{"id":727087,"date":"2025-02-26T18:03:19","date_gmt":"2025-02-26T17:03:19","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=727087"},"modified":"2025-02-26T18:35:32","modified_gmt":"2025-02-26T17:35:32","slug":"precedenti-gellci-si-doli-fiasko-edi-rama-nga-avokatura-e-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/02\/26\/precedenti-gellci-si-doli-fiasko-edi-rama-nga-avokatura-e-shtetit\/","title":{"rendered":"Precedenti Ge\u0308llc\u0327i &#8211; Si doli fiasko Edi Rama nga Avokatura e Shtetit","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-727088\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-26-at-17.58.09_8e707035-300x169.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-26-at-17.58.09_8e707035-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-26-at-17.58.09_8e707035-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-26-at-17.58.09_8e707035.jpg 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong><span style=\"color: #000000;\">Nga Dorian Matlija<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">De\u0308gjova sot ligje\u0308rimin publik te\u0308 Kryeministrit, i cili kishte marre\u0308 ne\u0308 konsiderate\u0308 nje\u0308 mesazh publik qe\u0308 postova ne\u0308 faqen time ne\u0308 Facebook. Konkretisht, ai nuk ishte dakord qe\u0308 Avokatura e Shtetit te\u0308 kishte mbajtur qendrim pro Thoma Ge\u0308llc\u0327it ne\u0308 Strasburg, sepse fundja, sipas mendimit te\u0308 tij, Avokatura e Shtetit, si organ sovran qe\u0308 pe\u0308rfaqe\u0308son Republike\u0308n e Shqipe\u0308rise\u0308, ka detyre\u0308 te\u0308 mbroje\u0308 shtetin dhe se nuk ka c\u0327fare\u0308 ndikimi te\u0308 kete\u0308 nga qeveria.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Mua me\u0308 ngjau qe\u0308 me ke\u0308te\u0308 rast be\u0308ri nje\u0308 devijim nga pe\u0308rgjegje\u0308site\u0308 politike te\u0308 qeverise\u0308 ne\u0308 raport me shkeljen e te\u0308 drejtave te\u0308 njeriut qe\u0308 raportohen ne\u0308 Strasburg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne\u0308 fakt, Kryeministri gabohet, por nuk do ndalem vete\u0308m ke\u0308tu. Historia ka nje\u0308 pe\u0308rmbajtje dhe nje\u0308 kontekst.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si fillim, Avokatura e Shtetit varet nga Kryeministri. Po te\u0308 ishte ndryshe do varej nga Kuvendi. Avokatura e Shtetit ne\u0308 gjyqet ne\u0308 Strasburg quhet \u201cagjenti qeveritar\u201c dhe shteti mbrohet nga pushteti ekzekutiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk mbrohet as nga Kuvendi dhe as nga ndonje\u0308 xhep i pushtetit gjyqe\u0308sor. Qeveria mund te\u0308 ndodhe\u0308 qe\u0308 te\u0308 mos jete\u0308 dakord me gjykatat vendase dhe mund te\u0308 jete\u0308 dakord me ankuesin qe\u0308 ka paditur Shqipe\u0308rine\u0308 ne\u0308 Strasburg.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Madje, ne\u0308 c\u0327do gjyq atje ne\u0308 Strasburg, Gjykata fton pale\u0308t qe\u0308 te\u0308 zgjidhin c\u0327e\u0308shtjen me pajtim. Dhe here\u0308 pas here ndodh qe\u0308 te\u0308 arrihet pajtimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Madje, e\u0308shte\u0308 pjese\u0308 e mekanizmit \u201ckontrollo e balanco\u201d qe\u0308 e\u0308shte\u0308 i domosdoshe\u0308m. Pra, gjykatat e vendit mund t\u2019ja fusin kot, te\u0308 shkelin te\u0308 drejtat e individe\u0308ve, dhe kur Gjykata e Strasburgut pyet \u201cagjentin qeveritar\u201d (Avokature\u0308n e Shtetit ne\u0308 rastin tone\u0308), kjo e fundit mund te\u0308 dale\u0308 kunde\u0308r gjykatave vendase dhe pro individit ankues.