebashkiakun e Kolonj\u00ebs: Ka kryer fushat\u00eb q\u00eb nga Janari, p\u00ebrdor postin publik","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-736475\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/erion-isai-ne-kolonje-640x426-1-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/erion-isai-ne-kolonje-640x426-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/erion-isai-ne-kolonje-640x426-1.jpg 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Partia Demokratike ka depozituar nj\u00eb ankes\u00eb pran\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve kund\u00ebr kryebashkiakut t\u00eb Kolonj\u00ebs, Erion Isai, duke e akuzuar p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb funksionit publik n\u00eb funksion t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sipas PD-s\u00eb, Isai ka zhvilluar takime me emigrant\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi (Athin\u00eb, Volos, Agia, Larisa), n\u00eb Lond\u00ebr dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera, duke p\u00ebrdorur slogane dhe simbole t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb postimet e tij n\u00eb rrjete sociale. N\u00eb k\u00ebto postime ai shfaqet duke promovuar hapur PS-n\u00eb dhe duke i b\u00ebr\u00eb thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb k\u00ebt\u00eb parti n\u00eb zgjedhjet e 11 majit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">PD pretendon se Isai ka vepruar si \u201ckryetar bashkie-ushtar\u201d i PS-s\u00eb, duke ndikuar te votuesit p\u00ebrmes takimeve dhe regjistrimeve n\u00eb Regjistrin e Emigrant\u00ebve (PER), n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe q\u00eb prej janarit 2025.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb ankes\u00eb, PD thekson se Erion Isai ka shkelur ligjin duke p\u00ebrfshir\u00eb pushtetin vendor n\u00eb fushat\u00eb politike dhe duke promovuar kandidat\u00ebt e PS-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare. Sipas PD-s\u00eb, kjo p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal dhe paraqet nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">PD k\u00ebrkon nga KQZ marrjen e masave p\u00ebr ndalimin e veprimtarive t\u00eb tilla dhe nd\u00ebshkimin e zyrtar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdorin postin publik p\u00ebr q\u00ebllime elektorale.<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pjes\u00eb nga ankimi i PD n\u00eb KQZ:<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Partia Demokratike \u2013 Koalicioni PD-ASHM ka marr\u00eb dijeni se subjekti i k\u00ebtij denoncimi ka realizuar takime n\u00eb Athin\u00eb, Volos, Agia dhe Larisa, Greqi me shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb atje. Subjekti ka publikuar n\u00eb rrjetin e tij social Facebook foto nga takimet me zgjedh\u00ebsit, n\u00eb t\u00eb cilat vibet re se, me krenari, pa asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore dhe morale p\u00ebr funksionin q\u00eb kryen n\u00eb pushtetin vendor, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arroganc\u00eb dhe krenari si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur dhe n\u00eb seanc\u00ebn publike t\u00eb zhvilluar para jush Z.Komisioner. ka treguar me krenari mb\u00ebshtetjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb elektorale p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Konkretisht, n\u00eb dat\u00ebn 15 Shkurt 2025, subjekti ka qen\u00eb n\u00eb Volos, Greqi, n\u00eb takim me nj\u00eb familje shqiptare n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb postim ai ka p\u00ebrdorur hashtag #Partia Socialiste. Duke par\u00eb me an\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb tij mb\u00ebshtetjen e madhe p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, ne kemi bindjen p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm se Erion Isai ka p\u00ebrdorur pushtetin e tij si kryetar bashkie p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb bindjen politike t\u00eb k\u00ebsaj familjeje. Si mund t\u00eb shpjegohet ndryshe ky takim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e zgjedh\u00ebsve dhe p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre simboleve, hashtageve?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Sjellim n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj faktin se ju 2. Komisioner simbole t\u00eb tilla si #vetemperpara ose #shqiperia2030 i k\u00ebni cil\u00ebsuar jo partiake, jo p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe elektorale por si simbole t\u00eb zakonshme q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me politik\u00ebn dhe q\u00eb nuk lidhen me asnj\u00eb forc\u00eb politike.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, po n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si do t\u00eb interpretohen nga ju Z.Komisioner k\u00ebto simbole dhe hashtag? A do t\u2019i konsideroni se jan\u00eb me natyr\u00eb dhe p\u00ebrmbajtje politike? A do t\u2019i konsideroni k\u00ebto simbole se subjekti n\u00eb fjal\u00eb i ka p\u00ebrdorur me q\u00ebllimin e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Si mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet dyshimi jon\u00eb se ky takim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e zgjedh\u00ebsve dhe me k\u00ebto mbishkrime nuk \u00ebsht\u00eb politik dhe nuk lidhet me zgjedhjet e 11 Majit? Mbi \u00e7\u2019baz\u00eb ligjore dhe argumentash mund t\u00eb justifikohet k\u00ebt\u00eb her\u00eb ky takim? Duket qart\u00eb se ky takim ka patur n\u00eb fokus thirrjen dhe bindjen e zgjedh\u00ebsve shqiptar\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar Partin\u00eb Socialiste. