{"id":724957,"date":"2025-02-15T14:27:08","date_gmt":"2025-02-15T13:27:08","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=724957"},"modified":"2025-02-15T14:27:08","modified_gmt":"2025-02-15T13:27:08","slug":"i-keqardhur-per-kete-qe-i-ndodhi-arrestimi-i-veliajt-xhafaj-askush-seshte-i-pagabueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/02\/15\/i-keqardhur-per-kete-qe-i-ndodhi-arrestimi-i-veliajt-xhafaj-askush-seshte-i-pagabueshem\/","title":{"rendered":"\u201cI keqardhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb i ndodhi\u201d- Arrestimi i Veliajt, Xhafaj: Askush s\u2019\u00ebsht\u00eb i pagabuesh\u00ebm","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-724958\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/MixCollage-15-Feb-2025-01-39-PM-5754.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1440\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/MixCollage-15-Feb-2025-01-39-PM-5754.jpg 2560w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/MixCollage-15-Feb-2025-01-39-PM-5754-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/MixCollage-15-Feb-2025-01-39-PM-5754-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/MixCollage-15-Feb-2025-01-39-PM-5754-768x432.jpg 768w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/MixCollage-15-Feb-2025-01-39-PM-5754-1536x864.jpg 1536w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/MixCollage-15-Feb-2025-01-39-PM-5754-2048x1152.jpg 2048w\" sizes=\"auto, (max-width: 2560px) 100vw, 2560px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fatmir Xhafaj, ish-kryetari i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore, ka reaguar p\u00ebr arrestimin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, q\u00eb ndodhi mesdit\u00ebn e 10 shkurtit n\u00eb zyr\u00ebn e tij me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb reagimin e tij publik, Xhafaj shprehu keqardhje p\u00ebr situat\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebrjetuar Veliaj dhe familja e tij, duke theksuar se nuk e konsideron kryebashkiakun si nj\u00eb zyrtar t\u00eb korruptuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Xhafaj shtoi se shum\u00eb qytetar\u00eb, koleg\u00eb dhe profesionist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e kishin kontaktuar lidhur me arrestimin e Veliajt dhe zhvillimet rreth Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe SPAK. Ai i cil\u00ebsoi t\u00eb ligjshme shqet\u00ebsimet e tyre, pavar\u00ebsisht k\u00ebndv\u00ebshtrimeve t\u00eb ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Reagimi i plot\u00eb i Fatmir Xhafajt:<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto dit\u00eb m\u00eb kan\u00eb kontaktuar apo shkruajtur shum\u00eb prej jush, koleg\u00eb, profesionist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, socialist\u00eb e qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm p\u00ebr disa tema t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dit\u00ebs q\u00eb lidhen me Reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, me SPAK dhe sidomos me \u00e7\u00ebshtjen Veliaj. Shqet\u00ebsimet e tyre i gjej legjitime pavar\u00ebsisht nga k\u00ebndv\u00ebshtrimet e ndryshme. N\u00eb pamund\u00ebsi t\u2019ju p\u00ebrgjigjem t\u00eb gjith\u00ebve dhe n\u00eb reflektim t\u00eb detyrimit q\u00eb kam si deputet, si ish-Kryetar i Komisionit Parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi (2014-2017) dhe tashm\u00eb si Kryetar i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Thellimin e Reformave p\u00ebr Mir\u00ebqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, gjykova t\u2019ju p\u00ebrgjigjem p\u00ebrmes k\u00ebtij reagimi publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari \u00e7far\u00eb do t\u00eb lexoni n\u00eb radh\u00ebt e k\u00ebtij prononcimi publik, s\u2019e ndryshon aspak bindjen dhe q\u00ebndrimin tim t\u00eb kahersh\u00ebm p\u00ebr \u00e7far\u00eb ne b\u00ebm\u00eb me Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi k\u00ebtu e pak vite m\u00eb par\u00eb dhe rolin e kontributin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Nuk kam asnj\u00eb m\u00ebdyshje p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vlerat e k\u00ebtij projekti historik, p\u00ebr q\u00ebllimet dhe pritshm\u00ebrit\u00eb ndaj tij. Sot jam edhe m\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ky projekt ka dhe do t\u00eb ket\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vite p\u00ebr konsolidimin e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Krejt normale t\u00eb kemi opinione t\u00eb ndryshme, por fakteve duhet t\u2019u q\u00ebndrojm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sot \u00ebsht\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm q\u00eb me k\u00ebt\u00eb reform\u00eb NE i dham\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb me Kushtetut\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb past\u00ebr