{"id":727343,"date":"2025-02-27T22:37:35","date_gmt":"2025-02-27T21:37:35","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=727343"},"modified":"2025-02-27T22:37:35","modified_gmt":"2025-02-27T21:37:35","slug":"veliaj-flet-nga-burgu-per-sulmet-ndaj-prokurorit-dhe-hetimet-ndaj-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/02\/27\/veliaj-flet-nga-burgu-per-sulmet-ndaj-prokurorit-dhe-hetimet-ndaj-tij\/","title":{"rendered":"Veliaj flet nga burgu p\u00ebr sulmet ndaj prokurorit dhe hetimet ndaj tij","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-727344 size-full\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/veliaj-1.png\" alt=\"\" width=\"1084\" height=\"605\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/veliaj-1.png 1084w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/veliaj-1-300x167.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/veliaj-1-1024x572.png 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/veliaj-1-768x429.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1084px) 100vw, 1084px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Erion Veliaj ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb m\u00eb shkrim p\u00ebr emisionin Top Story n\u00eb Top Channel.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai ka folur n\u00eb lidhje me sulmet dhe reagimet ndaj prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij, Olsi Dado.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Veliaj thot\u00eb se nuk po godet drejt\u00ebsin\u00eb por e cil\u00ebsoi prokurorin tumor q\u00eb ka shkelur \u00e7do ligj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai foli edhe p\u00ebr shpenzimet e t\u00eb shoqes q\u00eb sipas tij nuk jan\u00eb ato q\u00eb ka shkruar prokuroria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pyetje<\/strong>: N\u00ebse prokurori Olsi Dado ishte n\u00eb konflikt interesi p\u00ebr t\u00eb t\u00eb hetuar ty, pse zgjodhe derisa t\u00eb p\u00ebrballeshit n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit p\u00ebr t\u2019ia th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt? Mendove se do ta intimidoje n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit? Ia plot\u00ebsove k\u00ebrkes\u00ebn dhe mendove se kjo do t\u00eb leht\u00ebsonte? Pse reagove vet\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Erion Veliaj:<\/strong>\u00a0Dita e gjyqit ishte edhe dita e fillimit t\u00eb hetimeve, absurde apo jo? Pra, gjer n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, prokurori shpenzoi nj\u00eb vit e gjysm\u00eb duke b\u00ebr\u00eb \u201cca verifikime\u201d; pra, nj\u00eb hile p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hetim p\u00ebr Nesti Angonin \u2013 q\u00eb nuk ekziston \u2013 pa e regjistruar kurr\u00eb emrin n\u00eb regjist\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po t\u00eb shikosh t\u00eb ashtuquajturin kall\u00ebzim, q\u00eb t\u00eb ftoj ta gjesh e ta publikosh, do \u00e7uditet i madh e i vog\u00ebl se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj letre bakalli, kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend i ka kaluar e gjith\u00eb jeta e tij, nga rinia e deri m\u00eb sot, jo n\u00eb nj\u00eb skaner, por n\u00eb nj\u00eb MRI.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu, nga zelli i madh, prokurori ka shkelur ligjin, Kodin e Procedur\u00ebs Penale dhe \u00e7do norm\u00eb tjet\u00ebr ligjore, duke regjistruar hetimin dhe porositur arrestin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb. Imagjino zellin e madh, kur ashtu si\u00e7 njoftonin me sms e telefonata familjen time dit\u00eb t\u00eb shtun\u00eb, po k\u00ebshtu vendos\u00ebn burgosjen time n\u00eb dit\u00eb t\u00eb diel\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas shum\u00eb peripecive, brenda Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, ku gjenden plot zonja e zot\u00ebrinj me integritet dhe profesionaliz\u00ebm, m\u00eb n\u00eb fund arrit\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb prokuror p\u00ebr t\u00eb kryer ekzekutimin tim politik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pas 3 dit\u00ebve n\u00eb izolim total, mund\u00ebsia e