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e ka ushtruar me s\u00eb miri Erion Isai, i cili ka sh\u00ebrbyer si \u201ckryetar bashkie ushtar\u201d p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste dhe ka kryer fushat\u00eb politike q\u00eb nga muaji Janar 2025 dhe vazhdon ende.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb dat\u00ebn 24 Shkurt 2025, Erion Isai ka zhvilluar nj\u00eb takim n\u00eb Athin\u00eb, me shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb atje. Mbishkrimi i tij n\u00eb foto \u00ebsht\u00eb \u201cvoto nga shtepia\u2026\u201d. Nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb se ky shkrim nuk ka p\u00ebrmbajtje politike dhe q\u00eb nuk lidhet me zgjedhjet e dat\u00ebs 11 Maj. Edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb, roli i Erion Isait ka qen\u00eb ndikimi te zgjedh\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb votuar Partin\u00eb Socialiste..<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb dat\u00ebn 1 Mars ka postuar foto me shkrimin \u201cNje kafe me disa familje nga Kolonja qe jetojne dhe punojne ne Londer. Ditet e fundit te regjistrimeve vijojme te shtojme patriotet tane ne shkundjen e mandatit te 4-1 ge po vjen\u201d. Ju lutem, t\u00eb na shpjegohet dhe ne \u00e7far\u00eb kuptimi ka kjo fjali, n\u00ebse nuk ka lidhje me zgjedhjet e 11 Majit dhe me mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb Socialiste. \u00c7far\u00eb kuptimi ka sipas jush shprehja \u201cvijojme te shtojme patriotet tane\u201d? A nuk n\u00ebnkupton dhe p\u00ebr ju, at\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton dhe p\u00ebr ne, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndikimi n\u00eb bindjen politike dhe regjistrimi n\u00eb PER i zgjedh\u00ebsve? Si po i shton Erion Isai patriot\u00ebt? Po shprehja \u201cne shkundjen e mandatit te 4-f\u201d \u00e7far\u00eb kuptimi ka p\u00ebr ju? A ka kjo shprehje. edhe p\u00ebr ju kuptimin q\u00eb ka p\u00ebr ne, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkundja\/fitimi i mandatit t\u00eb 4-rt t\u00eb Partis\u00eb Socialiste? N\u00eb dijenin\u00eb tone, jemi n\u00eb prag zgjedhjesh p\u00ebr Kuvend dhe mandati i kat\u00ebrt referohet si mb\u00ebshtetje p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Nj\u00eb postim tjet\u00ebr i Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb, i cili prej muajsh ka harruar detyr\u00ebn e cila i \u00ebsht\u00eb besuar dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn paguhet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Mollas, me strukturat e PS. Fotoja shoq\u00ebrohet me shkrimin \u201cMollas\/ me strukturat e PS per te nisur vrullin e perbashket per ti sjelle Partise Socialiste 7 mandate nga Qarku Korce, e per te mos ndalur ne vrapin qe vetem Edi Rama dhe (trendafili) di te<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>beje per Shqiperine drejt Bashkimit Europian. Teks sa\u201d. Nga ky shkrim kuptojm\u00eb se Erion Isai \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb fushat\u00eb politike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze dhe duket se nuk e tremb as ligji dhe as pasojat e tij. Fjalia \u201cPer ti sjelle Partise Socialiste 7 mandate nga Qarku Korce\u201d n\u00ebnkupton se subjekti \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb veprimtari q\u00eb lidhen me mb\u00ebshtetjen dhe promovimin e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet p\u00ebr Qarkun Kor\u00e7\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, a lejohet angazhimi n\u00eb veprimtari politike dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet nga nj\u00eb funksionar i pushtetit vendor? Vendosja e shenj\u00ebs s\u00eb dor\u00ebs jo rast\u00ebsisht, p\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb numri 5 q\u00eb Partia Socialiste do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb flet\u00ebn e votimit. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, ne kemi bindjen e plot\u00eb se jo vet\u00ebm postimi por edhe gjith\u00eb veprimtaria e Erion Isai lidhet ngusht\u00eb me zgjedhjet e 11 Majit dhe mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb Socialiste.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb nj\u00eb postim tjet\u00ebr, Erion Isai ka shp\u00ebrndar\u00eb foto t\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb Kryeministrit q\u00eb ka realizuar n\u00eb Athin\u00eb me zgjedh\u00ebsit. Shkrimi krah fotos \u00ebsht\u00eb \u201cMiremengjes me atmosferen dje qe Shqiptaret e Athines i perseriten Edi Rama dhe Partia Socialiste Mandati i katert eshte autostrada e shpejtesise drejt Bashkimit Europian\u201d Citimi n\u00eb cdo postim i Edi Ram\u00ebs, Partis\u00eb Socialiste dhe mandatit t\u00eb kat\u00ebrt nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi. T\u00eb gjitha aktivitetet n\u00eb t\u00eb cilat Erion Isai ka marr\u00eb pjes\u00eb duke treguar mb\u00ebshtetjen dhe favorizimin p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht punonj\u00ebs i administrat\u00ebs vendore, tregon se ligjet n\u00eb vendin ton\u00eb nuk zbatohen dhe sa koh\u00eb partia n\u00eb pushtet t\u00eb kontrolloj\u00eb institucionet, persona t\u00eb till\u00eb si Erion Isai do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebrdorojn\u00eb detyr\u00ebn dhe t\u00eb mos nd\u00ebshkohen.