{"id":718818,"date":"2025-01-11T10:35:32","date_gmt":"2025-01-11T09:35:32","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=718818"},"modified":"2025-01-11T10:35:32","modified_gmt":"2025-01-11T09:35:32","slug":"bsh-rritja-e-pagave-e-mbeshtetur-te-produktiviteti-e-domosdoshme-per-te-frenuar-emigracionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/01\/11\/bsh-rritja-e-pagave-e-mbeshtetur-te-produktiviteti-e-domosdoshme-per-te-frenuar-emigracionin\/","title":{"rendered":"BSH: Rritja e pagave e mb\u00ebshtetur te produktiviteti, e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb frenuar emigracionin","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-680020\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/1707161041_bankaeshqiperiselek.jpg\" alt=\"\" width=\"780\" height=\"440\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/1707161041_bankaeshqiperiselek.jpg 780w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/1707161041_bankaeshqiperiselek-300x169.jpg 300w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/1707161041_bankaeshqiperiselek-768x433.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Rritja e produktivitetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb pagave dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar efektet negative t\u00eb emigracionit mbi ekonomin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se rritja e pagave adreson at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb problemeve demografike q\u00eb vjen nga emigracioni, por nga ana tjet\u00ebr, kjo rritje duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet te reformat q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb klim\u00ebn e biznesit dhe t\u00eb rrisin produktivitetin.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se institucionet publike duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb investim madhor n\u00eb koh\u00eb, v\u00ebmendje dhe energji, p\u00ebr mbylljen me sukses t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Lidhur me var\u00ebsin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb ekonomis\u00eb ndaj turizmit, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb gjykon se ky ekspozim nuk \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb nivele t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik p\u00ebr perspektivat afatgjata t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit. Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr ekonomi t\u00eb vogla, si Shqip\u00ebria, balanca mes diversifikimit dhe specializimit mund t\u00eb anoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga ky i fundit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb shprehet se politikat e zhvillimit duhet t\u00eb fokusohen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nxitjen e zhvillimit t\u00eb sektor\u00ebve ekonomik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb ende hap\u00ebsira t\u00eb pashfryt\u00ebzuara zhvillimi, si bujq\u00ebsia dhe industria, qoft\u00eb ajo energjetike, nxjerr\u00ebse apo p\u00ebrpunuese.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka pritshm\u00ebri pozitive p\u00ebr ecurin\u00eb e sektorit bankar edhe gjat\u00eb vitit 2025. Treguesit e veprimtaris\u00eb s\u00eb sektorit bankar dhe zhvillimet e p\u00ebrgjithshme ekonomike, sugjerojn\u00eb q\u00eb sektori bankar do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Si e vler\u00ebsoni ecurin\u00eb e ekonomis\u00eb shqiptare gjat\u00eb vitit 2024?<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Viti 2024 ka qen\u00eb pozitiv p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare. Pavar\u00ebsisht sfidave t\u00eb vazhdueshme, ajo ka vijuar rrug\u00ebn e saj drejt rritjes e zhvillimit, konsolidimit t\u00eb burimeve t\u00eb rritjes dhe ekuilibrave makroekonomik\u00eb, si dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb standardeve t\u00eb jetes\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr t\u00eb ilustruar k\u00ebt\u00eb progres, do t\u00eb ndalem shkurtimisht n\u00eb disa prej treguesve kryesor\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit ekonomik e financiar t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari, inflacioni u p\u00ebrgjysmua nga nivelet e larta t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, duke zbritur n\u00eb nivelin mesatar 2.2%. Kjo r\u00ebnie ka ndikuar pozitivisht n\u00eb uljen e kostos s\u00eb jetes\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e fuqis\u00eb bler\u00ebse t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe kursimeve t\u00eb familjeve shqiptare.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb arritje ka luajtur politika jon\u00eb monetare fal\u00eb nj\u00eb qasjeje t\u00eb kujdesshme dhe proaktive ndaj goditjeve t\u00eb vazhdueshme n\u00eb mjedisin e huaj.