{"id":723266,"date":"2025-02-06T22:12:47","date_gmt":"2025-02-06T21:12:47","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=723266"},"modified":"2025-02-06T22:12:47","modified_gmt":"2025-02-06T21:12:47","slug":"gaz-bardhi-per-voa-per-spak-un-smendoj-si-berisha-jemi-vone-me-primaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/02\/06\/gaz-bardhi-per-voa-per-spak-un-smendoj-si-berisha-jemi-vone-me-primaret\/","title":{"rendered":"Gaz Bardhi p\u00ebr VOA: P\u00ebr SPAK-un s\u2019mendoj si Berisha. Jemi von\u00eb me primaret","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-723267 size-full\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/bardhi-voa.png\" alt=\"\" width=\"1211\" height=\"598\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/bardhi-voa.png 1211w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/bardhi-voa-300x148.png 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/bardhi-voa-1024x506.png 1024w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/bardhi-voa-768x379.png 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1211px) 100vw, 1211px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00ebnkryertari i Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs deklaroi se p\u00ebr SPAK-un nuk mendon nj\u00ebsoj si Sali Berisha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I pyetur n\u00ebse mendon se SPAK-u \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb kriminale si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur Sali Berisha, Bardhi tha se kurr\u00eb nuk e ka quajtur ashtu dhe se \u00ebsht\u00eb deklaruar se struktura duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet pasi brenda saj ka prokuror\u00eb me integritet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Duke folur p\u00ebr organizimin e partis\u00eb para zgjedhjeve, Bardhi shprehu shqet\u00ebsimin p\u00ebr primaret q\u00eb priten t\u00eb mbahen nga PD-ja pasi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar procesin si\u00e7 duhet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ai shprehu vler\u00ebsimin q\u00eb partia \u00ebsht\u00eb tani e bashkuar dhe u b\u00ebri thirrje forcave t\u00eb tjera politike q\u00eb t\u00eb bashkojn\u00eb votat p\u00ebr t\u00eb fituar ndaj Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet.<\/span><\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/embed\/player\/0\/7965584.html?type=video\" width=\"640\" height=\"360\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Zoti Bardhi, vota e diaspor\u00ebs, po z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme. Partia juaj, si\u00e7 deklaroi dhe dje zoti Berisha, ka v\u00ebn\u00eb si kusht, q\u00eb p\u00ebr miratimin e disa ndryshimeve t\u00eb reja n\u00eb Kodin Zgjedhor, t\u00eb dakort\u00ebsuara dhe me shumic\u00ebn, t\u00eb p\u00ebrfshihet votimi dhe i atyre q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb dokument shqiptar. Zoti Berisha shprehet se kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet pasi privohen dy t\u00eb tretat e shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KQZ-ja si shif\u00ebr zyrtare ka dh\u00ebn\u00eb 160 mij\u00eb. Pse kjo k\u00ebmb\u00ebngulje tek kjo pik\u00eb e till\u00eb q\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb edhe faza t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb votimit t\u00eb diaspor\u00ebs?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazment Bardhi:<\/strong>\u00a0Sepse ne gjykojm\u00eb se \u00e7do qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jeton n\u00eb Shqip\u00ebri apo jasht\u00eb vendit, ka t\u00eb drejt\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb votuar dhe ndikuar qeverisjen n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb kategorin\u00eb e e shtetasve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, fakti n\u00ebse ata kan\u00eb ose jo nj\u00eb dokument biometrik shqiptar nuk mund t\u2019i privoj\u00eb ata nga e drejta e tyre kushtetuese p\u00ebr t\u00eb votuar. Dokumenti biometrik i identifikimit jep vet\u00ebm sigurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar personin dhe kjo mund t\u00eb arrihet edhe me nj\u00eb dokument identifikimi, fjala vjen t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs apo t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb Bashkimit Evropian. Dhe ne \u00e7mojm\u00eb q\u00eb burokracia administrative n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pra fakti n\u00ebse kan\u00eb apo jo nj\u00eb dokument identifikimi shqiptar nuk mund t\u2019i privoj\u00eb k\u00ebta qytetar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht se jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, nga e drejta e tyre p\u00ebr t\u00eb votuar. Nuk e kuptojm\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u2019i privuar nj\u00eb komunitetit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, sepse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i pak\u00ebt, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka shifra t\u00eb sakta n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm qytetar\u00ebsh shqiptar\u00eb, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye apo tjet\u00ebr, nuk e kan\u00eb \u00e7muar t\u00eb domosdoshme t\u00eb ken\u00eb dy dokumente identifikimi. Ata kan\u00eb mbajtur vet\u00ebm dokumentin e vendit ku ata jetojn\u00eb, por vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shtetas shqiptar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Vonesat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb ndikonin edhe tek vonesat p\u00ebr ndryshimet q\u00eb po propozohen p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb emigrant\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar \u00e7ka do t\u2019i pengonte ata n\u00eb qoft\u00eb se zvarritet ky proces me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb partia juaj. A nuk mendoni se duke v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb si kusht kjo e v\u00ebshtir\u00ebson m\u00eb shum\u00eb votimin p\u00ebr diaspor\u00ebn?