{"id":728633,"date":"2025-03-06T23:44:39","date_gmt":"2025-03-06T22:44:39","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=728633"},"modified":"2025-03-06T23:23:08","modified_gmt":"2025-03-06T22:23:08","slug":"tajvani-investimi-i-kompanise-tmsc-ne-shba-moment-historik-ne-marredheniet-mes-dy-vendeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/03\/06\/tajvani-investimi-i-kompanise-tmsc-ne-shba-moment-historik-ne-marredheniet-mes-dy-vendeve\/","title":{"rendered":"Tajvani: investimi i kompanis\u00eb \u201cTMSC\u201d n\u00eb SHBA, \u201cmoment historik\u201d n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Capture-7.jpg\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti i Tajvanit Lai Ching-te p\u00ebrsh\u00ebndeti nj\u00eb investim t\u00eb planifikuar prej 100 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb Shtetet e Bashkuara nga Korporata tajvaneze e Prodhimit t\u00eb Mikroprocesor\u00ebve, \u201cTSMC\u201d, duke e quajtur &#8220;nj\u00eb moment historik p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Tajvan&#8221;. Ai shtoi se investimi nuk ishte rezultat i trysnis\u00eb nga qeveria amerikane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti dhe kryetari i kompanis\u00eb \u201cTSMC\u201d, C.C. Wei foli me gazetar\u00ebt n\u00eb zyr\u00ebn e Presidentit t\u00eb Tajvanit n\u00eb Taipei t\u00eb enjten pasdite. Zoti Wei tha se zgjerimi i fundit i prodhuesit tajvanez t\u00eb mikroprocesor\u00ebve n\u00eb Shtetet e Bashkuara u nxit nga k\u00ebrkesat e m\u00ebdha t\u00eb klient\u00ebve, duke shtuar se linjat e saj t\u00eb prodhimit atje tashm\u00eb jan\u00eb &#8220;t\u00eb rezervuara plot\u00ebsisht&#8221; p\u00ebr tre vitet e ardhshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;Nd\u00ebrtimi i linjave t\u00eb reja t\u00eb prodhimit jasht\u00eb Tajvanit nga kompania \u201cTSMC\u201d \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i nxitur nga k\u00ebrkesat e klient\u00ebve&#8221;<\/em>, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Investimi prej 100 miliard\u00eb dollar\u00ebsh, i cili \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb nga nj\u00eb investim tjet\u00ebr prej 65 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb Shtetet e Bashkuara, q\u00eb kompania \u201cTSMC\u201d e njoftoi prillin e kaluar, parashikon nd\u00ebrtimin e tre fabrikave t\u00eb reja t\u00eb mikroprocesor\u00ebve, dy objekteve t\u00eb paketimit t\u00eb mikroprocesor\u00ebve dhe nj\u00eb qendre k\u00ebrkimore dhe zhvillimi n\u00eb shtetin per\u00ebndimor t\u00eb Arizon\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Komentet e presidentit vijn\u00eb dy dit\u00eb pasi zoti Wei dhe Presidenti amerikan Donald Trump njoftuan zgjerimin e gjigantit t\u00eb mikroprocesor\u00ebve n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cNe duhet t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb prodhojm\u00eb mikroprocesor\u00ebt dhe gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uesit q\u00eb na duhen pik\u00ebrisht k\u00ebtu\u201d<\/em>, tha Presidenti Trump gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtypin, duke shtuar se masa \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e siguris\u00eb komb\u00ebtare\u201d p\u00ebr Shtetet e Bashkuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zoti Wei tha t\u00eb enjten se kompania \u201cTSMC\u201d gjithashtu planifikon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb 11 linja t\u00eb reja prodhimi n\u00eb Tajvan k\u00ebt\u00eb vit dhe zgjerimi n\u00eb Shtetet e Bashkuara nuk do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afat kohor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb linja prodhimi n\u00eb Tajvan dhe i kam k\u00ebrkuar Presidentit Lai q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb kompanin\u00eb \u201cTSMC\u201d t\u00eb gjej\u00eb toka t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar objekte&#8221;,<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kompania \u201cTSMC\u201d ka nd\u00ebrtuar gjithashtu objekte t\u00eb reja n\u00eb Japoni dhe Gjermani n\u00eb vitet e fundit, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb zoti Lai tha se ndihmon bizneset e tjera tajvaneze t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe rrit fuqin\u00eb e Tajvanit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zgjerimi global i kompanis\u00eb \u201cTSMC\u201d tregon se \u201cindustrit\u00eb e Tajvanit kan\u00eb arritur t\u00eb l\u00ebvizin drejt per\u00ebndimit, jugut dhe veriut, dhe fuqia e tyre n\u00eb dekadat e fundit e ka ndihmuar Tajvanin t\u00eb kaloj\u00eb me besim Oqeanin Paq\u00ebsor dhe t\u00eb zgjerohet drejt lindjes n\u00eb kontinentin amerikan\u201d, tha Presidenti Lai gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr shtypin t\u00eb enjten.