{"id":718408,"date":"2025-01-08T20:42:36","date_gmt":"2025-01-08T19:42:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.hashtag.al\/?p=718408"},"modified":"2025-01-08T20:42:36","modified_gmt":"2025-01-08T19:42:36","slug":"meta-interviste-nga-burgu-arrestimi-im-mafioz-nuk-me-pengon-kandidimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2025\/01\/08\/meta-interviste-nga-burgu-arrestimi-im-mafioz-nuk-me-pengon-kandidimin\/","title":{"rendered":"Meta intervist\u00eb nga burgu: Arrestimi im mafioz, nuk m\u00eb pengon kandidimin","gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"text"}]},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #000000;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-705048 size-full\" src=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/ilir-meta-1.png\" alt=\"\" width=\"635\" height=\"471\" srcset=\"https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/ilir-meta-1.png 635w, https:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/ilir-meta-1-300x223.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 635px) 100vw, 635px\" \/><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb nga qelia e burgut p\u00ebr Syri TV, Ilir Meta, kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, ndau pik\u00ebpamjet e tij mbi zhvillimet e fundit politike dhe hetimet ndaj tij nga SPAK.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Meta theksoi se ndon\u00ebse i ndaluar, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i angazhuar se kurr\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Meta deklaroi se njoftimi p\u00ebr seanc\u00ebn n\u00eb SPAK nuk i ishte dor\u00ebzuar zyrtarisht, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje nj\u00eb munges\u00eb transparence dhe respektimi t\u00eb ligjit. Ai kritikoi organin e akuz\u00ebs p\u00ebr vones\u00ebn n\u00eb hetimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb m\u00ebdha, si afera McGonigal dhe rasti i \u201cGruas s\u00eb Bilalit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Gjat\u00eb seanc\u00ebs, Meta i k\u00ebrkoi SPAK-ut informacion mbi hetimet p\u00ebr dosjet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb qeverin\u00eb, si afera e incenerator\u00ebve dhe skandalet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kryeministrin Edi Rama. Meta shtoi se kishte dor\u00ebzuar tre shkresa zyrtare p\u00ebr t\u00eb dokumentuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb penale t\u00eb disa zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Meta tha se burgimi i tij nuk e pengon t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, duke shprehur bindjen se mb\u00ebshtetja p\u00ebr Partin\u00eb e Liris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb masive. Sipas tij, kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e frik\u00ebs q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb kan\u00eb ndaj tij dhe vizionit t\u00eb tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Meta kritikoi partit\u00eb opozitare q\u00eb mb\u00ebshtesin SPAK-un, duke theksuar se ato nuk po k\u00ebrkojn\u00eb llogari p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet madhore t\u00eb korrupsionit. Ai hodhi posht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e sondazheve q\u00eb e paraqesin SPAK-un me p\u00eblqyeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, duke i quajtur ato propagand\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur qeverin\u00eb aktuale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">N\u00eb p\u00ebrfundim, Meta e p\u00ebrshkroi veten si nj\u00eb luft\u00ebtar p\u00ebr lirin\u00eb dhe nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb regjimit, duke deklaruar se beteja e tij nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me t\u00eb si individ, por me t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb drejt\u00eb dhe demokratik. Ai u zotua se do t\u00eb vijoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndalur degradimin e institucioneve dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer shpres\u00ebn te qytetar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Intervista e plot\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z.Meta, dje ju u pyet\u00ebt nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj t\u00eb bujsh\u00ebm. \u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb at\u00eb q\u00eb ju e quajt\u00ebt seanc\u00eb reciproke t\u00eb marrjeve n\u00eb pyetje midis SPAK dhe juve?