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazment Bardhi:<\/strong>\u00a0Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Pra, koha nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar&#8230;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0E kam fjal\u00ebn p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dispozicion q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje &#8230;<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazment Bardhi:\u00a0<\/strong>Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. Pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr veten p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr procesin e d\u00ebrgimit t\u00eb flet\u00ebs s\u00eb votimit p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. N\u00ebse ndryshimet nuk ndodhin, sigurisht q\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pra komisioneri shtet\u00ebror do t\u00eb duhet t\u00eb shtoj\u00eb burimet njer\u00ebzore n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe t\u00eb arrij\u00eb brenda koh\u00ebs q\u00eb cakton aktualisht ligji t\u00eb drejt\u00ebn apo t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar. Pra nuk ka pengesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Pra, dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb apo dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb pak, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve se sa p\u00ebr qytetar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb votojn\u00eb. Koha p\u00ebr ta p\u00ebr t\u00eb votuar \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb dispozicion, qoft\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim flet\u00ebn, qoft\u00eb p\u00ebr ta kthyer at\u00eb mbrapsht t\u00eb plot\u00ebsuar me shprehjen e vullnetit se k\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironin ta shikonin n\u00eb qeverisje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Kalojm\u00eb tek \u00e7\u00ebshtjet politike t\u00eb partis\u00eb suaj. Zoti Bardhi, Partia Demokratike p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb zhvilloj\u00eb procesin e primareve, si\u00e7 parashikohet n\u00eb statut. A jeni t\u00eb shqet\u00ebsuar se primaret mund ta penalizoj\u00eb at\u00eb grupim q\u00eb deri dje, ashtu si dhe ju, kund\u00ebrshtonte me forc\u00eb rikthimin e zotit Berisha n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazment Bardhi:<\/strong>\u00a0S\u00eb pari, un\u00eb mendoj q\u00eb \u00e7do an\u00ebtar i Partis\u00eb Demokratike, ka vler\u00ebsuar dhe vler\u00ebson s\u00eb tep\u00ebrmi faktin q\u00eb Partia Demokratike sot \u00ebsht\u00eb e bashkuar dhe padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb e bashkuar, por edhe fal\u00eb atij q\u00eb ju e quajt\u00ebt grupimi q\u00eb un\u00eb drejtoja apo q\u00eb drejtoj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit parlamentar, q\u00eb u bashkua m\u00eb s\u00eb fundmi, grupimi q\u00eb drejtonte zoti Berisha. Tashm\u00eb ne jemi gjith\u00eb Partia Demokratike dhe an\u00ebtar\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike. N\u00eb vler\u00ebsimin tim dhe sa un\u00eb shoh n\u00eb kontaktet e p\u00ebrditshme me ata, vler\u00ebsojm\u00eb kontributin e secilit prej deputet\u00ebve p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk kam nj\u00eb shqet\u00ebsim. Shqet\u00ebsimi im lind p\u00ebr faktin se s\u00eb pari jemi shum\u00eb von\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Pra, jemi shum\u00eb af\u00ebr zgjedhjeve dhe do t\u00eb duhet t\u00eb presim, nuk ka akoma rregulla t\u00eb miratuara dhe do t\u00eb duhet t\u00eb presim rregullat dhe at\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb publikisht por edhe brenda institucioneve t\u00eb partis\u00eb, q\u00eb rregullat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb mos krijojn\u00eb destabilitet n\u00eb parti, t\u00eb mos krijojn\u00eb p\u00ebrplasje n\u00eb parti se kjo nuk do t\u00eb ishte e sh\u00ebndetshme tre muaj para zgjedhjeve. Pra, shqet\u00ebsimi im lidhet vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb sepse n\u00eb fund fare, secili prej nesh an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nuk ka interes kush jan\u00eb emrat e deputet\u00ebve. Interesi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb PD t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky \u00ebsht\u00eb interesi madhor i \u00e7do an\u00ebtari t\u00eb PD-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Bardhi, sa penalizohet opozita nga fragmentimi q\u00eb ka ndodhur vitet e fundit, nga problemet q\u00eb ka pasur, duke patur parasysh q\u00eb kemi edhe disa parti t\u00eb reja t\u00eb krijuara, q\u00eb megjith\u00ebse mund t\u00eb mos ta k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb Partin\u00eb Demokratike por mund t\u2019iu marrin grupe votash?