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne\u0308 ke\u0308to raste, Avokatura e Shtetit be\u0308n nje\u0308 marre\u0308veshje, ose deklarate\u0308 te\u0308 nje\u0308anshme ku pranon shkeljet e be\u0308ra, si dhe ofron zgjidhje pe\u0308r problemin, duke shtuar edhe nje\u0308 shpe\u0308rblim de\u0308mi qe\u0308 e merr pe\u0308rsipe\u0308r vullnetarisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne\u0308 praktike\u0308, ne\u0308 te\u0308 pakte\u0308n tre raste ku une\u0308 kam qene\u0308 i pe\u0308rfshire\u0308, Avokatura e Shtetit, gjate\u0308 kohe\u0308s se\u0308 ke\u0308saj qeverie, ka ofruar zgjidhje me pajtim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne\u0308 rastin Veizi dhe te\u0308 tjere\u0308t kunde\u0308r Shqipe\u0308rise\u0308, ne\u0308 rastin Myrtaj dhe te\u0308 tjere\u0308t kunde\u0308r Shqipe\u0308rise\u0308, si dhe ne\u0308 rastin Matlija kunde\u0308r Shqipe\u0308rise\u0308.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dy te\u0308 parat kane\u0308 lidhje me te\u0308 drejtat e shkelura te\u0308 familjare\u0308ve te\u0308 te\u0308 vrare\u0308ve te\u0308 21 janarit, dhe e treta ka lidhje me shkeljen e te\u0308 drejte\u0308s pe\u0308r informim qe\u0308 me\u0308 e\u0308shte\u0308 be\u0308re\u0308 mua personalisht nga Kryeministria pe\u0308r nje\u0308 dosje qe\u0308 nuk ma jepnin. Mbase ka edhe te\u0308 tjera si ke\u0308to raste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pse ndodhi qe\u0308 Avokatura e Shtetit ne\u0308 rastet e 21 janarit ra dakord me ankuesit dhe doli hapur kundra gjykatave vendase? Sepse u bind qe\u0308 gjykatat shqiptare kishin shkelur standardet. Ankuesve iu mor pe\u0308rsipe\u0308r ric\u0327elja e hetimeve, si dhe nje\u0308 shpe\u0308rblim de\u0308mi pe\u0308r andrallat qe\u0308 kishin kaluar pe\u0308r ta c\u0327uar c\u0327e\u0308shtjen deri ne\u0308 Strasburg. A e\u0308shte\u0308 e drejte\u0308 kjo me\u0308nyre\u0308 veprimi?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po, e\u0308shte\u0308 e drejte\u0308 dhe e bazuar ne\u0308 Konvente\u0308 dhe rregulloren e Gjykate\u0308s se\u0308 Strasburgut. Po pse nuk e be\u0308ne\u0308 te\u0308 nje\u0308jte\u0308n gje\u0308 edhe pe\u0308r Ge\u0308llc\u0327in? Aty kishte shkelje te\u0308 hapura te\u0308 standardeve nga gjykatat shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Madje Strasburgu i be\u0308ri te\u0308 qarta qe\u0308 nga me\u0308nyra se si i shtroi pyetjet pe\u0308r qeverine\u0308. Por Avokature\u0308s se\u0308 Shte\u0308tit nuk iu duk me interes pe\u0308r te\u0308 re\u0308ne\u0308 dakord me Ge\u0308llc\u0327in dhe madje e luftoi pe\u0308rmes nje\u0308 morie shkresash e kunde\u0308rshtimesh, duke be\u0308re\u0308 te\u0308 bardhe\u0308n te\u0308 zeze\u0308 e te\u0308 zeze\u0308n jeshile, a thua se erdhi dita e qametit qe\u0308 Ge\u0308llc\u0327i i rrezikshe\u0308m mund te\u0308 transformohej befas ne\u0308 viktime\u0308 dhe SPAK ne\u0308 persekutor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pe\u0308r ta futur lexuesin pak ne\u0308 kontekst, pe\u0308r habi, Avokatura e Shtetit ishte aty kunde\u0308r Ge\u0308llc\u0327it edhe kur ai ke\u0308rkonte ne\u0308 gjykate\u0308n e Tirane\u0308s qe\u0308 te\u0308 hapej gara pe\u0308r Drejtor te\u0308 RTSH.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Pe\u0308r c\u0327udi e them sepse RTSH mbrohet zakonisht nga juriste\u0308t e vet, pe\u0308rvec\u0327 rastit Ge\u0308llc\u0327i ku juriste\u0308ve te\u0308 RTSH-se\u0308 iu hoq demonstrativisht autorizimi ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 te\u0308 paprecedente\u0308 pe\u0308r ta kaluar direkt mbrojtjen te Avokatura e Shtetit, e cila as sot nuk arrij dot ta kuptoj pse kunde\u0308rshtonte hapjen e asaj dreq gare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Asaj gare qe\u0308 si pe\u0308rfundim u hap me urdhe\u0308r gjykate, por vete\u0308m pak dite\u0308 pas arrestimit te\u0308 Ge\u0308llc\u0327it qe\u0308 nuk mund te\u0308 rikandidonte dot nga biruca ku e fute\u0308n.