{"id":733318,"date":"2025-04-02T08:05:31","date_gmt":"2025-04-02T06:05:31","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=733318"},"modified":"2025-04-02T08:05:31","modified_gmt":"2025-04-02T06:05:31","slug":"batoni-korrupsioni-pasioni-dhe-misioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/04\/02\/batoni-korrupsioni-pasioni-dhe-misioni\/","title":{"rendered":"Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-733319\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-02-at-07.18.03_0f6b4277.jpg\" alt=\"\" width=\"1204\" height=\"816\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-02-at-07.18.03_0f6b4277.jpg 1204w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-02-at-07.18.03_0f6b4277-300x203.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-02-at-07.18.03_0f6b4277-1024x694.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/WhatsApp-Image-2025-04-02-at-07.18.03_0f6b4277-768x521.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1204px) 100vw, 1204px\" \/><\/span><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Nga \u00c7im Peka<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Me Batonin replikohet \u00e7do nat\u00eb publikisht n\u00eb emisionin tim, jo p\u00ebr hir t\u00eb debatit, por sepse n\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje kemi q\u00ebndrime krejt t\u00eb kund\u00ebrta. Nj\u00eb artikull replik\u00eb i tij, mbi debatin n\u00eb studio p\u00ebr nj\u00eb shkrim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb reflektoj mbi q\u00ebndrimet e tij p\u00ebrtej debatit televiziv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kolegu dhe miku im Baton m\u00eb akuzonte se kisha kund\u00ebrshtuar tezat e tij pa e lexuar artikullin. E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb. Nuk e kisha lexuar. Por thjesht pretendimi i tij se Ram\u00ebs i duhej edhe nj\u00eb mandat tjet\u00ebr p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb evropiane e b\u00ebnte leximin e artikullit t\u00eb panevojsh\u00ebm. P\u00ebr hir t\u00eb replik\u00ebs, ju riktheva artikullit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb argumentet e tij. U b\u00ebra pishman. Nuk kishte asnj\u00eb argument. Nj\u00ebsoj si Rama q\u00eb nuk ka program.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb artikullin e par\u00eb, miku im Baton na thoshte se Ram\u00ebs i takon nj\u00eb mandat i kat\u00ebrt sepse kishte par\u00eb nj\u00eb prezantim t\u00eb tij, me gjas\u00eb n\u00eb PowerPoint, dhe i ishte mbushur mendja. Pasioni religjioz i tij p\u00ebr ta paraqitur Ram\u00ebn si liderin q\u00eb do na \u00e7oj\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, m\u00eb kujton t\u00eb nj\u00ebjtin pasion me t\u00eb cilin promovonte ndarjen e Kosov\u00ebs dhe iden\u00eb se Hashim Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiptar i madh. Sesi shkoi historia e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe e Tha\u00e7it tashm\u00eb dihet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Batoni thoshte se te prezantimi i Edi Ram\u00ebs kishte par\u00eb \u201cnj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb vendit q\u00eb po del nga err\u00ebsira e tranzicionit dhe po sheh veten n\u00eb pasqyr\u00ebn e Evrop\u00ebs\u201d, duke shtuar se aty kishte par\u00eb \u201cnj\u00eb ide konkrete se si Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb moderne, efikase, e pasur dhe n\u00eb fund evropiane\u201d. Ku e pe, Baton? I magjepsur nga prezantimi, Batoni shprehet se \u201ckur sheh me v\u00ebmendje prezantimin e tij, nuk sheh diktatin e zakonsh\u00ebm t\u00eb pushtetit, por nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re t\u00eb qeverisjes q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb bind\u00eb jo me frik\u00eb por me p\u00ebrparim, dhe se p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj, kritika tradicionale humbet pesh\u00eb, mbetet pezull\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baton, nuk e di se n\u00eb \u00e7far\u00eb universi paralel jeton ti, por sa i p\u00ebrket diktatit dhe frik\u00ebs, un\u00eb mund t\u00eb tregoj jo nj\u00eb, por mij\u00ebra shembuj sesi administrata publike k\u00ebrc\u00ebnohet me vendin e pun\u00ebs n\u00ebse nuk siguron 5 vota familjare. Kjo shkon edhe p\u00ebr bizneset private dhe punonj\u00ebsit e tyre. Hajde, Baton, b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb eksperiment: marrim nj\u00eb biznes privat q\u00eb pret Sali Berish\u00ebn, dhe do t\u00eb shohim se brenda 48 or\u00ebve aty do zbarkojn\u00eb tatimor\u00ebt. P\u00ebr \u00e7far\u00eb lirie dhe p\u00ebrparimi e ke fjal\u00ebn? Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ti quan se kjo burokraci po modernizohet dhe efikasizohet si pjes\u00eb e vizionit evropian?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pastaj Batoni thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb vendimmarrja \u00ebsht\u00eb e centralizuar, por ky centralizim ka sjell\u00eb rritjen e pagave, reformimin e arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Baton, seriozisht e ke? Flet p\u00ebr arsimin dhe arrestimet si sukses n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin artikull? Ti e quan zhvillim dhe arritje q\u00eb mburremi p\u00ebr burgjet q\u00eb hapim dhe shkollat q\u00eb mbyllim? Ke b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb analiz\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb numri i personave n\u00eb burg n\u00eb raport me popullsin\u00eb? Po sa \u00ebsht\u00eb numri i shkollave q\u00eb jan\u00eb mbyllur k\u00ebto 12 vite? Po numri i nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi bashk\u00eb me familjet e tyre? Ke par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb vler\u00ebsimin PISA t\u00eb student\u00ebve tan\u00eb? E di q\u00eb kemi nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb? E di q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e vitit 2024 nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb renditeshin midis Indonezis\u00eb dhe Guatemal\u00ebs?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Merr kuraj\u00ebn dhe flet p\u00ebr sukses n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi? Ty me siguri t\u00eb duket Vilma Nushi si Marie Curie, se ndryshe nuk ka mund\u00ebsi. \u00c7do sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me koncesion, dhe \u00e7do koncesion \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim penal. Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb burg, pasuesja e tij n\u00ebn hetim, dhe ti flet p\u00ebr sukses n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi? N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ti shkruaje p\u00ebr sukseset n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, Syri.net transmetonte nj\u00eb emision ku tregohej se t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me kancer ktheheshin mbrapsht se nuk kishte ila\u00e7e. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Edi yt, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb siguronte ila\u00e7et, inauguronte nj\u00eb investim disa milion\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb hotel dhe park n\u00eb ambientet e spitalit \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. Ku \u00ebsht\u00eb zhvillimi, Baton \u2013 tek tenderi 10 milion\u00eb euro p\u00ebr hotelin apo mungesa e ila\u00e7eve p\u00ebr kimioterapi?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb argumenti si programi i Ram\u00ebs, Batoni e mbyll artikullin i ekzaltuar se \u201cshija e Bashkimit Evropian \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn e nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb ka vendosur m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb jet\u00eb i madh n\u00eb vizion\u201d. N\u00eb cilin vizion? Mund t\u00eb duket i madh n\u00eb televizion, por jo n\u00eb vizion. Sepse n\u00eb vizion, nuk \u00ebsht\u00eb as i madh, as i vog\u00ebl. Vizioni t\u00eb cilit i referohet Batoni nuk ekziston fare. Apo \u00ebsht\u00eb \u201cPasaporta Evropiane n\u00eb vitin 2030\u201d?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Boshll\u00ebkun e artikullit t\u00eb par\u00eb, Batoni mundohet ta mbush\u00eb me artikullin e dyt\u00eb, si replik\u00eb ndaj meje. E vetmja gj\u00eb q\u00eb bie dakord me Batonin n\u00eb artikullin e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb po, me nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt Edi Rama do t\u2019i b\u00ebj\u00eb shqiptar\u00ebt me pasaport\u00eb evropiane. Por jo duke integruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE, por duke larguar edhe k\u00ebta pak shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Baton, shqiptar\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb evropian\u00eb edhe me pasaport\u00eb. 480 mij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb pasaport\u00eb italiane. 