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Opozita nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjith\u00eb garancit\u00eb nga zoti Wei dhe Presidenti Lai, zgjerimi i kompanis\u00eb \u201cTSMC\u201d n\u00eb Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Tajvan, me disa ligjv\u00ebn\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb thon\u00eb se zgjerimi i kompanis\u00eb \u201cTSMC\u201d n\u00eb Shtetet e Bashkuara mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb industrin\u00eb e mikroprocesor\u00ebve t\u00eb ishullit dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fu Kun-chi, drejtuesi i grupit parlamentar t\u00eb partis\u00eb kryesore opozitare t\u00eb Tajvanit, Kuomintang (KMT), u tha gazetar\u00ebve t\u00eb mart\u00ebn se investimi shtes\u00eb i kompanis\u00eb &#8220;TSMC&#8221; n\u00eb Shtetet e Bashkuara mund ta l\u00ebr\u00eb Tajvanin \u201cpa masa mbrojt\u00ebse\u201d n\u00eb rastin e nj\u00eb sulmi ushtarak nga Kina, pasi Uashingtoni do t\u00eb siguronte procesin p\u00ebr prodhimin e mikroprocesor\u00ebve m\u00eb t\u00eb avancuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, ish-Presidenti i Tajvanit, Ma Ying-jeou, gjithashtu nga partia Koumingtang, e ka akuzuar Presidentin Lai p\u00ebr \u201cshitjen\u201d e kompanis\u00eb &#8220;TSMC&#8221; Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cTajvanez\u00ebt shqet\u00ebsohen se \u2018mbrojt\u00ebsja e vendit\u2019 do t\u00eb largohet dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb madhore e siguris\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ndikim negativ tek vet\u00ebbesimi i popullit tajvanez, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve t\u00eb ngushtic\u00ebs detare dhe pozicionimit gjeopolitik t\u00eb Tajvanit n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d<\/em>, shkruajti zoti Ma t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb platform\u00ebn Facebook.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Analist\u00ebt thon\u00eb se retorika e partis\u00eb opozitare \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Tajvan.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;TSMC-ja i ka zgjeruar operacionet e saj prej koh\u00ebsh, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Japoni dhe Kin\u00eb, por ideja se &#8216;TSMC&#8217;-ja po braktis Tajvanin shfaqet vet\u00ebm kur fokusi \u00ebsht\u00eb tek zgjerimi i &#8216;TSMC&#8217;-s\u00eb n\u00eb SHBA&#8221;<\/em>, tha Lev Nachman, profesor i shkencave politike n\u00eb Universitetin Komb\u00ebtar t\u00eb Tajvanit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur skepticizmin p\u00ebr Amerik\u00ebn sesa nj\u00eb kritik\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr &#8216;TSMC&#8217;-n\u00eb dhe synimet e saj&#8221;,<\/em> i tha ai Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se nd\u00ebrsa qeveria tajvaneze po p\u00ebrpiqet t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb kritikat e partis\u00eb opozitare n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb konference p\u00ebr shtypin t\u00eb enjten, argumentet e partis\u00eb Koumintang po ngjallin dyshime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>&#8220;P\u00ebrpjekjet e tyre kan\u00eb arritur q\u00ebllimin e synuar sepse ka shum\u00eb informacion p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb njohur me operacionet e &#8216;TSMC&#8217;-s\u00eb jasht\u00eb Tajvanit p\u00ebr t&#8217;i kuptuar&#8221;<\/em>, tha Chen Fang-yu, shkenc\u00ebtar politik n\u00eb Universitetin Soochow n\u00eb Tajvan.