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Kjo politik\u00eb ka kontribuuar n\u00eb ankorimin e pritjeve t\u00eb agjent\u00ebve ekonomik\u00eb p\u00ebr inflacionin dhe n\u00eb garantimin e nj\u00eb mjedisi financiar t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, duke krijuar bazat p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb afatin e mes\u00ebm dhe t\u00eb gjat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb dyti, rritja ekonomike mbeti n\u00eb nivele t\u00eb larta, rreth nivelit 4%, e mb\u00ebshtetur nga bilancet e sh\u00ebndosha financiare t\u00eb sektorit privat, nga kushtet e favorshme t\u00eb financimit, si dhe nga klima pozitive e besimit n\u00eb ekonomi.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se kjo rritje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb rritje t\u00eb pun\u00ebsimit dhe pagave, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr familjet shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb mjedis me inflacion t\u00eb ul\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb treti, tregues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit ekonomik dhe financiar t\u00eb vendit jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm. Borxhi i huaj dhe ai publik kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie, bilancet financiare t\u00eb familjeve dhe bizneseve kan\u00eb mbetur t\u00eb q\u00ebndrueshme, nd\u00ebrsa sektori bankar ka konsoliduar rolin e tij si nd\u00ebrmjet\u00ebs financiar.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Krahas politik\u00ebs monetare akomoduese, sh\u00ebndeti i fort\u00eb i k\u00ebtij sektori dhe qasja e tij pozitive ndaj kreditimit ka sjell\u00eb plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb familjeve dhe t\u00eb bizneseve p\u00ebr kredi bankare. Kjo e fundit ka sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje mesatare rreth nivelit 15% gjat\u00eb vitit 2024, duke mb\u00ebshtetur zgjerimin e konsumit dhe t\u00eb investimeve n\u00eb ekonomi.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">T\u00eb gjitha k\u00ebto arritje dometh\u00ebn\u00ebse kan\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrmir\u00ebsimin e renditjes s\u00eb borxhit publik nga agjencit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare prestigjioze, nj\u00eb hap historik, i cili pritet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb uljen e kostove t\u00eb financimit p\u00ebr sektorin publik dhe privat, dhe nj\u00ebherazi t\u00eb krijoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr investime afatgjata n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Gjithashtu, progresi i b\u00ebr\u00eb n\u00eb fush\u00ebn ekonomike ka qen\u00eb nj\u00eb parakusht i plot\u00ebsuar p\u00ebr hapjen zyrtare, n\u00eb muajin n\u00ebntor, t\u00eb procesit t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tablo pozitive, sfidat p\u00ebr t\u00eb ardhmen nuk mungojn\u00eb. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb angazhohet p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar t\u00eb vendit, n\u00eb interes t\u00eb rritjes s\u00eb q\u00ebndrueshme dhe afatgjat\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vitet e fundit,\u00a0<\/strong><strong>duket<\/strong><strong>\u00a0se ekonomia vendase po shfaq nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme nga k\u00ebrkesa e lidhur me turizmin, si n\u00eb deg\u00ebt e sh\u00ebrbimeve, ashtu edhe n\u00eb sektorin e pasurive t\u00eb paluajtshme. Besoni se var\u00ebsia n\u00eb rritje e ekonomis\u00eb nga turizmi shtron rreziqe dhe si mund t\u00eb menaxhohen ato?<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb sektori i turizmit \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrjetuar nj\u00eb ekspansion t\u00eb shpejt\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, t\u00eb diktuar si nga rritja e interesit t\u00eb t\u00eb huajve p\u00ebr t\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb, ashtu edhe nga p\u00ebrmir\u00ebsimi sasior e cil\u00ebsor i ofert\u00ebs son\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Me gjuh\u00ebn e shifrave, numri i turist\u00ebve t\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb rritur nga 6.4 milion\u00eb n\u00eb vitin 2019, n\u00eb rreth 11.6 milion\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr tremujor\u00ebt e fundit q\u00eb mbarojn\u00eb n\u00eb shtator 2024. Po ashtu, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin horizont kohor, t\u00eb ardhurat hyr\u00ebse nga turizmi jan\u00eb zgjeruar nga 2.1 miliard\u00eb euro n\u00eb vitin 2019, n\u00eb 4.8 miliard\u00eb euro n\u00eb 2024.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Paralelisht me t\u00eb, edhe investimet e jorezident\u00ebve n\u00eb sektorin e pasurive t\u00eb paluajtshme jan\u00eb rritur nga 110 milion\u00eb euro n\u00eb rreth 380 milion\u00eb euro.