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb nj\u00eb postim, subjekti i k\u00ebtij denoncimi nd\u00ebr t\u00eb tjera, ku p\u00ebrmend Edi Ram\u00ebn dhe Partin\u00eb Socialiste, ka shkruar \u201cma shton pergjegjesine per ti sjelle ne 11 maj nje rezultat edhe me spektakolar\u201d. A ka ndonj\u00eb kuptim tjet\u00ebr kjo shprehje, p\u00ebrve\u00e7 se Erion Isai ka punuar dhe vazhdon t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur hapur Partin\u00eb Socialiste dhe fitoren e saj n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit? \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie ligjore dhe n\u00eb cilin ligj\/nen parashikohet se kryetari i bashkis\u00eb, punonj\u00ebsi i pushtetit vendor dhe i administrat\u00ebs publike, ka ndonj\u00eb detyrim p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb vota, mb\u00ebshtetje dhe rezulatat nj\u00eb partie politike t\u00eb caktuar n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr Kuvend?<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb 20 Mars, Erion Isai ka shoq\u00ebruar n\u00eb nj\u00eb takim Niko Peleshin, i cili \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb detyr\u00eb pran\u00eb Byros\u00eb s\u00eb Kuvendit, Komisionit p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme dhe Sekretariatit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kandidat p\u00ebr deputet. Madje n\u00eb foto duket Erion Isai duke folur me mikrofon para zgjedh\u00ebsve. Ne dyshojm\u00eb se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari, Erion Isai \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe duke ushtruar ndikimin e tij te zgjedh\u00ebsit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>N\u00eb dat\u00ebn 20 Mars, Erion Isai ka publikuar nj\u00eb postim n\u00eb t\u00eb cilin shkruan \u201cNe 30 mars ju pres migte e shoket tane Kolonjare! Shihemi ne 29 Mars ne takime te vogla se bashku, dhe ne 30 mars me Edi Ramen\u201d. Subjekti ka vendosur foton e cila tregon numrin 5 q\u00eb PS do t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb flet\u00ebn e votimit. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Erion Isai tregon se po punon dhe mb\u00ebshtet nj\u00eb parti politike t\u00eb caktuar, gj\u00eb e cila bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr t\u00eb gjitha sa m\u00eb sip\u00ebr, ne kemi bindjen e plot\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm i cili mund t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, se Erion Isai \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb veprimtari politike dhe elektorale n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr deputet p\u00ebr Qarkun Kor\u00e7\u00eb, apo k\u00ebdo kandidat tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj partie.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Erion Isai ka disa muaj q\u00eb vepron n\u00eb shkelje t\u00eb hapur dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjit, duke takuar, regjistruar n\u00eb PER dhe duke ndikuar te bindja politike e zgjedh\u00ebsve q\u00eb nga muaji Janar 2025 me takimet e tij n\u00eb Shba, Kanada, Itali, Greqi dhe n\u00eb qytete n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksojm\u00eb se, sjellja e p\u00ebrs\u00ebritur e Erion Isait \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb fenomen, n\u00eb nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>Ne denoncojm\u00eb p\u00ebrfshirjen e pushtetit vendor n\u00eb veprimtari politike dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb caktuar, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Zgjedhor dhe mbi t\u00eb gjitha me Kodin Penal.<\/em><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka depozituar nj\u00eb ankes\u00eb pran\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve kund\u00ebr kryebashkiakut t\u00eb Kolonj\u00ebs, Erion Isai, duke e akuzuar p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb funksionit publik n\u00eb funksion t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Sipas PD-s\u00eb, Isai ka zhvilluar takime me emigrant\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi (Athin\u00eb, Volos, Agia, Larisa), n\u00eb Lond\u00ebr dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":736475,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-736474","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/736474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=736474"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/736474\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":736476,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/736474\/revisions\/736476"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/736475"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=736474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=736474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=736474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}