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cEdhe kur &#8216;TSMC&#8217;-ja t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb t\u00eb gjitha objektet e saj n\u00eb vende t\u00eb tjera deri n\u00eb vitin 2030, mbi 80% e prodhimit t\u00eb saj do t\u00eb mbetet n\u00eb Tajvan, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se zgjerimi i saj jasht\u00eb vendit nuk do t\u00eb ndikoj\u00eb v\u00ebrtet tek Tajvani kaq shum\u00eb\u201d,<\/em> i tha ai Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ende n\u00eb pik\u00ebpyetje shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Presidenti Trump ka th\u00ebn\u00eb vazhdimisht se Tajvani ka vjedhur nga Shtetet e Bashkuara teknologjin\u00eb e mikroprocesor\u00ebve, zoti Nachman thot\u00eb se zgjerimi i &#8216;TSMC&#8217;-s\u00eb n\u00eb Arizona t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, mund t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur tensionin nd\u00ebrmjet Taipeit dhe Uashingtonit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Investimi i m\u00ebtejsh\u00ebm \u201cndihmon p\u00ebr ta siguruar administrat\u00ebn Trump se Tajvani \u00ebsht\u00eb serioz p\u00ebr veprimet q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mik me Amerik\u00ebn\u201d, i tha ai Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb efekt pozitiv, studiuesit Chen dhe Nachman thon\u00eb se Tajvani ende p\u00ebrballet me trysni nga administrata amerikane p\u00ebr t\u00eb rritur n\u00eb nivel dometh\u00ebn\u00ebs buxhetin e mbrojtjes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cTajvani nuk duhet t\u00eb festoj\u00eb p\u00ebr shkak se pam\u00eb Elbridge Colby-in t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb q\u00ebndrimin e Trump-it gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr konfirmimin e tij, se Tajvani duhet t\u00eb shpenzoj\u00eb p\u00ebr mbrojtjen 10% t\u00eb prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm bruto\u201d<\/em>, tha zoti Nachman, duke shtuar se qeveria tajvaneze do t\u00eb ndjej\u00eb shum\u00eb trysni nga Uashingtoni kur \u00e7\u00ebshtja e mbrojtjes s\u00eb Tajvanit t\u00eb b\u00ebhet s\u00ebrish pjes\u00eb e v\u00ebmendjes s\u00eb Presidentit Trump.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb trajtuar sfidat n\u00eb vazhdim, zoti Chen tha se qeveria tajvaneze duhet t\u00eb demonstroj\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb armatime t\u00eb m\u00ebtejshme nga Shtetet e Bashkuara, ose p\u00ebr t\u00eb paraqitur plane p\u00ebr t\u00eb thelluar bashk\u00ebpunimin p\u00ebr mbrojtjen me Uashingtonin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><em>\u201cTajvani duhet t\u00eb tregoj\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb shtuar kapacitetet e mbrojtjes dhe duhet t\u00eb paraqes\u00eb disa shifra konkrete\u201d,<\/em> i tha ai <span style=\"color: #0000ff;\"><a style=\"color: #0000ff;\" href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/8001474.html\">Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs<\/a><\/span>.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Tajvanit Lai Ching-te p\u00ebrsh\u00ebndeti nj\u00eb investim t\u00eb planifikuar prej 100 miliard\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb Shtetet e Bashkuara nga Korporata tajvaneze e Prodhimit t\u00eb Mikroprocesor\u00ebve, \u201cTSMC\u201d, duke e quajtur &#8220;nj\u00eb moment historik p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Tajvan&#8221;. Ai shtoi se investimi nuk ishte rezultat i trysnis\u00eb nga qeveria amerikane. Presidenti dhe kryetari i kompanis\u00eb \u201cTSMC\u201d, C.C. Wei [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":728646,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-728633","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-nderkombetare"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/728633","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=728633"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/728633\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":728647,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/728633\/revisions\/728647"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/728646"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=728633"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=728633"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=728633"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}