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Natyrisht, kjo rritje e shpejt\u00eb, e p\u00ebrqendruar sidomos n\u00eb periudh\u00ebn pas pandemis\u00eb, ka gjeneruar nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb vendit gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, duke kompensuar n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ndikimin negativ t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme ekonomike dhe financiare n\u00eb Bashkimin Europian.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Kjo dinamik\u00eb ngre, me t\u00eb drejt\u00eb, pyetjen mbi ekspozimin q\u00eb ka ekonomia shqiptare ndaj k\u00ebtyre sektor\u00ebve. N\u00eb gjykimin tim, ky ekspozim nuk \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb nivele t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik p\u00ebr perspektivat afatgjata t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim teorik, debati midis diversifikimit dhe specializimit t\u00eb struktur\u00ebs ekonomike nuk ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb plot\u00eb dhe definitive. Nga nj\u00ebra an\u00eb, nj\u00eb struktur\u00eb ekonomike e diversifikuar \u00ebsht\u00eb premis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rritje ekonomike m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, fal\u00eb nj\u00eb rezistence natyrale q\u00eb ekonomia ka ndaj goditjeve sektoriale.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb struktur\u00eb ekonomike m\u00eb e specializuar n\u00eb avantazhet konkurruese t\u00eb vendit, \u00ebsht\u00eb premis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb produktivitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe nj\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb ekonomike. P\u00ebr ekonomi t\u00eb m\u00ebdha, balanca e k\u00ebtyre faktor\u00ebve \u00ebsht\u00eb e zhvendosur drejt diversifikimit, nd\u00ebrsa p\u00ebr ekonomi t\u00eb vogla dhe t\u00eb hapura, ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zhvendosur drejt specializimit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb rastin konkret, rritja e shpejt\u00eb e turizmit \u00ebsht\u00eb ndikuar shum\u00eb nga rritja e preferenc\u00ebs p\u00ebr udh\u00ebtime t\u00eb af\u00ebrta n\u00eb periudh\u00ebn post-pandemike dhe rritja e v\u00ebmendjes ndaj Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion t\u00ebrheq\u00ebs turistik.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Natyrisht, ky zhvillim duhet mir\u00ebpritur dhe nuk duhen krijuar barriera artificiale p\u00ebr frenimin e tij, p\u00ebr mbrojtjen e sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nga konkurrenca n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb burimeve financiare.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Megjithat\u00eb, n\u00eb terma m\u00eb afatgjat\u00eb, politikat e zhvillimit duhet t\u00eb fokusohen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nxitjen e zhvillimit t\u00eb sektor\u00ebve ekonomik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb ende hap\u00ebsira t\u00eb pashfryt\u00ebzuara zhvillimi, si bujq\u00ebsia dhe industria, qoft\u00eb ajo energjetike, nxjerr\u00ebse apo p\u00ebrpunuese.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Vizioni<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>N\u00eb terma m\u00eb afatgjat\u00eb, politikat e zhvillimit duhet t\u00eb fokusohen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nxitjen e zhvillimit t\u00eb sektor\u00ebve ekonomik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb ende hap\u00ebsira t\u00eb pashfryt\u00ebzuara zhvillimi, si bujq\u00ebsia dhe industria, qoft\u00eb ajo energjetike, nxjerr\u00ebse apo p\u00ebrpunuese.<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Ekonomia shqiptare p\u00ebr 2024 ka alternuar norma t\u00eb ul\u00ebta inflacioni dhe rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb kreditimit. A shtron nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb sfida n\u00eb drejtim t\u00eb gjetjes s\u00eb balancave t\u00eb duhura mes objektivave t\u00eb politik\u00ebs monetare dhe atyre t\u00eb stabilitetit financiar? Si po e menaxhon Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe si parashikoni t\u2019i balanconi k\u00ebta objektiva n\u00eb vitin 2025?<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Aktiviteti i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb bazohet n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor t\u00eb qart\u00eb q\u00eb p\u00ebrcakton si objektiv primar t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj ruajtjen e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve, p\u00ebrkthyer m\u00eb tej si nj\u00eb nivel inflacioni n\u00eb afatin e mes\u00ebm pran\u00eb shifr\u00ebs 3%.