600 mij\u00eb kan\u00eb pasaport\u00eb greke. Rreth 500 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb n\u00ebp\u00ebr shtete t\u00eb tjera me pasaport\u00eb ose n\u00eb proces t\u00eb marrjes s\u00eb saj. Jan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb ik\u00ebn n\u00eb vitet \u201990 nga varf\u00ebria e shkaktuar nga regjimi i partis\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Jan\u00eb edhe 1 milion t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ikur nga varf\u00ebria n\u00ebn udh\u00ebheqjen madh\u00ebshtore t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb k\u00ebto 12 vjet. Nga 70% e popullsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kan\u00eb ikur, 40% tashm\u00eb kan\u00eb pasaport\u00eb per\u00ebndimore. 25% t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb marr\u00eb akoma, sepse kan\u00eb ikur von\u00eb, do ta marrin. 5% jan\u00eb n\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Batoni zem\u00ebrohet me ne kur nuk e vler\u00ebsojm\u00eb kur ai flet p\u00ebr vizion, estetik\u00eb dhe rend. T\u00eb tre k\u00ebto koncepte bashkohen te nj\u00eb gj\u00eb e vetme: kullat e larta n\u00eb Tiran\u00eb dhe fshatrat turistike n\u00eb bregdet. P\u00ebr vizion, sepse i vetmi vizion i Ram\u00ebs jan\u00eb lejet e nd\u00ebrtimit. P\u00ebr estetik\u00eb, sepse Rama kujdeset vet\u00eb p\u00ebr projektimin e tyre. P\u00ebr rend, sepse ato jan\u00eb produkt i pastrimit t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs dhe korrupsionit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Korrupsioni, thot\u00eb Batoni, nuk \u00ebsht\u00eb shpikje shqiptare, dhe se ai prek n\u00eb thelb marr\u00ebdh\u00ebnien midis moralit dhe performanc\u00ebs politike t\u00eb projektit. Korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb shpikje shqiptare, por t\u00eb jap\u00ebsh 130 milion\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb incenerator q\u00eb nuk ekziston \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb shqiptare. T\u00eb kesh gjysm\u00ebn e kabinetit qeveritar n\u00eb burg \u00ebsht\u00eb shqiptare, dhe gjysm\u00ebn tjet\u00ebr rrug\u00ebs p\u00ebr atje \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe krimi nuk \u00ebsht\u00eb shpikje shqiptare, por t\u00eb kesh 26 deputet\u00eb dhe kryetar\u00eb bashkish t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb vetme t\u00eb larguar p\u00ebr shkak t\u00eb dekriminalizimit \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb shqiptare. \u00cbsht\u00eb socialiste. \u00cbsht\u00eb EdiRamiste. Korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie midis moralit dhe performanc\u00ebs politike\u201d. Morali mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb kish\u00eb dhe n\u00eb xhami. N\u00eb terrenin p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim, korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje morale, por penale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb zem\u00ebr t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes morale, penale dhe evropiane t\u00eb korrupsionit qeveritar kemi shembullin e ngrirjes s\u00eb fondeve IPARD II t\u00eb Bashkimit Evropian. Miku im Baton, Komisioni Evropian \u00e7do vit jep nj\u00eb fond n\u00eb form\u00ebn e grantit p\u00ebr AZHBR \u2013 Agjencin\u00eb q\u00eb merret me zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend. Pas hetimeve t\u00eb kryera nga zyra e OLAF (prokuroria e KE), rezultoi se k\u00ebto fonde ishin abuzuar dhe vjedhur. Si mas\u00eb, Komisioni Evropian ka ngrir\u00eb plot 270 milion\u00eb euro t\u00eb destinuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ka m\u00eb shum\u00eb se tre vjet q\u00eb k\u00ebto fonde jan\u00eb t\u00eb ngrira n\u00eb \u201cpritje t\u00eb masave q\u00eb do nd\u00ebrmarr\u00eb qeveria shqiptare p\u00ebr t\u00eb adresuar problemin e vjedhjes\u201d. E di Baton se cila \u00ebsht\u00eb masa q\u00eb ka marr\u00eb qeveria shqiptare? Frida Krifca, nga titullare e atij institucioni, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shkarkohej, u promovua ministre