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo avokatura sovrane, qe\u0308lloi dy here\u0308 kunde\u0308r Ge\u0308llc\u0327it, nje\u0308 here\u0308 ne\u0308 Tirane\u0308 kunde\u0308r te\u0308 drejte\u0308s se\u0308 tij pe\u0308r te\u0308 garuar pe\u0308r drejtor dhe nje\u0308 here\u0308 ne\u0308 Strasburg kunde\u0308r arrestimit pa baza dhe shkeljes se\u0308 prezumimit te\u0308 pafaje\u0308sise\u0308.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ajo avokatura sovrane jo vete\u0308m qe\u0308 nuk duhet pare\u0308 si sonde\u0308 jashte\u0308toke\u0308sore nga Kryeministri, por duhet, dhe sic\u0327 e thashe\u0308 me\u0308 lart ka ndodhur here\u0308 te\u0308 tjera, te\u0308 orientohet nga politikat e qeverise\u0308. Aq me\u0308 tepe\u0308r kur ajo reklamon qe\u0308 synon BE-ne\u0308. Aty ku ka shkelje te\u0308 ligjeve, konventave e standardeve ta pranoje\u0308 shkeljen dhe te\u0308 ke\u0308rkoje\u0308 marrje masash, e jo te\u0308 luftoje\u0308 kot kunde\u0308r gjithe\u0308 logjike\u0308s se\u0308 Strasburgut, apo ligjeve tona vendase, kur ne\u0308 fund prape\u0308 dihet qe\u0308 do humbase\u0308, por do humbasin edhe ca vite nga jeta jone\u0308.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Qeveria dhe Kryeministri i kane\u0308 te\u0308 gjitha munde\u0308site\u0308 qe\u0308 te\u0308 rregullojne\u0308 standardet jo andej nga fundi kur vijne\u0308 dhimbjet e ardhjes se\u0308 ndonje\u0308 veze, por qe\u0308 kur jepen shenjat e para qe\u0308 ka dic\u0327ka qe\u0308 nuk shkon. Ge\u0308llc\u0327i e dha sinjalin qe\u0308 ne\u0308 vitin 2021. Jo nje\u0308 sinjal, por dy.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai e dha sinjalin ne\u0308 nje\u0308 kohe\u0308 kur i vetmi rrezik real qe\u0308 pe\u0308rfaqe\u0308sonte Ge\u0308llc\u0327i ishte qe\u0308 kishte shnde\u0308rruar RTSH ne\u0308 nje\u0308 pe\u0308rbinde\u0308sh qe\u0308 kishte thithur befas shikueshme\u0308rine\u0308, kishte shtuar nje\u0308 mori kanalesh te\u0308 reja, i kishte pe\u0308rpire\u0308 konkurence\u0308s edhe Champions League, Formula 1, etj., kishte investuar ne\u0308 teknologji te\u0308 reja ne\u0308 studio, ne\u0308 antena, ne\u0308 programe kompjuterike\u0308 e aplikacione telefoni, kishte be\u0308re\u0308 reforme\u0308 administrative si dhe transmetonte edhe ca investigime te\u0308 hidhura.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dikush, ose disa, mbase e donin RTSH-ne\u0308 pa koke\u0308 dhe pa Thoma, dhe pe\u0308r ironi e akuzuan pike\u0308risht pe\u0308r arritjet, pe\u0308r hapjen e nje\u0308 kanali te\u0308 ri, pe\u0308r tenderimin e nje\u0308 teknologjie te\u0308 re, pe\u0308r blerjen e Champions League, pe\u0308r ate\u0308 aplikacionin RTSH Tani (i pe\u0308rjetshe\u0308m qofte\u0308 kujtimi i ke\u0308tij aplikacioni tashme\u0308 te\u0308 zhdukur), pe\u0308r antenat e riparuara, pe\u0308r me\u0308nyre\u0308n e menaxhimit kompjuterik te\u0308 programeve, e shume\u0308 te\u0308 tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Akuzat ndaj tij rane\u0308 nje\u0308ra pas tjetre\u0308s, por ama efekti i tyre, i shoqe\u0308ruar me spektaklin e arrestimit ne\u0308 momentin kyc\u0327 te\u0308 rikandidimit, be\u0308ri qe\u0308 drejtori afatshkurte\u0308r i me\u0308vonshe\u0308m (i zgjedhur pak dite\u0308 pasi Ge\u0308llc\u0327i u neutralizua me arrestim), mbase i terrorizuar nga c\u0327fare\u0308 i be\u0308ne\u0308 