par\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me prokurorin-nd\u00ebrtues si person n\u00ebn hetim qe dita e gjyqit. Leja e tij e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb fakt dhe debatet p\u00ebr lejen i pranoi edhe vet\u00eb. \u00cbsht\u00eb konflikt i past\u00ebr interesi dhe ia thash\u00eb me rastin m\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb m\u2019u dha, n\u00eb mes t\u00eb klithmave histerike \u201cndyr\u00ebsir\u00eb\u2026 g\u00ebnjeshtar patologjik\u2026 do t\u00eb ta tregoj un\u00eb ty\u2026 do ta b\u00ebj edhe k\u00ebt\u00eb surpriz\u00eb\u201d etj. etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si e shpjegon, Grida, q\u00eb Saliu, pasi poqi 26 vet\u00eb n\u00eb G\u00ebrdec, vrau me plumba n\u00eb mish 4 njer\u00ebz me duar n\u00eb xhepa e q\u00eb s\u2019ka k\u00ebrkuar falje p\u00ebr krime monstruoze, i k\u00ebrkon falje dhe fshiu postimin p\u00ebr Ols Dadon dy dit\u00eb p\u00ebrpara se Olsi t\u2019i dor\u00ebzonte kok\u00ebn time? Mos u b\u00ebni naiv\u00eb e t\u00eb mos i fyejm\u00eb inteligjenc\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit. Kishte 500 dit\u00eb me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushat\u00ebs!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, pas akuzave dhe m\u00eb pas ndjes\u00ebs s\u00eb Saliut, Olsi vendosi t\u00eb kaloj\u00eb nga kostumet e tij, te fustanet e bashk\u00ebshortes sime! Please Sherlock!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pyetje: \u00c7far\u00eb beteje \u00ebsht\u00eb t\u00eb godas\u00ebsh drejt\u00ebsin\u00eb, kur ju vet\u00eb, kur keni dal\u00eb nga SPAK, keni folur me konsiderata t\u00eb larta p\u00ebr standardet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe i keni konsideruar koleg\u00eb Prokuror\u00ebt e SPAK? Nga nj\u00ebra an\u00eb, ju dhe gjith\u00eb Partia Socialiste jeni investuar ta tregoni Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi si produkt t\u00eb PS, pse i ul kredencialet e tua duke goditur drejt\u00ebsin\u00eb?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Erion Veliaj:<\/strong>\u00a0Un\u00eb nuk po godas drejt\u00ebsin\u00eb! N\u00eb SPAK ka plot njer\u00ebz dinjitoz\u00eb, me 10-ta, me merit\u00eb dhe me profesionaliz\u00ebm, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb nder k\u00ebsaj reforme. Dhe po, koleg\u00eb jan\u00eb, punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn, p\u00ebr Shtetin, p\u00ebr vendin. Koleg \u00ebsht\u00eb edhe pastruesi e polici, edhe kryeministri dhe Presidenti \u2013 se punojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mision, Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Europ\u00eb e Tiran\u00ebn si pjes\u00ebn m\u00eb Europiane t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, nuk ka pyll pa derra dhe n\u00ebse na shitet si ajk\u00eb dikush me 5-a, q\u00eb e \u00e7an karrier\u00ebn nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt t\u00eb past\u00ebr interesi dhe n\u00eb shkelje t\u00eb kritereve, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb flas.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb jam n\u00eb burg, Grida, djalit s\u2019i kemi th\u00ebn\u00eb ende.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jemi n\u00eb situat\u00eb komplet t\u00eb pabarabart\u00eb: Un\u00eb n\u00eb burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krer\u00ebt e kulteve, as deputet\u00ebt, as dy senator\u00eb italian\u00eb, as n\u00ebnkryetar\u00ebt e Bashkis\u00eb, as an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Bashkiak, e askush tjet\u00ebr nuk lejohet. Kurse Sali k\u00ebrma i 21 Janarit e G\u00ebrdecit, q\u00eb i k\u00ebrkon falje Olsit, \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb. Edhe kur ishte n\u00eb arrest sht\u00ebpie dhe nuk i lejohej takimi me asnj\u00eb person, p\u00ebrve\u00e7 familjar\u00ebve, ai vazhdonte qet\u00ebsisht t\u00eb priste me ku\u00e7 e me ma\u00e7 pa e ndaluar kush dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb urdh\u00ebrimit t\u00eb SPAK dhe t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu, nuk pat\u00ebn guximin, kur ishte n\u00eb arrest sht\u00ebpie e paraqitej n\u00eb gjykat\u00eb, ta shoq\u00ebronin me