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Seanca n\u00eb vetvete ishte konstruktive edhe pse ajo ishte nj\u00eb vazhdim i c\u00ebnimit t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor ndaj meje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E theksoj k\u00ebt\u00eb pasi un\u00eb fatmir\u00ebsisht u njoha me faktin se do pyetesha n\u00eb SPAK vet\u00ebm nga titrat e nj\u00eb TV pran\u00eb regjimit 24 or\u00eb p\u00ebrpara dhe fiks k\u00ebto titra dol\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha ekranet e TV q\u00eb jan\u00eb financuar nga incenerator\u00ebt vet\u00ebm 2 minuta pasi gjyshja e tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi doli nga SPAK-u e rrethuar nga dhjet\u00ebra media.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur ju ngrit\u00ebm k\u00ebt\u00eb pretendim p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SPAK- ut, se nuk kishim njoftim zyrtar sipas ligjit dhe procedurave, ata u habit\u00ebn sepse ky njoftim ishte firmosur q\u00eb n\u00eb 30 Dhjetor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe tani q\u00eb po ju p\u00ebrgjigjem, kjo shkres\u00eb ende nuk ka ardhur te qelia ime Nr.5, e cila n\u00eb vij\u00eb ajrore \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 100 metra nga zyrat e SPAK.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Por dua t\u00eb theksoj se seanca nisi me pyetjen apo k\u00ebrkes\u00ebn time se \u00e7b\u00ebhej me kall\u00ebzimin ton\u00eb p\u00ebr ndjekje penale p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit e arrestimit tim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb 6 Dhjetor, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mor\u00ebm p\u00ebrgjigje se po hetohej nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">M\u00eb pas ne iu p\u00ebrgjigj\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb korrekte \u00e7do pyetje t\u00eb b\u00ebr\u00eb ashtu sic kam b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kur jam pyetur p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Natyrisht q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb pyetjeve t\u00eb tyre dhe p\u00ebrgjigjeve q\u00eb dhash\u00eb si person n\u00ebn hetim, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb time si President i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, meq\u00ebn\u00ebse interesi i tyre ishte n\u00eb fush\u00ebn e lobimeve edhe un\u00eb i pyeta p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb lart\u00eb publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb pari: \u00c7far\u00eb b\u00ebhet nga SPAK me hetimin e \u00e7\u00ebshtjes McGonigal, pra ish-kryeagjentit t\u00eb FBI t\u00eb d\u00ebnuar me burg edhe p\u00ebr shkak t\u00eb korruptimit nga kryekorruptuesi i nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb Kryeminist\u00ebr dhe i pa pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">S\u00eb dyti: \u00c7far\u00eb b\u00ebhet me hetimin e \u201cGruas s\u00eb Bilalit\u201d p\u00ebr skandalin e fotos s\u00eb paligjshme me Presidentin Obama p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb shtetas shqiptaro- amerikan \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb SHBA?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe natyrisht n\u00eb fund fare, p\u00ebrs\u00ebri si President i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb denoncime t\u00eb shumta p\u00ebr kryeafer\u00ebn e incenerator\u00ebve, u vura n\u00eb dispozicion 3 shkresa zyrtare q\u00eb jan\u00eb edhe fakte e prova penale t\u00eb depozituara t\u00eb cilat ngarkojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale individuale nga 3 her\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe \u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7in dhe nj\u00eb her\u00eb Kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat i b\u00ebra publike edhe n\u00eb rrjetet sociale, k\u00ebto shkresa zyrtare jan\u00eb t\u00eb vitit 2014 dhe 2017.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">P\u00ebrgjigjia e tyre ishte se nuk ishin kompetent\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ndaj Partia e Liris\u00eb do t\u2019i drejtohet p\u00ebrs\u00ebri zyrtarisht SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb 5 k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale dhe penale p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Z.<\/strong><strong>Meta, a \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb ju t\u2019i b\u00ebni pyetje SPAK- ut?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb vazhdoj t\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik edhe pse jam n\u00eb qeli, por\u00a0 vet\u00ebm fizikisht.