e Bujq\u00ebsis\u00eb. Zyra e OLAF ka depozituar dosjen e plot\u00eb n\u00eb SPAK, por ndaj saj nuk ngrihet akuz\u00eb dhe as nuk arrestohet, sepse i duhet Edi Ram\u00ebs t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00ebher\u00eb 11 majin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Batoni mburr Ram\u00ebn se b\u00ebri Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe se krijoi SPAK-un q\u00eb \u201cnuk ndalon m\u00eb n\u00eb der\u00ebn e ministris\u00eb\u201d. A nuk ishte Edi Rama ai q\u00eb para pak jav\u00ebsh i tha SPAK-ut n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp \u201c\u2026dhe mos guxoni t\u00eb k\u00ebrkoni telefonin tim\u201d? P\u00ebr \u00e7far\u00eb reforme n\u00eb drejt\u00ebsi flet ti, Baton? P\u00ebr \u00e7far\u00eb SPAK-u? At\u00eb t\u00eb Irena Gjok\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb e provuar me dokumente zyrtare q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Greqi me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, e q\u00eb megjithat\u00eb ka kaluar vetting-un? N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishte n\u00eb burg p\u00ebr falsifikim t\u00eb formularit t\u00eb dekriminalizimit, ajo mbahet n\u00eb detyr\u00eb se duhet t\u00eb burgos\u00eb Sali Berish\u00ebn?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Apo p\u00ebr SPAK-un q\u00eb akuzon Bardh Spahin\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre sepse ka shkarkuar nga puna nj\u00eb drejtor ujesjell\u00ebsi me rekomandim t\u00eb KLSH-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr 12 vjet shteti shqiptar ka paguar 170 milion\u00eb euro p\u00ebr largimet e padrejta nga puna nga qeveria e Edi Ram\u00ebs? Apo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mbyll hetimin ndaj v\u00ebllait t\u00eb Ram\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se \u201cnuk e dim\u00eb kush ka qen\u00eb n\u00eb makin\u00eb me trafikant\u00ebt, por nuk ka qen\u00eb Olsi\u201d?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ku Sali Berisha provon me dokumente zyrtare se ai ka udh\u00ebtuar t\u00eb pakt\u00ebn shtat\u00eb her\u00eb me makin\u00eb me trafikant\u00ebt; ku Olsi thot\u00eb jo shtat\u00eb, por vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, dhe SPAK thot\u00eb asnj\u00ebher\u00eb? P\u00ebr SPAK-un q\u00eb arreston Erion Veliajn p\u00ebr blerjet e bashk\u00ebshortes, por jo p\u00ebr firmat e tij n\u00eb vjedhjet e provuara prej qindra milion\u00eb eurosh? Mund t\u00eb vazhdoj pa fund me shembuj: nga arrestimi i Sali Berish\u00ebs, i Ilir Met\u00ebs, i Ervin Salianjit, te p\u00ebrndjekja e Arben Ahmetajt, te qindra dosje t\u00eb ministrave e drejtor\u00ebve q\u00eb mbahen t\u00eb pluhurosura nga SPAK.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prandaj, Baton, nuk ta lexova shkrimin e par\u00eb. Sepse ai nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb as me \u00e7\u00ebshtje vizioni, as korrupsioni, as pasioni, por misioni.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga \u00c7im Peka Me Batonin replikohet \u00e7do nat\u00eb publikisht n\u00eb emisionin tim, jo p\u00ebr hir t\u00eb debatit, por sepse n\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje kemi q\u00ebndrime krejt t\u00eb kund\u00ebrta. Nj\u00eb artikull replik\u00eb i tij, mbi debatin n\u00eb studio p\u00ebr nj\u00eb shkrim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb reflektoj mbi q\u00ebndrimet e tij p\u00ebrtej debatit televiziv. Kolegu dhe miku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":733319,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[20],"tags":[],"class_list":["post-733318","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blog"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/733318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=733318"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/733318\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":733329,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/733318\/revisions\/733329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/733319"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=733318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=733318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=733318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}