t\u00eb pushteteve si\u00e7 e ka \u00e7do vend tjet\u00ebr demokratik n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar, ndarje pushtetesh q\u00eb ky shtet s\u2019e ka pasur kurr\u00eb prej dit\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb krijuar. Reforma i ka dh\u00ebn\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, institucioneve t\u00eb tij dhe ve\u00e7an\u00ebrisht prokuror\u00ebve e gjyqtar\u00ebve pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb vendimmarr\u00ebse e funksionale, pavar\u00ebsi q\u00eb nuk e kishin kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe q\u00eb sot i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb krahasuesh\u00ebm me standardet m\u00eb t\u00eb larta evropiane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje e jasht\u00ebzakonshme nga kjo maxhoranc\u00eb. Mb\u00ebshtetje politike, mb\u00ebshtetje me burime njer\u00ebzore, infrastrukturore dhe buxhetore si askush dhe asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm q\u00eb ky projekt reformimi dhe zbatimi i tij ka qen\u00eb dhe mbetet p\u00ebrcaktues n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb vendit, n\u00eb vler\u00ebsimet e agjencive t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr p\u00ebrparimin demokratik dhe imazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb gjithashtu fakt, se nd\u00ebrsa ne kemi reformuar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb duke e vendosur at\u00eb mbi standarde evropiane, shpesh qasja e politik\u00ebs, institucioneve shtet\u00ebrore, medias dhe vet\u00eb opinionit publik ndaj tij mbetet e nj\u00ebjt\u00eb. Ashtu sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb kemi ngritur nj\u00eb sistem t\u00eb ri drejt\u00ebsie, kemi b\u00ebr\u00eb institucione t\u00eb reja me standarde evropiane, por ende nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb sistem kan\u00eb ndryshuar pak n\u00eb mentalitetin, qasjen dhe sjelljen e tyre n\u00eb raport me ligjin dhe detyr\u00ebn. N\u00eb vler\u00ebsimin tim aktualisht ky \u00ebsht\u00eb problem ky\u00e7 q\u00eb meriton v\u00ebmendje p\u00ebr trajtim me zgjidhjet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndjehem i keqardhur kur njer\u00ebzit e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs intimidohen dhe sulmohen deri edhe te shantazhimi i familjeve t\u00eb tyre. Kam qen\u00eb dhe mbetem solidar me ta n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje me t\u00eb keqen, me armiqt\u00eb e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb i mir\u00ebkuptoj kritikat e sh\u00ebndetshme q\u00eb adresohen, shqet\u00ebsimet konstruktive q\u00eb synojn\u00eb identifikimin e problematikave dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit. Edhe personalisht nuk kam munguar q\u00eb publikisht n\u00eb disa debate parlamentare t\u00eb adresoj t\u00eb tilla edhe pse shpesh kan\u00eb qen\u00eb objekt keqkuptimesh e spekulimesh dhe jo rrall\u00eb sulmeve t\u00eb gjith\u00ebkrahshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kam k\u00ebrkuar shpesh q\u00eb edhe vet\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb modeste e reflektuese ndaj kritikave t\u00eb tilla dhe jo vet\u00ebm kur ato vijn\u00eb nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb po se po, por edhe nga profesionist\u00ebt e fush\u00ebs, institucionet, shoq\u00ebria civile dhe vet\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi. N\u00eb vler\u00ebsimin tim personal, si\u00e7 edhe e kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb publikisht, pavar\u00ebsia nuk mundet kurrsesi t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur p\u00ebr dob\u00ebsit\u00eb e sistemit, p\u00ebr t\u00eb justifikuar munges\u00ebn e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb, transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies prej tyre, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar disa privilegje t\u00eb pajustifikuara e t\u00eb pamerituara, p\u00ebr t\u00eb mos bashk\u00ebpunuar e bashk\u00ebvepruar me pushtetet e tjera n\u00eb funksion t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb interes t\u00eb vendit. \u00cbsht\u00eb kjo qasje nj\u00eb nd\u00ebr arsyet e problematikave q\u00eb konstatohen lidhur me cil\u00ebsin\u00eb e dob\u00ebt t\u00eb qeverisjes s\u00eb brendshme t\u00eb vet\u00eb sistemit nga KLGj e KLP, t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb tij nga ILD, cil\u00ebsin\u00eb e dob\u00ebt t\u00eb hetimeve e gjykimeve, zvarritjen e tejzgjatjen kohore t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore penale, civile e sidomos atyre administrative, mungesave n\u00eb aksesin dhe sh\u00ebrbimet q\u00eb ju ofrohen qytetar\u00ebve etj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jam t\u00ebr\u00ebsisht i vetdijsh\u00ebm se s\u2019ka reform\u00eb perfekte dhe s\u2019ka ligj perfekt ndaj \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb analizosh progresin, t\u00eb kesh sensin vet\u00ebkritik e reflektues ndaj problemeve q\u00eb praktika nxjerr dhe ca m\u00eb tep\u00ebr edhe ndaj gabimeve t\u00eb mundshme q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb procesin e zbatimit t\u00eb reform\u00ebs. Zbatimi i k\u00ebsaj reforme historike q\u00eb ne udh\u00ebhoq\u00ebm e finalizuam me sukses, ishte dhe mbetet nj\u00eb sfid\u00eb e vijueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb ne n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Mir\u00ebqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, nj\u00eb komponent t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ia kemi dedikuar drejt\u00ebsis\u00eb. (III.3 \u201cKonsolimi i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d). Kjo sepse kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb progresin, t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb arritjet, por nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb shohim edhe problematikat e t\u00eb reflektojm\u00eb ndaj tyre si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019a vazhduar e konsoliduar m\u00eb tej zbatimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, vet\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb duke i ruajtur t\u00eb paprekura dhe fuqizuar edhe m\u00eb tej shtyllat kushtetuese t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re t\u00eb miratuara n\u00eb 2016, arkitektur\u00ebn ekzistuese t\u00eb sistemit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">NE, p\u00ebrmes nj\u00eb projekti t\u00eb guximsh\u00ebm kushtetues, nd\u00ebrtuam nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00ebr\u00ebsisht mbi standarde evpropiane, duke i garantuar nj\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb vendimmarr\u00ebse e funksionale dhe jemi duke e mb\u00ebshtetur fort at\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt dhe tashm\u00eb qytetar\u00ebt taksapagues t\u00eb k\u00ebtij vendi kan\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shohin prej saj t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe t\u00eb jap\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb standardeve evropiane, n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjeve n\u00eb fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">II.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">S\u00eb dyti dua t\u00eb ripohoj se n\u00eb arkitektur\u00ebn e sistemit t\u00eb ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb institucionet tona t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb penale, ngritja e GJKKO dhe SPAK ka qen\u00eb nj\u00eb zgjidhje e domosdoshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Ne, ndryshe nga rregulli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ngrit\u00ebm nj\u00eb struktur\u00eb speciale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb speciale n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit n\u00eb zyrtar\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hetuar e gjykuar n\u00eb k\u00ebto fusha vepra penale t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb dhe me pritshm\u00ebri t\u00eb madhe, p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb gjykimin e ligjit \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb publik q\u00eb prej vitesh nuk ishin b\u00ebr\u00eb dhe ende nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundura t\u2019u n\u00ebnshtrohen gjykimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, barazis\u00eb para ligjit. Ndaj i kemi dh\u00ebn\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me e sidomos SPAK (Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me e BKH-s\u00eb) nj\u00eb status special kushtetues, ligjor e institucional, por edhe nj\u00eb mb\u00ebshtetje speciale n\u00eb status, n\u00eb burime njer\u00ebzore e financiare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E kam mb\u00ebshtetur qysh dit\u00ebn e par\u00eb dhe n\u00eb vijim pun\u00ebn e GJKKO, SPAK dhe BKH e sidomos t\u00eb prokuror\u00ebve dhe hetuesve t\u00eb angazhuar n\u00eb to, me bindjen e plot\u00eb se duhej dhe duhen mb\u00ebshtetur fort n\u00eb funksion t\u00eb misionit t\u00eb tyre. E n\u00eb vler\u00ebsimin tim SPAK, me pun\u00ebn dhe rezultatet e d\u00ebshmuara e ka justifikuar veten, pasi ka thyer m\u00eb s\u00eb paku fenomenin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Edhe p\u00ebrball\u00eb kritikave rreth pun\u00ebs s\u00eb tyre kam qen\u00eb gjithnj\u00eb mbrojt\u00ebs edhe kur kam par\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk shkonin duke i p\u00ebrligjur me rritjen, me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e hetimeve penale n\u00eb k\u00ebto fusha dhe presionin e lart\u00eb q\u00eb mbart nj\u00eb pun\u00eb e till\u00eb e i mir\u00ebkuptoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim. I vler\u00ebsoj shum\u00eb prej tyre