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E di q\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb, jan\u00eb futur me d\u00ebshir\u00eb \u201cn\u00eb qeli\u201d, duke hequr dor\u00eb nga t\u00eb drejtat e tyre dhe lirit\u00eb q\u00eb ju jep Kushtetuta dhe duke ushqyer me k\u00ebt\u00eb qaf\u00ebp\u00ebrkulje autokracin\u00eb q\u00eb i vjedh dhe i bullizon \u00e7do dit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ashtu si\u00e7 kam qen\u00eb gjithmon\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet e mia si qytetar e si shtetar apo politikan ndaj Kushtetut\u00ebs, ligjit, shoq\u00ebris\u00eb dhe sidomos drejt\u00ebsis\u00eb, padiskutim q\u00eb kurr\u00eb nuk mund\u00a0 t\u2019i braktis t\u00eb drejtat edhe lirit\u00eb e mia p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb q\u00eb jam President i forc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb opozitare n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">\u00cbsht\u00eb detyra ime p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe kurr\u00eb nuk i jam shmangur asaj dhe as nuk kam mbyllur ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me procedur\u00eb (edhe kur k\u00ebto jan\u00eb shkelur q\u00ebllimisht),\u00a0 por jo vet\u00ebm un\u00eb, por edhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt dhe votuesit e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt i paguajn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb speciale (6 \u2013 7 mij\u00eb euro n\u00eb muaj) k\u00ebta prokuror\u00eb special\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik dhe taksat e tyre q\u00eb grabiten pa maska, si n\u00eb rastin e incenerator\u00ebve e dhjet\u00ebra raste t\u00eb tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ju u treguat bashk\u00ebpunues me SPAK, ish- bashk\u00ebshortja juaj, deputetja Monika Kryemadhi, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb deklaroi se nuk do t\u2019i p\u00ebrgjigjet m\u00eb SPAK- ut por do t\u00eb fliste vet\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00eb. Si e komentoni ju k\u00ebt\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb media e\u00a0 evidentoi\u00a0 k\u00ebt\u00eb dallim?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Asnj\u00eb koment, sepse nuk shoh asnj\u00eb lidhje midis pretendimeve q\u00eb b\u00ebhen ndaj saj dhe atyre ndaj meje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Natyrisht q\u00eb SPAK, q\u00eb q\u00ebllimisht nuk i bashkoi n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tre incenerator\u00ebve, ka \u201c lidhur\u201d \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebn, pasi z. Dumani nisi hetimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen CEZ \u2013 DIA q\u00eb n\u00eb Dhjetor 2019 dhe n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb prov\u00eb apo fakt penal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje (t\u00eb gjykuar 3 her\u00eb brenda vendit dhe n\u00eb Arbitrazh Vjen\u00eb 2014) n\u00eb bashk\u00ebpunim me regjimin hap\u00ebn edhe nja 5 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjenin nj\u00eb fakt apo prov\u00eb p\u00ebr mua apo edhe njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me mua me q\u00ebllim goditjen time politike e sidomos Partin\u00eb e Liris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tragjike p\u00ebr sa i takon degradimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb nga rr\u00ebmbimi im banditesk, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb precedenti m\u00eb skandaloz p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Strasburgut e deri te pretendimi komik i SPAK- ut se un\u00eb paskam nd\u00ebrhyr\u00eb si Kryetar Kuvendi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndryshim ligjor n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb biznesmeni si Kryetar Kuvendi, kur nga vet\u00eb dosja e SPAK provohet se amendamenti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga deputetja e Edi Ram\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se ligji \u00ebsht\u00eb mbrojtur nga Edi Rama dhe se ai kishte 65 vota, nd\u00ebrsa LSI\u00a0 vet\u00ebm 16 vota.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nuk dua t\u2019ju marr koh\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb me marr\u00ebzira t\u00eb tjera q\u00eb trondit\u00ebn edhe ish-admiruesin e SPAK-ut, z. Baton Haxhia, kur lexoi dosjen q\u00eb SPAK-u e nxorri q\u00ebllimisht n\u00eb media.