Ge\u0308llc\u0327it nuk hodhi ndonje\u0308 hap me re\u0308nde\u0308si dhe dha dore\u0308heqjen shpejt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00a0Me\u0308 pas nje\u0308 dretor tjete\u0308r afatshkurte\u0308r, ne\u0308 dijenine\u0308 time u njoh ne\u0308 publik vete\u0308m pe\u0308r shkarkimet nga puna qe\u0308 i be\u0308ri nje\u0308 morie profesioniste\u0308sh. Sot, RTSH e\u0308shte\u0308 jo vete\u0308m pa drejtor, por edhe pa Ke\u0308shill Drejtues fare. Sot e ka humbur jo vete\u0308m shke\u0308lqimin e pe\u0308rkohshe\u0308m qe\u0308 pati ne\u0308 kohe\u0308n e Ge\u0308llc\u0327it, por po i bien edhe ciflat e asaj qe\u0308 ka mbetur. Dhe te\u0308 mendodh qe\u0308 BE ke\u0308rkon jo vete\u0308m standarde ne\u0308 drejte\u0308si, por edhe pe\u0308rmire\u0308simin e medias publike.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">SPAK dhe ajo avokatura sovrane u solle\u0308n si ai budallai i dobishe\u0308m qe\u0308 me nje\u0308 gur vrane\u0308 dy zogj te\u0308 bukur pe\u0308r standardet evropiane. Ge\u0308llc\u0327it i more\u0308n 10 muaj nga jeta ne\u0308 arrest pa standarde, dhe RTSH-se\u0308 i more\u0308n lavdine\u0308 qe\u0308 duhej dhe mund te\u0308 kishte si media publike me standarde.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Thoma Ge\u0308llc\u0327i sot e\u0308shte\u0308 mire\u0308 me she\u0308ndet e humor dhe i zgjidh vete\u0308 problemet me standardet e arrestimit, por RTSH sot e\u0308shte\u0308 se\u0308mure\u0308 dhe nuk do ishte habi edhe te\u0308 mbyllej fare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por, si c\u0327do e keqe qe\u0308 ka nje\u0308 ane\u0308 te\u0308 mire\u0308, edhe ne\u0308 ke\u0308te\u0308 rast RTSH e ka akoma nje\u0308 vlere\u0308 ne\u0308 rritje dhe kjo e\u0308shte\u0308 vlera e truallit te\u0308 godine\u0308s.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>*Autori e\u0308shte\u0308 avokati i ish-drejtorit te\u0308 RTSH-se\u0308 Thoma Ge\u0308llc\u0327i<\/strong><\/span><\/p>\n<div style=\"width: 848px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-727087-1\" width=\"848\" height=\"480\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Video-2025-02-26-at-18.32.18_c920f4d3.mp4?_=1\" \/><a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Video-2025-02-26-at-18.32.18_c920f4d3.mp4\">https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Video-2025-02-26-at-18.32.18_c920f4d3.mp4<\/a><\/video><\/div>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dorian Matlija De\u0308gjova sot ligje\u0308rimin publik te\u0308 Kryeministrit, i cili kishte marre\u0308 ne\u0308 konsiderate\u0308 nje\u0308 mesazh publik qe\u0308 postova ne\u0308 faqen time ne\u0308 Facebook. Konkretisht, ai nuk ishte dakord qe\u0308 Avokatura e Shtetit te\u0308 kishte mbajtur qendrim pro Thoma Ge\u0308llc\u0327it ne\u0308 Strasburg, sepse fundja, sipas mendimit te\u0308 tij, Avokatura e Shtetit, si organ sovran [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":727088,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-727087","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727087","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=727087"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727087\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":727096,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/727087\/revisions\/727096"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/727088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=727087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=727087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=727087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}