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazment Bardhi:\u00a0<\/strong>Un\u00eb gjykoj q\u00eb fragmentarizimi n\u00eb vet\u00ebvete \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm dhe kjo ka qen\u00eb arsyeja pse gjitmon\u00eb kam b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb ne t\u00eb jemi s\u00eb pari t\u00eb bashkuar brenda PD-s\u00eb duke ruajtur secili prej nesh mendimet tona, por dhe t\u00eb jemi t\u00eb bashkuar si front opozitar. Opozita sot nuk ka luksin p\u00ebr t\u00eb patur disa segmente brenda vetes ku kund\u00ebrshtari \u00ebsht\u00eb i unifikuar. Opozita gjithashtu, n\u00ebse q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mundur Edi Ram\u00ebn do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e gjitha e bashkuar. N\u00ebse pastaj, ndonj\u00ebra nga partit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar apo trash\u00ebguar ka si q\u00ebllim thjesht\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7aj\u00eb opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb qeverisje edhe kat\u00ebr vite t\u00eb ardhshme, pra pas 12 vitesh keqqeverisje Edi Ram\u00ebn, t\u2019i jap\u00ebsh atij mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7ar, un\u00eb kam bindjen e plot\u00eb q\u00eb \u00e7do opozitar q\u00eb d\u00ebshiron ndryshimin n\u00eb Shqip\u00ebri e kupton k\u00ebt\u00eb dhe nuk do ta \u00e7oj\u00eb vot\u00ebn d\u00ebm te secila prej k\u00ebtyre partive. Pra, mir\u00eb apo keq ne do t\u00eb duhet secili prej nesh duke ruajtur identitetin e vet\u00eb t\u00eb grupohemi n\u00ebn nj\u00eb formacion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt opozitar, duke ruajtur idet\u00eb, duke ruajtur propozime, duke ruajtur q\u00ebndrimet tona, pra nuk na b\u00ebn kjo t\u00eb unifikohemi, por do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb objektivin dhe n\u00ebse objektivi \u00ebsht\u00eb t\u00eb mundim Edi Ram\u00ebn, at\u00ebher\u00eb fronti opozitar \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0T\u00eb gjitha sondazhet, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb i fundit i Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republikan, e kan\u00eb vler\u00ebsuar institucionin e SPAK-ut, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm edhe mes qytetar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb Partia Demokratike dhe kryetari i saj, e kan\u00eb sulmuar at\u00eb. A nuk mendoni se nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb i arsyesh\u00ebm duke patur parasysh rolin q\u00eb po luan ky institucion?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazment Bardhi:\u00a0<\/strong>Un\u00eb kam patur dhe e kam shprehur edhe publikisht q\u00ebndrimin tim sa i takon SPAK-ut. Un\u00eb e nxis dhe e kam nxitur gjithmon\u00eb SPAK-un t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn. Sigurisht q\u00eb kam pritur dhe pres shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aferave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme korruptive q\u00eb ndodhin apo q\u00eb kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre 12 viteve, pres shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb rezultate. Un\u00eb pres t\u00eb ket\u00eb hetime serioze ndaj Kryetari t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs i cili vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb edhepse vet\u00eb SPAK-u ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike q\u00eb \u00ebsht\u00eb i dyshuar mb\u00ebshtetur n\u00eb prova p\u00ebr konsumimin e kat\u00ebr veprave penale. Un\u00eb pres t\u00eb kemi hetime serioze ndaj z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, pra pres q\u00eb SPAK-u t\u00eb performoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe t\u00ebr\u00ebsisht profesionale n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Por nuk e quani organizat\u00eb kriminale si zoti Berisha?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gazment Bardhi:<\/strong>\u00a0Jo, jo nuk e kam quajtur kurr\u00eb sepse kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht problemeve q\u00eb ka Struktura e Posa\u00e7me Antikorrupsion brenda saj ka prokuror me integritet t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn e tyre ashtu si\u00e7 duhet. N\u00eb momentin q\u00eb flasim, e vetmja thirrje q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb shpejt. Shqiptar\u00ebt presin nd\u00ebshkime reale kund\u00ebr korrupsionit.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryertari i Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs deklaroi se p\u00ebr SPAK-un nuk mendon nj\u00ebsoj si Sali Berisha. I pyetur n\u00ebse mendon se SPAK-u \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb kriminale si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur Sali Berisha, Bardhi tha se kurr\u00eb nuk e ka quajtur ashtu dhe se \u00ebsht\u00eb deklaruar se struktura duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":723267,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[22,13],"tags":[],"class_list":["post-723266","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ballina","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/723266","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=723266"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/723266\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":723268,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/723266\/revisions\/723268"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/723267"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=723266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=723266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=723266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}