automjetin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, por l\u00ebvizte me makin\u00ebn e tij private, serbes-serbes. Jo e nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi me bashk\u00ebshorten time, pasi n\u00eb respektim t\u00eb ligjit u paraqit dit\u00ebn e seanc\u00ebs e shoq\u00ebruar nga punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe me automjetin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I jap gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen Drejt\u00ebsis\u00eb, por n\u00ebse e duam v\u00ebrtet, duhet t\u2019ia themi kur ka nj\u00eb mas\u00eb tumorale n\u00eb form\u00ebn-gjuh\u00ebn-d\u00ebftes\u00ebn-hilen e Ols Dados, q\u00eb trupi i sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb mos gangrenizohet nga kati shtes\u00eb i kollovarit pa letra n\u00eb pisll\u00ebkun q\u00eb e em\u00ebroi n\u00eb 2008.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pyetje: A ke pasur apo jo dijeni p\u00ebr shpenzimet e bashk\u00ebshortes t\u00ebnde Ajola Xoxa? A e ke ditur q\u00eb jan\u00eb shpenzime personale apo t\u00eb bizneseve t\u00eb saj? A ke pasur dijeni p\u00ebr shifrat e k\u00ebtyre shpenzimeve?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Erion Veliaj:<\/strong>\u00a0Bashk\u00ebshortja ime vjen nga nj\u00eb familje e nderuar, e pasur dhe me 17 vjet karrier\u00eb n\u00eb studio e biznes privat. Ka shpenzuar prej t\u00eb ardhurave t\u00eb saj vet\u00ebm 50,000 lek\u00eb n\u00eb muaj nga karta e saj personale, n\u00eb total 7 milion lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb rreth nj\u00eb dekad\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb mbledh\u00ebsh gjith\u00eb bilancet vjetore t\u00eb 7-8 enteve q\u00eb merren me teatro, skenografi, videoklipe, opereta, mjuzikal\u00eb, sfilata mode, photo shooting, dhe garderobat skenike n\u00eb 17 vite t\u2019i trajtosh si personale n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb lig\u00ebsi e misogjeni. Jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb deklaruara nga secili ent, me taksa, dogana e tvsh n\u00eb rreth dy dekada.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pra, nuk kemi asgj\u00eb n\u00eb nj\u00eb veting 20 vje\u00e7ar, t\u00eb vetmin n\u00eb Republik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shoqin Erion Veliaj, dhe tani do i qepemi gruas, lodrave t\u00eb djalit, makin\u00ebs s\u00eb vjehrrit t\u00eb vdekur, v\u00ebllait, n\u00ebn\u00ebs \u2013 kujtdo, vet\u00ebm ta heqim nga fushata k\u00ebt\u00eb q\u00eb na mundi thell\u00eb n\u00eb 2015, 2017, 2019, 2021, 2023 dhe (sapo t\u00eb dal nga k\u00ebtu) edhe n\u00eb 2025, n\u00eb nj\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, m\u00eb t\u00eb bukur, m\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, me 45 shkolla ultra moderne, plus 110 kopshte e \u00e7erdhe, Teat\u00ebr t\u00eb ri, Shesh t\u00eb ri, Park t\u00eb ri, Bulevard t\u00eb ri, Unaz\u00eb t\u00eb re, Kala t\u00eb re, Kop\u00ebsht t\u00eb ri Zoologjik, q\u00eb Saliu-Luli-Olsi as kishin ide e kurajo t\u2019i b\u00ebnin!<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Veliaj ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb m\u00eb shkrim p\u00ebr emisionin Top Story n\u00eb Top Channel. Ai ka folur n\u00eb lidhje me sulmet dhe reagimet ndaj prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij, Olsi Dado. Veliaj thot\u00eb se nuk po godet drejt\u00ebsin\u00eb por e cil\u00ebsoi prokurorin tumor q\u00eb ka shkelur \u00e7do ligj. Ai foli edhe p\u00ebr shpenzimet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":727344,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-727343","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=727343"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727343\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":727345,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727343\/revisions\/727345"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/727344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=727343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=727343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=727343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}