{"id":730591,"date":"2025-03-17T21:36:43","date_gmt":"2025-03-17T20:36:43","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=730591"},"modified":"2025-03-17T21:36:43","modified_gmt":"2025-03-17T20:36:43","slug":"nafta-mban-ne-kembe-eksportet-ne-janar-shkurt-prodhimet-e-fabrikave-ne-pikiate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/03\/17\/nafta-mban-ne-kembe-eksportet-ne-janar-shkurt-prodhimet-e-fabrikave-ne-pikiate\/","title":{"rendered":"Nafta mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb eksportet n\u00eb janar-shkurt, prodhimet e fabrikave n\u00eb pikiat\u00eb","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/nafte2.png\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke p\u00ebrjashtuar naft\u00ebn pjesa tjet\u00ebr e eksporteve shqiptare ka p\u00ebsuar r\u00ebnie rekord n\u00eb dy mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit, me 28 %. T\u00eb dh\u00ebnat e sotshme t\u00eb INSTAT tregojn\u00eb se prodhimi vendas n\u00eb pjes\u00ebn t\u00eb madhe t\u00eb grupeve t\u00eb eksportit ka p\u00ebsuar r\u00ebnie drastike. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Eksportuesit shqiptar\u00eb po ndikohen nga koniunktura jo e favorshme e k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, teksa shume fabrika mbyllen aktivitetin n\u00eb dy muajt e par\u00eb t\u00eb vitit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Rritja e eksporteve t\u00eb naft\u00ebs me mbi 64% n\u00eb dy mujorin e par\u00eb 2025 n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudhe t\u00eb vitit t\u00eb kaluar mezi ka arritur t\u00eb mbuloj\u00eb hendekun e r\u00ebnies n\u00eb t\u00eb gjitha grupet e tjera. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">INSTAT lajm\u00ebroi sot se n\u00eb shkurt 2025 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 34 mld lek\u00eb, duke u rritur me 4,3 %, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe me 7,3 %, n\u00eb krahasim me Janar 2025. <\/span><span style=\"color: #000000;\">Importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 68 mld lek\u00eb, duke u ulur me 8,6 %, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe duke u rritur me 12 %, n\u00eb krahasim me Janar 2025. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Defi\u00e7iti tregtar I k\u00ebtij muaji \u00ebsht\u00eb 34 mld lek\u00eb, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me Shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1 %, n\u00eb krahasim me Janar 2025. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb muajit Shkurt 2025, n\u00eb rritjen e eksporteve prej 4,3 %, kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +11,1 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +1,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me +0,2 pik\u00eb p\u00ebrqindje. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa negativisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me \u2013 6,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me -1,0 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me -0,8 pik\u00eb p\u00ebrqindje etj. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Eksportet, gjat\u00eb k\u00ebtij dymujori jan\u00eb rritur me 4,6 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar pozitivisht n\u00eb rritjen vjetore t\u00eb eksporteve, jan\u00eb: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji elektrike\u201d me +12,0 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me +1,1 pik\u00eb p\u00ebrqindje. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa negativisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -6,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me -1,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me -1,0 pik\u00eb p\u00ebrqindje.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Tekstilet dhe k\u00ebpuc\u00ebt nuk ngren\u00eb kok\u00eb, kan\u00eb filluar mbylljen e fabrikave<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb shkurt, eksportet e tekstile e k\u00ebpuc\u00eb, grupi m\u00eb I madh eksportues n\u00eb vend (me 30% t\u00eb totalit), ran\u00eb me 1.6%. P\u00ebr dy mujorin tkurrja \u00ebsht\u00eb 5,5%%. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh industria po kalon nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtire e ndikuar nga shum\u00eb faktor\u00eb si rritja e kostove q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb partner\u00ebt t\u00eb zhvendosen n\u00eb vende t\u00eb tjera. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kursi i k\u00ebmbimit pati nj\u00eb ndikim shum\u00eb negativ dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb klient\u00eb t\u00eb zhvendosin porosit\u00eb nga Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillim vit. Kjo situat\u00eb po detyron shum\u00eb fabrika t\u00eb mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Falimentet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kan\u00eb ndodhur n\u00eb rrethe dhe n\u00eb fabrika q\u00eb kishin t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00ebn 120 punonj\u00ebs, q\u00eb punonin kryesisht me n\u00ebnkontraktim, t\u00eb cilat kishin norma m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta fitimi dhe nuk Ishin n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballonin kriz\u00ebn. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu sektorin fason po p\u00ebrballet me nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr veshje. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Industris\u00eb presin nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs pas gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit. \u00a0 <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Materiale nd\u00ebrtimi dhe metale, tkurrje fort\u00eb 34%<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cMaterialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet\u201d kaluan n\u00eb grupin e kat\u00ebrt m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend p\u00ebr dy mujorin, me 12.7% t\u00eb totalit. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, p\u00ebrpunuesit t\u00eb \u00e7elikut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb shkurt ky grup ra me 34.1%, nd\u00ebrsa p\u00ebr 2-mujorin tkurrja \u00ebsht\u00eb 32.3%. Sektori po vuan nga k\u00ebrkesa e dob\u00ebt rajonale dhe tkurrja e \u00e7mimeve. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Minerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, rritje t\u00eb fort\u00eb 64% <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d kaloi n\u00eb grupin e par\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend, me 59 % t\u00eb totalit t\u00eb eksporteve n\u00eb shkurt. N\u00eb shkurt grupi I rriti shitjet me 59%, nd\u00ebrsa p\u00ebr 2 mujorin rritja \u00ebsht\u00eb 64%. Ecuria e k\u00ebtij grupi \u00ebsht\u00eb e varur nga shitjet e Bankers Petroleum, eksportuesi m\u00eb I madh n\u00eb vend dhe nga tregtimi I energjis\u00eb elektrike, q\u00eb lidhet me motin. \u00a0 <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ushqime pije e duhan me rritje<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cUshqime pije e duhan\u201d, nj\u00eb nga grupet me ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb vitet e fundit po sh\u00ebnon nj\u00eb rritje. N\u00eb shkurt, eksportet e tij u rrit\u00ebn me 15.5%, nd\u00ebrsa p\u00ebr 2 mujorin zgjerimi Ishte 9.4%. Pavar\u00ebsisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, q\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb m\u00eb pak konkurrues n\u00eb rajon si dhe nga ecuria e motit. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Makineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi n\u00eb vendnum\u00ebro <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u201cMakineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d Ishin grupi tjet\u00ebr q\u00eb q\u00eb nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvler\u00ebsimi I euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. N\u00eb shkurt eksportet u rriten 2,2% nd\u00ebrsa p\u00ebr 2 mujorin tkurrja \u00ebsht\u00eb 2.5%. \u00a0 <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Importet me rritje<\/strong> <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si dymujor, Importet jan\u00eb rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e par\u00eb 2024. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar pozitivisht n\u00eb rritjen vjetore t\u00eb Importeve, jan\u00eb: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +1,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cUshqim, pije duhan\u201d me +0,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me +0,4 pik\u00eb p\u00ebrqindje. Nd\u00ebrsa negativisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me -5,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -1,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cProdhime druri dhe letre\u201d me -0,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si dymujor, Importet jan\u00eb rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e par\u00eb 2024. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar pozitivisht n\u00eb rritjen vjetore t\u00eb Importeve, jan\u00eb: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +1,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cUshqim, pije duhan\u201d me +0,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me +0,4 pik\u00eb p\u00ebrqindje. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa negativisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me -5,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -1,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cProdhime druri dhe letre\u201d me -0,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb muajin Shkurt 2025, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me Shkurt 2024 jan\u00eb: Kosova (63,7 %), Greqia (10,2 %), Gjermania (7,5 %), etj. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat eksportet kan\u00eb pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe, jan\u00eb: Italia (14,1 %), Maqedoni e Veriut (22,6 %), Austria (0,4 %), etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"> Gjat\u00eb k\u00ebtij dymujori vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb: Kosova (76,8 %), Gjermania (3%) dhe Greqia (6,3%). <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe jane: Italia (15,9 %) , Maqedonia e Veriut (11,0 %) etj. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb muajin Shkurt 2025, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Importeve, jan\u00eb: Kina (16,6 %), Greqia (10 %), Spanja (46,3 %) etj. Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat Importet kan\u00eb pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb krahasim me Shkurt 2025 jan\u00eb: Italia (2,5%), Turqia (41,2 %), Gjermania (12,1 %), etj. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb k\u00ebtij dymujori, vendet me t\u00eb cil\u00ebt Shqip\u00ebria ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Importeve, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, jan\u00eb: Italia (1,2 %), Kina (31.1 %) dhe Greqia (6,3 %). <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat Importet kan\u00eb pasur uljen m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb: Turqia (30,4 %), Gjermania (7,8 %) dhe SHBA (37,1%). <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si dymujor, Importet jan\u00eb rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e par\u00eb 2024. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar pozitivisht n\u00eb rritjen vjetore t\u00eb Importeve, jan\u00eb: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +1,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cUshqim, pije duhan\u201d me +0,7 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me +0,4 pik\u00eb p\u00ebrqindje. <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa negativisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me -5,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me -1,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje dhe \u201cProdhime druri dhe letre\u201d me -0,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"color: #ff0000;\"><strong>VINI<\/strong> <strong>RE<\/strong><\/span>: Artikulli \u00ebsht\u00eb pron\u00ebsi intelektuale e <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/monitor.al\/nafta-mban-ne-kembe-eksportet-ne-janar-shkurt-prodhimet-e-fabrikave-ne-pikiate\/\">Monitor<\/a><\/span>.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke p\u00ebrjashtuar naft\u00ebn pjesa tjet\u00ebr e eksporteve shqiptare ka p\u00ebsuar r\u00ebnie rekord n\u00eb dy mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit, me 28 %. T\u00eb dh\u00ebnat e sotshme t\u00eb INSTAT tregojn\u00eb se prodhimi vendas n\u00eb pjes\u00ebn t\u00eb madhe t\u00eb grupeve t\u00eb eksportit ka p\u00ebsuar r\u00ebnie drastike. Eksportuesit shqiptar\u00eb po ndikohen nga koniunktura jo e favorshme e k\u00ebrkes\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":722935,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-730591","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/730591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=730591"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/730591\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":730592,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/730591\/revisions\/730592"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/722935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=730591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=730591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=730591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}