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>E megjithat\u00eb z. Meta, ju jeni brenda, i d\u00ebnuar me paraburgim dhe zgjedhjet erdh\u00ebn, kur jemi vet\u00ebm 4 muaj para tyre. A nuk \u00ebsht\u00eb ky d\u00ebnim dhe munges\u00eb lirie e juaja nj\u00eb problem p\u00ebr Partin\u00eb e Liris\u00eb dhe p\u00ebr ju vet\u00eb personalisht dhe m\u00eb konkretisht a do t\u00eb kandidoni ju p\u00ebr deputet?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dua t\u2019ju siguroj se nuk ndihem i d\u00ebnuar, por ndihem si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe lart\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb time qytetare, politike dhe atdhetare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Musine Kokalari thoshte se lirin\u00eb e k\u00ebrkojm\u00eb shpesh jasht\u00eb vetes, por n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb liria \u00ebsht\u00eb e brendshme dhe ju siguroj q\u00eb un\u00eb g\u00ebzoj liri t\u00eb plot\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vetvetja k\u00ebtu n\u00eb qelin\u00eb Nr.5, n\u00eb 12 m2, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar e luftuar p\u00ebr lirin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb vet\u00ebm fizikisht nuk ndodhen n\u00eb qeli t\u00eb tilla, por q\u00eb vet\u00ebm t\u00eb lir\u00eb n\u00eb vendin e tyre nuk ndihen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fakti q\u00eb armiqt\u00eb e liris\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqip\u00ebtar\u00ebve e jo vet\u00ebm t\u00eb Ilir Met\u00ebs u detyruan t\u00eb inskenojn\u00eb nj\u00eb rr\u00ebmbim mafioz e t\u00eb paprecedent\u00eb tregon dob\u00ebsin\u00eb dhe dekompozimin e tyre total politik e moral dhe tmerrin q\u00eb kan\u00eb nga prania aktive e Ilir Met\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn publike dhe ballafaqimet mediatike, si edhe shpres\u00ebn e tyre t\u00eb mjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer Partin\u00eb e Liris\u00eb dhe shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb fake- opozit\u00eb\u00a0 si shume 0.99 t\u00eb reja q\u00eb kan\u00eb shpikur k\u00ebto koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Situata ku jemi nuk ka qen\u00eb e paparashikueshme nga un\u00eb, p\u00ebrkundrazi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj edhe thirra Konvent\u00ebn historike t\u00eb 27 Prillit ku u b\u00ebn\u00eb ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb statut, duke \u00e7rr\u00ebnjosur nepotizmin dhe krahinalizmin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">E sidomos duke miratuar nj\u00eb program t\u00eb shk\u00eblqyer, konkret e konciz at\u00eb t\u00eb: 5 Prioriteteve p\u00ebr 4 milion\u00eb shqiptar\u00eb plus.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe Partia e Liris\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me intensitet t\u00eb shpalos\u00eb e argumentoj\u00eb realizimin e 5 Prioriteteve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb tani shoh q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb flasin p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb pensioneve, por Partia e Liris\u00eb ishte e para q\u00eb e \u00e7imentoi si prioritet madhor, pasi n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbja e tyre e q\u00ebllimshme nga \u201cRilindja\u201d p\u00ebr 12 vjet, ka sjell\u00eb pasoja t\u00eb tmerrshme sociale e sidomos sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr ta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu programi yn\u00eb nis me ndalimin e shpopullimit si Prioritet i Par\u00eb dhe kulmon me shnd\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fuqi eksportuese n\u00eb Rajonin ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ky \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb program t\u00ebr\u00ebsisht i financuesh\u00ebm dhe i certifikuar nga shum\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb financave ku do t\u00eb ve\u00e7oja Prof. Petraq Milon, Sekretari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Ekonomis\u00eb dhe t\u00eb Financave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu ne bazohemi te p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendeve t\u00eb Rajonit ton\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e lidershipit t\u00eb PL t\u00eb shum\u00ebfishoj\u00eb forcat dhe t\u00eb rris\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrimin p\u00ebr tua kthyer k\u00ebt\u00eb maskarad\u00eb armiqve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira n\u00eb bumerang.