p\u00ebr ndershm\u00ebrin\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kjo nuk m\u00eb ka penguar t\u00eb d\u00ebgjoj me v\u00ebmendje \u00e7do problematik\u00eb dhe shqet\u00ebsim p\u00ebr pun\u00ebn e tyre, lidhur me zbatimin e ligjit penal sidomos n\u00eb aspektin procedurial. Kjo jo vet\u00ebm nga avokat\u00eb penalist\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, por edhe nga pedagog\u00eb e profesionist\u00eb t\u00eb ligjit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb i \u00e7moj p\u00ebr dijet e tyre. Ndaj kam qen\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr institucionin, por edhe kritik e k\u00ebshillues p\u00ebr disa probleme t\u00eb cilat i kam artikuluar edhe publikisht n\u00eb komisione e seanca plenare. Sepse kam besuar e vazhdoj t\u00eb besoj se si \u00e7do institucion e organiz\u00ebm shtet\u00ebror edhe GJKKO e SPAK kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr reflektim e p\u00ebrmir\u00ebsim p\u00ebr t\u2019u konsoliduar m\u00eb tej. Vler\u00ebsoj raportet e drejtuesve t\u00eb SPAK n\u00eb Kuvend q\u00eb kan\u00eb pasur shpesh sens vet\u00ebkritik dhe propozime konkrete p\u00ebr amendime q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht synojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e funksionit dhe pun\u00ebs s\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Esht\u00eb v\u00ebrtet speciale dhe jetike lufta e SPAK e GJKKO ndaj k\u00ebtyre fenomeneve, por po aq jetike \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, investigimi, hetimi e gjykimi t\u00eb b\u00ebhen n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor, ku pal\u00ebt respektohen e d\u00ebgjohen konform ligjit, ku q\u00ebllim nd\u00ebshkimi nuk \u00ebsht\u00eb individi n\u00eb vetvete, por shkelja e ligjit, hetimi dhe gjykimi mbi t\u00eb bazuar vet\u00ebm n\u00eb ligj dhe prova, duke respektuar parimet kushtetuese t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb e proporcionalitetit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht duke respektuar fort ato q\u00eb jan\u00eb aq t\u00eb shenjta, t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E kam deklaruar edhe m\u00eb her\u00ebt, se un\u00eb nuk b\u00ebj pjes\u00eb tek ata q\u00eb e shohin arrestin me burg si alternativ\u00ebn kryesore n\u00eb masat e siguris\u00eb apo q\u00eb e shohin p\u00ebrdorimin e instrumentave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re p\u00ebr statistika penale apo populiz\u00ebm mediatik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto shqet\u00ebsime, q\u00eb i kam d\u00ebgjuar t\u00eb artikulohen edhe nga shum\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, i kam ngritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb koherente n\u00eb \u00e7do debat apo dalje publike. Ashtu si dhe vet\u00eb SPAK n\u00eb raportimet periodike n\u00eb Kuvend ka pohuar fort faktin se do t\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime ligjore n\u00eb disa aspekte. Pik\u00ebrisht p\u00ebr adresimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve ne kemi hapur nj\u00eb diskutim konstruktiv edhe me ftes\u00ebn e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr ta, n\u00eb funksion t\u00eb interesit publik. Nj\u00eb diskutim p\u00ebr t\u00eb konsoliduar m\u00eb shum\u00eb arritjet, por edhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb penale, t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie preventive, jo represive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ne q\u00eb b\u00ebm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta \u00e7liruar drejt\u00ebsin\u00eb nga kthetrat e politik\u00ebs, kemi gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e Zotit, kredon morale, politike e shoq\u00ebrore q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga k\u00ebto institucione t\u00eb japin drejt\u00ebsi me standarde t\u00eb panegociueshme demokratike, nj\u00ebjt\u00eb si vendet e Evrop\u00ebs s\u00eb Bashkuar ku Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb her\u00ebt sesa von\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">III.<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #000000;\">E treta, dua t\u00eb shpreh opinion tim personal lidhur me \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb t\u00eb diskutueshme dhe m\u00eb t\u00eb debatueshme p\u00ebr momentin, at\u00eb t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit, t\u00eb votuar n\u00eb 3 mandate radhazi nga qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, i cili pas nj\u00eb odiseje 1- vje\u00e7are e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfoljesh t\u00eb gjith\u00ebllojshme aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Zotin Veliaj e kam njohur nga af\u00ebr n\u00eb momentin q\u00eb ai erdhi n\u00eb PS, m\u00eb pas si koleg deputet e minist\u00ebr dhe prej rreth 10 vitesh bashk\u00ebpunoj me t\u00eb nga af\u00ebr si deputet i qarkut Tiran\u00eb me Kryetarin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe drejtuesin politik t\u00eb qarkut gjithashtu. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, si bashk\u00ebluft\u00ebtar t\u00eb betejave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, jam i keqardhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka ndodhur ndaj tij e familjes s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si deputet i Tiran\u00ebs e kam par\u00eb nga af\u00ebr pun\u00ebn e dit\u00ebp\u00ebrditshme t\u00eb Erionit p\u00ebr kryeqytetin e vendit, p\u00ebr bashkin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr menaxhimin e t\u00eb gjitha pun\u00ebve t\u00eb nj\u00eb qyteti q\u00eb rritet p\u00ebrdit\u00eb dhe sfidat i rriten p\u00ebrdit\u00eb. E kam par\u00eb nga af\u00ebr mb\u00ebshtetjen popullore q\u00eb Erion Veliaj ka patur p\u00ebr t\u2019u zgjedhur si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. S\u2019e mohojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt as kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij me t\u00eb zellsh\u00ebm n\u00eb politik\u00eb, media dhe opinionin publik. E besoj fort se kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja kryesore p\u00ebrse ai luftohet kaq fort e eg\u00ebr dhe shpesh me goditje n\u00ebn brez.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ishte ky progres i dalluesh\u00ebm i Tiran\u00ebs, mb\u00ebshtetja popullore e kryebashkiakut nga qytetar\u00ebt, afrimi i betej\u00ebs elektorale, numri prej 37 mandatesh n\u00eb Tiran\u00eb, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri q\u00eb prej muajsh opozita t\u2019a kishte fokusuar gjith\u00eb betej\u00ebn e saj paralektorale te Bashkia Tiran\u00eb dhe drejtp\u00ebrdrejt\u00eb te Erion Veliaj. Po at\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebri dot opozita p\u00ebr mbi 10 muaj me rreth 50 protesta t\u00eb p\u00ebrjavshme e shpesh t\u00eb dhunshme e b\u00ebri nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor rreth 90 dit\u00eb para zgjedhjeve, q\u00eb vendosi mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit dhe nj\u00eb prej drejtuesve kryesor\u00eb politik\u00eb t\u00eb PS p\u00ebr qarkun Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Personalisht b\u00ebj pjes\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb q\u00eb Erion Veliaj, p\u00ebr aq sa e njoh dhe si e njoh, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zyrtar i korruptuar. Askush nuk \u00ebsht\u00eb i pagabuesh\u00ebm, por nuk i shoh gabimet e tij edhe n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb tilla, si qasje korruptive. Nuk e njoh gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb dhe nuk pretendoj ta njoh n\u00eb thelb, por p\u00ebr aq sa kam lexuar dhe me njohjen q\u00eb kam se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ky proces, kam pik\u00ebpyetjet e mia p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ka filluar dhe si \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale. Druaj se jemi para rastit ku investigohet e hetohet personi dhe jeta e tij, p\u00ebr t\u00eb gjetur fakte penale n\u00eb ngarkim t\u00eb tij dhe jo p\u00ebrpara asaj \u00e7far\u00eb ligji lejon e k\u00ebrkon, pra q\u00eb hetohet vepra penale konkrete dhe prej saj shkohet te p\u00ebrgjegj\u00ebsia e personit konkret t\u00eb cilin gjith\u00ebsesi t\u00eb fajsh\u00ebm apo jo e p\u00ebrcakton vendimmarrja gjyq\u00ebsore e t\u00eb dy shkall\u00ebve dhe jo hetuesi e prokurori.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke lexuar vendimin gjyq\u00ebsor q\u00eb ka pranuar e certifikuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit p\u00ebr mas\u00eb sigurie \u201carrest me burg\u201d bindem edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces jo t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb aspektin procedurial. Faqet e shumta t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor nuk bindin dot ask\u00ebnd q\u00eb ka minimumin e kultur\u00ebs juridike q\u00eb masa e marr\u00eb \u00ebsht\u00eb proporcionale dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale lidhur me k\u00ebt\u00eb mas\u00eb sigurie. Ca m\u00eb keq akoma nuk bindin kur shtron n\u00eb diskutim dobin\u00eb dhe interesin publik, p\u00ebrfshi dhe momentin politik e elektoral kur ajo u dha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebse k\u00ebt\u00eb e bashkon pastaj edhe me fillimin \u201canonim\u201d t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, m\u00ebnyr\u00ebn e procedimit, m\u00ebnyr\u00ebn se si iu servir publikut gjat\u00eb hetimit dhe pas vendimit gjyq\u00ebsor, me disa \u201cargumenta\u201d q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendimmarrje q\u00eb nuk p\u00ebputhen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ne njohim dhe akoma m\u00eb keq kur d\u00ebgjon p\u00ebr presione e shantazhe ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb pyetur, me t\u00eb drejt\u00eb kjo e vendos n\u00eb pik\u00ebpyetje integritetin profesional e moral t\u00eb k\u00ebtij procesi duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb sy t\u00eb \u00e7do profesionisti t\u00eb ligjit dhe vet\u00eb publikut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, askush nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb mbi ligjin. T\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb barabart\u00eb para ligjit dhe gjithkush mund e duhet t\u00eb hetohet dhe gjykohet pavar\u00ebsisht statusit politik, institucional e social. Edhe Erion Veliaj, padyshim q\u00eb PO.