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Paralelisht me t\u00eb, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb kujdeset p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e stabilitetit financiar t\u00eb vendit, i cili kuptohet si nj\u00eb situat\u00eb ku tregjet dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsit financiar\u00eb funksionojn\u00eb normalisht dhe ushtrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb optimale funksionin e tyre t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit financiar.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebta dy objektiva nuk jan\u00eb n\u00eb konflikt me nj\u00ebri-tjetrin. P\u00ebrkundrazi, stabiliteti i \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parakusht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr stabilitetin financiar, nd\u00ebrsa stabiliteti financiar b\u00ebn t\u00eb mundur transmetimin sa m\u00eb optimal t\u00eb sinjaleve t\u00eb politik\u00ebs monetare.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, gjej me vend t\u00eb theksoj se Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka dy instrumente kryesore p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre objektivave: politik\u00ebn monetare, e cila hartohet dhe zbatohet ekskluzivisht n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve, dhe politik\u00ebn makroprudenciale dhe rregullimin e mbik\u00ebqyrjen bankare, t\u00eb cilat ndihmojn\u00eb stabilitetin afatgjat\u00eb financiar t\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Sikund\u00ebr e kemi njoftuar, gjat\u00eb vitit 2024, ne kemi kryer nj\u00eb rishikim t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb politik\u00ebs monetare n\u00eb form\u00ebn e dy uljeve t\u00eb norm\u00ebs baz\u00eb t\u00eb interesit, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb inflacionit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Po ashtu, politika jon\u00eb makroprudenciale ka synuar rritjen e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb sektorit bankar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar goditje t\u00eb papritura n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes s\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr kapital si p\u00ebrgjigje ndaj rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb kreditimit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebto dy instrumente adresojn\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale, objektivat tan\u00eb t\u00eb stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve dhe t\u00eb atij financiar, si dhe jan\u00eb n\u00eb harmoni me nj\u00ebri-tjetrin.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr vitin 2025, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb dhe po k\u00ebto instrumente t\u00eb administrimit t\u00eb zhvillimeve monetare e financiare n\u00eb vend, duke u kujdesur q\u00eb \u2013 n\u00eb \u00e7do rast \u2013 ekonomia shqiptare t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ambient ekonomik t\u00eb karakterizuar nga \u00e7mime sa m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe nj\u00eb mjedis financiar dhe sektor bankar t\u00eb sigurt dhe eficient.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Gjat\u00eb vitit 2024, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka kryer nd\u00ebrhyrjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb zgjatura n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit valutor. Si ka ndikuar forcimi i Lekut n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare? A prisni luhatshm\u00ebri n\u00eb rritje t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit n\u00eb vitin 2025? A parashikoni p\u00ebrjashtime t\u00eb tjera nga regjimi i kursit t\u00eb lir\u00eb?<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Forcimi i Lekut ka sjell\u00eb efekte pozitive n\u00eb ekonomi, por ka krijuar edhe sfida p\u00ebr disa sektor\u00eb eksportues t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb sektorin p\u00ebrpunues t\u00eb mallrave. Diskutimi mbi k\u00ebto ndikime k\u00ebrkon q\u00eb forcimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb vendoset n\u00eb kontekstin e zhvillimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme makroekonomike.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka p\u00ebrjetuar p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb sektorin e jasht\u00ebm, rritje t\u00eb produktivitetit dhe nj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb pozitiv brenda dhe jasht\u00eb vendit, i cili ka sjell\u00eb reduktimin e primeve t\u00eb rrezikut.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">K\u00ebta faktor\u00eb, s\u00eb bashku me rritjen e turizmit, p\u00ebrshpejtimin e remitancave dhe rritjen e investimeve t\u00eb huaja, kan\u00eb kontribuuar n\u00eb forcimin e Lekut. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb konkret\u00eb:<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Deficiti i llogaris\u00eb tregtare dhe asaj korrente zbrit\u00ebn nga p\u00ebrkat\u00ebsisht 10.3% dhe 5.9% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb vitin 2022, n\u00eb 6.3% dhe 1.9% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb vitin 2024;<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Eksportet totale arrit\u00ebn n\u00eb 9.04 miliard\u00eb euro gjat\u00eb 4 tremujor\u00ebve t\u00eb fundit, nga 6.7 miliard\u00eb euro n\u00eb vitin 2022. Kjo rritje u nxit nga sektori i turizmit, i cili i solli ekonomis\u00eb 4.8 miliard\u00eb euro gjat\u00eb 4 tremujor\u00ebve t\u00eb fundit, ose 2 miliard\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se gjat\u00eb vitit 2022;<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Investimet e Huaja Direkte sh\u00ebnuan po ashtu rritje gjat\u00eb 4-tremujor\u00ebve t\u00eb fundit, duke arritur n\u00eb 1.55 miliard\u00eb euro, nga 1.37 miliard\u00eb euro n\u00eb vitin 2022;<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">\u2013 Po ashtu, remitancat arrit\u00ebn n\u00eb 1.04 miliard\u00eb euro gjat\u00eb 4-tremujor\u00ebve t\u00eb fundit, nga 0.83 miliard\u00eb euro n\u00eb vitin 2022.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebr k\u00ebto arsye, forcimi i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit nuk e ka penguar rritjen ekonomike n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e bilanceve t\u00eb huaja t\u00eb ekonomis\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrkundrazi, ai ka qen\u00eb pasqyr\u00eb e tyre. Paralelisht me to, forcimi i kursit ka ndihmuar n\u00eb frenimin e inflacionit dhe i ka mund\u00ebsuar Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb moderuar n\u00eb rritjen e normave t\u00eb interesit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Inflacioni i ul\u00ebt dhe normat e ul\u00ebta t\u00eb interesit kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar fuqin\u00eb bler\u00ebse t\u00eb familjeve dhe biznesit, dhe kan\u00eb ulur barr\u00ebn e sh\u00ebrbimit t\u00eb borxhit \u2013 nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb shum\u00eb nga ekonomit\u00eb partnere nuk e kan\u00eb pasur as gjat\u00eb val\u00ebs s\u00eb inflacionit n\u00eb vitet 2022-2023, por as tani.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Sa i p\u00ebrket s\u00eb ardhmes, luhatjet n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit jan\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb lir\u00eb. Nd\u00ebrhyrjet tona nuk synojn\u00eb t\u2019i kufizojn\u00eb k\u00ebto luhatje, por motivohen nga nevoja p\u00ebr rritjen e rezerv\u00ebs valutore, t\u00eb ruajtjes s\u00eb stabilitetit monetar dhe financiar, si dhe t\u00eb shmangies s\u00eb spekulimeve, n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloret tona.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb vitin 2025, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi aktiv\u00eb n\u00eb treg p\u00ebr t\u00eb rritur rezervat valutore dhe p\u00ebr t\u00eb monitoruar me kujdes tregun.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\">Kjo qasje do t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb kursin, t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb ndikimin e tij n\u00eb ekonomi dhe inflacion, si dhe hartojm\u00eb plane reagimi\u00a0 kur dhe n\u00ebse duhen\u00a0 me misionin e qart\u00eb, garantimin e stabilitetit monetar dhe financiar t\u00eb vendit.<a href=\"https:\/\/monitor.al\/bsh-rritja-e-pagave-e-mbeshtetur-te-produktiviteti-e-domosdoshme-per-te-frenuar-emigracionin\/\"><span style=\"color: #0000ff;\"><strong>\/Monitor<\/strong><\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e produktivitetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb pagave dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar efektet negative t\u00eb emigracionit mbi ekonomin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se rritja e pagave adreson at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb problemeve demografike q\u00eb vjen nga emigracioni, por nga ana tjet\u00ebr, kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":49,"featured_media":680020,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65],"tags":[],"class_list":["post-718818","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/718818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/49"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=718818"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/718818\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":718823,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/718818\/revisions\/718823"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/680020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=718818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=718818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=718818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}