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Lidhur me kandidimin tim, si mund t\u2019ju shkoj\u00eb mendja se un\u00eb mund t\u2019i vendos vetes kufizime n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb risit\u00eb m\u00eb shtojn\u00eb adrenalin\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur vendosa p\u00ebr themelimin e LSI, 2 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ishin t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb parashikonin se LSI do merrte 1-2 %.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Un\u00eb me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi vendosa nj\u00eb \u201cbast\u201d historik duke kandiduar vet\u00ebm n\u00eb mazhoritar (Skrapar) e duke mos e vendosur veten time t\u00eb parin dhe\u00a0 fare n\u00eb list\u00ebn proporcionale t\u00eb LSI.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Sigurisht q\u00eb kjo kishte rrezik t\u00eb lart\u00eb pasi LSI ishte n\u00eb opozit\u00eb\u00a0 dhe e gjith\u00eb Qeveria dhe Kryeministri i asaj kohe gjith\u00eb t\u00ebrbim u turr\u00ebn drejt Skraparit\u00a0 ku un\u00eb vajta vet\u00ebm 2 her\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Fitorja ishte gati me 2\/3 e votave dhe pa u lodhur atje pasi ata njer\u00ebz e dinin shum\u00eb mir\u00eb se kush isha un\u00eb q\u00eb u kisha sh\u00ebrbyer si deputet disa her\u00eb duke i mbajtur t\u00eb gjitha\u00a0 premtimet e mia e mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrfaq\u00ebsuar vlerat e tyre m\u00eb t\u00eb mira.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Edhe tani, jo vet\u00ebm Partia e Liris\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e din\u00eb se un\u00eb jam rr\u00ebmbyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb banditeske, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb jo un\u00eb por ata t\u00eb mos jetojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, por t\u00eb frik\u00ebsuar e bullizuar nga nj\u00eb regjim q\u00eb jo vet\u00ebm i vjedh \u00e7do dit\u00eb, por edhe u k\u00ebrkon ta duartrokasin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mos e \u201cp\u00ebsojn\u00eb\u201d si Ilir Meta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ndaj vota p\u00ebr Partin\u00eb e Liris\u00eb dhe Ilir Met\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb masive, sepse shqiptar\u00ebt do votojn\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e tyre n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Por sondazhet nuk jan\u00eb kaq optimiste z.Meta p\u00ebr Partin\u00eb e Liris\u00eb dhe opozit\u00ebn?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po kur kan\u00eb qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb sondazhet \u201cbujare\u201d dhe optimiste p\u00ebr Partin\u00eb e Liris\u00eb apo ish-LSI?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Kur sondazhet i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb LSI m\u00eb shum\u00eb se 2% apo 3%?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Se qenkan sondazhet kaq keq ndaj mbahet n\u00eb burg Ilir Meta dhe rr\u00ebmbehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po \u00e7far\u00eb i gjet\u00ebn k\u00ebta n\u00eb 30 vite hetime Ilir Met\u00ebs dhe 300 let\u00ebr porosi anemban\u00eb bot\u00ebs?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I gjet\u00ebn ndonj\u00eb num\u00ebr llogarie t\u00eb fshehur apo t\u00eb padeklaruar?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I gjet\u00ebn ndonj\u00eb pron\u00eb t\u00eb fshehur apo t\u00eb padeklaruar?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I gjet\u00ebn ndonj\u00eb video duke luajtur n\u00eb kazino?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I gjet\u00ebn ndonj\u00eb shkres\u00eb zyrtare apo vendim n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e interesin publik?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">I gjet\u00ebn pushime luksoze t\u00eb padeklaruara?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A nuk e \u00e7uan k\u00ebta tre her\u00eb Ilir Met\u00ebn n\u00eb Komisionin e Venecias q\u00eb t\u00eb justifikonin shkarkimin dhe t\u00eb treja her\u00ebt u diskredituan si mos m\u00eb keq?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">A nuk shpik\u00ebn k\u00ebta q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb pasi un\u00eb mora drejtimin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb \u201cDosjen I.M\u201d?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po t\u00eb ishin kaq t\u00eb fort\u00eb pse do detyroheshin t\u00eb mbanin arrest sht\u00ebpie liderin e Partis\u00eb Demokratike, z.Berisha p\u00ebr 333 dit\u00eb?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Akoma m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb merrnin tani edhe k\u00ebt\u00eb mas\u00ebn e turpshme t\u00eb detyrim paraqitjes kur hetimet kan\u00eb mbaruar?