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk i hyj fare \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb apo jo i fajsh\u00ebm dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs ai p\u00ebr \u00e7far\u00eb akuzohet, pavar\u00ebsisht se nga ato qindra faqe nuk e gjej qart\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, se ku \u00ebsht\u00eb korrupsioni i vet\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb!! Gjith\u00ebsesi kjo nuk m\u00eb p\u00ebrket mua dhe as tentoj ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Kjo i p\u00ebrket m\u00eb s\u00eb pari prokuror\u00ebve, ata kan\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs, t\u00eb provojn\u00eb faj\u00ebsin\u00eb me prova bind\u00ebse, p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi, me prova t\u00eb qarta dhe jo me supozime e interpretime indirekte si\u00e7 lexohen n\u00eb vendimin gjyq\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Si ligjv\u00ebn\u00ebs, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i zgjedhur edhe me votat e qytetar\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs kam gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb e gjith\u00eb kjo t\u00eb kryhet me objektivitet dhe paan\u00ebsi dhe p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor, n\u00eb respektim t\u00eb parimeve kushtetutese dhe p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit penal procedurial duke mbajtur kurdoher\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb drejtat e lirit\u00eb e njeriut dhe padyshim edhe interesin publik dhe sigurin\u00eb publike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Njohja e gjat\u00eb dhe e thell\u00eb me Erionin e mban t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb edhe sot vler\u00ebsimin tim p\u00ebr t\u00eb si nj\u00eb funksionar publik q\u00eb kudo ku ai ka qen\u00eb, ka sh\u00ebrbyer n\u00eb interes t\u00eb ligjit dhe t\u00eb t\u00eb mir\u00ebs publike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjith\u00ebsesi n\u00eb kushtet kur n\u00eb tregun mediatik jan\u00eb nxjerr\u00eb inventar\u00ebt e veshjeve (jo pa q\u00ebllim dh\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe me ato detaje) opinioni publik meriton t\u00eb sqarohet rreth tyre pavar\u00ebsisht se nga sa del nga vendimi gjyq\u00ebsor i b\u00ebr\u00eb publik nuk ka nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe midis atyre \u201cfakteve\u201d dhe akuz\u00ebs p\u00ebr korrupsion ndaj Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrfundim duke i shprehur mb\u00ebshtetjen time Erionit n\u00eb betej\u00ebn e tij ligjore e politike, i k\u00ebrkoj atij edhe n\u00eb kushtet aktuale t\u00eb izolimit, t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr akuzat e ngritura si detyrim ndaj opinionit publik, qytetar\u00ebve e zgjedh\u00ebsve t\u00eb tij t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe p\u00ebrball\u00eb gjyqtar\u00ebve q\u00eb do t\u2019a gjykojn\u00eb e vendosin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatmir Xhafaj, ish-kryetari i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Zgjedhore, ka reaguar p\u00ebr arrestimin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, q\u00eb ndodhi mesdit\u00ebn e 10 shkurtit n\u00eb zyr\u00ebn e tij me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK. N\u00eb reagimin e tij publik, Xhafaj shprehu keqardhje p\u00ebr situat\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebrjetuar Veliaj dhe familja e tij, duke theksuar se nuk e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":724958,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-724957","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/724957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=724957"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/724957\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":724960,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/724957\/revisions\/724960"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/724958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=724957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=724957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=724957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}