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Apo t\u00eb vidhnin vul\u00ebn e PD p\u00ebr dy vite?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Pra ju besoni se do zgjidheni deputet edhe duke qen\u00eb n\u00eb burg?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Padiskutim dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga arritjet e mia m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha personale por n\u00eb interesin e publikut t\u00eb gjer\u00eb sepse e gjith\u00eb kjo posht\u00ebrsi e projektuar prej dy dekadash nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb thjesht me Ilir Met\u00ebn, por me shnd\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e askujt. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen zhdukur nga skena politike, politikan\u00eb patriot dhe t\u00eb pashantazhuesh\u00ebm nga askush.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Ata duan t\u00eb zhdukin \u00e7do ndjenj\u00eb komb\u00ebtare e patriotike. Atyre u intereson vet\u00ebm territori yn\u00eb dhe pasurit\u00eb e vendit ton\u00eb por aspak populi yn\u00eb e sidomos rinia e jon\u00eb. Ata nuk duan t\u00eb ket\u00eb m\u00eb politikan\u00eb me bindje, por papagaj e kukulla.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\"><strong>Analist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm thon\u00eb se partit\u00eb e reja opozitare pro-SPAK mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb terren ndaj PD dhe PL q\u00eb jan\u00eb kritike ndaj SPAK-ut dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ata i referohen edhe sondazheve q\u00eb e nxjerrin SPAK me 70% p\u00eblqyeshm\u00ebri. A ju shqet\u00ebson kjo?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Aspak sepse t\u00eb pretendosh t\u00eb jesh n\u00eb opozit\u00eb e t\u00eb mos i k\u00ebrkosh llogari SPAK-ut q\u00eb jo vet\u00ebm akoma se ka arrestuar apo marr\u00eb t\u00eb pandehur Edi Ram\u00ebn p\u00ebr aferat skandaloze q\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn e tij por as guxon ta marr\u00eb n\u00eb pyetje apo t\u2019i p\u00ebrmend\u00eb emrin nuk t\u00eb voton as bufi dhe jo m\u00eb qytetari m\u00eb i painformuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Po k\u00ebshtu ata qytetar\u00eb q\u00eb e duan SPAK-un votojn\u00eb direkt p\u00ebr Edi Ram\u00ebn pasi ai e ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuesi i vet\u00ebm i SPAK-ut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Dhe k\u00ebtu \u00e7udit\u00ebrisht nuk ka g\u00ebnjyer sepse themelimi i SPAK-ut nisi at\u00eb dit\u00eb kur ai zgjodhi Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm me 69 vota nga 84 q\u00eb e ka Kushtetuta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #000000;\">Nd\u00ebrsa ky sondazhi p\u00ebr SPAK-un m\u00eb kujton sondazhin e Edi Ram\u00ebs se 70% e shqiptar\u00ebve ishin pro \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d q\u00eb po i falimentonte.<\/span><\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb nga qelia e burgut p\u00ebr Syri TV, Ilir Meta, kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, ndau pik\u00ebpamjet e tij mbi zhvillimet e fundit politike dhe hetimet ndaj tij nga SPAK. Meta theksoi se ndon\u00ebse i ndaluar, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i angazhuar se kurr\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer liris\u00eb dhe demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Meta deklaroi se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false,"gt_translate_keys":[{"key":"rendered","format":"html"}]},"author":32,"featured_media":705048,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[65,13],"tags":[],"class_list":["post-718408","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-te-fundit"],"gt_translate_keys":[{"key":"link","format":"url"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/718408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/32"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=718408"}],"version-history":[{"count":99999,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/718408\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":718409,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/718408\/revisions\/718409"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/705048"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=718408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=718408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=718408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}